Besart Xhaferri ka lindur në 10.03.1990 në Berat. Ai i ka kryer studimet universitare “Economics and Political Sciences”, në një nga shkollat më prestigjoze në botë, “London School of Economics”.
Prej vitit 2017 z. Xhaferri ka mbajtur funksionin e Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë në FRPD.
Prej 14 vitesh Xhaferri është sipërmarrës i suksesshem në fushën e arsimit.
Detyrën e re si Kryetar i FRPD-së e sheh si qëllim për prurjen e eksperiencave më të mira ndërkombëtare të fituara nga organizatat partnere, në mënyrë që Forumi të arrijë nivelet më të larta intelektuale në shërbim të Partisë Demoratike dhe së djathtës konservatore.
Besarti është i martuar me Marigonën dhe ndihet i bekuar si baba i një vajze. Ai pret të bëhet baba për herë të dytë.