Mirë se iu gjej të rinj dhe të reja të Durrësit në këtë ditë të mrekullueshme, në këtë sfond të mrekullueshëm të Adriatikut, të cilit i jepni hijeshi me praninë tuaj këtu, edhe me besimin që rrezaton në sytë tuaj edhe më fort se dielli që shndrin në kokat tona. Faleminderit që jeni të gjithë këtu për të mbështetur Luan Hotin, kandidatin e vetëm të Partisë Demokratike për kryebashkiak të Durrësit. Kam një mirënjohje të veçantë për punën tuaj në këto javë të shkurtra të një fushate të shkurtër për zgjedhjet e pjesshme lokale, këto që do të zhvillohen, do zhvillohen sot një javë. Sepse siç më kanë treguar edhe Grida që është bashkëqytetarja juaj e vjetër, nënkryetarja e partisë, drejtuesja politike e kësaj fushate, por edhe Agroni i cili është fatlum dhe i mahnitur me mikpritjen e rinisë durrsake dhe durrsakëve në tërësi gjatë kohës që po jep kontributin e tij në këtë fushatë, rinia ka qenë prej ditës së parë një nga faktorët më të fuqishëm të fushatës dhe një nga frymëzuesit kryesor të kandidatit tonë dhe kryebashkiakut të Durrësit Luan Hotit. Ndaj dua ta nis me një falënderim për ju. Ta nis me një falënderim të dyfishtë. Së pari do iu falënderoja që jeni angazhuar në fushatë, kjo është fare normale. Çdokush, çdo demokratë, aq më shumë si kryetar i Partisë Demokratike kam detyrimin t’iu falënderoj dhe e bëj këtë edhe në emër të të gjithë shtabit të fushatës, të degës të Partisë Demokratike të Durrësit, të Partisë Demokratike kudo ku ndodhen. Por dua ta bëjë dyfish në rrethanat ku ndodhet Shqipëria dhe në veçanti Durrësi. Siç e thanë, Sardi, Osmani, Arbi, Rena, këto janë kohë të vështira, janë kohë të vështira për shpresën. Rinia dhe shpresa janë të pandashme nga njëra-tjetra. Ku ka rini, ka shpresë, në qoftë se nuk ka shpresë, rinia ikën dhe gjen shpresën diku tjetër. Sot këtu ka shpresë, ka shpresë sepse ka rini. Dhe është kjo shpresë që na mbush me besim se e diela e ardhshme nuk do të jetë një e diel e zezë për Durrësin. Por do të jetë një e diel plotë me diell, plotë me ndriçim. Jeni këtu, por jemi po kështu të vetëdijshëm që shumë prej jush nuk janë këtu. Nuk janë në Durrës, nuk janë. Ndonëse mund të kenë qenë vitin e kaluar apo para dy vitesh, apo tre vitesh, në gjimnazet dhe Universitetin “Aleksandër Moisiu. Janë jashtë një pjesë e madhe përtej Adriatikut, të Itali. Një pjesë tjetër në vendet e tjera të Evropës. Në Britani, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Largimi masiv i rinisë shqiptare, është treguesi më i qartë i dështimit të plotë të modelit që na ka qeverisur. E kam fjalën për modelin e dështimeve dhe të korrupsionit që ne kemi 8 vite që e luftojmë si Parti Demokratike ditë për ditë. E luftojmë me fakte, me denoncime të bazuara mbi hallet dhe problemet e përditshme të qytetarëve mbi shpresat, mbi ëndrrat dhe projektet e rinisë shqiptare. Këto janë dy modele krejt të ndryshme nga njëri-tjetri. Modeli i dështimeve të njëpasnjëshme, modeli i korrupsionit, modeli i monopolizimit të gjithçkaje të kapjes së çdo gjëje në një dorë të pushtetit, të pasurive, të Durrësit, modeli i politikës së vjetër që pushtetin e shikon si