Berisha me kryetarët e degëve të PD-së: Zgjedhjet ishin një farsë, fusha e garës ishte krejt e pabarabartë. Jemi në luftë me një pushtues të egër të këtij vendi. Detyra jonë është të bëhemi më të fuqishëm

FJALA E KRYETARIT TË PD-së, SALI BERISHA NË MBLEDHJEN ME KRYETARËT E DEGËVE

EKSTRAKT

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, zhvilloi ditën e sotme një mbledhje të jashtëzakonshme me drejtuesit e degëve të PD-së në gjithë vendin, duke analizuar situatën politike dhe zgjedhore që, sipas tij, përbën një kërcënim të rëndë për demokracinë në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Sali Berisha e përshkroi procesin e fundit zgjedhor si “një dhunim masiv të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë”, duke denoncuar përdorimin e burimeve shtetërore dhe administratës për të favorizuar partinë në pushtet. Ai theksoi se ky fenomen nuk është një dështim i thjeshtë institucional, por një “pushtues i egër i këtij vendi” që ka marrë peng institucionet dhe mekanizmat demokratikë.

Sipas kryetarit të PD-së, Sali Berisha qeveria aktuale ka shfrytëzuar të gjitha instrumentet e pushtetit për të kontrolluar informacionin dhe për të manipuluar opinionin publik. Ai nënvizoi përdorimin e mediave të kontrolluara nga qeveria si një “armë të censurës” që i privon qytetarët nga informacioni i saktë mbi keqmenaxhimin dhe korrupsionin, duke krijuar një klimë të pasigurisë dhe frikës në vend. Berisha u shpreh se “transparenca është akt force, jo dobësie”, duke theksuar rëndësinë e opozitës në ndriçimin e të vërtetës dhe mbrojtjen e interesit publik.

Lideri i opozitës shqiptare, gjatë fjalës së tij i kushtoi vëmendje krizës ekonomike dhe sociale të vendit, duke theksuar rënien e prodhimit, papunësinë e lartë dhe emigracionin masiv të të rinjve si pasoja të drejtpërdrejta të “narkoshtetit” që, sipas tij, ka kapur vendin dhe ka fuqizuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Ai e lidh këtë gjendje me praktikën e qeverisë për të mbajtur qytetarët në varësi dhe pasivitet, duke shkelur të drejtat demokratike dhe duke dobësuar institucionet e pavarura.

Në fjalën e tij, kryetari i PD-së Sali Berisha theksoi edhe rolin e opozitës si garant i mbrojtjes së votës dhe i lirisë së qytetarëve. Ai bëri thirrje për një angazhim të vendosur dhe të vazhdueshëm të strukturave të PD-së në të gjithë vendin, duke i ftuar qytetarët dhe aktivistët të marrin pjesë aktive në proceset demokratike, protestat paqësore dhe kontrollet qytetare mbi qeverisjen. “Jemi në luftë me një armik të egër”, u shpreh Berisha, “detyra jonë është të bëhemi më të fuqishëm, më të organizuar dhe më të vendosur për të mbrojtur qytetarët dhe institucionet e shtetit”.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se, fokusimi i PD-së, sipas kryetarit, duhet të jetë në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies, në publikimin e raporteve javore mbi aktivitetet e partisë dhe në komunikimin e qartë me qytetarët. Ai nënvizoi rëndësinë e krijimit të një lidhjeje të fortë dhe të besueshme me komunitetet lokale, duke e konsideruar këtë si mjet kryesor për të rikthyer besimin dhe autoritetin moral të opozitës.

Në mesazhin e tij përballë drejtuesve të degëve, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se, pavarësisht sfidave dhe presioneve të qeverisë në detyrë, PD-ja do të mbetet e vendosur në qëllimet e saj për të garantuar lirinë, drejtësinë dhe demokracinë, duke u bërë zëri i qytetarëve dhe mbrojtësi i institucioneve. Ai theksoi se për të kapërcyer krizën aktuale, opozita duhet të bashkohet dhe të veprojë me guxim dhe integritet, duke e vënë interesin e shqiptarëve mbi çdo interes partiak.

‘Kjo që u them është më e vështira për ta bërë, në këto kushte, është hapja dhe afrimi sa më shumë i vlerave të kësaj partie. Kjo është jetike, kur je në betejë ti ke në detyrë, të shohësh se si mund të bëhesh më i fuqishëm, se si mund të përballesh me më sukses në këtë betejë. Jemi në luftë, unë ua them jemi në luftë me një armik të egër, me një pushtues të egër të këtij vendi’, tha gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

FJALA E PLOTE:

Së pari, ju përshëndes përzemërsisht ju, të nderuar drejtues të degëve të PD, Tiranës, qarqeve, rretheve.

