fbpx

Category Archives: Lajmi fundit

Kërkesa e Kryetarit të PD Lulzim Basha për Gjykatën e Krimeve të Renda

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të shpallur moskompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla. Dokumenti bashkëngjitur përmban kërkesën paraprake të ...

ME SHUME

Ligji për Teatrin shkel Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian duke penguar garën e kompanive shqiptare dhe europiane

Deklaratë e Kryetarit të Komisionit të Integrimit Genc Pollo Ligji special “Fusha shpk”, përmes të cilit Kryetari  i Qeverisë dhe Kryetari i Bashkisë Lali Edi dhe Lali Eri shkatërrojnë qendrën ...

ME SHUME

Asgjesimi i Gjykatës Kushtetuese është pjesë e skemës mafioze të Edi Ramës për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të 6 kullave, duke grabitur tokën publike dhe private.

Deklaratë e deputetit Enkelejd Alibeaj Nëse ka një tregues që provon sesa mafioz është ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin atje të 6 kullave nga Edi Rama, ky ...

ME SHUME

Votimi për Ligjin e Teatrit u falsifikua

Partia Demokratike u përfaqësua në seancën plenare të së hënës vetëm nga kryetari i grupit parlamentar, Edmond Spaho, në shenjë proteste ndaj falsifikimit të votimit për Ligjin e Teatrit.  Në ...

ME SHUME

​Për kompaninë Fusha, që ka marrë përsipër pastrimin e parave të Edi Ramës me 6 Kullat pas shembjes së Teatrit, duhet të zbatohet ligji Antimafia! 

Deklaratë e deputetit, Ervin Salianji Dje, Partia Demokratike bëri publike fakte konkrete që provojnë pazarin mes Edi Ramës dhe kompanisë Fusha për pastrimin e parave të pista të drogës dhe ...

ME SHUME

Edi Rama përdor Fusha shpk si kompani guackë për të pastruar paratë e pista të drogës dhe korrupsionit tek 6 kullat, 3 prej të cilave janë parashikuar të ndërtohen në territorin e Teatrit Kombëtar. 

Votimi antikushtetues i Parlamentit për të shembur Teatrin Kombëtar dhe për të grabitur tokën publike është një akt mafioz, nëpërmjet të cilit Edi Rama dhe kompania Fusha do të ndërtojnë ...

ME SHUME

Projekti për Teatrin ka qëllim pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit

