Ledina Mandija është Anëtare e Këshillit Kombëtar dhe Sekretar për Transparencen, Antikorrupsionin dhe Cështjet e Pronësisë.
Edukimi:
Ledina Mandija mban titullin e Doktorit të Shkencave në Drejtësi nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i të Drejtës Civile.
Titullin Master në Drejtësi e mori në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në vitin 2005.
Studimet e larta i ka përfunduar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me rezultate të shkëlqyera në vitin 1996.
Në vitin 1992 ka përfunduar Shkollën e Mesme të Përgjithshme ”29Nëntori” në Shkodër, me rezultate të shkëlqyera.
Karriera Profesionale:
Në vitin 1996, pas studimeve të larta në Fakultetin e Drejtësisë është përzgjedhur si lektore, duke u bërë pjesë e stafit me kohë të plotë të Departamentit të së Drejtës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti I Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku më pas ka mbajtur edhe pozicionin e drejtueses së këtij Deparatamenti deri në Prill të vitit 2007. Ndërkohë, në vitin 1999 është zgjedhur anëtare Senati e këtij Universiteti, ku ka mbajtur dhe pozicionin e drejtueses së Komisionit të Ligjeve.
Ajo ka qenë kërkuese shkencore në të drejtën e procedurës civile dhe të së drejtës familjare pranë Universitetit të Bolonjës , Graz Austri, Kansas University, Max Planck-Luxembourg për të drejtën ndërkombëtare, europiane dhe të procedurës civile si dhe drejtuese e projekteve të financuara nga BE.
Në vitin 1999 znj. Mandija është bërë anëtare e Dhomës së Avokatisë Shkodër dhe njëkohësisht, është angazhuar në shoqërinë civile, në funksione ekzekutive të këtyre organizatave, duke dhënë kontribut si eksperte ligjore e tyre, apo edhe si eksperte e kontraktuar nga UNDP dhe OSCE.
Në vitet 2007-2014 znj. Mandija ka ushtruar funksionet e Avokatit të Shtetit, duke përfaqësuar me sukses R.SH-së në cështjet e juridiksionit vendas dhe tw huaj, ndërsa në vitin 2010 emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit, funksion të cilin e ka ushtruar deri në Tetor të vitit 2013, ku përvec drejtimit të institucionit, ka përfaqësuar me sukses R.SH-së në cështje të juridiksioneve të huaja dhe para institucioneve ndërkombëtare.
Nga Shtatori 2014 deri në 22 Maj 2017, znj. Mandija ka ushtruar funksionin e ndihmësit ligjor të Presidentit të Republikës, ku ka përfaqësuar Presidentin e Republikës në Gjykatën Kushtetuese, në tryezat e diskutimit në lidhje me reformën në drejtësi si dhe në shqyrtimin e ligjeve të dërgura për dekretim.
Ndërsa, në periudhën Maj-Shtator 2017 ka ushtruar funksionin e Zëvendës Kryeminitsrit në kabinetin qeveritar si rrjedhojë e marrëveshjes mes dy forcave politike PD-PS në fushatën zgjedhore të vitit 2017.
Nga Prill 2007 kur wshtw angazhuar nw administratwn publike, znj. Mandija ka qenw lektore me kohw plotw apo tw pjesshme në disa universitete si dhe në Shkollën e Magjistraturës ku ka dhënë kontributin si lektore në formimin fillestar dhe si eksperte në trajnimin vazhdues.
Aktualisht është lektore me kohë të pjesshme pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Epoka. Në të njëjtën kohë ajo është eksperte ligjore në cështje të ndryshme dhe projekte.
Karriera Politike:
Maj-Shtator 2017 ka ushtruar funksionin e Zëvendës Kryeminitsrit në kabinetin qeveritar si rrjedhojë e marrëveshjes mes dy forcave politike PD-PS në fushatën zgjedhore të vitit 2017, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë.
2017 e vijim Anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Gusht 2021 Sekretare për Cështjet e Pronësisë në Partinë Demokratike
Maj 2022 e vijim Sekretare për Transparencën, Antikorrupsionin dhe Cështjet e Pronësisë
E dhënë specifike:
Znj.Mandija ka botuar artikuj, punime shkencore si dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore në fushat e lidhura me të drejtën familjare, procedurën civile, të drejtat e njeriut, arbitrazhin ndërkombëtar etj.
Znj.Mandija është një nga ekspertet kryesore draftuese e ligjit të dhunës në familje dhe akteve të tjera nënligjore.
Aktualisht ajo është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Procedurës Civile dhe të së Drejtës Familjare.
Nga viti 2019 dhe aktualisht, është e kontraktuar nga Qendra AIRE në projektet rajonale anti-korrupsion, si këshilluese dhe koordinatore lokale.
Nga Nëntor 2019, është eksperte e kontraktuar nga Këshilli i Evropës për cështjet e pronës, të ekzekutimit të vendimeve të GJEDNJ-së si dhe të përzgjatjes së procedurave.
Nga Muaji Janar 2022, është nw listën e ekspertëve për Iniciativën Rajonale Antikorrupsion (RAI), duke mbuluar disa fusha të ekspertizës antikorrupsion.