Blog

29 Sep
0

Basha mbyll turin e takimeve në Lezhë me banorët e fshatit Tresh

Me një takim me banorë të fshatit Tresh në Zejmen mbylli ditën e takimeve në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Zoti Basha degjoi problemet me të cilat përballen këta banorë

Shqetësimet e tyre lidhen me mungesën e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, të vendeve të punës çka ka bërë që të rinjt të emigrojnë masivisht

Korrupsioni i shtrire kudo ka prekur edhe sektorin e bujqësisë, tha zoti Basha ndersa solli në vëmëndje edhe pezullimin e fondeve që akordonte BE për bujqësinë për shkak të korrupsionit të qeverie, që nuk ndalet para abuzimit edhe me lekët që jep Europa.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Fatkeqësisht, ky është realiteti sot në Shqipëri,- tha zoti Basha ndersa shtoi se ndëshkimk i korrupsionit në nivelet më të larta është dhe fillimi i ndryshimit të vërtetë që presin shqiptarët.

Kryetari i PD degjoj me vemendje sugjerimet e banorëve  për t’i dhënë fund kësaj situate dhe për të ndërtuar alternativën që presin shqiptarët.

Ne kuader ta takimit derë me derë me qytetaret zoti Basha u takua gjate dites se sotme me fermer, gra, te persekutuar dhe qytetare te Lezhes në zona të ndryshme të kësaj bashkie

Me Shume
29 Sep
0

Basha: Të përndjekurit janë dhe sot përballë persekutorëve të tyre, pastërtia e figurës së zyrtarëve domosdoshmëri

Kryetari i PD, Lulzim Basha, e konsideroi si domosdoshmëri pastërtinë e figurës së zyrtarëve, në mënyrë që të përndjekurit e regjimit komunist mos të jenë më siç janë sot përballë me persekutorët e tyre.

Këto qëndrime Basha i shprehu gjatë vizitës në familjen Ndue Kolziu, i perndjekur politik i regjimit komunist.

“I nderuar të vizitoja familjen e Ndue Kolziu, i perndjekur politik i regjimit komunist. Pavarësisht vuajtjeve dhe torturave kjo familje kurrë nuk iu dorëzuan regjimit. Vuajtjet e kanë bërë të forte e forca e tij është frymezuese, por shoqëria edhe pse kanë kaluar 33 vite nga rënia e regjimit komunist u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Ata edhe sot përballen me ata që i persekutuan dhe përndoqën.
Që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve.

Në PD, përfaqësimi politik i të përndjekurve në programin dhe ekipin e saj do të jetë garanci që zeri i tyre të degjohet dhe sakrifica e tyre të shperblehet, duke ndërtuar një vend demokratik dhe të zhvilluar për çdo shqiptar”, – tha Basha.

Me Shume
29 Sep
0

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin

Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për vdekjen At Arthur Liolin. Në një mesazh në Facebook, Basha i shpreh ngushëllimet familjes, dashamirësve të shumtë, Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe grigjës së tij, që shërbeu si pasardhës i nderuar i Fan Nolit.

Postimi i plotë:

Lamtumirë At Arthur Liolin !

Do ta nderojmë përherë me mirënjohje veprimtarinë e jashtëzakonshme të Kancelarit të Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Boston, si një udhëheqës shpirtëror i komunitetit shqiptaro-amerikan. Një patriot që i shërbeu me dhembshuri e humanizëm atdheut dhe çështjes kombëtare.

Në këtë ditë të trishtë të kalimit të tij në amshim, i shpreh ngushëllimet e mia familjes, dashamirësve të shumtë, Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe grigjës së tij, që shërbeu si pasardhës i nderuar i Fan Nolit.

U prehtë në paqe!

Me Shume
29 Sep
0

Turi i takimeve, Basha zhvillon bashkëbisedim me gra në Lezhë

Gjatë qëndrimit në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i dedikoi një vëmendje të veçantë grave me të cilat zhvilloi një bashkëbisedim pasditen e sotme.

“Kenaqësi të bashkëbisedoja me një grup grash lezhjane.

