Jam në një aktivitet me mësues dhe me pedagog të cilët u kam uruar drejtpërsëdrejti dhe përmes tyre gjithë mësuesve shqiptarë, gëzuar 7 Marsin! Ditë e vështirë, vite të vështira, por mirënjohja në zemrat tona për gjithçka keni bërë për ne, vetëdija që jemi kaq që jemi për shkak të prindërve tanë dhe ju prindërve tanë të dytë mësuesve tanë, nuk shuhen kurrë, bashkë me përkushtimin tim dhe të Partisë Demokratike për të bërë gjithçka që ditë më të mira të vijnë për arsimin shqiptarë, për mësuesit shqiptarë dhe domosdoshmërisht kështu edhe për fëmijët shqiptarë.

Pyetje: Zoti Basha e pranoni rezultatin e zgjedhjeve. Keni dal partia e tretë në 5 bashki të vendit, a do të mbani përgjegjësi politike se është humbja juaj e 6-të në zgjedhje.

Lulzim Basha: Së pari, dua që procesi të përfundojë dhe në këtë kuadër i bëj thirrje të gjithë numëruesve, komisionerëve, vëzhguesve të vazhdojnë deri në fund procesin e numërimit. Së dyti, e kam bërë të qartë dhe s’ka qytetar që nuk e di që procesi i 6 Marsit ishte një anomali i një anomalie. Anomalia e parë që ndodhi, ishin zgjedhjet, votimet moniste të 30 qershorit 2019-të. Anomalia e dytë ishte që 4 nga kryebashkiakët monist dolën me rekorde kriminale, njëri ndërroi jetë dhe tjetri vendosi të kandidonte. Në këto kushte dhe në kushtet kur s’ka asnjë reflektim për anomalitë e tjera të 25 prillit që çuan në deformimin e vullnetit të zgjedhësve, mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar edhe më qartë nevojën për një reformë të thellë. Një reformë zgjedhore për të cilën jemi përkushtuar prej fillimit dhe që është arsyeja kryesore pse ndodhemi në atë parlament dhe për të cilin fillimisht kemi marrë 2 javë më parë një hap përpara duke detyruar krimin e komisionit të reformës zgjedhore, bashkë me komisionin për reformën territoriale dhe mbi të gjitha një reformë zgjedhore që t’i japi shqiptarëve një sistem politik që i përfaqëson ata, i mbron ata dhe që jep llogari para tyre. Ky nuk është rasti sot. Sot kemi një sistem politik i cili është vënë në shërbim të politikanëve. Të një grushti politikanësh të cilët e kanë kthyer atë në një pushtet që i pasuron, që i bën gjithmonë e më sundimtarë, ndërkohë që varfëron qytetarët dhe i në gjithmonë e më të papushtetshëm ata për t’i mbajtur politikanët përgjegjës para tyre. Kjo është njëra anë. Nuk ka shqiptarë që nuk e kupton që 6 Marsi nuk është një normalitet, por është një anormalitet i një anormaliteti. Asgjë s’ka ndryshuar në raport me krimet zgjedhore të 25 prillit tashmë të dokumentuara nga raporti i OSBE-OHDIR-it, jo thjesht nga denoncimet e opozitës, përkundrazi problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrje të madhe, me një numër do të thoja rekord të ulët votuesish, ky është tashmë një fakt që qytetarët që këto 6 bashki e braktisën procesin zgjedhor. E braktisën sepse nuk kishte asnjë garanci shtesë. Në disa raste siç e pamë, ikën edhe garancitë formale ku Partisë Demokratike iu mohuan komisionerët. E ka sqaruar zonja Tabaku dje që aleanca e non grata-ve, kërcënoi bashkë me bandat në Vorë komisionerët vendas dhe sa për dijeninë tuaj edhe një herë, ne kemi dërguar në SPAK 3 denoncime, për Shkodrën, për Dibrën dhe për Rrogozhinën dhe kemi kallëzuar po kështu edhe KZAZ-n e Vorës për mospërmbushje të detyrave. Po besoj se këtu jemi për diçka që shkon përtej këtyre detajeve. Pra, njerëzit e kuptojnë fare e mirë që Republika e Shqipërisë ka arritur në një pikë të pa pranueshme sa i takon zgjedhjeve dhe përfaqësimit demokratikë, këtë e tregojë me jo pjesëmarrje edhe elektorati i këtyre 6 bashkive sigurisht një pjesë e jo pjesëmarrjes i takon opozitës i takon partisë demokratike, na takon ne të bëjmë kështu një reflektim të thellë sa i takon reformimit tonë të brendshëm që ka nisur nevojës për tu shkëputur plotësisht nga ato pjesë të problematikës së të