EKSTRAKT
Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha deklaroi sot në konferencën e mbajtur me gazetarët se marrëveshja e nënshkruar në Romë mes Ramës dhe Melonit për pranimin e refugjatëve nga Italia në Shqipëri në shkelje të Kushtetutës dhe si e tillë është e paparanueshme.
Marrëveshja bie në kundërshtim të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për të drejtat e Njeriut. Shqipëria ka historinë e saj të shkuar të zezë diktatoriale në raport me të drejtat e njeriut.
Shqipëria nën narkoregjimin e Edi Ramës është sot vendi me potencialin trafikues më të lartë në Europë.
Territori i saj kontrollohet gjerësisht nga grupet kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të lidhura siç faktojnë dekodimet e bisedave dhe mesazheve të enkriptuara, në nivelin më të lartë të pushtetit, Edi Ramën, Taulant Ballën, qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë.
PD informon me përgjegjësi të plotë partnerët dhe miqtë tanë italianë, se firmosja e kësaj marrëveshje nga Edi Rama është bërë vetëm në shërbim të pushtetit të tij të degraduar përfundimisht.
Kryetari i PD deklaroi se Arben Kraja ka një konflikt të hapur interesi me hetimin e dosjes së tij pasi me iniciativën e ish-Kryeministrit Berisha ai është larguar nga sistemi i drejtësisë si hetues i diktaturës. Berisha tha se Kraja edhe me ligjet e reja të drejtësisë, Kraja nuk duhet të ishte fare në SPAK pasi ka shërbyer s hetues i diktaturës,ndërsa hetuesja tjetër Mellonai është në varësi të bandës së Elbasanit.
Kryetari i PD deklaroi se Rama po kërkon të ndryshojë ligjet për t’i shpëtuar përgjegjësisë penale për ato që ka bërë pas largimit nga qeverisja. Berisha tha se Rama e di se do të largohet ndaj dhe po sulmon opozitën dhe nga ana tjetër firmos marrëveshje si ajo në Itali.
Berisha deklaroi se opozita është në betejë dhe se ajo nuk do të ndalet duke paralajmëruar reagime të tjera të forta opozitare.
FJALA E PLOTË
Italia është vend mik, që i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme dhe të gjithanshme Shqipërisë dhe kombit shqiptar.
Për Shqipërinë, Italia është partneri kryesor i bashkëpunimit bilateral dhe shkëmbimeve më intensive në të gjitha fushat.
Shqipëria ka me Italinë një marrëveshje të firmosur vite më parë, në bazë të së cilës, Italia kthen në Shqipëri, çdo refugjat të vendeve të treta që kalon nga Shqipëria në Itali.
Për PD-në, marrëveshja e djeshme surprizë, e firmosur në Romë nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni dhe kryeministri Edi Rama, pas një përgatitje sekrete, është e dëmshme dhe e papranueshme për arsyet që vijojnë.
-Marrëveshja nxit një valë ksenofobie dhe kjo dëmton rëndë moralin dhe virtytin e mikpritjes të kombit shqiptar.
-Marrëveshja bie në kundërshtimi të hapur me Kushtetutën e Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Strasburgut për të drejtat e Njeriut. Shqipëria ka historinë e saj të shkuar të zezë diktatoriale në raport me të drejtat e njeriut.
Por Shqipëria sot në narkoregjimin e Edi Ramës, është vendi i përqendrimit të mbi 90 përqind të pushtetit në duart e një njeriu, është vendi i mohimit të hapur i të drejtave kushtuese të qytetarëve dhe deputetëve të saj, është vendi i proceseve dhe burgosjeve politike.
PD deklaron se narkoregjimi i Edi Ramës nuk mund të garantojë respektimin më minimal të të rejtave të refugjatëve. Dëshmi e kësaj është trajtimi çnjerëzor me pasoja vdekje i refugjatëve iranianë në kampin e Manzës disa muaj më parë nga policia shqiptare.
Shqipëria nën narkoregjimin e Edi Ramës është sot vendi me potencialin trafikues më të lartë në Europë.
Territori i saj kontrollohet gjerësisht nga grupet kriminale kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të lidhura siç faktojnë dekodimet e bisedave dhe mesazheve të enkriptuara, në nivelin më të lartë të pushtetit, Edi Ramën, Taulant Ballën, qeveritarë dhe zyrtarë të tjerë.
