E gjithë kjo betejë po bëhet për drejtësi padiskutim, që në qoftë se beteja do të ishte bërë me shpejtësi parafolësi do të ishte para dejtësisë për dosjen 184 dhe masakrën zgjedhore që i hapi rrugën asaj të 2017-ës dhe 2021-it edhe për këtë pakkush ka dyshim. Askush nuk ka dyshim që ju keni vjedhur 430 milionë euro popullit më të varfëruar nga keqqeverisja juaj me aferën e shekullit, me vjedhjen më të madhe të 30-viteve, me korrupsionin më të rëndë që ka përjetuar ndonjë vend në këto 30 vite në Ballkan dhe më gjerë. Dhe këto fakte sot nuk janë më denoncimet e para 6 apo 7 vjetëve të opozitës, por janë fakte të zbuluar nga Komisioni Hetimor Parlamentar i cili para syve të gjithë shqiptarëve u bllokua me urdhër të Edi Ramës dhe u zhbllokua si rezultat i qëndresës të Partisë Demokratike dhe I qëndresës së aleatëve tanë investimi I të cilëve për të kapur drejtësinë i keni futur shkopa nën rrota dhe vazhdoni ta bëni. Ndaj paradoksi i dikujt që duhej të ishte para drejtësisë është është mbi drejtësinë do të zgjasë edhe pak, por qëndrimi ynë është i qartë. Nga njëra anë çdo punonjës i SPAK dhe i BKH-së që është në presion direkt nga Edi Rama dhe të pandehurit potencialë të tjerë të aferës së inceneratorëve duhet ta dijë se ka mbështetjen e Partisë Demokratike dhe të opozitës në shkuarjen deri në fund të kësaj afere, se ka mbështetjen dhe kërkesën e taksapaguesve shqiptarë për investimin që kanë bërë në mbrojtjen e tyre bashkë me aleatët tanë euroatlantikë dhe ngritjen e tyre në nivelin e paketës financiare dhe paketës së mbështetjes në nivele të panjohura për Ballkanin.
Zonja dhe zotërinj të SPAK-ut bëni detyrën e tuaj. Komisioni Parlamentar i ka nxjerre hapur fajtorët e vjedhjes së shekullit mos i lini makinat e policisë të kthehen në mes të natës bosh, por kthejini me zyrtarët me pranga në duar nga i pari tek i fundit!