shkuarës, nevojës për ti folur njerëzve, për ti dëgjuar njerëzit, për ti përfaqësuar njerëzit sepse në qoftë se e gjithë beteja jonë këto tetë vite ndaj regjimit të Edi Ramës ka qenë për ato fenomene që e kanë shkëputur politikën nga njerëzit, që nga dekriminalizimi, luftën kundër korrupsionit, beteja kundër inceneratorët që do të zhvillohet përsëri sot në komisionin hetimor të inceneratorëve atëherë kemi detyrë paqësore që edhe ne si parti të bëjmë reflektim të brendshëm, mos ta trajtojmë partine demokratike dhe opozitën thjeshtë dhe vetëm si një qëllim në vetvete por si një instrument në duart e njerëzve. Pra nuk është koha as për ti ikur përgjegjësive por as për të bërë sikur jetojmë me një planet tjetër, jetojmë me një Shqipëri ku janë asgjësuar zgjedhjet me 25 Prill dhe në këto kushte me një krizë të brendshme të partisë demokratike provokuar nga ngjarjet që ju i dini fare mirë partia demokratike është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja personale dhe jo për nevoja të qytetarëve. Cila është përgjigja jonë? Përgjigja jonë është një reformë edhe më ë thellë, përshpejtimi i hapave që kemi nisur ju e dini fare mirë se në dhjetor kuvendi i partisë demokratike ka vendosur të krijojë dhe instrumente meqë folëm dhe për procedura, instrumente që edhe ata që s’janë anëtar të partisë demokratike të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimmarrjes së partisë demokratike dhe në këtë mënyrë duke hapur hapësira për mendimin e lirë qoftë anëtarësisë së partisë demokratike, qoftë dhe qytetarëve ti ofrojmë njerëzve shpresën, një platformë, një vizion për ta nxjerr vendin nga kjo krizë. Ky nuk do të jetë një proces i lehtë e kam thënë prej fillimit, beteja që kemi është shumë e vështirë, ishte e vështirë kur kishim përballë regjimin e Edi Ramës e jo më tani që kemi shumë faktorë që kanë vendosur të investojnë për veten e tyre kundër interesit publik. Por një gjë duhet të garantojë të gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët Shqiptarë asgjë nuk na lëviz nga vendosmëria jonë që partia demokratike të vazhdojë të mbetet, një parti politike në shërbim të shqiptarëve. Padiskutim, kemi gabimet tona, kemi mëkatet tona, kemi pjesën tonë të përgjegjësive që pse vendi është në këtë situatë. Ndonëse kemi 8 vite që ofrojmë opozitë ballore dhe pa kompromis qeverisë por ajo që ka ndodhur ditën e djeshme ku njerëzit kanë folur qartë me jo pjesëmarrje kërkon një reflektim të thellë brenda partisë demokratike, një reformim të thellë që të mundësojë partia demokratike të jetë më shumë se kurrë vendi, hapësira ku qytetarët të gjejnë vetën e tyre, të shprehin mendimin e tyre, të gjejnë zgjidhje për hallet dhe problemet e tyre dhe këtë do të bëjmë. Do të dëgjojmë njerëzit, do të riformohemi duke dëgjuar dëshirat, kritikat dhe aspiratat e tyre, do të ngrijmë problemet e tyre kudo që janë pa asnjë kompromis me të keqën, do të ofrojmë zgjidhje për këto probleme dhe do të bëjmë gjithçka që të jemi një orë e më parë përmes një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor në gjendje që këto zgjidhje ti kthejmë në realitet. Jemi në një situatë anormale pjelle e një anormalitetit të shumëfishtë së pari siç e thashë në bashkitë të cilat në katër prej tyre vendet kanë mbetur vakante siç ishte Shkodra për shkak të dekriminalizimit, për shkak se edhe në votimet moniste të 30 Qershorit Edi Rama zgjodhi të kandidonte persona me rekorde kriminale dhe së dyti siç e shikojmë nga pjesëmarrja e ulët kemi një situatë anormale për shkak të humbjes së besimit të shqiptarëve tek vota dhe ky është një problem shumë më i madh se çdo gjë tjetër. Pra ndenia në shtëpi e 70% të votuesve është një mesazh shumë i fortë dhe ne mund të merremi sa të duash me individë, me individë që edhe e kanë dëmtuar Partinë Demokratike, me ngjarje që kanë ndodhur jo më pak se dy muaj përpara.