Kështu që ngritja e kampeve të refugjatëve në territorin e Shqipërisë rrezikon të amplifikojë në mënyrë katastrofale, trafiqet kriminale njerëzore, tregtinë e skllevërve, tashmë problematike në vendin tonë.
PD vlerëson se vendosja e kampeve të refugjatëve në Shqipëri, ku shteti ligjor është zëvendësuar me narkoshtetin, përbën rrezik serioz real për vendin.
PD informon me përgjegjësi të plotë partnerët dhe miqtë tanë italianë, se firmosja e kësaj marrëveshje nga Edi Rama është bërë vetëm në shërbim të pushtetit të tij të degraduar përfundimisht.
Edi Rama me tenderat, koncesionet, PPP-të e tij është i ëprfshirë në një mori aferash shumëmiliardëshe si ajo e djegësve apo e ndërtimit të Dubai City, 12 mijë apartamente në Portin e Durrësit, de jure me biznesmenin Al Alabar, por de facto me miliardat e narkoeurove të drogës të karteleve më të fuqishme si Sinaloa e Meksikës, të lidhura direkt me Edi Ramën si dhe me miliardat e vjedhura në kriptomonedha qytetarëve europianë nga ortaku direkt i Olsi Ramës, Amant Josifi, i arratisur edhe ky prej muajsh në Dubai.
PD shton këtu se Edi Rama është në hetim ndërkombëtar për skandalin me Charles McGonigal. Edi Rama në vitin 2017, korruptoi shefin e FBI për Nju Jorkun, Charles McGonigal, dhe e përdori dhe e pagoi atë për sulme kundër opozitës, konkretisht ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, por e përdori atë edhe gjithashtu për vendosje gjobash shumëmilionëshe ndaj biznesmenëve në Shqipëri, nën kërcënimin se do blacklistoheshin nga SHBA.
Rama, me kërkesën e McGonigal, hoqi në kundërshtim me ligjet e vendit, licencën e një kompanie nafte, dhe ia dha një tjetër kompanie nafte, në zotërim të Oleg Deripaskës. Heqja e paligjshme e licencës i ka kushtuar vendit dhjetëra milionë dollarë gjoba në arbitrazh.
McGonigal ka pranuar plotësisht fajin përpara gjykatës së Uashingtonit, për gjashtë akuza për dosjen shqiptare, në të cilat është bashkëfajtor direkt, njëlloj Edi Rama, këshilltari i tij Dorian Duçka dhe Agron Neza, ish-oficer i policisë sekrete shqiptare.
PD deklaron se në këto kushte, Edi Rama është i aftë të firmosë dhe të bëjë gjithçka për veten e tij që të fitoj sadopak mbështetje që nuk e meriton.
Duke shprehur mirënjohje më të thellë dhe konsideratën më të thellë për Italinë mike, kombin italian dhe autoritetet italiane, PD deklaron se nuk mund të pranojë një marrëveshje që vjen në shkelje të hapur të Kushtetutës së vendit, Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ligjeve ndërkombëtare të refugjatëve dhe marrëveshjes bilaterale shqiptaro-italiane për refugjatët.
PD garanton Italinë, popullin dhe autoritetet e vendit mik, se ajo sikundër sot, mbetet e vendosur të punojë ngushtë me ta në çdo fushë, për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit të gjithanshëm me bregun tjetër të Adriatikut.
Shqipëria për Italinë ka nevojë për investime, ka nevojë për turistë dhe ata janë shumë të mirëpritur.
PYETJE-PËRGJIGJE
Osman Stafa, News 24: Orët e para të mëngjesit ish-Presidenti, kryetari i Partisë së Lirisë është paraqitur në SPAK, është marrë në pyetje aty dy orë për çështjen CEZ DIA, të paktën këtë ka deklaruar z.Meta në daljet nga SPAK. Në fakt z.Meta deklaroi njësoj si ju z.Berisha, se pas SPAK ndodhet Edi Rama. Para pak ditësh keni zhvilluar një takim me z.Meta, a është kjo që dy persona që drejtojnë opozitën janë në sinkron me njëri tjetrin dhe kanë një agjendë të përbashkët në raport me SPAK?
