Në fjalën e tij para të rinjve, Basha tha se koncepti i politikës është ndryshimi dhe se të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh.
Sipas tij, në Shqipëri i duhet dhënë fund konceptit në Shqipëri, siç e quan ai “të karrigeve të salduara”, ku qarkullojnë të njëjtit njerëz, që nuk i lëshojnë kurrë karriget e tyre, që bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, apo ndryshojnë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Një herë kryeministër, pastaj President, pastaj prapë kryeministër, janë vendet ku qytetarët nuk i gëzojnë këto liri.

 

Fjala e plotë

Dhe një herë faleminderit të gjithëve që jeni mbledhur në një ditë kaq të bukur, e bëni edhe më të bukur, në këtë takim tuajin, në një kohë të dhimbshme për demokratët dhe të dhimbshme për të gjithë shqiptarët. Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion? Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Drejt lirisë që me të vërtetë e garanton ligji siç tha Rei, por në fakt është një e drejtë natyrore me të cilën lindim, është e drejta jonë, na e ka dhënë zoti s’na e merr dot askush. E garanton ligji në mënyrë që liria ime mos të dëmtojë lirinë tënde. Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël. Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se disa kafshë të tjera, për të përdorur Orëellin, meq jeni dhe studentë të gazetarisë. Xhorxh Orëell, në “Fermën e Kafshëve”, një libër i famshëm tashmë për rininë shqiptare, përshkruan se si kishte një hierarki dhe megjithëse thuhej se gjithë kafshët ishin të barabarta, dukej derrat ishin më të barabartë se kafshë e tjera, i kishte zgjedhur derrat si simbol të le të themi të babëzisë. Pse bëhet e gjithë kjo betejë? Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige të përjetshme, nuk njeh dinasti. Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin. E ka thënë politikani i madh, Ëiston Churchill. Dhe kjo është e vërteta, vendet të cilat i hapën ndryshimin si përmes zgjedhjeve, ecin përpara. Vendet që e ndalojnë ndryshimin me lloj lloj trukesh, qarkullojnë të njëjtit njerëz, që nuk i lëshojnë kurrë karriget e tyre, që bëjnë sikur ikin dhe vijnë prapë, apo ndryshojnë Kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Një herë kryeministër, pastaj President, pastaj prapë kryeministër, janë vendet ku qytetarët nuk i gëzojnë këto liri. Aty jo vetëm që nuk ka një dritë në fund të tunelit për tranzicionin, por nuk ka kthim prapa për të përdorur një këngë të famshme të një grupi të famshëm, po shumë të vjetër për moshën tuaj, të Beatlesave, “Back in the U.S.S.R”. Pra kthehemi në kohën, siç e tha Rei, të Bashkimit Sovjektik. Në fakt ne duhet të lëvizim përpara dhe ne i kemi të gjitha shanset të lëvizim përpara. Se ne jemi në një kontrast shumë të madh. Kemi qenë vendi më i izoluar nga vendet e komunizmit, më i izoluari nga të gjithë, me diktaturën më të egër, që u fut brenda shtëpisë së njerëzve, që u fut brenda dhomave të gjumit, brenda shpirtrave të njerëzve. Kishin frikë nga vetja e tyre, le më