FJALA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN ME GRUPIN PARLAMENTAR
EKSTRAKT
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë mbledhjes me grupin parlamentar ditën e sotme, akuzoi kryeministrin Rama se ka asgjësuar drejtësinë dhe institucionet e akuzës për të mbrojtur veten nga hetimet për korrupsion. Sipas Berishës, dosja “Balluku” lidhet drejtpërdrejt me Ramën dhe ka vetëm një zgjidhje: largimin e tij nga detyra.
Lideri demokrat, Sali Berisha deklaroi se qytetarët kanë humbur besimin tek drejtësia dhe se zemërimi i tyre po rritet çdo ditë, ndërsa e cilësoi qeverisjen aktuale një “narkodiktaturë”. Ai tha se Rama është damkosur edhe ndërkombëtarisht, duke risjellë në kujtesë kritikat ndaj tij në Këshillin e Europës.
Kryetari i PD-së theksoi rëndësinë e protestave si e vetmja rrugë përballjeje me qeverinë, duke e cilësuar protestën e datës 10 si një moment kyç të kryengritjes paqësore. Ai u bëri thirrje deputetëve dhe strukturave të PD-së të intensifikojnë takimet me qytetarët dhe të forcojnë organizimin e protestës. Berisha u shpreh se e gjithë Europa dhe bota po e ndjek me vëmendje protestën e PD-së, duke theksuar se po shkohet drejt vendimit për t’u ngujuar në bulevard.
Berisha hodhi akuza të forta edhe për aferën e AKSHI-t, duke theksuar se ajo përfshin drejtpërdrejt kryeministrin dhe familjarët e tij, si dhe denoncoi mediat që janë të kontrolluara nga qeveria.
Në përfundim, Berisha deklaroi se fati i ndryshimit është në duart e qytetarëve, veçanërisht të rinjve, duke shprehur bindjen se protestat do të çojnë në përmbysjen e regjimit dhe rikthimin e votës së lirë në Shqipëri.

FJALA E PLOTË
Të nderuar deputetë dhe deputete, të dashur qytetarë dhe qytetare, java fillon në kushtet e një diktature në të cilën de facto Edi Rama ka asgjësuar drejtësinë, ka asgjësuar institucionin e akuzës për faktin e vetëm sepse nga ky institucion, një prokuror guxoi të hetojë dosjen e tij.
Çdo orë, çdo ditë që kalon për çdo shqiptar bëhet e qartë se dosja Balluku është dosja Rama.
Dhe se dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e Ramës.
Dhe ajo që është pozitive, është se këtë e ka kuptuar çdo shqiptar.
Unë e vlerësoj shumë punën që keni bërë ju me zgjedhësit, përpjekjet tuaja, takimet e rëndësishme dhe përpjekjet serioze, por u garantoj se zemërimi i qytetarëve po shkon në përmasa të papërmbajtura.
Ka një revoltë të brendshme shpirtërore tek njerëzit e thjeshtë, të cilët e shohin se edhe ajo shpresë që kishin tek drejtësia për ndëshkimin e korrupsionit, u shua.
Ata kuptuan se shkaku, autori, arkitekti i sistemit të korrupsionit në Shqipëri e ka emrin Edi Rama.
Ata kuptuan se njëlloj si në një diktaturë, drejtësia nuk mund t’i afrohet atij.
Qytetarët po e kuptojnë, dhe e kanë kuptuar, se vjedhja e pasurive të tyre dhe fondeve publike për Edi Ramën është një normalitet.
E konsideron veten si padron të tyre.
Ndërkohë, duhet t’u informoj se java e kaluar ishte një javë në të cilën Edi Rama u damkos në tempullin e demokracisë evropiane, në Këshillin e Europës.
Para asaj audience, ku përfaqësohen të gjithë parlamentet e Europës, mund t’u pohoj me garanci të plotë se bajlozi i zi, personazhi më i zi në këtë sesion ishte Edi Rama si asnjë tjetër.
Në mënyrën më të merituar!