Berisha: Po ke dyshim ti që nuk është Edi Rama prapa gjsahut politik ndaj opozitës. Po kush mund të jetë tjetër përveç Edi Ramës? Kush është ai që kontrollon totalisht SKAP-in?
Po a nuk jam unë këtu para jush që kam denoncuar takimet e fshehta Rama-Dumani?
Po a nuk jam unë këtu para jush që kam denoncuar lidhjet monstruoze të krimit të skapistëve? Po a nuk jam unë këtu që kam deklaruar skapistët me lidhje të tmerrshme me banda dhe krimin?
Si mund të dyshohet që nuk është Edi Rama prapa kësaj? Askush nuk e dyshon këtë. Tani meqë po më pyet për çështje takim. Nuk është fol asnjë fjalë për këtë punë.
Është fol që ta dini ju vetëm për aksionin opozitar, sepse nuk kemi dyshim që këto janë procese të turpshme politike. Çfarë po bën Edi Rama sot?
Nga njëra anë urdhëron falangat e krimit në SKAP dhe gjykata. A e dini ju historinë e prokurorëve që janë në konflikt të plotë interesi. Arben Kraja ka lënë detyrën për shkak ligjit të lustracionit të inicuar nga Sali Berisha dhe të votuar në parlament.
Në kodin më minimal moral ai nuk mund të merrte kurrë në shqyrtim një çështje të Berishës. Nuk ka lënë zyrat se unë kam patur armiqësi personale ndaj tij. Ka lënë sepse unë kam bërë ligjin që ish xhelatët e sigurimit të shtetit të dalin nga drejtësia. Edhe sot që ta dish ta dini, në ligjin e sotëm të bërë me këtë reformë, prokurorët, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit nuk mund të jenë në SKAP, janë të përjashtuar me ligj.
Po ku pyet Edi Rama për ligj kur i përdor si do. A e di ti që Mellonai, përfaqësuesja e bandës së Elbasanit, merr pak çfarë ka bërë me djegësin e Elbasanit për Qazim Sejdinin, kapoja, Don Lala, kapoja shpirtëro, merre pak dosjen i denoncuar nga unë kushedi sa herë.
Sa herë e kam denoncuar unë këtu aktin e saj kriminal të marrjes së dosjes së qytetarit Jamarbër Malltezi për lidhjet e saj obskure që ka me Taulant Ballën.
Jamarbër Malltezi padit për shpifje 3-4 vite më parë Taulnat Ballën për problemet e tyre. Dosja shkon në Gjykatë të Lartë, natyrisht Gjykata e Lartë vendos siç thotë Taulant Balla. Malltezi kishte të drejtën kushtetuese ta kalonte dosjen në Gjykatë Kushtetuese për ta kaluar në Strasburg, sepse e drejta ishte totalisht me të.
Kurse kjo mafize, që nuk njeh as ligj e as Kushtetutë shkon dhe merr dosje në Gjykatë të Lartë dhe nu jepte avokatit dosje për të bërë procesin gjyqësor. A mund të quhet prokurore kjo?
Se çdo prokuror, çdo njeri i drejtësisë është i vetëkuptueshëm që duhet të zbatojë me përpikmëri ligjin. Po një nga të drejtat më themelore të njeriut është të ketë një proces të drejtë gjyqësor. Dhe procesi i drejtë gjyqësor kalon, jo fitoi apo apo nuk fitoi gjyqin, por kalon procesin në shkallët e gjyqësorit gjer në Strasburg, pasi Shqipëria është bërë anëtare e KE dhe ka firmosur Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Po përfaqësuesen e Suel Çelës, përfaqësuesen e Taulant Ballës, përfaqësuesen e bandave ky ligj nuk ka vlerë. Ndaj edhe kjo i shërben Edi Ramës si një mercenar.
Pra, nuk jemi ne, nuk jam unë. Jam i interesuar më shumë se kushdo. Do të flas për gjykatësin po të duash. Një listë të tërë asaj gjykatëses, edhe më keq, ajo që është emëruar kryegjykatëse sot. Do t’i dëgjoni por nuk jam për këto çështje këtu, por dua të them që kur Edi Rama shërbehet me eksponentë të tillë të botës së krimit, me eksponentë që shkelin ligjet organike dhe kushtetuese të vendit.
