Ka studiuar për Gazetari, Shkenca Politike dhe Shkenca Komunikimi, ku dhe është doktoruar.
Në peridhën 2010-2017 ka punuar si zv.kryeredaktor i gazetës MAPO, kryeredaktor i Revistës MAPO dhe drejtori i Media MAPO.
Në vitet 2013-2017 ka lektoruar lëndën e Komunikimit Politik në Univeristetin Europian të Tiranës.
Në vitin 2017 ka themeluar median Politiko.al. Gjatë dy viteve të fundit ka drejtuar talk show-n “Politiko” në RTV Ora dhe Top News, dhe është ftuar rregullisht si analist politik në kanalet kryesore televizive.
Në vitin 2021 ka drejtuar Jurinë e UNESCO që akordon përvit çmimin në Gazetari “Guillermo Cano”.
Karrierën në Gazetari e ka nisur në vitin 1998, ndërkohë që ndiqte studimet në Universitetin e Tiranës, në gazetën “Shekulli”, si reporter i politikës.
Në vitin 2000 është larguar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka studiuar dhe punuar në sektorin e Marketingut të “Herb Chambers Companies”.
Atje është angazhuar me komunitetin shqiptar dhe është një nga anëtarët themelues të MAAS-BESA (Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Massachusetts).
Në vitin 2005 ka themeluar një ndër të parët portale në shqip, fletore.com.
Është fitues i Çmimit “Teodor Keko” në gazetari dhe “At Zef Pllumi” në Publicistikë.
Ka botuar:
“Kam lindur i vdekur”- poezi, 1995
“Secilit Shqipërinë e tij”- publicistikë, 2013
“Komunikimi politik i Berishës- 1990-1992”- studim, 2018
“Karantinë për një”, esse- 2022
Ka përkthyer nga anglishtja:
“Mes shqiptarëve të Veriut”-Reginald Wyon
“Rrumpalla” – Peter Lucas
“Komunikimi politik modern”-James Styner
“Vitet me Tony Blair” (P.II)- Alastair Campbell