Ervin Minarolli

Ervin Minarolli Sekretar për Organizimin dhe Burimet Njerëzore
Edukimi:
Në vitin 1992 Diplomë Inxhinier Mekanik në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti i Tiranës;
Në vitin 2009 Certifikatë Master për Menaxhim Projektesh nga Universiteti “George Washington”, SHBA;
Certifikata dhe licenca të ndryshme për veprimtari profesionale si dhe një sërë kursesh për formim profesional në fushën e aviacionit civil.
Karriera profesionale:
1992- 1997 sektor privat – Kompani Ajrore Albanian Airlines;
1997-2006 sektor privat – Kompania Ajrore Olympic Airways – Manaxher për operimin e stacionit të Tiranës;
2006-2014 Nëpunës publik – Drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Planifikimit për Transportin dhe Punët Publike në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit. Gjatë kësaj periudhe drejtues i bordeve strategjike si ai i Autoritetit Portual Durrës dhe i Agjensisë Nacionale të Trafikut Ajror;
2014 e në vazhdim sektor privat si profesionist i lirë në projekte të ndryshme të lidhura me transportin, infrastrukturën dhe eficencën e energjisë.
Karriera politike:
Nga viti 1990 aktivizuar në jetën politike si pjesë e lëvizjes studentore dhe mbështetës i fushatave elektorale të PDSH;
2014 – 2018 anëtar i Kryesisë së PDSH, drejtues i Departamentit të Transportit dhe Infrastrukturës;
2018-2021 Anëtar i Kryesisë së PDSH / Sekretar i Burimeve Njerëzore të PDSH;
2018 -2022 Kryetar i degës nr 10 të PD në Tiranë.
Të tjera:
Lindur në 19 Korrik 1969 në Tiranë, i martuar, me dy fëmijë.