Përshëndes shumë përzemërsisht të gjithë anëtaret dhe anëtarët tanë, mbështetëset dhe mbështetësit tanë në Shqipëri dhe kudo që janë.

Ne mblidhemi në këtë takim në një situatë të paprecedentë në 33 vite të pluralizmit politik në Shqipëri.

Në një situatë ku regjimi apo diktatura autoritare e instaluar, shpalosi me gjithë shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve.

Shpalosi me të gjithë fuqinë e tij dhunimin në qindra dhe mijëra herë të ligjit elektoral shqiptar dhe ligjit ndërkombëtar të zgjedhjeve të drejta.

Shpalosi përdorimin e të gjitha potencialeve të shtetit për të grabitur votën e shqiptarëve.

Por shpalosi hanxharët e të gjitha bandave kriminale aleate të qeverisë për të mos lejuar shqiptarët të votojnë të lirë.

Dëshmoi se në mënyrë të programuar, të pandalshme dhe me çdo kusht dhe çdo çmim ai do të qëndrojë në pushtet dhe se vota e shqiptarëve është diçka e pavlerë për të.

Ne vijmë në këtë takim pasi ju, anëtarët, mbështetësit, simpatizantët tanë derdhën lumenj djerse me ndershmëri, me sakrifica për një proces zgjedhor që vendi duhej të kishte.

Me çfarë u përballën ata dhe ju?

Ata u përballën së pari me një politikë terrori ndaj opozitës.

Edi Rama, në traditën e babait të tij xhelat, në vitin elektoral arrestoi si persona nën hetim, pa asnjë fakt penal, liderët e dy partive kryesore opozitare dhe vuri nën ndjekje penale të tretin.

Një akt të tillë e ka bërë identik Zajedi i Tunizisë, i cili në vitin elektoral arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare. Se edhe Zajedi e ka opozitën.

Arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të fituar në zgjedhje aq sa deshi.

Jo vetëm kaq, por terrori politik ndaj opozitës u shpreh qartë me shëmtinë e tij me marrje mandati të kryetarit të bashkisë së Himarës. Me marrjen e mandatit, duke montuar proces false, duke u vërtetuar që ai gjoja kishte paguar në një klub në Himarë, në atë moment ndodhej në Vlorë.

Burgosën deputetin vetëm e vetëm se u tha shqiptarëve të vërtetën se i vëllai i Fatzi Xhafës, i dënuar në Itali, jetonte i qetë dhe drejtonte trafiqet nga Vlora, Gerondi.

Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan se në periudhën e ndaluar me ligj, Edi Rama dhe ministrat e tij organizuan 4500 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për të ndikuar tek zgjedhësit, tek vota.

Që të gjitha këto, buxhet i qytetarëve shqiptarë.

Në zgjedhje u përdorën të gjitha burimet dhe potencialet tashmë të certifikuara, të dokumentuara.

Shpërblimi apo dhurata prej 100 eurosh për pensionistët.

Falja e gjobave dhe kamatave prej 200 e sa milionë euro.

Rritja me 8 herë e subvencioneve për fshatin.

Punësimi i përkohshëm në dhjetëra e dhjetëra raste.

Krahas këtyre, ju jeni dëshmitarë se policia politike elektorale e patronazhistëve, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, u vërsul me egërsi që të kontrollonte vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.

Në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës, u shpërndanë 183 licenca për të mbjellë 28 mijë hektarë kanabis kundrejt vetëm 200 hektarë që parashikon ligji.

Të gjitha këto bënë që vëzhguesit ndërkombëtarë të qëndrojnë me ndershmëri, me integritet në anën e zgjedhësve shqiptarë.

Të gjitha këto janë deklarata të tyre.

Të gjitha këto dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë.

Se fusha e garës ishte krejt e pabarabartë.

Por po t’u shtojmë këtyre një faktor po kaq madhor sa të gjithë këta të tjerët, kontrollin qeveritar të 90 përqind të medieve, nga i cili qytetarët shqiptarë nuk morën dot informacionin, u mashtruan.

Ky kontroll i medieve është një nga armët, dhe ndoshta arma më e rrezikshme e diktaturës autoritare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve.

Do t’u jap vetëm një moment, në kulmin e skandaleve të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, 90 përqind e medieve qeveritare censurojnë dhe nuk japin lajme.

Dje shumica e tyre anuloi emisionet e parashikuara për Lubinë me urdhër.

Shqiptarët nuk duhet të dëgjojnë për këtë. Duhet të dëgjojnë për çdo gjë tjetër, por jo për atë.

Cilido që është i interesuar për alfën e realitetit politik shqiptar, që ka nocionet më elementare të diktaturave, Shqipëria është një diktaturë e mirëfilltë autoritare.