Çfarë pret që të themi ne? Si mund të pranohen vendime apo veprime të këtyre që nuk ka epitet që nuk meritojnë.
Arben Kraja duke e ditur që është larguar si hetues sigurimi nga sistemi i drejtësisë me një iniciativë personale të Sali Berishës për ligjin, nuk mund të merrte ai këtë detyrë po të mos kishte ngelë ai që ka qenë.
Po të mos ksihte ngelë ai që ka qenë do thoshte, jo unë tani këtu jam konflikt interesi, se nuk më lejon ligji. Ligji i sotshëm nuk e lejon atë të jetë në SKAP. Ka një nen ligji që nuk e lejon të jetë në SKAP.
Pra, Mellonai po të mos ishte byk ndërgjegje profesionale dhe njerëzore nuk e merrte këtë.
Po pikërisht se, janë të verbuar nga hakmarrjet e vjetra marrin dhe kujtojnë se do të më impresionojnë mua. Aspak.
Pra, besoj se unë t’u përgjigja si duhet. Çfarë është Arben Kraja dhe Mellonai? Janë Edi Rama, njëra anë e fytyrës së Edi Ramës, tjetra anë e fytyrës së Edi Ramës.
Osman Stafa, News 24: Cili është interesi i Edi Ramës të vendoset pas SPAK, t’ju sulmojë juve dhe Ilir Metën në një kohë kur zgjedhjet e 14 majit mori 53 bashki, në një kohë kur opozita është e përçarë, në një kohë kur ju nuk e rrezikoni t’i merrni pushtetin atij dhe në një kohë kur nga zgjedhjet nga 2021 e këtej Edi Rama lajmotivin e tij kryesor të fushatës ka, Sali Berisha do vijë në pushtet. Pra, ju përdor juve si kundërargument për mospasjen e llogaridhënies që ai duhet të japë përpara shqiptarëve. Pra, çfarë e rrezikon, cili është interesi i tij që t’ju sulmojë ju me anë të SPAK?
Berisha: Se cili është interesi i Edi Ramës. Të mendosh se Edi Rama qenka i gjithëfuqishëm dhe paska interes për procese politike është një vetmashtrim.
Edi Rama e pa, se opozita kokën e së cilës e korruptoi, nuk po përdor atë shprehjen popullore se e dini vetë, e pa se doli jashtë çdo kontrolli, e pa se humbi shpresat. U bashkua, dhe ky bashkim lindi shpresën, ç’është e vërteta lindi shpresën.
E pa se, jo vetëm me deklarata, por me një vëllim 600 faqësh, kjo opozitë u faktoi shqiptarëve dhe botës se ai i ka vjedhur zgjedhjet dhe nuk i ka fituar.
E pa se ai me këtë opozitë nuk i fiton më zgjedhjet. Se Sali Berisha dhe opozita do ta mundin atë. Pra, është një tmerr dhe ferr.
Po të jap edhe një të dhënë tjetër.
Pikërisht se, e ka lepurin e tmerrshëm në bark, e di ç’po bën? Po kërkonte kaba miqësi me Fatmir Xhafën, drekon dhe darkon me atë tani sepse do të ndryshojë ligjet e shpërdorimit të detyrës dhe ligje tjera, në mënyrë që të shpëtojë menderen e tij pasi të lejë detyrën. Kot e ka, ta them unë ty.
Pra, ata që shtojnë këtë pyetje, ata bëhen avokatë, disa padashje, të tjerë të mjerë të Edi Ramës. Si mundet një njeri të mohojë të drejtat kushtetuese të opozitës.
Sot besoj e keni marrë vesh. KE, e zezë mbi të bardhë ka denoncuar mohimin e të drejtave të opozitës për krijimin e komisioneve hetimorë parlamentarë. Si mund të mohosh inicativën ligjvënëse të deputetëve të opozitës?
Ku ka ndodhur në botë, që të mbyllësh dyert e ndërtesës administrative të parlamentit ku është mbledhja e grupit?