Partia Demokratike është dhe mbetet shpresa e shqiptarëve, askush, askush që me ndihmën e krimit të organizuar, parave të korrupsionit largon shqiptarët nga procesi i votimit, ju largon shpresën, e çon pjesëmarrjen në 30% nuk mund të jetë e ardhmja e vendit, ajo që unë kam për detyrë, Partia Demokratike kemi për detyrë është të lexojmë mirë çfarë do të thotë pjesëmarrja 30% edhe për Partinë Demokratike.
Ajo që unë lexoj sot ndërkohë që po vazhdon procesi i numërimit dhe po jua them me shumë durim se do flasim përsëri, do jemi në parlament sot pasdite, nesër përsëri, do kemi kohë, nuk ka nevojë as të bërtasim, as të arrijmë në konkluzione të paqena apo të para fabrikuara sepse gjithçka që është para fabrikim dhe paragjykim nuk çon drejt përmirësimit por çon drejt përkeqësimit. Le ti shohim gjërat ashtu siç janë, siç i shikon çdo qytetar në rrugë, shqiptarët e kanë humbur besimin tek demokracia, e kanë humbur besimin tek vota, ka kohë që ne e kemi konstatuar këtë problem, ka kohë që ne e luftojmë këtë betejë, për këtë arsye dy janë drejtimet kryesore tek të cilat do të ecim dhe dua ti them qartë dhe shkurt. Drejtimi i parë është ai që kemi nisur, një reformë zgjedhore që ti ofrojë shqiptarëve politikanë të zgjedhur nga vota e tyre, që tu shërbejnë atyre dhe përgjigjen para tyre. Reflektimi i dytë është një reflektim i brendshëm që Partia Demokratike të jetë hapësira ku shqiptarët të thonë mendimin e tyre, të gjejnë veten e tyre, te gjejnë zgjidhje për problemin e tyre. Të jetë forca politike që përmes një procesi zgjedhorë të lirë e të ndershëm pastaj këto zgjidhje ti ktheje në realitet.
Fakte janë këto: 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime, administrate shtetërore është detyruar të marrë pjesë, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal dhe nëse dëshironi ti bëni analizën fakteve këto janë faktet.
Bandat janë përfshirë po kështu, ndërkohë të paktën një rast të Partisë Demokratike në bashkëpunim me dy polet e tjera i janë mohuar komisionarët siç ishte rasti i Vorës, pot ë gjitha këto zbehen para mesazhit që jep braktisja e procesit të 6 Marsit, pse? Sepse shqiptarët e kanë kuptuar që asgjë nuk ka ndryshuar në të mirë pas 25 Prillit dhe pjesë e përgjegjësisë për këtë sigurisht është edhe lufta, edhe sulmet, edhe denigrimi që i është bërë Partisë Demokratike megjithatë unë jam i vendosur dhe e di që këtë duan jo vetëm demokratët dhe mbështetësit tanë por dhe gjithë shqiptarët që Partia Demokratike ta kthejë këtë situatë

