Mirëmbrëma të gjithëve. Doktor Berisha, urime dhe gëzuar 35 vjetorin e Partisë Demokratike. Zonja e zotërinj, ky është një gëzim jo vetëm për kryetarin e partisë, jo vetëm për ju, por ne për të gjithë shqiptarët, ata shqiptarë që e kanë ndjerë vërtet se çfarë ka bërë Partia Demokratike për lirinë. Liria ka qenë margaritari apo xhevahiri i kurorës, po kjo liri dha produkte dhe bëri mrekulli nga më të ndryshmet. Një nga mrekullitë është edhe futja në NATO.
Unë jam shumë mirënjohës për faktin që kam qenë në rrugëtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, përkrah doktor Berishës, përkrah shumë kolegëve të tjerë të politikës dhe zyrtarë, derisa u anëtarësuam, por dhe më pas. E tani vazhdoj të jem i angazhuar në problemet e sigurisë dhe të gjitha. Kjo ka qenë një arritje, vërtet një nga mrekullitë dhe më duhet ta them haptas, shumë njerëzve u duket diçka e zakonshme se na thanë, nuk është ashtu.
Vendimi për të hyrë, për t’u bërë anëtarë të NATO-s është një vendim që kërkonte guxim, kërkonte largpamësi dhe natyrisht kërkonte, kërkonte mençuri. Me anëtarësimin në NATO, të dashur miq, të dashur kolegë, ne kemi kapërcyer tre fakte të dhimbshme të historisë sonë, njëherë e përgjithmonë. E para, kapërcyem një periudhë kur Shqipëria kalonte nga një pushtim në tjetrin.
E dyta, kemi kaluar përgjithmonë dhe kemi siguruar vendin tonë si një demokraci, regjimin e fundit komunist nga më të ashprit e Evropës Lindore. E treta, që lidhet me Shqipërinë, por dhe me shqiptarët në tërësi. Duke futur vendin në NATO, Shqipëria i dha fund copëzimit para më shumë se një shekulli të Shqipërisë. Unë vazhdimisht kur kam raste që flas e them që ai ka qenë një gabim i politikës europiane.
Le t’i vijë mirë apo keq kujt të dojë, unë respektoj mendjen time dhe arsyetimin tim dhe nuk më interesojnë komentet. Kështu ka qenë. Pra ky vendim është shumë i rëndësishëm. Unë mund të flas shumë për këto gjëra sot, po nuk është momenti me i zgjatur. Letrat i lashë në xhep që u përgatita, nuk ka vend as për to.
Shqipëria me anëtarësimin e saj në NATO, duhet të mos harrojmë ose duhet të kujtojmë diçka, është vendi i parë që ka bërë kërkesë zyrtare në të gjithë Evropën Lindore dhe Jugore, vendet ish-komuniste, për t’u anëtarësuar në NATO. Ka qenë korrik 1992. Takimet e para janë bërë po këtë vit, disa muaj më parë. Takimi i parë, pak a shumë jo zyrtar, ka qenë me zyrtarët e NATO-s nga përfaqësuesit e e Shqipërisë, zyrtarët e Shqipërisë në Pragë. Më pas ka vazhduar ardhja e grupit të parë, përsëri pa shumë bujë, pa shumë gjë, takuan me presidentin Berishën në atë kohë dhe me ne të tjerët.
Natyrisht, dhe plot emocione, plot gjëra të mrekullueshme kemi nga ajo kohë. Por thashë, nuk është vendi të hyjmë në hollësira të shumta, po e rëndësishme është që të themi ato që janë kryesoret. Pra, anëtarësimi në NATO është një monument që e ka konsoliduar përgjithmonë lirinë, lirinë e Shqipërisë dhe demokracinë e saj. Pra jo thjesht për ne interesohen dhe luftojnë apo na mbrojnë, apo jemi të siguruar nga 34 shtete sot anëtarë të NATO-s, po janë vlerat demokratike, pra thelbi, liria, margaritari i kurorës, ai që mbrohet nga këto vende. Siç ruan njëri-tjetrin, ruajnë dhe Shqipërinë.