Të jemi i sinqertë me ju.
Atje ai ka emrin më të keq se çdo njeri tjetër pasi është e regjistruar se pas fjalës së tij të stilit alla-Gedafi, shkoi t’u japë leksion ky, pas fjalës së tij të stilit alla-Gedaf, kryetarët e grupeve parlamentare të të gjithë spektrit u detyruan t’i anulojnë takimin dhe drekën zyrtare.
Nuk ka ndodhur kurrë se gjithmonë ka një protokoll, dëshmi e një serioziteti të hekurt.
Dhe, ky i ka detyruar t’ia anulojnë, ta rrëzojnë protokollin e tyre.
Unë e di se ky po bën përpjekje të mëdha për të shkuar përsëri, se ky kështu e ka, por do të më falin shqiptarët, por aty nuk ka vend për narkodiktatorë.
Nuk ka vend për kryeministra hajdutë si ky.
Nuk ka vend për ata të cilët sillen si me qenë i biri i Enver Hoxhës aty dhe shanset i ka minimale, për të thënë të pakëta, sidoqoftë se në rast se ky synon të shkojë në atë seli, shqiptarët e Francës dhe Gjermanisë do i ketë para saj.
Po, do organizohet një nga protestat më të fuqishme sepse e meriton.
Tani, keni parë ju, deputetë me mandate krimi, delinkuentë, kalojnë si hiena nga një sallë në tjetër duke thënë se ja si e nxin ky Shqipërinë, pse unë them të vërtetat dhe mbroj dinjitetin e shqiptarëve që nuk kanë lidhje me këta hajdutë.
Kurse ata mbrojnë krimet e tyre.
Pra, ishte një javë e mirë për shqiptarët dhe ishte një javë siç e meritonte për narkokracinë dhe Edi Ramën.
Përpiqet me çdo kusht, bën gjithçka për të dalë nga rrethi i kuq.
Por forcë në botë që ta nxjerrë nga rrethi i kuq nuk ka.
E ka krijuar vetë rrethin e kuq ky.
Ky dhe mesa duket edhe sivëllai i tij, padroni i tij Vuçiç.
Se edhe atij i doli Ergys Agasi.
Agasi i Vuçiçit ishte me pesë tonelata drogë. Nuk ka lidhje me qeverinë, tha, por ai ishte zyrtar shumë i lartë. Ishte njeri i rrethit të tij. Ishte ekzakt si Agasi.
Por, edhe ajo që është gjetur në Beograd, e rëndon edhe këtë, se dihet lidhja e ngushtë e tyre, është lidhje në krim.
Ndaj dhe ne kemi përcaktuar protestën dhe vetëm protestën si rrugën e vetme më kryesore për t’u përballur me këtë regjim.
Data 10 është një ditë tjetër shumë e rëndësishme e kryengritjes paqësore kundër regjimit.
Ju jeni me njerëzit, me takimet, konstatoni se çfarë zemërimi ka për këto qëndrime, dhe këtë zemërim qytetarët do ta shprehin në rrugët, sheshet e Tiranës.
Ndaj dhe kjo javë duhet të jetë një përkushtim i plotë dhe total në takime me qytetarë në Tiranë dhe mbarë Shqipërinë.
Në biseda, në sqarime, në debate sepse propaganda toksike e tij është verbuar, është tërbuar.
Ndaj dhe ne duhet t’i kundërvihemi me takime me qytetarët, ku ndër të tjera duhet të denoncojmë me forcë propagandën e turpshme të medieve që paguan, glorifikimin në shkallë ekstreme… e patë ju Top Tuneli falënderonte Ramën që përdori gaz lotsjellës të skaduar, sepse sipas Top Tunelit ky ishte më i dobët se gazi i paskaduar.
A mund të arrijë në këtë nivel një media?
As Enveri dhe Hitleri nuk mund ta çonin në këtë nivel propagandën e vet në këtë nivel që çon ky Top Tunelin të thotë që u bë favor protestuesve se u përdor gaz i skaduar.