Pyetje: Mbështetjen tuaj në cilat shifra e bazoni? Se demokratët ju kanë dhënë 700 vota në Vorë dhe gjithashtu keni humbur bastion tuaj, Shkodrën, shifrat? Mund të na thoni mbështetjen e demokratëve ku e shihni sot?

Lulzim Basha: 30 % që t’ua them fare qartë, ta kuptoni se nuk po i iki asnjë pyetje tuajës por dhe ju nuk duhet t’i ikni logjikës. 30% flet qartë, 70 % e kanë braktisur, 30% mund të jetë administrate shtetërore e Shkodrës, administrate lokale e Shkodrës, ku janë qytetarët e Shkodrës? Koha për konkluzione nuk është sot. Një nga gabimet që bëjmë shpesh dhe që uroj që brezi i ri që janë shumë prej jush mos ta bëni është të kapërceni konkluzionin. Bëni analizën në fillim. Dëgjoni analizën që ju them. Faktet janë kokëforta, 30% është një pjesëmarrje që tregon bjerrjen totale të besimit tek procesi zgjedhor. Dy janë rrugët përpara:
Reformë e thellë zgjedhore për të cilën kemi arritur 2 javë më parë të sigurojmë hapin e parë Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe së dyti vazhdimi dhe përshpejtimi i reformës në Partinë Demokratike pa e kthyer kokën pas, por duke ecur përpara në luftë kundër korrupsionit që është shkaktari kryesor edhe i këtyre rezultateve të trishtueshme për një vend në vitin 2022 në zemër të Evropës, 30%marrin pjesë në votime. Reformimi ka filluar dhe do të përshpejtohet në çdo nivel. Për këtë të jeni të sigurt. Nëse do të pyesni për vendosmërinë time për të bërë gjithçka për ta çuar këtë reformim përpara mbetet i palëkundur. Jam i gatshëm të jap siç kam dhënë gjithçka për të udhëhequr reformimin e Partisë Demokratike dhe për të mos plotësuar asnjë skenar të regjimit apo të patericave të regjimit që Partia Demokratike të mbetet peng i dëshirave dhe planeve personale. Partia Demokratike nuk është pronë personale.

Pyetje: Pse insistoni të rrini pas 6 humbjeve?

Lulzim Basha: E para e punës propagandës dua t’i them se unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time. Po, jam përballur me masakra zgjedhore, por s’kam humbur asnjë garë në jetën time. Sot nuk po flasim për mua. Unë e kuptoj shqetësim personal të atyre që gjithçka në Shqipëri e bëjnë për interesat e tyre personale. Trekëndëshi i Bermudës çdo gjë e ka për interesa personale dhe do ta kthejë edhe këtë në interesin e vet personal dhe do ta kthejë në luftë personale. Lufta ime nuk është për fatin tim personal, është për fatin e shqiptarëve, për fatin e Shqipërisë dhe kushdo që më kërkon të braktis në veçanti në këtë betejë detyrën time në këto dy plane kryesore të betejave që janë t’ju ofrojmë shqiptarëve rikthimin e besimit te vota e lirë, te demokracia përmes një reforme të thellë të sistemit zgjedhor dhe të zgjedhjeve, dhe përshpejtimit të reformimit të Partisë Demokratike për t’u bërë partia e hapësirës dhe mendimit të lirë, partia e qytetarisë, partia e shpresave të shqiptarëve, do të zhgënjehet.
Faleminderit!