pastaj, le më pastaj nga policia, nga sigurimi i shtetit e nga i gjithë aparati tjetër i diktaturës. Dhe ndërkohë, jemi ndër vendet më të hapura fal 30 viteve, jo fal politikës, fal shqiptarëve që kanë ditur ta përqafojnë lirinë. Rinia ka ditur ta përqafojë lirinë. Sa të rinj kemi sot anembanë Shqipërisë, të cilët me gjithë këto kushte të vështira, prapë se prapë nuk e kanë humbur shpresën tek vendi i tyre. Sa të tjerë kemi jashtë Shqipërisë, që nuk dallojnë fare as në aftësi, as në talent as në produktivitet nga bashkëmoshatarët e tyre të lindur dhe të rritur, siç i thonë me lugë floriri, apo në kushte shumë të mira në Angli, në Itali, në Gjermani, në Itali, në Greqi, në Francë, në Shtetet e Bashkuara. Pra, kjo do të thotë që në thelb nuk ka asgjë gabim me rininë shqiptare, përkundrazi, kur ia del në kushte kaq të vështira, imagjinoni po t’u jepen mundësitë. Çfarë mundësie mund t’i ofrojë politika rinisë? Në radhë të parë, mos të saldohet në karrige. Të lejojë qarkullimin e elitave, të lejojë që gjërat të ecin përpara. Pse saldohen pas karrigeve? Sepse lidhin interesat aty, interesat politike lidhen me interesat ekonomike, me interesat financiare. Mund ta ndajmë shoqërinë në dy lloje të ndryshme sipas mënyrës që vendosim. Sot dua ta ndaj në dy mënyra të cilat i kuptoni, për shkak të se me to ballafaqoheni çdo ditë. Një shoqëri ku ecën përpara për shkak të aftësive të tua Gisela, jo për shkak se kë njeh dhe vajza e kujt je. Kjo është shoqëri në të cilën i jepet mundësia të ecin përpara sipas aftësive të veta. Dhe ata që nuk i kanë këto aftësi, se jo çdokush i ka aftësitë të ecë përpara, për ta shoqëria kujdeset, nuk i lë prapa, nuk i lë në rrugë pa shtëpi, nuk i lë të hanë në kazanët e plehrave. Po shumica dërrmuese i kanë aftësitë të ecin përpara, për atë që janë, për atë që përfaqësojnë. Dhe këtë e garanton ligji, e garanton barazia para ligjit. Dhe për këtë përgjigjen politikanët. Të cilët, siç e keni parë në perëndim, edhe për një sanduiç që e kanë blerë me lekët e shtetit, japin dorëheqjen.
Dhe shoqëria tjetër, është shoqëria e patronazhit. Dhe kjo me siguri, ju kujton zgjedhjet dhe masakrën elektorale të 25 prillit, por patronazhi është shumë më i thellë se sa kaq. Është një koncept mesjetar, “unë jam mbreti, poshtë meje janë dukët, poshtë dukëve janë kontët, poshtë kontëve janë baronët”, secili prej tyre ekziston për shkak të shkallës që ka më sipër. Ai që është më sipër iu pret kokën, ose iu fal tokën. Ti nuk merr dot punë, po nuk u fut mik dikush tek unë, po s’qe vajza e dikujt që njoh, apo akoma më keq, siç e dimë fare mirë. E njëjta gjë vlen edhe për të drejtën e studimit. Ky është sistemi, këto janë shoqëritë e patronazhit, të tutelazhit, të kodoshllëkut që ta themi haptazi. Po kodoshllëkut politik në këtë rast, i cili buron nga maja e deri poshtë. Se nuk mundet një zyrtar i thjesht, në Tiranë apo në Lezhë, apo në Vlorë, i policisë, apo i kadastrës, apo i Drejtorisë së Arsimit, të sillet si kodosh në qoftë se nuk sillet i pari i vendit si kodosh.
