Gjeneral ® Piro Ahmetaj

Gjeneral ® Piro Ahmetaj, është një personalitet me kontribute të mirënjohura në reformat te sigurisë dhe mbrojtjes; në proçesin e integrimit Euro-Atlantik si dhe në forcimin e marrëdhenieve me ShBA/NATO Eshtë diplomuar “Master për sigurisë globale”, në Kolegjin e Lartë të NATO-s dhe ndjek doktoraturën: “Niveli ambicieve të RSh në kuadër të Sigurisë Kombëtare, NATO-s, BE dhe angazhimeve ndërkombëtare”. 

Me karrierë 36-vjeçare në Forcat e Armatosura, z. Piro Ahmetaj, arriti deri në gradën madhore “Gjenaral” si dhe ka kontribuar në nivele të larta ushtarake dhe shtetërore, si Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm dhe Këshilltar Ushtark i Presidentit të Republikës. Karriera e Tij spikat, si themelues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të NATO-s (SHAPE), përgjatë negocimit dhe nënëshkrimit të 10-ra marrëveshjeve deri në përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit të plotë në NATO.

Mbas daljes në rezervë nga FA, z. Ahmetaj u angazhua më shumë se 1 vit (2020), si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, ku mbetet i respektuar për oponencën e fortë politike mbas humbjes së zgjedhjeve në 2021; për transormimit të së djathtës moderne, si dhe për denoncimin e shpërdorimit të fuqisë së pushtetit, administratës dhe parave publike, etj si makineri elektorale për mbajtjen e Pushtetit. 

Vijon të mbetet ndër referencat e vlerësuara në Institutet, Qëndrat dhe komunitetin e sigurisë kombëtare, në Washington, Bruksel, Kolegjin e NATO-s (ku dhe është diplomuar), Këshillin e Atlantikut,  Qëndrēn Marshall, Gjermani etj, për analizat gjeostrategjike reth kërcënimeve të Ballkanit Perëndimor: demokracia burokratike; Rusisa-Putiniste; riciklimi i garës së armatimeve; axhenda bollshevike e përjetësisë së pushtetit”;  si  dhe rekomandimet për ndërtimin e një pakete të Masave të Mirëbesimit Reciprok si garanci për të ndërtuar paqe të qëndrueshme dhe afatgjatë në Rajon!

Në shtesë, Gjeneral ® Piro Ahmetaj është i mirënjohur për oponencën politike, kurajon shtetërore dhe kontributet strategjike për: “forcimin e institucioneve të Sigurisë Kombëtare;  për konsensus të gjerë dhe balancimin e pushteteve kushtetuese; për projektin mbarë-Kombetar: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm” mes RSh dhe Kosovës; modernizimin kapaciteteve për mbrojtjen dhe zhvillimin interesave kombëtare; përmbushjen e angazhimeve në NATOsi dhe besimin te Presidenca Trump-2 për  forcimin e partnerietit strategjik, të konverguar edhe me interesat gjeopolitike të ShBA në Rajon dhe Mesdhe”. 

Me vendim Nr/ 295/7, dt. 24/02/2021, të Autoritetit të Dosjeve të ish-SSh është konfirmuar zyrtarisht pastërtia e figurës, si dhe është pajisur me çertifikatë sigurie “Top Sekret”, për RSh/NATO/BE. 

Për kontributet e spikatura në mbrojtjen e interesave kombëtare dhe në rrugetimin drejt/pas antarësimit në NATO, është dekoruar nga autoritetet më të larta shtetërore të RSh si dhe të Aleancës Euroatlantike!

Eshtë 61 vjeç, i martuar me Znj. Lindita, kanë dy fëmijë të rritur, Arlind dhe Esmeralda Ahmetaj. 

Kontakte:

Email: piro.ahmetaj@gmail.com dhe Gjeneral.Ahmetaj@pd.al

WhatsApp:  + 355 69 85 94 210 

Facebook : https://www.facebook.com/share/1BQQ1y6ZwK/