Për mua fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare.

Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shume se kushdo për të siguruar mirqënien e familjes, për tu kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua aq me e fortë do të jetë familja dhe me e shendetshme do të jetë shoqëria.

Prandaj kujdesi dhe mbështetja për gratë duhet të jetë priotitet për çdo qeveri”, – shkruan Basha

Me Shume
29 Sep
0

Basha takohet me sipërmarrës në Shëngjin: Ne besojmë se një politikë në shërbim të qytetarëve, ka për detyrë të ulë taksat dhe tarifat

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i kushtoi vëmendje turizmit gjatë takimeve me qytetarë e sipërmarrës në Shëngjin. Basha ndau me banorët e kësaj zone problemet që ata kanë dhe rrugët e zgjidhjes që duhen ndjekur për ta zhvilluar edhe më tej këtë zonë, duke vlerësuar punën e ndershme të njerëzve, që me mundin e tyre e kanë kthyer në një nga destinacionet e preferuara për turistët vendas dhe të huaj.

“Në Shëngjinin e bukur, të bekuar nga Zoti me natyrën e mrekullueshme, bisedova me qytetarë dhe sipërmarrës për zgjidhjet që nevojiten për ta zhvilluar edhe më tej këtë zonë, duke vlerësuar punën e ndershme të njerëzve, që me mundin e tyre e kanë kthyer në një nga destinacionet e preferuara për turistët vendas dhe të huaj. Ne besojmë se një politikë në shërbim të qytetarëve ka për detyrë të ulë taksat dhe tarifat, të subvencioniojë sektorët e peshkimit dhe bujqësisë, të ulë çmimin e karburanteve, për t’i dhënë një tjetër hov zhvillimit të kësaj zone të bekuar”.

Me Shume
29 Sep
0

Basha, takim me qytetarë dhe biznese në Lezhë: Fola për ekonominë, sigurinë dhe jetën e tyre të përditshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  gjatë vizitës në Lezhë, zhvilloi takime me qytetarë e biznese të këtij qyteti me të cilët bisedoi për problemet kryesore që ata kanë dhe që presin zgjidhje nga politikëbërja.

Qytetarët i thanë kryetarit të PD se presin një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Pikërisht për këtë, Basha i njohu ata me reformën e thellë që PD ka propozuar ku synohet që qytetarët të jenë vendimarrës e tu dëgjohet fjala e tyre.

“Sot, në Lezhë, fola me qytetarë të ndryshëm të qytetit, për ekonominë, sigurinë dhe jetën e tyre të përditshme. Të gjithë e kanë të qartë se na duhet një ndryshim rrënjësor ne rolin që ka politika për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ata duan të dëgjohen, duan të jenë të përfshirë në vendimmarrje dhe për këtë duhet të kenë një përfaqësim dinjitoz që është sa më afër tyre dhe problemeve të tyre.

Për këtë qëllim ne kemi propozuar pastrimin e politikës përmes vettignut, listat e hapura për t’u dhënë njerëzve lirinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, barazinë e votës, që forca e qytetarëve të jetë e njëjtë, pavarsisht nga qarku ku ata jetojnë. Votën e diasporës, një President i zgjedhur nga populli, si dhe heqjen e imunitetit nga ndjekja penale. Që politika tju shërbejë familjeve shqiptare”, – shkruan Basha.

Me Shume
29 Sep
0

Turi i takimeve në të gjithë vendin, Basha ndalet sot në Lezhë

Kreu i PD, Lulzim Basha, vazhdon turin e takimeve në të gjithë vendin. Sot ai ka udhëtuer në Lezhë ku do të ketë të tjera takime derë më derë. Vizitën e tij në Lezhë e nis me një kafe me banorët e Shënkollit.

“Mirëmëngjes nga Shënkolli”, shkruan Basha më postimin e tij në Facebook.

Me Shume
28 Sep
0

Basha takim me zyrtarin rumun: Njihni Kosovën, kontribut për paqen në Europë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, priti sot në një takim të veçantë, të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor, Adrian Davidoiu.