Përndryshe merr atë që meriton. Ndodh, po merr atë që meriton nga ligji. Si do ta bëjmë këtë ndarje? Si do ta bëjmë këtë ndarje, që njerëzit të ecin përpara në bazë të meritës? Si do ta bëjmë këtë ndarje, që shpresa e vetme për këtë vend, motivi im i vetëm për këtë betejë, që jeni ju, është rinia, janë të rinjtë, janë fëmijët tanë, të ketë sukses dhe të mos kthehemi prapë në qerthullin e tranzicionit, të karrigeve të salduara, të fundshpinave të politiaknëve të salduara në të njëjtin rresht të parë të karrigeve, ku nuk lejojnë askënd tjetër, sepse aty ndajnë bashkë Shqipërinë si plakë. Mund të zgjatem shumë për këtë temë, por një gjë e di, që forca më e madhe, energjia më e madhe, mendimet më të vyera dhe instrumenti më sigurt për t’i dhënë fund tranzicionit, jeni ju, është rinia. Rinia i dha fund diktaturës, rinia do t’i japi fund tranzicionit. Tani unë e di që Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka një histori të gjatë, me shumë kapituj të lavdishëm përballjeje me të keqen, përballje me diktaturën, përballje me regjimet. Por ka dhe kapituj jo fortë të lavdishëm, të mbylljes, të tkurrjes, të krijimit brenda vetes të një sistemi jo të vlerave, po prapë të patronazhit. Ku nuk ecje përpara për atë që përfaqësoje, që ishe gati të jepje, po se kë njihje e se besniku i kujt ishe. E pra, që t’i japim fund tranzicionit, duhet në radhë të parë ju të jepni shembullin. Ju duhet të jepni atë shembull, që t’iu ndjekin prindërit tuaj, sepse ju keni avantazhin keni mendësinë e re dhe pastaj do t’iu ndjekin prindërit do t’iu ndjek e gjithë Shqipëria. Të jepni shembullin, duke filluar me mënyrën se silleni ndaj politikës, kurrë mos jeni besnik të një njeriu, të një politikani. Kurrë mos jeni skllevër të një njeriu të kultit të individit, mos jeni shërbëtor të askujt, jeni shërbëtor të vetes tuaj, të familjeve tuaja dhe të Shqipërisë dhe ky mendoj se është një hap dhe final drejt fundit të tranzicionit. Dhe që të ndodh kjo, duhet ta thoni mendimin tuaj siç ju vjen, pa filtra, mos kini frikë se gaboni. Gaboni ku nuk flisni, gaboni ku nuk veproni, gaboni ku nuk bashkoheni, po kurrë nuk gaboni kur veproni. Siç vepruat para dy vitesh, para tre vitesh me protestat e studentëve. E shkundët Shqipërinë, e shkundët klasën politike, i shkundët dinozaurët e tranzicionit, i treguat që ky vend ka një shpresë dhe shpresa e ka emrin rini. Dhe brenda kësaj, sigurisht detyra ime si kryetar i Partisë Demokratike, është që jo vetëm t’i krijojë hapësirën maksimale rinisë për ndryshim, por të bëjë të mundur që rinia t’i prij ndryshimit.
J’ua kam thënë para 25 prillit dhe në të gjitha takimet që kemi bërë së bashku që nuk kam detyrë më të rëndësishme, nuk konsideroj mision më të rëndësishëm se sa t’i hap rrugën rinisë, sepse duke e parë rininë shqiptare siç e kam parë nga Saranda në Tropojë, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Korça në Durrës e di që në momentin që rinia do ta marrë në dorë Shqipërinë do të jetë një Shqipëri tjetër.