Si mundet të adaptohen këto qëndrime nga ky njeri që nuk ka frikë? Po ky ka tmerr, këtë e ka kapë tmerrin se ka lindur shpresa. Ky e di në mënyrë absolute se do largohet nga pushteti. Prandaj shkon dhe firmos marrëveshje të tilla. Prandaj dhe është i aftë për çdo gjë. Mban Belerin në burg politik, thotë po nënshkruaj me Italinë një marrëveshje që të kem një mbështetje, po i ka ardhur fundi.
Lexoni çfarë ka thënë para dy vitesh për këtë marrëveshje, që kurrë nuk mund të nënshkruhet një marrëveshje e tillë. Por tani që po përballet me opozitën e vërtetë, nuk e di nga t’ia mbajë. Kjo është e vërteta.
Unë në betejë jam. Në qoftë se pyet kush ç’të re ka nga Sali Berisha. Është në betejë, kaq është e reja e tij. Nuk ka të reja nga unë. Beteja nuk është e re për mua!
Ardit Hoxha, Euronews: Z.Berisha, ju thatë që kur u takuat me Ilir Metën pak ditë më parë u konsultuat dhe diskutuar vetëm për aksionin politik. Gjatë kësaj jave keni publikuar në agjendën tuaj disa takime në Durrës dhe në Kavajë. Po ashtu, edhe gjatë javës që lamë pas bashkëpunëtorët tuaj më të ngushtë Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Luçiano Boçi janë parë duke zhvilluar takime me bazën dhe me anëtarësinë e PD. A është kjo faza e parë pregatitore e protestave që ju keni paralajmëruar prej kohësh dhe që ende nuk kanë nisur dhe kur mund të nisin?
Berisha: Padiskutim që kjo ka atë qëllim dhe çdo veprim. Tani, në qoftë se, Floriana kjo këtu duhet të jetë opozita në aksion. Në qoftë se do ketë çdo hap i saj i shkathët apo i ngadaltë, i mençur apo ta themi dosido, ka vetëm një qëllim, aksionin, aksionin, aksionin.
Ardit Hoxha, Euronews: Me Gazment Bardhin dhe deputetët e tjerë konsultoheni për këtë aksion të opozitës, duke qenë se nga ky grup deputetësh qëllon që edhe iu largohet ndonjë, siç ishte rasti i Agron Shehajt.
Berisha: Ta them një të vërtetë. Konsultohemi padiskutim dhe jemi në një valë me ta, asnjë diksutim s’ka. Dhe ata janë, siç e keni parë ju, të gjithë deputetët janë protagonistë të një aksioni të pashembullt në historinë e një parlamenti të pashembullt dhe sot parlamenti shqiptar funksionon në klandestinitet. Dhe ne, do t’u informoj këtu. Se ne mund të bojkotonim, jo. Jemi për funksionimin e parlamentit.
Po Edi Rama në vend se të rikthejë të tdrejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës, fut në klandestinitet në Zoom parlamentin dhe vë shulin, dry portës së jashtme të ndërtesës administrative për për deputetë me imunitet që nuk mund t’i ndalojnë në asnjë institucion të futen.
Dakord, në komisione nuk do futen se janë të përjashtuar, por kanë zyrën e tyre të grupit parlamentar, duhet të bëjnë mbledhje aty dhe nuk i lanë si armiq.
Pra, Edi Rama ka vendosur standartet më mizerabël të një frikacaku që nuk e ka pa toka ndaj deputetëve.
Isa Myzyraj, Ora News: Z.Berisha, për ta quajtur një person të korruptuar, në fakt janë edhe disa kritere. Ndër to është edhe pasuria. Një person që është i korruptuar ka akumuluar edhe pasuri përmes korrupsionit. Tre prokurorët dhe gjykatësit që kanë në dorë çështjen tuaj, nëse e nisim nga Arben Kraja prej 20 vitesh prokuror, në deklaratën në veting ka vetëm 796 mijë lekë kursime, ka prona të paluajtshme prej 25.9 milionë lekësh. Për të kaluar te Irena Gjoka, gjyqtarja juaj e cila jeton në një apartament 71 metër katrorë që e ka blerë 45 mijë euro.
Berisha: Myzyraj, më fal një minutë, se unë jam i prirur të dëgjoj çdo gjë, po ti avokat i tyre nuk je. Unë nuk fola as se kanë pasuri të paligjshme. Se kjo teknikë pyetjesh, mua ma shet atë ti, kurrë. Lëre atë muhabet. Kj oteknikë nuk shkon këtu, se unë nuk fola në asnjë lloj abuzimi në të ardhura për ta, ndonëse unë ruaj rezervat e mia.