privilegj, si pronë private. S’ka rëndësi nëse është pushtet brenda partisë, apo pushtet shtetëror, e shikojnë si çifligun e tyre. E ndërsa e shikojnë pushtetin si çiflig, ndërsa e shikojnë shtetin si pronë e tyre, natyrisht të gjithë shqiptarët dhe rininë, i shohin si shërbëtorët e tyre. Në rastin më të mirë, in shohin si figurina për t’i lëvizur sa andej këtej, në qoftë se u prishin punë. E kemi parë këtë në sjelljen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij kur studentët u ngritën në protesta në dhjetorin e 2018-ës. E pamë se si u dridh, se si i mbushi poturet kur thotë populli, por pastaj filloi me propagandë, me përçarje, me premtime të rreme. Dhe ja ku jemi sot, dy vite e ca muaj pas rebelimit studentor të 2018-ës dhe asgjë nuk ka ndryshuar dhe nuk ka si të dyshojë. Modeli i vjetër nuk ndryshon dot. Modeli vjetër e ka mendjen vetëm këtu, tek karrigia. Këtu e ka mendjen dhe për hir të kësaj, është gati t’i vërë kazmën gjithçkaje e të djeg gjithçka. Ka frikë më shumë se të gjithë e mbi të gjitha rininë. A e dini pse? E di çfarë i bën rinia në çdo vend, edhe në Shqipëri atyre që e kanë mendjen mos t’i lëshojnë karriget? Iu bën këtë. Dhe këtë do t’iu bëj atyre që kanë 22 vite që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakun të Durrësit dhe e kanë katandisur Durrësin, perlën e Adriatikut. Simbolin e krenarisë tonë, si shqiptarë dhe pasardhës të Ilirëve, në një qytet të pajtueshëm për rininë e për durrsakët. Pse, sepse kanë instaluar një model tjetër, modelin e vesit, modelin e korrupsionit. Këto nuk janë akuza. Dhe ky është ndryshimi me modelin tonë. 6 vite përpara, kur ngritën zërin për inceneratorët, na thanë filloi politika e baltës, e mashtrimeve, çfarë nuk thanë. Futuni pak në youtube, gjejeni pak atë premtimin e Edi Ramës “po qenë 400 milionë euro Lulzim, unë jap dorëheqjen” – 10 herë ma përsëriti, “unë jap dorëheqjen” – tani që i dolën 430 milionë euro, e ka futur kokën poshtë në minder, siç thonë nga Shqipëria e mesme. Pse se jep dorëheqjen? 430 milionë euro, inceneratorët nuk janë më akuza boshe, janë prova të faktuara nga komisioni hetimor parlamentar që Partia Demokratike ngriti dhe të cilit i qëndruam deri sa zbardhi ditë për ditë e orë për orë aferën më të madhe korruptive. Tangentopolin e Shqipërisë, i cili patjetër duhet të çohet në një maksiproces njësoj si para 30 vitesh në anën tjetër të Adriatikut. Ta mbush atë kafazin e SPAK-ut plotë me politikanë të korruptuar dhe me të tjerët që jo thjesht e kanë ngjyer gishtin, por kanë grabitur të ardhmen e rinisë shqiptare, bukën e fëmijëve shqiptarë, shpresat e prindërve për një jetë më të mirë. Ky pra është modeli ynë, me prova, me fakte, jo me hedhje balte, shpifje, gënjeshtra e lloj lloj marifetesh vetëm e vetëm për çfarë? Për karrigen e tyre. Që të mos lëshojnë karrigen e tyre. Kanë 30 vjet që nuk lëshojnë karriget. I kanë salduar këto pas karrigeve që mos t’i hapin rrugë rinisë, mos  t’i hapin rrugë të ardhmes. Janë gati të bëjnë gjithçka për këtë. Kujtojnë se do ta kenë të lehtë. Ju shohin të rinj, na shohin të rinj dhe kujtojnë se këta mund t’i shtyjnë.

