Ferdinant Xhaferaj është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe Nën-Kryetar i Komisionit të Sigurisë. Në vitin 2009-2011, z. Xhaferaj ka shërbyer si Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Z. Xhaferaj ka përfunduar studimet master në dy programe njëkohësisht “Siguri Ndërkombëtare dhe Marrëdhënie Civilo- Ushtarake” dhe “Çështje të Sigurisë Kombëtare” me rezultate të shkëlqyera pranë Naval Postgraduate School, Monterey, CA, USA. Në qershor të vitit 2006 ka fituar titullin Doktor në Akademinë e Mbrojtjes.
z. Xhaferaj ka shërbyer për 5 legjislatura si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe ka qenë
- Kryetar i delegacionit parlamentar të Shqipërisë në Assamblenë Parlamentare të NATOs (1996-1997)
- anëtar i delegacionit parlamentar të Shqipërisë në Assamblenë Parlamentare të NATOs (1997 – 2001)
- nën kryetar i Komisionit të Integrimit Europian (2005-2009) dhe
- bashkë-kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin në NATO (2007-2009).
Krahas angazhimit politik, z. Xhaferaj, gjatë viteve 2013-2021, ka shërbyer si përgjegjës pranë Departamentit të Drejtësisë dhe zv Dekan i pranë Kolegji Universitar “Bedër” dhe ka lektruar në lendët “Hyrje ne Shkenca Politike” dhe “Organizatat Nderkombëtare”.