Silvja Gjepali

Silvja Gjepali ka lindur në Durrës në tetor të vitit 1992.

Aktualisht mban rolin si Koordinatore e Mediave Sociale të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Ka përfunduar studimet e larta Bachelor e më pas Master Shkencor në degën ‘Teknologji Informacioni dhe Komunikimi’ në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i ‘Shkencave të Natyrës’.

Ka ndjekur më pas studimet në Bolonja të Italisë ku është diplomuar me titullin ‘Master Breve’ në degën ‘Digital Marketing’.

Ka një eksperiecë si programuese (Front/Back- End Web Developer), Webmaster, Digital Brand Strategist and Analytics, SEO copywriting me kompani të njohura brenda dhe jashtë Shqipërisë.

CV Politike:

Është anëtare e Partisë Demokratike prej 12 vitesh. Aktiviste në Forumin Rinor si dhe anëtare e Kryesisë në Degën Durrës. Ka marrë pjesë në garën për Primare në qytetin e Durrësit, të zhvilluara për herë të parë në historinë politike shqiptare dhe Partinë Demokratike e Shqipërisë në datën 30 Janar 2022.