Çfarë janë diktaturat autoritare?

Janë diktaturat që e pranojnë pluralizmin, por e shtypin pluralizmin.

Totalitaret nuk e pranojnë pluralizmin.

Diktaturat autoritare janë të njohura.

Janë diktatura elitash, janë diktatura grupesh të caktuara, por kjo e Tiranës është diktatura më e rrezikshme e planetit.

Pse është diktatura autoritare më e rrezikshme e planetit?

Sepse kjo ka një fuqi të jashtëzakonshme që asnjë diktaturë tjetër nuk e ka, ka drogën dhe paratë e saj.

Vetëm një person, i lidhur me Edi Ramën dhe qeverinë, vetëm në një vit, tregtoi 28 ton kokainë dhe këto nuk janë të dhënat tona, këto janë të dhënat e agjencive ndërkombëtare, dhe ky është Franç Çopja.

17 ton i çoi në Roterdam, 11 ton i çoi në Antverpë.

Kjo do të thotë se vetëm me këta të Antverpit, ky mori 3 miliardë euro.

Çfarë do të thotë kjo për ne shqiptarët?

Për Edi Ramën do të thotë fuqi elektorale, blerje votash, dhunim ligji, dhunim Kushtetute.

Për qytetarin e thjeshtë që do të jetojë me nder dhe dinjitet, kjo do të thotë varfëri, mjerim, vrasje, krim.

Ky është vetëm një person.

Këta, këto para krimi më lehtë se kudo tjetër i sjellin në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri që këta diktojnë rezultatin e zgjedhjeve më shumë se çdo gjë tjetër, por këta kanë filluar të luftojnë për të diktuar rezultatin e zgjedhjeve në Ekuador, Uruguaj, Paraguaj. Këta vrasin kandidatë për presidentë, vrasin zyrtarë, vrasin gjykatës, vrasin prokurorë.

E megjithatë këta kanë mburojë qeverinë e Tiranës, tek e cila gjejnë hapësirën më të madhe për të larë paratë e tyre të vrasjeve, krimit dhe drogës.

E vërteta, këtu do ndalem në këtë moment, është shumë e hidhur. Pak më e hidhur se ç’po e them.

Sepse ky narkoshtet që po rrënon kombin tonë, që nga viti 2014 gjer në vitin 2023 largoi nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane sipas statistikave të BE, largoi nga Shqipëria 1 milion e 99 mijë shqiptarë.

Pse i largoi? Si i largoi?

I largoi sepse shkatërroi ekonominë.

Euro dhe dollari u zhvlerësuan me 35 përqind dhe unë i kërkoj guvernatorit të Bankës të jetë

transparent dhe i hapur. Stabiliteti monetar i Shqipërisë është një fatkeqësi kombëtare për faktin se ai, para syve tanë, narkoeuro, euro e kokainës, e heroinës dhe kanabisit shtrin përtokë euron e djersës, euron e mundit, euron e krijimit, të eksportuesve shqiptarë.

Dhe këta, për shkak të këtyre narkoeurove që vijnë dhe futen me arka në rrënjët e ullinjve, këtyre u bie kursi.

Dhe unë u garantoj se mijëra prej tyre falimentuan.

Falimentuan sepse nuk ka eksporte me fitime 50 përqind. Aq më tepër kur një pjesë e madhe ishte industri fasoni.

Dhe në qoftë se u kujtohet, Edi Rama për të justifikuar këtë dramë të madhe, është industri e botës së tretë, e shpallte atë. Haptas. Paçka se ajo punësonte, në atë kohë kur ai fliste, 120 mijë shqiptarë.

Dhe e përzumë për shkak të drogës, se i hapëm dyert narkoeuros.

Çfarë pasojash të tjera?

Lexoni statistikat e INSTAT. Prodhimi industrial është në recesion. Prodhimi bujqësor është në recesion.

Ka një sektor që u bë sinonim i drogës, ndërtimi. Ky është tre herë më i lartë se sa treguesi i ndërtimit mesatar në BE. Është më i larti në Europë dhe tre herë më i lartë se treguesi mesatar i BE.

Faktori i dytë janë rrogat e shqiptarëve.

Këto dy shtylla ka ekonomia shqiptare sot.

De facto ka drogën dhe taksat e shqiptarëve.

Ndërtimi, sipas hetimeve që janë bërë, del se 80 përqind e parave të ndërtimit janë drogë, nuk vijnë nga bankat, vijnë nga arkat e futura në rrënjët e ullinjve.

Berisha i drejtohet ambasadorit të BE: Cilido që mohon narkoshtetin, me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij

Çfarë ka sjellë kjo?