Mos harro vajzat e Forumit, mos harro gratë. Edhe momentet e vështira që i kemi kaluar dhe mos harroni në veçanti kontributin e jashtëzakonshëm që jepni bashkë me njëri-tjetrin siç e dhatë në fushatën e kaluar që po të mos ishte për masakrën zgjedhore, nuk do të ishte fitore thjesht e Partisë Demokratike, por do të ishte fitore e rinisë. Kështu do të ishte. E pra kjo nuk ndodh pa qenë siç jeni në krah të njëri-tjetrit, vajza dhe djem, djem dhe vajza dhe me atë ndjesi përgjegjësie që e the për njëri-tjetrin, të lidhur me njëri-tjetrin në një betejë dhe për një kauzë dhe për një ëndërr që është më e madhe se ëndrra e gjithsecilit prej jush, që është ëndrra e të gjithë shqiptarëve, që është ëndrra e të gjithë prindërve tuaj, që është ëndrra e çdo shqiptari kudo ku është që kështu siç jeni ju sot të jetë Shqipëria nesër. Se kur u thashë demokratëve në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit, siç do të jemi ne sot do të jetë Shqipëria nesër, ëndrra më e bukur e imja është që ne të jemi siç jeni ju, ta kemi shpirtin e pastër, të kemi kurajon tuaj, të jemi të zhveshur nga komplekset, të papërlyer nga vesi, të kemi pra atë pastërti të shpirtit, atë vizion dhe thellësi të mendimit dhe atë kurajo që kishin themeluesit tanë, studentët e dhjetorit 1990. Edhe njëherë dua t’jua them, e di që jo gjithmonë Forumi ka qenë vendi ku mblidhej kushdo që donte të kontribuonte dhe që ajo që fola më parë pas pyetjes së Giselës, patronazhi në kuptimin politik të fjalës ka infektuar, por ky s’është vetëm faji juaj, është edhe faji im, është edhe faji I partisë që nuk mund të jetë indiferentë kur përplasen dëshirat tuaj, ëndrrat tuaja për të kontribuar, gjithsecili aq sa do të kontribojë se kjo është nga ato gjëra në jetë, angazhimi politik, që sa më shumë kontribon dhe aq më pak pengesa shikon në rrugën për të kontribuar, aq më shumë do të kontribuosh. Kur të vihen pengesa pastaj të ikën dëshira. Kur e kupton që ka kulisa, ka intriga , ka grupe që janë larg kërkesave të shqiptarëve ndaj nesh, larg kërkesave të kohësh, shkurajohesh. Prandaj ky është edhe një moment për t’ju kërkuar falje. S’ka parur mjaftueshëm vëmendje, jo për të ndërhyrë në punët tuaj, në punët e Forumit se gjithë ideja e të pasurit një Forumi të Rinisë është që ju jo vetëm të keni lirinë për të bërë atë që duhet të bëni vetë, por të frymëzoni edhe partinë siç e keni frymëzuar në fushatë, frymëzoni qytetarët, frymëzoni shqiptarët. Por vëmendjen për të mos lejuar as Forumi dhe asnjë pjesë e shtëpisë tonë se Forumi është pjesë e shtëpisë së demokratëve, të mos kthehet në një principatë me një feudal i cili mbi të gjitha ka interesin e vet. Jo! Në momentin që kjo ndihet, preket, atëherë detyra e parë e demokratëve është t’i japin fund kësaj. Asnjë demokrat, në veçanti lidershipi demokrat nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa ta kuptojë se nuk është ulur në karrige pushteti, por është mbi një piedestal përgjegjësie të jashtëzakonshme në kohë të jashtëzakonshme që nuk është thirrur për të konsumuar privilegje, por për të dhënë deri në pikën e fundit çdo sakrificë dhe po ta bëjmë këtë dhe jam i sigurt që do ta bëjmë, duke nisur nga unë i pari, shikoni tre herë në ditë se si kërkojnë të më largojnë nga beteja, të më largojnë nga beteja me lloj lloj pretekstesh. E kërkojnë treshja e tranzicionit pothuajse me të njëjtat fjalë, a thua se janë mbledhur në të njëjtën dhomë bashkë dhe kanë thënë që po nuk iku ky, s’kemi gjë në terezi. Dhe në fakt të drejtë kanë. Halli është i drejtë. E kërkojnë ata që i kanë lidhur interesat e tyre ekonomike, oligarkët me ta. E kërkojnë një gusht e të ashtuquajturve analistë të cilët pasi nxisin konflikt, përplasje dhe gjakderdhje mes demokratëve ia kërcasin nëpër vilat e tyre luksoze në bregdet të shtunën dhe shohin nga televizori dhe shohin pastaj të hënën për të bërë komentet