E kanë gabim! E kanë gabim apo jo? Ju shtyjnë dot ju? Ju hedhin dot ju në det? E kundërta do të ndodhë. Jemi bashkë këtu ne për ta hedhur këtë model 30-vjeçar në det.  Ashtu siç bëmë me aferën e inceneratorëve e cila tashmë është e faktuar, nuk është politikë e baltosjes, nuk janë llafe në erë, nuk janë gënjeshtra dhe shpifje siç shpif politika 30-vjeçare, modeli i vjetër me në krye Edi Ramën dhe regjimin e tij, por edhe kambalecat e tij.

Të njëjtën taktikë ka , e njëjta shkollë është për fat të keq. Ne po i ofrojmë Shqipërisë një model të ri. Unë jam i vendosur siç ju kam thënë prej kohësh jo thjesht në prag të një fushate siç është kjo që kulmon të dielën e ardhshme. Jam i vendosur dhe e konsideroj misionin e jetës time politike që t’i hap rrugën rinisë, që Shqipëria të jetë në duart e rinisë, që rinia të marrë në dorë fatin e Shqipërisë. Ky është misioni më i lartë që më frymëzon ditë për ditë në veprimtarinë time politike, në çdo kuptim. Të marrë në dorë në kuptimin e fateve ekonomike, shoqërore dhe politike. Po a është kjo një betejë e lehtë?

Ju po e shikoni vetë se sa e vështirë është. Nuk është aspak e lehtë. Dhe unë e di këtë fare mirë. Edhe ju besoj e dini se sa e vështirë është. Por nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë për të ecur përpara.

A ka  rrugë tjetër për të ecur drejt të ardhmes përveçse të ecësh me rininë dhe për rininë duke e promovuar rininë?

Çdo rrugë tjetër të çon mbrapsht. E dimë se ku na çon. Na çon në greminë. Ndaj modeli i ri duhet konsoliduar në çdo aspekt. Në aspektin e kthimit të politikës tek hallet dhe problemet e njerëzve, qoftë me platforma, propozime dhe me veshët dhe sytë e hapura për hallet dhe problemet e njerëzve, qoftë me njerëz që janë njerëz, që jetojnë mes njerëzve, nuk e shohin veten as si zotër, as si gjysmë zotër, as si aktorë Hollywood-i për të bërë spektakël me rastin më të parë, por me njerëz që jetojnë me problemet e përditshme të komunitetit të tyre, sakrifikojnë për ta, janë gati të sakrifikojnë për ta, bëjnë gjithçka, nuk i zë gjumi për të zgjidhur problemet e tyre dhe i tillë është Luan Hoti, bashkëqytetari juaj prind dhe një njeri që ka kaluar gjithë jetën e tij në Durrës, që në moshën e më të riut mes jush që e njeh qytetin, që e do qytetin dhe që është gati të bëjë çdo gjë për qytetin.

Ndaj siç e thatë me Luan Hotin, me votën për Luan Hotin, po kryeni një akt të madh besimi, nuk po vini një bast, or po bëni një akt të madh besimi për të ofruar këtë model të ri politik. Modelin e politikanit që ju sheh në sy dhe  është gati të marrë çdo pyetje de t’ju japë përgjigje, përgjigje të vërteta jo llafe kot më kot. E vërteta dhe e gënjeshtërta, janë dy çatitë e këtyre dy modeleve. Modeli i vjetër ka të gënjeshtërtën për çati. Sa herë që s’ia del dot, i fut një tjegull çatisë së gënjeshtrës. Ashtu siç u zbardh afera e inceneratorëve, tani është në dorë të SPAK-ut mos ta lërë te Koka që në fakt është bishti, por ta çojë tek koka e vërtetë që është i pari i qeverisë, bashkë me ministrat dhe kryebashkiakët duke përfshirë kryebashkiakun real këtu se  të gjithë e dimë që kryebashkiaku  këtu është Dako dhe ndryshimi midis tij dhe asaj që sillet si kryebashkiake nuk është as  një gërmë, D-ja me S-në, nuk ka asnjë ndryshim, reali është ai. Por duke bërë të mundur ,pra që të gjithë këtë njerëz të shkojnë dhe të japin llogari para drejtësisë, siç jep llogari çdokush. Siç kapin një të ri për një cigare marjuane dhe e mbajnë 72 orë dhe e çojnë para gjyqtarit dhe të dënojnë, i gjejnë ato fletët, sa mirë i gjejnë ato fletët për t’i dënuar kur s’ka një mik, kur s’ka një shok, kush s’ka akses, kur s’paguan ryshfetin. Ndërkohë  politikanët jo, edhe kur janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro.