Kjo ka sjellë tretjen e kombit shqiptar para syve tanë.

Rënien e prodhimit.

Rënien e punësimit.

Largimin masiv të qytetarëve nga Shqipëria.

Shqipëria eksportues madhor i krimit në Europë dhe në botë.

Rrëmbimin e zgjedhjeve nga krimi.

Kjo është e vërteta për çdo shqiptar.

Në një kohë kur Shqipëria ka pasuri përrallore, më të pakrahasueshme me çdo lloj tjetër pasurie natyrore. Dhe çdo pasuri e ka. Nuk ka një vend të dytë të bekuar si Shqipëria që të ketë gjithë pasuritë.

Ne jemi të bekuar me ujë, me naftë, me çdo gjë.

Këto ditë një studiues serioz publikoi një studim të tij.

Çfarë gjeti?

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 118 përqind më të larta se në BE.

Po ky që jeton këtu me 300 euro, me 500 euro, pra ky shpenzon 18 përqind se sa po të ishte në

Itali, Greqi apo ndonjë vend tjetër të BE.

E vërteta është se ne kemi qëndruar kundër narkoshtetit.

PD ka qëndruar.

Por duhet të them këtu se ky nuk zbriti nga qielli. Natyrisht që Edi Rama ishte promotor, por Edi Rama u mbështet dhe vazhdon të mbështetet për narkoshtetin e tij.

Vazhdon të mbështetet në një kohë kur nga Kakavija gjer në kufi me Plavën, Shqipëria u mboll me mijëra plantacione kanabis.

Ju kujtohet ju se si Donald Lu mblodhi 1500 policë në Pallatin e Kongreseve dhe u thotë: përgëzime të mëdha për luftën e jashtëzakonshme që i bëni drogës.

Unë e shihja se ajo ishte shkatërrimi i vendit.

E takova dhe i thashë, ambasador, kjo që bëre ti, është mbështetje për vendosjen në Shqipëri të narkoshtetit.

Jo, tha, ne nuk merremi me drogat e buta, merremi me drogat e forta.

Ashtu, i thashë unë, të them një gjë tjetër, gjatë 8 viteve në pushtet, agjencitë tuaja të zbatimit të ligjit bënin nga 10-15 mbledhje në vit me përfaqësuesit tanë për të parë se mmos ka kund burime të financimit të terrorizmit dhe unë isha shumë mirënjohës.

Tani që nja 200-300 shqiptarë luftojnë me ISIS për kauzën e gabuar, kalifi Al Bagdadi mund t’u thotë shkoni mbillni kanabis dhe na sillni paratë.

Çfarë ndodhi?

Trafikantët shqiptarë pushtuan Italinë dhe Europën me kanabis. U bënë një me Ndragetën dhe Kamorrën.

Në 18 muaj, autoritetet italiane kanë konfiskuar 830 skafe, kanë arrestuar, që zakonisht kapen 10 përqind, 720 skafistë.

Dhe ushtria e kanabistëve, bashkë me kumbarët e tyre, u vërsulën drejt Amerikës latine dhe kanë kapur sot majat.

Përsëri sot mbështetet.

Ju e keni dëgjuar reagimin e ambasadorit të BE, reagimin e fundit.

Unë duhet t;’u them ju dhe shqiptarëve se kundërshtitë e mia me këtë zotëri, sigurisht që kishin lidhje me ligjin që nuk mund ta pranoj kurrë, një ligj të cilin nuk e kanë pranuar 21 vende anëtare të BE.

Një ligj, të cilin Gjykata Kushtetuese franceze e ka hedhur poshtë në vitin 2016.

Një ligj, të cilin Gjykata Supreme e SHBA e hodhi poshtë para dy ditësh.

Një ligj, për të cilin Gjykata Europiane e Drejtësisë në Luksemburg, ka shkruar se çështja e gjinisë është një çështje e vendeve anëtare dhe nuk buron nga e drejta e Bashkimit.

Dhe e morën dhe e vunë me urgjencën më të madhe.

Por unë pranoj, secili duhet të mbajë pikëpamjet që ka dhe të mbrojë atë që mendon.

Por atë me të cilën nuk bie dakord kurrë me të, është sepse ky zotëri së pari u thotë deputetëve të PD, dhe jo vetëm, se ai narkoshteti për të cilin flet Berisha, nuk e beson njeri as këtu as në Luksemburg.

Sigurisht se ti çon ato informacione, të cilat janë absolutisht të pavërteta, se narkoshteti është realiteti më dramatik, më tragjik i shqiptarëve.

Atëherë unë i drejtoj pyetjen: na thuaj pse ikën 1 milion e 99 mijë shqiptarë gjatë viteve në narkoshtetit?