Po këtu unë fola për konfliktin flagrant të interesit të tyre. Tjetri ka dalë nga sistemi i drejtësisë për shkak iniciativës ligjvënëse të Sali Berishës, personale.
Isa Myzyraj, Ora News: Që Edi Rama është takuar me Altin Dumanin që hedh në erë reformën në drejtësi. Ju nuk na keni paraqitur asnjë provë bindëse.
Berisha: Ta them unë ty. Për takimet e tij i kam denoncuar këtu siç ka ndodhur. Ato takime nuk u mohuan kur i denoncova.
Dhe ti nuk shkove t’u merrje një intervistë atyre t’u thoje: ore Sali Berisha u akuzon ju, jeni takuar apo jo. Dhe unë nuk fola kot. Unë thashë është takuar në zyrë, është takuar në dajt. Këtu i kam thënë unë dhe unë i kam thënë për të mbrojtur interesin publik.
Jo se kryeministri nuk mund të takohet me prokurorin, por ajo bëhet publike. Ky është ndryshimi dhe dallimi.
Kurse në atë fishën tjetër aty, ndonjëherë tjetër mund të hyjmë ne aty, por jo sot, se sot e kisha me këtë.
Ne kemi një kërkesë aty për konfliktin e interesit. U them unë ju, pavarësisht se çfarë fakultetesh keni përfunduar, po konflikti i interesit është strumbullari absolut i korrupsionit në një shoqëri. Dhe ai është konflikti i zyrtarëve imunitarë dhe të lartë. Ky është. Të parin të fiilojnë me Sali Berishën, jo me Edi Ramën, të dytin me Edi Ramën. Pse ka frikë?
Ka frikë sepse gjen mercenarë si ata për të ndërtuar piramida mashtrimi për shqiptarët. Dhe iu thuaj atyre, beja një mesazh atyre që kishe në fletë. A ekziston ligji i kofliktit të interesit për ju apo jo?
Tani këtyer zotërinjve shtrojini pyetje ju, se unë nuk fola për ato. Shtroji një pyetje: A ekziston për ju ligji i konfliktit të interesit? Me se e zëvendësoni ju ligjin e konfliktit të interesit? Se kjo është themelore.
Sepse Arben Kraja punën e parë do të thoshte: jo, se çfarëdo që të gjej unë Sali Berisha do thojë unë e kam nxjerrë nga sistemi këtë. Apo nuk është kështu?
Mellonai, po unë këtu para jush jam shprehur për të me fjalë që nuk jam shprehur ndonjëherë për ndonjë zonjë, sepse ajo e ka bërë veten.
Nuk mund t’i marrë kurrë dosjen gjyqësore për t’i bllokuar çështjen një njeriu. Ajo e ka bërë këtë, është krim i shëmtuar. A jo do thoshte që ai ka këtë gjë dhe unë nuk merrem me të. E kupton?
Po ata të verbërit në xhep të Edi Ramës, SE Edi Rama për ato i mban. Pse i mban? Për ato i mban.
Bekim Bici, Top News: Ju keni deklaruar me 10 shator 2015 në parlament se Ilir Meta nuk ka patur asnjë tagër për të negociuar lidhur me çështjen e CEZ DIA. Nga ana tjetër, keni kërkuar po ashtu në parlament hetim nga prokuria për z.Meta lidhur me këtë çështje, ndërkohë që ai iu kundërpërgjigj juve duke kërkuar jo vetëm hetim brenda vendit, por edhe hetim ndërkombëtar duke ju akuzuar se ju ishit pas Kastriot Ismailajt, i cili sot është i lirë pasi ka përfunduar dënimin e tij. A u qendroni të njëjtave akuzave që keni patur në 2015 ndaj Ilir Metës në lidhje me CEZ DIA nëse ju do të nëse ju do të ftoheni për të deklaruar si person në dijeni lidhur me këtë çështje?