Kjo është arritje e madhe. Dhe shumë e bukur se njëherë po ju them diçka të thjeshtë edhe për të qeshur, po ka një të vërtetë të madhe. Rastisa në një bisedë dy njerëz, të cilët natyrisht që nuk ishin aq të informuar për këto çështje dhe flisnin. E ç’na duhet NATO-ja, thoshte njëri. Hyjmë në NATO. Ai tjetri, si është kështu duhet të. Kur hidhet një i tretë aty. Po si s’duhet NATO-ja, tha. Ti dje u kënaqe që sigurove makinën, tha. Mos kënaqesh që sigurove vendin, atdheun? Pra, ë, të tilla gjëra ka pasur.
Rrugëtimi ka qenë i gjatë, plot sfida, shumë i vështirë dhe dy blloqe kryesore kanë qenë. E para reformat ushtarake, ne e dimë, ne jemi një vend modest ushtarak. Sado të përpiqemi, sado propagandë apo demagogji bëhet sot për armatime e të tjerë që janë kot, ne ngelem me një vend modest. Por ajo që është e rëndësishme është që ne bëmë reforma që ngritëm institucionet demokratike, pra ato që rrethojnë dhe garantojnë lirinë. Tani po e mbyll me diçka të dhimbshme pak, po duhet ta themi sepse për këtë punë jemi këtu. Sot për fat të keq ajo shtyllë e rëndësishme, më e rëndësishme, që na bëri ne si shqiptarë ose si Shqipëri të hyjmë në NATO, është cënuar rëndë.
Vlerat demokratike, unë e kam thënë dhe më parë, prapë e vazhdoj, pavarësisht se pak vesh ka që dëgjojnë, por vetëm këtu janë ata që dëgjojnë më shumë, janë cënuar rëndë. Vlerat demokratike, liria e tregut, liria e medias, pavarësia gjyqësore, qeverisja e mirë është mbytur nga korrupsioni. Pra, një nga ato shtylla me të cilat me krenari ne, po edhe NATO na pranoi, kjo është cënuar rëndë. Përgjithësisht, të qenit në NATO është një mision i pambaruar. Në ç’kuptim? Siguria ndryshon vazhdimisht. Dalin lloj-lloj gjërash, prandaj dhe samiti i fundit i Hollandës ka qenë një samit i cili vuri detyra shumë të mëdha sepse siguria është e paparashikueshme, duan armë të reja, koordinim i ri e të tjerë. Por në këtë kuptim është mision i pambaruar. Por është dhe në një kuptim tjetër.
Doktor Berisha, ju keni bërë aq shumë për këtë vend, për futjen në NATO, por këtë mision ende s’e kemi mbaruar. Dhe siç keni qenë arkitekt ju dhe Partia Demokratike për anëtarësimin në NATO, për vendimin për t’u futur në NATO e të gjithë të tjerat që lidhen me këtë, edhe tani është misioni ynë që krahas të tjerave, për t’i kthyer lirinë këtij vendi, ta kthejmë Shqipërinë në një vend dinjitoz të NATO-s.
Sepse për fat të keq tashmë nuk jemi siç duhet. Jemi një vend i NATO-s dhe njëkohësisht komentohemi nga ekspertë, nga gazetarë, nga njohës politikanë si narkoshteti i parë dhe shpresojmë i fundit në Evropë. Sepse Partia Demokratike e gjithë opozita shqiptare do bëjë çmos për ta hedhur atje ku e ka vendin, në koshin e plehrave, me gjithë kryeministrin që është sot. Edhe njëherë nuk po e zgjas më, sepse ka shumë për të thënë, po dua ta mbyll me kaq.
I uroj Partisë Demokratike, të gjithë opozitarëve, jo vetëm një 35 vjetor të bukur, të gëzueshëm e të tjerë, por dhe një rrugëtim pa mbarim për të mirën e shqiptarëve, për të mirën e kombit, për të mirën e Shqipërisë.