Ligji që miratoi Edi Rama ligjëron vjedhjen dhe grabit tokën në mes të Tiranës për të ndërtuar 6 kulla betoni dhe nuk ka lidhje me kulturën e as me teatrin Qëllimi kryesor i projektit është pastrimi dhe qarkullimi i parave të pista të drogës, krimit dhe korrupsionit Edi Rama kreu një akt barbar, me një urrejtje për kulturën që nuk guxuan ta bëjnë as komunistët. Edi Rama nuk ka për tu ndalur me kaq. Ai duhet ndalur! Ne i bëjmë thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e  vjedhjes Ju bëj thirrje ambasadorëve, ja ku keni një projekt të pastrimit të parave të pista të krimit, ja ku keni një krim që dhunon haptazi sundimin e ligjit Parlamenti i kthyer në noter të akteve kriminale korruptive të Edi Ramës, do të çlirohet nga banda e hajdutëve ose do të zhbëhet nga forca e njerëzve të bashkuar Deklarata e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha Përshëndetje të nderuar përfaqësues të medias, bashkëqytetarë! Akti i djeshëm është një ligj që ligjëron vjedhjen. I vetmi qëllim është grabitja e tokës në mes të Tiranës për të ndërtuar 6 kulla masive betoni. Nuk ka pra asnjë lidhej me artin e kulturën. Nuk bëhet për Teatrin. Qëllimi kryesor i projektit është pastrimi dhe qarkullimi i parave të pista të drogës, krimit dhe korrupsionit. Siç ka raportuar OSBE para disa vitesh, vetëm nga korrupsioni i lejeve të ndërtimit Edi Rama ka përfituar mbi 200 milionë euro. Imagjino sa ka fituar këto vite nga trafiku i drogës! Këto para nuk mbahen dot në thasë dhe nuk futen dot të gjitha në bankë. Ndaj Edi Rama ka planifikuar kulla dhe projekte betoni për të pastruar këto para së bashku me të gjitha ato të trafikantëve dhe qeveritarëve të inkriminuar. Ligji që ka miratuar dje Kuvendi është antikushtetues dhe shkatërrim i shtetit ligjor. Dje Kuvendi ka votuar për të ligjëruar plaçkitjen dhe krimin. Në këtë mënyrë dje Kuvendi ka konsumuar krimin më të rëndë në historinë e tij 27 vjeçare. Deri dje krimi dhe korrupsioni ishin antiligjor, sot krimi dhe korrupsioni është ligji i këtij vendi me votën e 75 hajdutëve dhe kryehajdutit Edi Rama. I ftoj të gjithë shqiptarët të shohin pamjet e mbremshme të Kuvendit, të shikojnë se si i urdhëronte kapobanda deputetët e tij dhe si ata i bindeshin si ushtarë hajdutë të vegjël, patur, pa dinjitet. Projekti i Edi Ramës është një akt barbar, plot urrejtje  ndaj kulturës, identitetit dhe qytetarisë. Është nëj akt të cilin nuk guxuan ta bëjnë dot as komunistët. Edi Rama është një shkatërrues serial i pamëshirshëm i çdo vlerë të ndërtuar në historinë e Tiranës; shkatërroi kinema 17 Nëntori për të bërë një pallat të shëmtuar betoni në mes të Tiranës, shkatërroi fushat dhe terrenet sportive për ti mbushur me  beton shkatërroi stadiumin “Qemal Stafa” për ta zëvendësuar me kullën e tij të betonit. Tani po kërkon shkatërrimin e Teatrit dhe shkatërrimin total të çdo monumenti kujtese që ka mbetur në qendër të Tiranës. Edi Rama është njeriu që fushat dhe kodrat përreth Tiranës i ktheu në fusha të  shëmtuara betoni për para e për pushtet. Është njeriu që e ktheu Tiranën në një lavatriçe të pastrimit të parave me lejet e ndërtimit, por tani po e kthen gjithë Shqipërinë në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës. Edi Rama nuk ka për tu ndalur me kaq. Ai duhet ndalur! Ne i bëjmë thirrje Presidentit të mos dekretojë ligjërimin e  vjedhjes. Ne i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen artistëve, aktivistëve dhe të gjithë atyre që kanë protestuar me kurajo prej muajsh. Forca e vetme që ka Edi Rama është indiferenca dhe mosveprimi. Bashkë nuk ka njeri që ta shembë Teatrin! Ju bëj thirrje ambasadorëve të vendeve tona partnere, ja ku keni një projekt të pastrimit të parave të pista të krimit, ja ku keni një krim që dhunon haptazi sundimin e ligjit, ja ku keni një akt që bie ndesh me detyrimet e integrimit europian, ja ku keni një tufë me peshq të mëdhenj. Nëse nuk flisni sot nuk ka për t’ju besuar askush kur të flisni nesër. Babëzia dhe hajdutëria e Edi Ramës kanë konsumuar dje aktin më të rëndë të ligjërimit të vjedhjes dhe pastrimit të parave të drogës. Por beteja vazhdon dhe do të vazhdojë derisa ta ndalim, derisa ta mundim këtë taleban të kulturës dhe narkoman, që në fakt janë e njëjta gjë. Ne do të përballemi në rrugë dhe në sheshe. Ne do të mbështesim pa asnjë hezitim çdo akti të paralajëmruar nga arsitët në ambientet e Teatrit e kudo . ...

ME SHUME

Edi Rama zgjodhi krimin dhe jo Shqipërinë dhe sot ai nuk del dot më nga vatha e krimit

Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha Zonja dhe zotërinj, 10 muaj më parë, në fillimet e kësaj legjislature paralajmërova tre gjëra: 1. Paralajmërova se pas fazës së kultivimit ...

ME SHUME

Tentativa për t’i mbyllur gojën opozitës, do të thotë t’i vësh flakën Parlamentit

Ndërhyrjet në parlament të Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për të siguruar të drejtën e opozitës për të bërë pyetje dhe për të marrë përgjigje nga Ministrja e Kulturës ...

ME SHUME

Ligji për Teatrin është ligji “Fusha-Droga-Rama-Grabitja”

Protesta për Teatrin është një maratonë e qytetarisë dhe vlerave europiane që i qëndron përballë një qeverie antieuropiane.   Projekti i grabitjes së Teatrit Kombëtar, është një projekt i një narkokryeministri, ...

ME SHUME
116117118120123126129132135138141144147150153156159162165168171174177180183186189192195198201204207210213216219222225228231234237240243246249252255258261264267270273276279282285288291294297300303306309312315318321324327330333336339342345348351354357360363366369372375378381384387390393396399402405408411414417420423426429432435438441444447450453456459462465468471474477480483486489492495498501504507510513516519522