Na thuaj çfarë janë këto kulla, të cilat vetëm 20 përqind i kanë nga bankat?

Na thuaj çfarë përfaqëson Adelajda Roko, motra e vëllezërve Roko, drejtoreshë e planifikimit dhe urbanistikës së përgjithshme, zëvendëse e Edi Ramës në këto funksione?

Na thuaj çfarë do të thotë ky kurs me 35 përqind, i rrëzuar përtokë?

Unë, zotërisë së tij dhe cilido që mohon narkoshtetin, i them me dashje ose pa dashje e mbështet Edi Ramën në platformën e tij.

Duhet t’i themi gjërat hapur siç janë, që të dimë se në ç’kushte jemi.

Javën që kaloi, vjen këtu një delegacion i nderuar i Parlamentit Europian, dhe po ky zotëri, u thotë se lideri i opozitës nuk është pro-perëndimor se pëlqen MAGA-n.

Tani mor zotëri, pëlqej MAGA-n apo nuk e pëlqej MAGA-n, po ne kemi qenë në vitet ’90 partia e taksave më të ulëta në Europë.

Kemi qenë parti e çështjes shqiptare, në një kohë kur të shqipëroje këtë fjalë ishte herezi. Por ne e shqipëronim se ishte e vërtetë.

Nuk e kishim krijuar ne, por ne nuk mund të bënim të paditurin se nuk ekziston.

Dhe koha na dha ne të drejtë dhe çështja shqiptare u bë një çështje botërore dhe mori ato zgjidhje që mori, ku ne kemi kontribute si shtet, si komb.

Por edhe nga ana tjetër, Donald Trump ka programin e tij, i cili në tërësinë e tij është një program i forcave konservatore të qendrës së djathtë dhe në vlerësimin tim, nuk ka asgjë antiperëndimore.

Por më thoni ju mua si e vlerësojnë antiperëndimor këtë?

E majta dhe ekstremi i majtë, shumë thjeshtë.

A e dini ju se çfarë thotë ligji?

Se ligji është ligji më i keq i votuar në ndonjë vend tjetër të planetit.

Sipas këtij ligji, rikthehet gjahu stalinist i shtrigave. Në qoftë se dikush të akuzon ty se më diskriminove mua për arsye gjinore, atëherë ti do të faktosh, jo ky që të akuzon, por ti duhet të faktosh, ndryshe do dënohesh.

Po kjo është përmbysje.

Këtë e bëri ekstremi i majtë në SHBA. Ndaj dhe dilte ajo e thoshte më ke përdhunuar 32 vite më para dhe o burra, 300 milionë gjobë atij, presidentit.

Po, kjo është e vërteta.

Ky është ligji.

Në qoftë se është për të pranuar gjëra të tilla, ne nuk pranojmë kurrë.

Mirëpo pse ua tregova këto gjëra?

Se ka mbështetje. Narkoshteti, diktatura autoritare e Edi Ramës ka mbështetje, mbështetje të fuqishme.

Çfarë do bëjmë ne?

Do qëndrojmë në emër të interesit të qytetarëve shqiptarë dhe të vendit apo do pranojmë vdekjen para syve tanë të këtij vendi.

Gjer në vitin 2024 janë larguar vetëm në hapësirën evropiane, dhe nuk ka asnjë njeri ta shqiptojë këtë ndonëse është e dhënë evropiane e EUROSTAt-it, sipas mbështetësve të Edi Ramës ai shkëlqen dhe ka bërë gjëra të jashtëzakonshme.

Po në fakt ka bërë, e ka shndërruar Shqipërinë në platformën më të rrezikshme të drogës, të parave të krimit, të largimit të shqiparëve nga Shqipëria.

Këto janë gjërat e jashtëzakonshme.

Dhe unë e garantoj cilido që do qëndrojmë pa lëkundur në mbrojtje të atyre vlerave të demokracisë, të votës së lirë, të fjalës së lirë. Të anticensurës.

Ligji që kaloi fut censurën.

Në qoftë se ti shpjegon, në qoftë se prifti, hoxha apo dervishi, shpjegojnë familjen sipas mësimeve të shenjta, ata dënohen, ata gjobiten.

Nuk jam këtu për të bërë analizën e ligjit po jam këtu për të sqaruar çdo shqiptar se ne nuk do tërhiqemi kurrë.

Cilido që të jetë çmimi, ne do e paguajmë.

Përndryshe Edi Rama është gati të bëjë çdo koncesion që të marrë epitete i shkëlqyeshëm, i jashtëzakonshëm.

Nuk duhet të impresionohen shqiptarët, shqiptarët duhet të qëndrojnë besnikë të interesave të tyre.

Se këto janë absolutisht deklarata absurde që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin shqiptar. Minimumi kjo.

