Flamur Noka

Flamur Noka është Sekretar i Përgjithshëm dhe anëtar i Kryesisë i Partisë Demokratike. Ka përfunduar arsimin e lartë në degën e mjekësisë në vitin 1997 dhe është specializuar si mjek onkolog në vitin 2003-2006 pranë Qendrës Spitalore Universitare Tiranë.
Aktualisht Z.Noka është Deputet i Qarkut Tiranë i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën e vitit 2021, duke qënë paraprakisht dhe tre legjislatura deputet i qarkut të Kukësit prej vitit 2009 – 2013.
Anëtar i Komisionit Parlamentar të Rendit, Z. Noka ka kontribuar në hartimin e ligjeve të ndryshme që prekin sigurinë dhe rendin publik. Ai ka kontribuar në veçanti në aksionin opozitar i cili u finalizua me proçesin e dekriminalizimit si dhe në denoncimet e shumta në parlament dhe në debatin publik kundra krimit të organizuar dhe procesit të shit-blerjes së votës.
Në periudhën qershor 2012 – shtator 2013, ka përmbushur detyrën e Ministrit të Brendshëm Z. Noka ka një angazhim pranë PDSh-së që në themelimin e kësaj forcës politike duke u angazhuar si Sekretar Organizativ i PDSh-së (1998-2000 si dhe 2005 -2014) por dhe si Sekretar i Përgjithshëm i Frpd (2000-2006).