“Prita sot në takim Z. Adrian Davidoiu, të dërguarin e posaçëm të Rumanisë për Ballkanin Perëndimor,
i shoqëruar nga Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Z. Octavian Serban.

Mirëprita rolin konstruktiv të Rumanisë në mbështetje të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe përshëndeta fokusin e shtuar ndaj rajonit nga Bukureshti.

Integrimi në Bashkimin Europian është interesi më i mirë për vëndet e rajonit dhe çdo skenar alternativ ndaj anëtarësimit të vendeve tona në BE dhe NATO nuk i shërben paqes, zhvillimit dhe mirqënies se popujve tanë.

 

Me Shume
28 Sep
0

Basha: Duhen lehtësira për biznesin që të rrisë pagat dhe shtojë të punësuarit

Me një takim me punonjës të një fabrike të prodhimit të kpucëve, kryetari i PD Lulzim Basha mbylli vizitën dy ditore në Shkodër.

Basha vizitoi kompaninë e prodhimit të këpucëve, Comfort shoes ku dhe u interesua për situatën ekonomike të punonjësve por dhe sipërmarrësit.

Rritja e çmimeve dhe taksat e larta kanë prekur punonjësit dhe sipërmarrësit. Me rrogat e tyre po bëhet gjithnjë dhe më e veshtirë për të përballuar nevojat e përditshme.

“Reduktimi i taksave, përmirësimi i klimës së biznesit,  ulja e çmimit të energjisë dhe karburantit, është një hap i rëndësishëm për t’i krijuar frymëmarrje biznesit në përgjithësi dhe atij fason në veçanti.

Në këtë mënyrë biznesit i jepet mundësia të investojë, të rrisë pagat, të shtojë numrin e të punësuarve dhe të rrisë prodhimin” -theksoi kryetari i PD.

Gjatë qëndrimit në Shkodër, zoti Basha pati dhjetëra takime me qytetarë, tregtarë, sipërmarrës, të perndjekur politikë etj.

Kryetari i PD ka nisur prej ditësh turin e tij derë më derë për të bashkëbiseduar me qytetarët i cili do të shtrihet në të gjithë vendin.

Me Shume
28 Sep
0

Indrit Sefa, sqaron përjashtimin e 11 deputetëve: Ishte vendim i Kryesisë së PDSH i marrë që para një viti

Sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ka sqaruar përjashtimin e 11 deputetëve nga Grupi Parlamentar i PD, ku shprehet se ky është një vendim i Kryesisë së PDSH që është marrë që para një viti.

REAGIM I SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD

Në funksion të transparences dhe të debatit publik në lidhje me reflektimin e disa vendimarrjeve të orageneve të Partise Domkratike në vite, dua të theksoj se në datën 26.09.23 i është komunikuar Kuvendit të Shqipërise lista e përditësuar e Grupit Parlamentar të PDSH. Habia që ka kapluar disa deputet është sa për të qeshur aq dhe për të qarë. Kushdo që sot mendon se disponon të vërteten absolute nuk duhet të harrojë vendimarrjet e Kryesisë së PDSH të datës 10.01.2022 ku me votat e tyre përjashtuan dhe pezulluan po keta deputetë që sot i qajnë hallin. Kushdo që nuk njeh organet legjitime të PDSH-së dhe vetëpërjashtohet sa herë që nuk i vjen për shtat vendimarrja, nuk besoj se duhet të shqetësohet. Partia Demokratike nuk ka bëre asgjë më shume sesa i ka lehtesuar dilemen Hamletjane që i kishte pushtuar prej shumë kohësh këta deputetë dhe i ka dhënë mundesinë që të jene ligjerisht, fizikisht dhe menderisht aty ku ata kanë zgjedhur prej kohesh të jenë. Fatmirësisht Partia Demokratike me shumë kujdes administron të gjitha vendimarrjet dhe qendrimet e secilit të mbajtura në organet e brendeshme të PDSH për të gjitha çështjet siç është dhe ky rast. Memoria historike është aset i madh dhe domosdoshëm që na ndihmon mos të bejme gabimet e të kaluarës.

Me Shume