Ne po varfërohemi çdo vit, nuk po e themi ne, po e thotë Banka Botërore.

45 përqind e shqiptarëve janë të varfër ose në rrezik varfërie.

57 përqind e tyre nuk e mbyllin dot muajin.

Dhe rroftë Edi Rama që voton ligje të tilla.

Vlerë është shumë më e madhe t’u garantosh qytetarëve tu jetë me dinjitet, t’u shpërblesh djersën dhe mundin, t’u krijosh vende pune dhe të mos braktisin në eksode biblike një vend të bekuar si Shqipëria.

Thashë dhe njëherë, regjimi çdo javë, çdo muaj bëhet më opresiv.

Shikoni çfarë ndodhi me skandalet e fundit, çfarë do të thotë qëndrimi i Edi Ramës, kemi bërë ç’kemi dashur dhe do bëjmë ç’të duam.

A ka gjë më të paimagjinueshme se qindra milion taksa të qytetarëve shqiptrë të menaxhohen me SMS, të menaxhohen shkallëve, të menaxhohen skutave, sikur ky shtet nuk ka asnjë ligj, sikur ky shtet nuk ka asnjë rregull, sikur ky shtet është pronë e Lubisë dhe Edi Ramës që mund të vendosin ç’të duan.

Për të vjedhur jo 50 milionë, por të paktën 100 milionë në tunelin e Llogarasë, anuluan tenderin me ofertë 130 milionë.

Tani ai shkon 230 milionë euro.

Kanë ngrënë urat, kanë zhdukur urat. 20 milionë euro dy urat, nuk ekzistojnë.

Tuneli është katastrofal në cilësi, nuk është i kolauduar. Nga i gjithë komisioni ka firmosur vetëmë një. Nuk ka çelik, nuk ka garanci.

Ky është tuneli i tyre, dhe ajo në vend që të japë dorëheqjen dhe të shkojë e penduar t’i thotë drejtësisë që çdo gjë e kam bërë me urdhër të Edi Ramës, qëndron në krah të tij se e kërcënon, i thotë unë jam mbesa e serial killerit, nuk jam Erion Veliaj, të marr me vete.

Ndaj dhe ai detyrohet ta mbajë në krah.

Aeroporti i Vlorës, e njëjta gjë, i njëjti skenar.

Duhet të falenderojmë zotin Pacolli që u tregoi shqiptarëve se cili ishte tenderi dhe skenari. Sa thoni ju?

U nis me 105, gjer tani është 140, do shkojë 180, këtu do jeni.

Dhe, jo vetëm kaq, qytetarët shqiptarë do paguajnë 10 vitet e para fiks 140 milionë euro bileta të munguara.

A mund të sillesh kund në një mënyrë të tillë ndaj qytetarëve të vendit tënd siç bën kjo dyshe famëzezë?

Pra, tuneli i pakolauduar, nuk kanë firmosur.

Pista, thotë ky, është jashtë standardeve, nuk e marr në dorëzim thotë ky.

Paratë ky janë?

Paratë janë në kontot e atyre.

Unë u ndala në këtë analizë sepse ky është një moment kritik, i cili kërkon zgjidhje.

Janë jo të pakët ata të cilët nuk kanë realizuar si duhet se çfarë do të thotë narkoregjim.

Jo. Nuk i fajësoj. Është një artileri e përditshme mediesh që nga mëngjesi gjer në darkë nuk bëjnë gjë tjetër vetëm t’i mashtrojnë, vetëm t’u fshehin të vërtetën.

Ju e patë, në kulmin e skandalit Balluku, Edi Rama nuk pranoi asnjë pyetje në konferencë shtypi.

Njëra që bëri, e përzunë.

Mbrëmë i anuluan emisionet se problemi ishte se prokuroria i ka dërguar Sali Berishës fletëthirrje për 21 janarin.

Dhe këtë duhet tua servirin shqiptarëve se ky është problemi i shqiptarëve sot.

Në çdo akt, këto media vetëm se bëjnë gjithçka për të mbrojtur, për të dezinformuar në emër të qeverisë, e cila i mban me lekë.

Kjo është situata, por për ju, për çdo idealist, për çdo njeri dhe nuk janë të paktë ju garantoj, por janë me qindra, mijëra njerëz me ideale, të gatshëm të luftojnë për idealet e tyre të drejta, fisnike.

Dua të jetë shumë e qartë se, përveç protestës, kryengritjes paqësore, asnjë mjet tjetër nuk do mund të shpëtojë Shqipërinë nga ky pushtim i egër i brendshëm.

Në disa aspekte ju them unë ju, në aspektin e materies njerëzore ky tejkalon çdo lloj regjimi që kanë njohur shqiptarët në histori.