ndërkohë që rrogat e tyre janë më të larta se rrogat e kolegëve të tyre në Amerikë. Nga i marrin lekët xhanëm? Nga këta oligarkët, po këta nga i marrin? Nga këta politikanët, po këta nga I marrin? Këta i marrin nga ne, nga ju, nga shqiptarët. Mungesa e shanseve, mungesa e mundësive është arsyeja pse rinia ikën. Mungesa e shanseve, mungesa e mundësive vjen se këto mundësi dhe këto shanse që duhet të ishin të aksesueshme për rininë, në fakt këta I marrin dhe I kontrollojnë dhe I shpërndajnë njësoj si në Mesjetë ku i shpërndanin mbretërit apo princat. E pra, kjo është shoqëria që nuk duam, kjo është shoqëria që u çuam dhe e rrëzuam 30-vite më parë, diktatura. Kjo është një diktaturë e re, diktaturë e një pakice të re. i ka themelet shumë të dobëta. Pse? Sepse nuk ka asnjë kauzë morale. Qëllimi i vetëm është që një pakicë të pasurohet e të fuqizohet financiarisht dhe politikisht në kurriz të shumicës. Dhe është e fortë aq kohë sa është i dobët vullneti ynë për të qenë bashkë për ta luftuar dhe larguar. Në momentin që vullneti ynë është i pathyeshëm, në momentin që jemi të gjithë bashkë, nuk i kimim betejës, por thërrasim në këtë betejë një shoqe, një shok më shumë dhe themi mos e mbaj zemërimin brenda, mos e shfryj në kafene, mos ia shfryj shokut dhe mikut, shoqes, prindërve. Mos ik, por qëndro dhe lufto atëherë kjo pakicë nuk ka të ardhme. Ndërsa Shqipëria ka të ardhmen që meriton.

Ka në administratë njerëz, jo shumë, por ka njerëz të cilët kanë ndërtuar një përvojë këto vite. Dhe ndërsa shumë prej jush mbarojnë shkollën, universitetin, stazhin dhe bëhen pjesë e shërbimit publik njësoj si në sektorin privat dhe edhe sektori privat ka 50-vjeçarë, 60-vjeçarë, njerëz me përvojë, është mirë që ajo pjesë e përvojës ku kanë investuar ata vetë por kanë investuar edhe taksat e shqiptarëve, por edhe taksat e Bashkimit Europian, por edhe taksat e amerikanëve, të fillojë të transferohet tek ju. Pra shikojeni pak këtë, meqë kam përpara një pemë ulliri, ajo nuk është kurrë e zhveshur, por e vërteta është që bien disa gjethe, por zëvendësohen me gjethe të tjera ama mbetet gjithmonë e gjelbër. Gjelbërimi I pemës së ullirit është i pamort. I tillë duhet të jetë edhe kalimi i kontributeve pozitive në shoqëri, i tillë është edhe rreziku i kalimit të veseve, të së keqes në shoqëri. Por që të jem konkret, si mund të arrihet kjo? Duke rritur moshën e pensioneve? Jo, aspak. E para e punës kjo është një taksë e pamerituar mbi prindërit tuaj. E dyta është t’I mbyllësh dyert rinisë. Prandaj në veçanti në administratën publike e në veçanti nga shumë prej jush që duan të shërbejnë, kanë passion të shërbejnë. Shërbimi merr forma të ndryshme. Shëndetësi, arsim, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, drejtësi, administratë publike, Shërbimi Informativ i Shtetit. Tani ju duken si dogma se të gjithë këta i kemi parë siç janë sjellë si kundërshtarët e aspiratave tona, por në fakt këto janë veglat që garantojnë sigurinë, rendin, rritjen ekonomike, shëndeti, arsimi. Për të gjithë ata që duan të shërbejnë dhe nja në gati të shërbejnë, ne duhet të mundësojmë që të hapen vende pune dhe jo një që do të dilte në pension 65 të dalë tani 67 dhe i riu pastaj të shohë në momentin që i ka ardhur koha të kontribuojë për secilën prej këtyre shërbimeve apo vetë shërbimin publik apo vetë në politikë, se po flasim edhe për qarkullimin e elitave në politikë, thotë “ç’të bëj, të pres dhe dy vite sa të dalë në pension apo të iki?” Dhe ju e shikoni që shumica zgjedhin të ikin, zgjedhin të ikin edhe sepse sot që flasim, Gjermania ka nevojë për 1 milion vende pune, Italia 800 mijë, nuk jetojmë në një mjedis komod, ku mund t’i themi rinisë “rri e prit derisa të të vijë koha”. Jo. Jetojmë në nj mjedis dinamik, edhe në ekonomi, edhe në lëvizjet e popullsisë që quhet domethënë, dinamika demografike. Çfarë të bëjme atëherë?
