Eno Bozdo

Eno Bozdo ka lindur në Tiranë në vitin 1972. Ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme Sami Frashëri dhe më pas është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1995.
Në vitin 2001 merr diplomën Master në Administrim Biznesi (MBA) nga Universiteti i Nebraskës dhe ai i Tiranës.
Në vitet 1995 deri 2005 Eno Bozdo ka punuar si pedagog pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Në vitet 2005 deri 2013 ka mbajtur detyrën e zëvëndësministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.
Në vitet 2013 deri 2015 ka mbatur pozicionin e zëvendëskryetarit të Bashkisë Tiranë
Eno Bozdo është anëtar i Partisë Demokratike që prej vitit 1991. Gjatë këtyre viteve ka mbajtur pozicione partiake si anëtar i Këshillit Kombëtar dhe në tetë vitet e fundit si anëtar i kryesisë së PDSH.
Eno Bozdo është i martuar dhe ka dy fëmijë.