Nuk mund të them për mesjetën dhe ato ekzotat e tyre, por 1 mln shqiptarë vetëm në hapësirën Europiane, nga 2014-2023, po të shtojmë dhe të tjerët, Shqipërisë i duhen 60 vite. Shqipëria në disa aspekte të materies, qenies njerëzore ka shkuar 100 vite pas. Sot ka treguesin e lindshmërisë që ka patur 100 vite më parë për shkak të emigracionit.

Që nga 2018 e këtej vdekjet i kemi dyfishin e lindjeve.

Pra për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptarë, që e do këtë vend, një thirrje duhet të zgjojë ndërgjegjen e tij:  Të bëjmë që kanë bërë kombet e shtypura kundër diktaturave në të gjitha kohërat, të ngrihemi dhe ka vetëm një rrugë, qëndresa jonë, protesta jonë, asnjë rrugë tjetër, ua them unë ju.

Kemi çdo fakt, çdo të dhënë, çdo të vërtetë në këtë që themi. Atëherë është në detyrimin tonë madhor, këtë situatë dramatike ta shqyrtojmë, ta analizojmë dhe të vendosim ti përgjigjemi.

Nëse nuk i përgjigjemi ne, askush nuk i përgjigjet më. Ju jeni vetë.

Shqiptarët nga ne presin përgjigje. Shqiptarët mund të na hidhnin ne në Lanë, ikni, nuk vlejni. Nuk e bënë këtë, megjithë 4500 aktivitete të organizuara, me gjithë arrestimet dhe dhunën, me gjithë 100 euro për çdo pensionit, me gjithë armatën e zezë të partronazhistëve, me gjitë 28 mijë hektarët drogë, me gjithë 240 mln euro subvencione në bujqësi, por shqiptarët prap qëndruan, aq sa qëndruan.

Pra ekzistojnë qindra mijëra shqiptarë idealistë, që ne duhet të lëshojmë kushtrimin.

Ju e shihni çfarë ndodh në parlament.

10 seanca, vetëm një ditë kanë lejuar debat. Nuk ka ndodhur kurrë. Pse? Sepse nxijnë në çdo gjë. Preferoj të kalojë qeverinë pa debat, sepse është turp kombëtar ata që ka emëruar.

Bëri gjithçka që të kalojë programin e qeverisë pa debat, sepse është një letër e vdekur, një mashtrim që u bën shqiptarëve. Shikoni vetë pra. Parlamentin që duhet ta ketë shtyllën kryesore të pushtetit, e asgjëson. Për ne ai është parlamenti i votave të vjedhura, por shiko çfarë qëndrimi mban ndaj parlamentit.

Të dashur kryetarë dhe kryetare të degëve të PD, të dashur demokrate e demokratë.

Në këtë analizë nuk kërkoj dhe nuk synoj në mënyrë absolute të mbulohet as dhe përgjegjësia më e vogël e PD, për situatën në të cilën jemi.

Edhe në mbledhjen e kryesisë edhe publikisht kam deklaruar se, pas publikimit të raportit ndërkombëtar për zgjedhje PD do të bëjë analizën. Do të bëjë analizën e punës së vet. Kjo është e domosdoshme.

Cilat qenë përpjekjet tona, cilat qenë defektet tona. Çfarë duhet të korrigjojmë, çfarë duhet të bëjmë. Por të gjitha këto janë të domosdoshme, veç se një gjë do të themi; diktatura, narkodiktatura kërkon mbi të gjitha guximin tonë.

Më vjen keq, por unë do të them ato që duhet që njeriu të thotë, të vërtetat që beson.

Para zgjedhjeve me dhjetëra e qindra herë unë kam deklaruar para jush se me Edi Ramën nuk ka votë të lirë, nuk ka zgjedhje. E kam thënë me bindjen më të thellë se absolutisht i dhunoi dhe i rrëmbeu zgjedhjet e 2021, 2023. Një njeri që nuk bën zgjedhje në partinë e tij, ai nuk pranon votën, pikë. Për të vota është krejtësisht e pavlerë dhe kjo është pastaj në shoqëri, kjo është e vërteta.

Por kjo nuk mund të na pengojë ne të rishqyrtojmë dhe nuk do na pengojë, të gjithë veprimtarinë, të gjithë problematikat që kemi dhe në mënyrë të veçantë, ua them unë ju. Dhe kjo që u them është më e vështira për ta bërë, në këto kushte, është hapja dhe afrimi sa më shumë i vlerave të kësaj partie.

Kjo është jetike, kur je në betejë ti ke në detyrë, të shohësh se si mund të bëhesh më i fuqishëm, se si mund të përballesh me më sukses në këtë betejë. Jemi në luftë, unë ua them jemi në luftë me një armik të egër, me një pushtues të egër të këtij vendi.