Berisha: Nuk kam patur asnjë dijeni dhe kurrë për CEZ DIA sepse ajo ka qenë veprimtari midis CEZ që ishte kompani çeke me operatorë privatë. Dhe CEZ nuk njoftonte për asnjë nga aktivitetet e tij private.
Kishte detyrim, kjo është përgjigja ime. Nuk kam dijeni edhe sot se Ilir Meta ka negociuar me CEZ në qendër për asnjë çështje lidhur me CEZ DIA. Ky ka qenë dhe ky është qendrimi im.
CEZ DIA është hetuar, me sa di unë në mënyrë intensive, ai është burgosur, ish-presidenti i saj, një tjetër, një gruaj e huaj që jetonte në Vjenë, duhet të jetë pyetur, ose duhet të jetë vënë nën hetim.
Pra, nuk kam asnjë dijeni më shumë se sa kam thënë.
Nuk kam bërë akuza, unë kam deklaruar. Se nuk di të jenë bërë negociata, dhe nuk di në emër të qeverisë asnjëlloj, askurrkush.
Gjatë mandatit që ne kemi qenë në aleancë ne e çuam atë në gjykatë. Ne shkuam drejt prishjes së marrëveshjes, sepse ai shkeli çdo kusht të marrëveshjes, kjo është e vërteta.
Anesti Bajramemaj, A2CNN: Z.Berisha, në deklaratën tuaj ju përmendët një pjesë të raportit të KE që lidhej me mosngritjen e komisioneve hetimore që është një linjë me opozitën që ju kërkoni ngritjen e këtyre komisioneve. Por për sa i përket zgjedhjeve dhe çështjeve të tjera që ju i deklaroni në daljet tuaja publike në lidhje me zgjedhjet keni thënë që janë masakër zgjedhore për korrupsionin që është në nivele të larta, por sa i përket në raport thuhet se zgjedhjet nuk kanë qenë aq zi sa thotë opozita dhe korrupsioni nuk është në ato nivele të larta që ju thoni. A keni komunikime me BE dhe a keni dorëzuar dokumentin tuaj?
Berisha: Komunikimi ynë është me ODIHR, sigurisht ia kemi dërguar dhe KE i ka vlerësuar ato dhe nuk janë ato fjalë, por ka fjalë mjaft të ashpra për zgjedhjet.
Tani, KE ka denoncuar këtu dy aktet më të padëgjuara ndonjëherë në historinë e parlamentarizmit. E para, mohimin e së drejtës kushtetuese. E dyta, përjashtimin e 23 deputetëve. Për protestë civile nuk ndodh kurrë. Atë mund ta marrë vetëm Edi Rama më Lindën e tij dhe askush tjetër në botë.
Urdhëro, çfarë bëri me atë? Tregoi se çfarë është. Tregoi se cili është koncepti i tij për parlamentin. Ai ka një koncept fund e krye armiqësor dhe mendon se mund të bëjë çdo gjë në një kohë kur parlamenti është më i vendosur se kurrë.
Unë edhe njëherë të them. Unë nuk e kam lexuar raportin, do e lexoj dhe çfarë të kemi vërejtje, sugjerime do ia përcjellim KE.
KE është institucion i hapur. Në tërësi ai nuk refuzon faktet në vlerësimin tim. Kështu që kjo nuk përbën risi. Përbën risi kjo që i ndalet në përjashtimin e 23 deputetëve nga parlamenti Rama-Linda. Do ketë prap risi të tjera. Fillimi betejës ky është.
Unë i thashë Edi Ramës: Është vetëm fillimi, mos u shqetëso.
Nuk ka gjë pafund, të gjitha kanë një fund të fortë shumë.
Përmende zgjedhjet e KE dhe gjetjet e ODIHR. Janë cituar të gjitha të ODIHR më informojnë tani, Nuk e kam lexuar krejtësisht.
ODIHR do citojë, nuk citon opozitën. Gjetjet e opozitës i merr parasysh ODIHR, jo KE. Nuk mund t’i marrë në asnjë mënyrë, sepse ODIHR është institucioni i besimit të mirë për të gjitha institucionet tjera, për PE i cili ka patur vëzhgues, pavarësisht se ka patur vëzhgues ODIHR është kryesori.
Ermal Rizaj, Syri TV: Nesër në parlament do jetë i njëjti skenar nga ana e opozitës, keni ndonjë lloj koordinimi, pasi sot nuk keni patur mbledhje para seancës?