E para punës, bëjmë gjithçka ta pajisim rininë me mundësitë për tu shkolluar ashtu siç duhet. E bëni, se bëni, pastaj është detyra e gjithësecilit prej jush, është kapaciteti i gjithësecilit prej jush, është inteligjenca e gjithësecilit prej jush, është rezistenca dhe këmbëngulja e gjithësecilit prej jush, pavarësisht nëse vini nga një familje me të ardhura të mjaftueshme apo nga një familje me vështirësi ekonomike por të paktën, shteti, politika me Partinë Demokratike do t’i japë mundësinë rinisë të marrë trajnimin e duhur dhe jo thjesht trajnimin formal në universitet po edhe trajnimin për të qenë gati, për të qenë pjesë e tregut të punës. Tregut të punës në kuptimin e plotë të fjalës edhe privatit, edhe publikut.
Dhe së dyti, në veçanti sa i takon administratës, po, ripërtëritje. Jo prerje me sharrë, jo gijotinë, jo metoda revolucionare por ripërtëritje. Në fillim të viteve ’90, nëna ime e cila ishte arsimtare, doli në pension para kohe, jo e dëshironte. Kishte akoma kohë dhe mundësi të jepte dhe mbahet akoma si një nga mësueset më tëira të Tiranës por për një kohë shumë të gjatë, e kam krenari dhe s’kam si ta kisha ndryshe, në vend që të më thonin deputet dhe ministër, në vend që të më thonin filan fisteku, më thonin djali i zysh Remzijes. Gjenerata të tëra, të cilat kishin kaluar nga duart e saj por ama u pensionua para kohe, për të hapur rrugën për të rinjtë që kishin mbaruar pedagogjiken, që ishin gati tani të bënin dhe ata apo ato detyrën e tyre. Po këtu gjërat janë lëmsh, këtu kanë falimentuar skemën e pensioneve sepse paratë që marrin nga taksat tuaja dhe prindërve tuaj, i bëjmë rrush e kumbulla, i bëjnë inceneratorë, i bëjnë koncensione, i bëjnë rrugë të florinjta më të shtrenjta se në Gjermani e në Japoni dhe fondi i pensioneve është në prag të falimentimit siç është edhe fondi i sigurimeve shëndetësore dhe çfarë bëjnë pastaj? Hajde të rrisim moshën e pensionit dhe efekti kolateral, anësor, i tmerrshëm i kësaj mase është që nuk ka punë për të rinjtë, nuk ka vend për të rinjtë. Ja pra se si një vendim i gabuar në politikë shkakton kaq shumë pasoja negative, ja pse përgjegjësitë e politikës janë kaq të mëdha dhe rreziku i politikës si rreziku i çdo pushteti, edhe i pushtetit brenda forumit, kur rri shumë gjatë fillon dhe humb, e humb me të gjithë kuptimin e fjalës, fillon e harron pse u fute në fillim, pse, çfarë të motivoi të futesh, të duket vetja i pazëvendësueshëm. Pra thash përgjigje të shkurtër por e zgjata pak, nuk pat arsye që të rritet mosha e pensionit, përveç se keq administrimit të shtetit, përkundrazi ulja e moshës së pensionit duke kompensuar gropën që i kanë hapur sigurimeve shoqërore me fondet që vjedh një qeveri e korruptuar, do it japim mundësinë shumë të rinjve të hynë në administratën publike dhe kjo është një nga pikat e programit tonë, ky është vizioni ynë për të ardhmen të cilën pa diskutim i vënë në jetë do të thotë që qindra, mijëra të rinj që sot nuk kanë punë pavarësisht që e kanë arsimin e duhur dhe trajnimin e duhur mundet të marrin vendin e tyre të punës për ata që janë