Cilido që mendon ndryshe e ftoj ti analizojë këto, e ftoj ti analizojë një e nga një.

Ajo që ne arritëm. Arritëm të kemi një dokumentacion të plotë ndërkombëtar për këto që themi se duhet. Se nuk mund të flasësh vetëm.

Ju jeni dëshmitarë, u paraqitën te vdekura nga 4 rezoluta  ndërkombëtare para se të zhvilloheshin. Po si ndodhi kjo? Se sigurisht, nëse ti shkon dhe shkon e arreston lidershipin e opozitës në vitin elektoral ti tregon se nuk do bësh zgjedhje, por do të marrësh me çdo kusht, me të gjitha mënyrat mandatin. Ndaj dhe të gjitha partitë politike të Europës dhe botës i denoncuan zgjedhjet pa u zhvilluar.

I quajtën farsë pa u zhvilluar. U zhvilluan, qëndruan vëzhguesit ndërkombëtar dhe unë shpreh mirënjohje, kanë patur presion direkt nga Edi Rama. Presion të jashtëzakonshme, por ata u qëndruan besnik të vërtetave që konstatuan.

Avoketër të narkoshtetit thotë që vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin kompetitive. Për të qeshur. Zgjedhje jo kompetitive janë zgjedhjet në monizëm. Aty nuk ka kandidatë të tjerë. Zgjedhjet me shumë kandidatë janë kompetitive. Por fushata e pabarabartë rrëzon gjithçka me këtë se, ai e thotë që zgjedhjet duhet të kenë fushë të barabartë.

Edi Rama bëri gjithçka që të rrëzojë raportin, dështoi. Raporti ka me vërtetësinë më të madhe në meritën e mbi 107 forcave politike të qendrës së djathtë që i denoncuan zgjedhjet para se të zhvilloheshin, të gjitha denoncimet që janë bërë në ato rezoluta janë në raport edhe absolutisht asnjë, se ata janë të ndikuar nga rezolutat, por se i panë me sytë e tyre. Panë me sytë e tyre realitetin e farsës zgjedhore në Shqipëri.

Ne kemi armë të vetme, analizën tonë po e po, por takimin me qytetarin. Një bisedë e tillë me ta. Mos mendoni ju se është e lehtë të konceptohet diktatura autoritare, jo. Gjenerata që ka përjetuar diktaturën moniste thotë jo, nuk është diktaturë.

Ka të drejtë se aty nuk kishte parti. Por aty dhe këtu një njeri i kishte të gjitha pushtetet. Por aty nuk pranohej opozita, këtu shtypet opozita.

Ju jeni dëshmitarë se çfarë censure është e tmerrshme është në media. Me raporte ndërkombëtare 90% nën kontrollin qeveritar, e jo vetëm në lajme, por dhe në editoriale, pra që mashtrojnë nga mëngjesi në darke qytetarët për zhvillimet.

Nuk e di, a e morët vesh.

Është një institucion që quhet AMA. Dy motra siameze, secila, e s’po flas më tej. Botojnë raportin se, 90% të kohës e mori Sali Berisha. Kur, në gusht, kur të gjithë të tjerët shkonin plazheve të Europës dhe botës e unë denoncoja zgjedhjet çdo ditë dhe mediat për të mos mbetur me ekran të bardhë e jepnin, këto i kishin llogaritur dhe ua tregonin parlamentarëve europianë, ja.

Se flet Berisha për censurë, por shikoni. Pra shkojnë ne vulgaritete shkojnë në gjëra më vulgare.

Ndaj dhe duhet të rikthehemi tek analiza. Ua kisha thënë përpara që do presim raportin, e kam thënë haptas dhe po ua them këtu. Situata kërkonte që ata zotërinj që finalizonin raportin ta finalizonin në qetësi, e jo me betejat e brendshme të Shqipërisë.

Por natyrisht pas publikimit të raportit, analiza është e detyrueshme, do ta bëni ju me kryesinë, me grup seksionet, me seksionet. Do të dilni me propozimet, sugjerimet, atë çka mendoni, por treguesi më cilësor i suksesit të saj është, sa do jemi ne të aftë të afrojmë vlera të reja.

Prandaj çfarë ju them; secili prej jush të mendojë, cilin njoh, ku është. Të bisedoj me të. Ka plot njerëz që sado që në pamje të parë është e vështirë ti afrojë dhe të shtojmë sa më shumë vlera në këtë parti.

Ju faleminderit.

Ndiq intervistat e fundit
Artikuj të ndërlidhur
Ndiqeni Partinë Demokratike në rrjete sociale