Xhemal Bushati e ka ndërtuar jetën dhe karrierën tij në qytetin e Shkodrës, pinjoll i një prej familjeve me emër dhe kontribute historike, asaj të Bushatllinjve. Është bashkëshort dhe baba i tre femijëve, një djali dhe dy vajzave, gjysh i një mbese të mrekullueshme.
Z.Bushati ka përfunduar studimet e larta për Ekonomik  në Universitetin e Tiranës, dhe që nga viti 1996 ka nisur karrierën e tij si sipërmarrës i suksesshëm në Shkodër. Paralelisht, që në fillimet e demokracisë, z.Bushati është anëtar i Partisë Demokratike, përfaqësues komuniteti, me kontribut të vazhdueshëm dhe gjithmonë pranë bashkëqytetarëve të tij. Prej 2007 deri në vitin 2019 ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër, dhe për katër vite, 2015-2019  ka qënë Kryetar i Këshillit Bashkiak Shkodër. Vite gjatë së cilave ka drejtuar Këshillin e qytetit me integritet, përkushtim dhe me fokus shërbimin ndaj komunitetit të Shkodrës. Xhemal Bushati, është figura që për shkodranët simbolizon qytetarinë, unitetin, familjarin e devotshëm, sipërmarrësin e suksesshëm dhe demokratin e palëkundur në bindjen e tij.