Dhurata Çupi

Znj.Dhurata Çupi ka përfunduar Fakultetin Juridik, si dhe Masterin mbi “Ligjin dhe Administratën publike”. Ka ndjekur gjithashtu studimet paradoktorale me rezultate shumë të mira. Znj. Dhurata Çupi është anëtare e Kryesisë së Paritisë Demokratike dhe  Deputete në Qarkun e Dibrës nga viti 2016-2024 e në vazhdim.

Nënkryetare e Komisionit të Ligjeve.

 Znj. Çupi ka kryesuar “Aleancën e Grave Deputete” si dhe ka qenë anëtare e disa prej komisioneve të përhershme parlamentare si dhe disa  komisioneve hetimore . Anëtare e Këshillit të Legjislacionit dhe Kryetare e Këshillit të Legjislacionit gjatë periudhës Maj 2024 e në vazhdim.

Ka një eksperiencë të gjatë në administratën publike si drejtore e drejtorisë juridike pranë Bashkisë Tiranë (2011-2015) dhe si pedagoge e jashtme e lëndës “E drejta e qeverisjes vendore”. Ka qenë kryetare e Agjensisë së Inventarizimit dhe Trajtimit të Pronave Publike pranë Ministrisë së Brendshme (2005-2011) , përgjegjëse e sektorit të ligjshmërisë në AITPP pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor (2002-2005), si dhe juriste e drejtorisë juridike pranë Bashkisë Tiranë (1996-2001). Ka qenë  gjithashtu anëtare e GED (Grupi i Ekspertëve mbi Decentralizimin). Anëtare e Bordit drejtues pranë Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.