Asgjë s’ndodh!

Gënjeshtra tjetër është mashtrimi publik që po bëhet me  Portin e Durrësit. Dhe këtë do ta çmontojmë. Po ua them sot këtu para gjithsecilit prej jush dhe para gjithë shqiptarëve që na ndjekin. Gjashtë vjet më parë nisëm denoncimet dhe mund të ishte parandaluar afera e inceneratorëve, sot  po dridhen nga i pari tek i fundit sepse e dinë se çfarë do t’i gjejë eventualisht nga drejtësia. Tani po ju them aferën e Portit të Durrësit që e kemi denoncuar që prej ditës së parë do t’i shkojmë deri në fund me të gjitha format dhe mjetet. Ne  nuk do ta lëmë Durrësin pa zhvillim. Kemi disa ustallarë tek karakatina e vjetër, disa ustallarë të gënjeshtrave e mashtrimeve te modeli i vjetër.

Njëra palë ndryshon ligjin në kundërshtim me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Satabilizim Asocimit që t’i hapi rrugë dhënies së Portit të Durrësit pa garë një arabi i cili në fakt është vetëm një prestanome për disa oligarkë dhe disa politikanë që duan të pastrojnë paratë e drogës dhe paratë e korrupsionit duke zhvatur të ardhmen e Durrësit.

Pala tjetër thotë ky është projekti Rama-Basha ndërkohë që natën takohet me Dakon. Sigurisht është e njëjta shkollë. Unë nuk kam ndërmend siç nuk kam bërë kurrë në asnjë çast të merrem me baltën që hedh modeli I vjetër. Ne do të merremi me fakte. Dhe faktet janë këto.

Pa transparencë nuk ka zhvillim dhe nuk mund të ketë zhvillim me një projekt që s’e di askush si lindi, ku u konsultua, sa toka publike që i takojnë qytetit do t’i jepen, sa toka publike që i takojnë republikës do të jepen, cila është vlera e këtyre tokave, me çfarë çmimi po jepet, çfarë po marrim në këmbim, kujt i takon kjo, sa do të fitojnë qytetarët durrsakë, sa do të fitojnë familjet durrsakë, sa do të fitojë rinia durrsakë, universiteti I Durrësit, kampusi që ju kërkoni, familjet në nevojë, ata që u dëmtuan nga tërmeti, sa do të fitojë republika. S’e di askush. Pse?

Se modeli I vjetër I mban të kyçura këto në kasafortë. Janë mjeshtra të kasafortës. Këtë e keni marrë vesh apo jo? Nuk kanë për ta mbajtur dot mbyllur kasafortën, do t’ua çajmë siç ua çajmë siç ua çamë kasafortën e inceneratorëve dhe sot gjysma prej tyre janë në kërmim ndërkombëtar. Për Portin e Durrësit dhe për zhvillimin e Durrësit padiskutim që ka nevojë për zhvillim, ka nevojë për investime, por ato mund dhe duhet të kryhen në përfitim të qytetarëve dhe rinisë durrsakë dhe të  gjithë Shqipërisë vetëm në kushtet e transparencës, vetëm në kushtet e garës, vetëm në kushtet e konsultimit. Vetëm atëherë kur të parët, të zotët e këtij qyteti, kësaj bashkie, durrsakët të jenë konsultuar, të kenë pasur mundësi zgjedhjeje, të  kenë vendosur pse jo me referendum lokal cili nga modelet e zhvillimit kërkojnë dhe zhvilluesit po kështu të jenë nënshtruar garës që mos ta blejnë për dy lekë pasurinë e Durrësit dhe ta shesin si frëngu pulën burimin e aferës së tyre. Por të ndodhë e kundërta, pasuritë e durrsakëve, pasuritë e Durrësit që janë pasuri kombëtare të marrin vlerën që u takon dhe kjo vlerë të shkojë tek i zoti.

