PD ka dërguar në SPAK një kallëzim të gjatë thuajse 80 faqe të mbushur me 112 prova në lidhje me Grupin e Strukturuar Kriminal që ka punuar për abuzimin e 430 mln eurove. Sipas nënkryetares së PD, Tabaku, ky kallëzim penal është kurorëzimi i një pune të gjatë dhe voluminoze të kryer nga Komisioni dhe mbi të gjitha nga Partia Demokratike.

“E vërteta shpaguhet” u shpreh Tabaku ndërsa po i prezantonte mediave se si skema e kompanive të kryesuara nga 3 persona me lidhje tejet të ngushta në qeveri ka mundur të sigurojë 3 kontrata me vlerë 430 mln euro.

Tabaku: Siç edhe kishte premtuar më parë, pas përfundimit të dërgimit të raportit në Seancën Plenare, nënkryetarja e PD dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, deklaroi sot se PD po çon në SPAK një kallëzim Penal për 50 persona në kuadrin e Grupit të Strukturuar Kriminal.

Sipas Tabakut, hetimi i përgjatë 3 muajve dhe të dhënat e marra më herët kanë prodhuar një kallëzim të tillë penal.

Tabaku apel SPAK: Te mos kete dosje te vecanta per hetimin. Te hetohen ne nje hetim te vetem. Grupi ka funksionuar si nje i vetem. Kompanite kane marre kredi bankare dhe jane pa eksperience. Te hetohen se bashku te 50 individet. Jane po te njejtet individe qe kontrollojne dhe zbatojne kontratat.