Berisha: Beteja vazhdon. Ne absolutisht jemi të vendosur të ecim drejt sakrificave më të forta për të rikthyer të drejtat kushtetuese, sikundër shtoj këtu se çdo ditë dëshmon se disa aspekte ne jemi të vonuar në këtë betejë. Ju e patë propozimin e Pashiqit për Kosovën.
E patë sesi Pashiqi shqiptar propozonte që Radoiçiçët të bëheshin komandantë policorë të Kosovë, e patë besoj. Dhe nuk ishte kjo. Dhe kjo ka kurajën ta publikojë edhe pasi Radoiçiçi doli udhëheqësi i një grupi terrorist. A e dini ç’do të thotë ju që komandanti i policisë se asosacionit të ish komunave të zgjidhet nga një listë që jep lista serbe, i jepte asosacioni. Radoiçiçi 1, Radoiçiçi 2, Radoiçiçi 3.
A mund të tolerohet ky Pashiq? Çdo ditë që kalon ky dëmton interesat jetike të shqiptarëve.
Ju kujtohet se si anuloi takimin me qeverinë e Kosvës. Si u vërsul me tërbim kundër Albin Kurtit, sepse kishte dorëzuar draftin ku Radoiçiçi të emërohej komandanti i policisë së Kosovës dhe radoiçiçët.
U bë mirë që doli, se çfraë bëri ky? Ky serviri të vetën, draftin franko-gjerman, ndërkohë drafti i tij, unë ju thashë që është shkruar në Beograd, se ky nuk mund ta nxirrte kurrë vetë. Kaq është ajo. Të caktoj komandant i policisë se komunave të asosacionit të njërit nga lista që do jepte Vuçiçi. Se mos ka vetëm një Radoiçiç aty?
Jo mo ka të tjerë terrorista. Ju sugjeroj të shkoni njëherë në Mitrovicën e veriut, shkoni dhe shihni çfarë ndryshimi rrënjësor sot. Dhe serbët po e gëzojnë më shumë se të tjerët atë ndryshim, absolutisht.
Dalin të qetë serbë dhe shqiptarë pijnë kafe në kafenetë e tyre, shëtisin në rrugët e tyre. Nuk janë më bandat e Radoiçiçit, Vuçiçit dhe Edi Ramës që bënin trafiqe për llogari të tyre.
Dhe ky këtu e di mirë se ka informacion, sigurisht kemi ambasadë, ka informacion direkt nga Kosova. Ky e quan e thotë, toka e askujt veriu i Kosovës. Në një kohë kur veriu i Kosovës është toka e shtetit ligjor.
Jo një, po shumë informacione njëri pas tjetrit më vijnë që aty jeta është normalizuar. Vërtetë ka një proni policore tek tuk më shumë se sa mund të jetë normalisht, por njerëzit rrinë të qetë, njerëzit lëvizin të qetë, njerëzit nuk pengohen, rrinë në kafe dhe popullata është e kënaqur.
Shikoni nuk qe e rastit ajo që popullata serbe në ato komuna nuk doli me rrëmby armët. Pse nuk e dimë ne që janë banda ata, po pse të rrëmbejnë armët?
Ata e shihnin dhe e shohin që po manipulohen nga një politikan kriminel që e ka vendin në Hagë si Aleksandër Vuçic dhe argati i tij Edi Rama.
Beteja ndaj ti është emergjëncë kombëtare, nuk është vetëm emergjencë e Shqipërisë, emergjencë e kombit.
Deputetët janë të vendosur të shkojnë drejt grevës së urisë në qoftë se nuk plotësohen kërkesat e tyre. Se ku, do përcaktohet, nuk mund të them vendin se ku, po janë deklaruar se ata janë të gatshëm, nuk mund të pranojnë më ashtu.
Betejat pa kthim kanë afat vetëm fitoren.
Tani cila ditë, cila javë kjo mbetet për t’u përcaktuar, por siç e shihni ajo po vazhdon. Parlamenti është zhdukur, është futur nën tavolinë, është bërë digjital, nuk ekziston më. Është bërë virtual.
Të gjitha do t’i merrni vesh në kohën e duhur.
Ju përshëndes!