U ndala tek kjo pjesë për të bërë një diferencë media asaj që po vlon sot në të gjithë Durrësin dhe në të gjithë Shqipërinë dhe asaj që mund të ndodhë nesër. Që kjo të ndodhë nesër na duhet që  ndryshimi të mos ndalet asnjë çast. Përpara kemi forca që duan ta ndalin dhe ta kthejnë mbrapsht. Modeli I vjetër do të vazhdojë të dominojë mundësisht edhe 30 vjet të tjera ku të gjithë ku këtu të jeni midis 50 dhe 60 vjeç apo 55 nëse ka ndonjë 15 vjeçar mes jush, duan edhe 30 vjet të tjera të qeverisin Shqipërinë. E duan pa ekonomi tregu, e duan pa konkurrencë, e duan pa gjykata, pa media të lira pa universitete evropiane e duan mundësisht pari rini ose me rini kokëulur të zemëruar me politikën dhe që nuk voton.

Modeli jonë është modeli tjetër, modeli tjetër e do rinin në ballë punëve, e do në krye të angazhimit politikë, e do të arsimuar këtu me vende pune këtu, pranë familjeve tyre, me rrogat dinjitoze me mundësin për të planifikuar ndërtimin e një familje këtu me njëri tjetrin, për të blerë një banesë këtu, për të vjele frytet pasurit që na ka falur zoti gjithsecili prej jush jo vetëm një grusht politikanesh, një grusht oligarkësh, një grusht bandash ndaj për të bërë këtë të mundur na duhet të investojmë ditë për ditë në këtë mode të rinj. Unë sa më takon si person në radhë të parë por edhe si kryetar i Partisë Demokratike jam i vendosur mos ta lëshoje asnjë çast këtë kauze se nuk ka kauz më të rëndësishme sesa modeli i ri i politikës, që do të thotë promovimi i rinisë në të gjitha fushat e jetës. Dhe e di se për Luan Hotin memurin e halleve dhe problemeve që ka qyteti i Durrësit dhe Bashkia e Durrësit që janë bëre kapicë për fat të keq edhe për shkak tërmetit edhe pandemisë, të dyja keqmenaxhuar në mënyrë më të tmerrshme dhe propagandën më të tmerrshme nga qeveria prapë se prapë, në të gjithë këtë mori problemesh spikat problem numër 1, i Durrësit dhe i Shqipërisë problemi numër një i familjeve Shqiptarë është ta mbajmë rininë këtu duke i dhënë mundësi, mundësi për arsimim me cilësi, mundësi për investime, të sigurojmë punësim me rroga dinjitoze që të jemi këtu bashkë me njeri tjetrin dhe mundësisht të vijnë dhe ato që janë larguar, të jene këtu me ju në këtë perlë të Ballkanit, në këtë perlë të Evropës, me një ekonomi të zhvilluar me transparencë, me konkurrence dhe që ofron mundësi për të gjithë të rinjtë e të reja. Sigurisht që në kohën e shkurtër të këtij mandate nuk mund të ndërtohet kampusi Universitar dhe sigurisht ndërtimi i një kampusi kërkon patjetër një kryetar bashkiak që ta ketë mendjen dhe tek arsimi i Durrësit jo vetëm tek betoni. Padyshim që vota për Luan Hotin është një investim i rinisë Durrsake, i nënave dhe i baballarëve Durrësit për fëmijët e tyre, por është radhë të parë prova për tu shkëputur nga modeli i vjetër. A ka kohë më të mirë se sa kjo për tu shkëputur nga ky model? Ndaj vlerësojeni 6 Marsin, dilni masivisht për ta shembur modelin e vjetër, dilni masivisht për ta shembur modelin që është ngjitur pas karriges dhe nuk i hap rrugën rinisë. Merri shokët dhe shoqet tuaja, merreni prindërit kokë poshtë e të shkurajuar ndaj 30 viteve tranzicion dhe i thoni që në qoftë se s’keni fuqi të vini në kutin e votimit dhe të votoni për vetën tuaj, ejani për në, për rininë e Durrësit, për të rinjtë e të rejat e Durrësit, ejani për të ardhmen e Durrësit dhe votoni këtë të diele, të dielën e ardhshme me 6 Mars, numrin 3, Luan Hotin – Partin Demokratike. Faleminderit!