Imagjinoni ju se çfarë shpëlarje truri me paratë e vjedhura të qytetarëve u ka bërë Edi Rama medieve që kontrollon?
A mund të shkonte fantazia? Se ato i merr nga zyra e Ramës të gjitha, aty është fabrika e trillimeve, mashtrimeve dhe manipulimeve.
Plus, edhe njëherë, është lule dosja e Ballukut se ç’është dosja e AKSHI-t.
Dosja e AKSHI-t është dosja më e paparë ndonjëherë në historinë e Europës.
Ku vetë Edi Rama është kryesori.
Është kryesori!
Ku u detyrua të marrë haptas në mbrojtje Mirlindën për respektin maksimal që ka për të.
E ka se është Linda. Ajo është një prestanome e Lindës së Surrelit.
Po zotëri, ta dinë të gjithë qytetarët.
Mirlinda e AKSHI-t është presanome e Lindës së Surrelit, sepse i gjithë krimi i kësaj agjencie shtetërore, ka si strumbullar baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Lindës. E regjistruar me dokumente, e angazhuar në tenderat e AKSHI-t për kunatin.
Tani ky përpiqet, dhe ajo ushtarja e Agasit që thotë se nuk kam folur me Agasin për tendera, që i merrte peng biznesmenët, punon ditë e natë për të fshehur, për të shkatërruar dokumente.
Qytetarët e kanë kuptuar se vetëm fjala e tyre, vetëm guximi i tyre mund t’u japë përgjigje.
Nuk i zgjidh drejtësia këto sepse nuk pyesin më për drejtësi.
E kyçi ky drejtësinë.
Faktikisht e asgjësoi.
U ndala në këtë problem për të theksuar edhe njëherë rëndësinë e jashtëzakonshme që ka protesta, që kanë qytetarët.
Koha është e qytetarëve.
Ndaj përparësi absolute për çdo orë të ditës tuaj ka takimi me qytetarët dhe organizimi sa më i fuqishëm i protestës së datës 10.
Llojshmëria e saj.
Po kuptohet që është rruga e vetme.
Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën.
Ne drejt asaj do të shkojmë.
Të themi të vërtetën.
Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt.
Ndaj dhe pikërisht ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët, me mbështetësit tanë, me anëtarët tanë dhe popullin opozitar.
Galeria e Ergys Agasit, është galeria më e shëmtuar e shtetit.
Ajo do të hyjë në histori si dëshmia më e tmerrshme e degradimit, degjenerimit total të organizatës kriminale që quhet rilindje.
Kjo vetëm e vetën se Agasi ishte Rama, jo për arsye tjetër.
Se çfarë ishte Agasi? Ishte Rama që vriste pam-pam-pam.
Ishte Rama që përdoret oficerët e policisë për të ekzekutuar në mes të sheshit, të aeroportit të Tiranës.
Ishte Rama që urdhëronte të dërgoheshin tek Suel Çela pengjet e marra për t’ua thyer kockat atje, që të hiqnin dorë nga tenderat.
Ishte Rama që bën që të jetë i lirë sot. Ergys Agasi jep urdhra njëlloj si më parë. Njëlloj. Po, absolutisht.
Përcakton, merr vendime se është Rama.
Se normalisht, ai duhet të jetë në burg.
Përkundrazi, atë e mbron Ergysi i policisë që quhet Ilirjan Proda, përfaqësues kryesor i karteleve.
Pra, që të mos e zgjasim më tej, gjithçka është në duart e qytetarëve.
Gjithçka është në duart e të rinjve shqiptarë, e studentëve, e të rinjve punëtorë, e gjimnazistëve.
Dhe unë kam shumë besim.
E gjithë Europa pret protestën tonë.
E gjithë bota pret protestën tonë.
I kanë përcjellë protestat me simpatinë më të madhe, me vlerësimin maksimal.
Ndaj dhe ne do të vazhdojmë misionin, misionin e përmbysjes së kësaj narkodiktature dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët.