trajnuar, për mësues, për mjekë, për infermierë, ushtarak punonjës të policisë e kështu me radhë ndërkohë që ata që e kanë mbushur moshën e pensionit të jepet mundësia të shkojnë në shtëpi e të gëzojnë ato vite të pensioni siç duhet ti gëzojnë, si gjyshër si prindër dhe mundësisht krenarë për shërbimin që i kanë bërë vendit dhe krenarë që të shohin bijtë dhe bijat e tyre, mbesat dhe nipërit e tyre që të marrin stafetën si ne çdo vend normal………….. e megjithatë je këtu sepse kosto edhe më e lartë do t ishte për ju, për të gjithë rininë shqiptare po mos të ishim këtu por tja linim në dorë një grushti njerëzish që kanë vetëm interesin e tyre, që kanë karrigen e tyre. Por mirë themi një moment që ja lamë por në qoftë se i lemë të përjetshmit në ato karrige kur do të hapen vendet për ju, kur do të hapen vendet siç tha Ariani, kur do të hapen vendet, kur do të qarkullojnë elitat, kjo pra është beteja, ky është çelësi i betejës, Edi Rama nuk e lëshon, vjedh për herë të tretë zgjedhjet dhe thotë o të vjedh edhe të katërtat edhe të pestat, për çfarë, për ta varfëruar më shumë këtë vend, për të përqëndruar më shumë pushtet dhe pasuri nga populli i cili varfërohet. Ai tjetri thotë që do jem edhe 30 vjet apo 40 vjet të tjera bënë politikë që na doli dje në konferencë për shtyp, ky tjetri siç e the në vend që të shijonte pensioni politik dhe të kontribuonte me atë pjesë të trashigimnisë pozitive e hedh të gjithën poshtë dhe i thërret njerëzit në një akt të pashembullt të sulmojë shtëpinë e tij, pse, për karrige, por në qoftë se këto karrige janë përjetësisht zëna nga këta tren njerëz apo qoftë edhe 13 sa ishte byroja politike para këtyre. Kur do t’i vijë radha rinisë? Kur? Asnjëherë! S’mund të jetë kështu, nuk duhet të jetë kështu dhe sa më takon mua nuk do të jetë kështu, por kjo nuk është diçka që unë mund ta bëj vetëm. Ajo që mund të bëj dhe do ta bëj siç po e them këtu, sot, tani, do ta them dhe më vonë në këshillin kombëtar është të ndërtojmë instrumentet dhe të garantojmë që gjithë secili prej nesh jush që e do këtë mundësi, t’i jepet kjo mundësi dhe t’i jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo përmes filtrave, jo përmes kë njeh e kujt i servilosesh e pjesë e kujt klani je, por përmes aftësive, dëshirës, vullnetit që keni për të kontribuar. Në momentin që kemi arritur kjo dhe më besoni nuk do arrihet nga sot nesër. Edhe sikur ta kemi të gjithë këtë dëshirë prapë do kërkojë kohë, nuk do arrihet nga sot deri nesër, por do arrihet shumë më shpejt në momentin që e kemi vendosur si objektivin kryesor, ta dini që në këtë moment kemi në duart tona, në shtëpinë tonë, në Partinë Demokratike instrumentin e vetëm që e bën Shqipërinë si gjithë Europa. Se kjo është Europa, vend i mundësive, jo i patronazhit. Vendi i lirisë, vendi i qarkullimit të elitave, vendi i shpresave që lindin pikërisht nga mundësia e çdokujt për të realizuar për më të mirën që ka brenda vetes pavarësisht se biri apo bija e kujt është, pavarësisht se kë njeh e kë nuk njeh. Të gjithë zoti na ka bërë të barabartë, ligjet na garantojnë barazi dhe politika duhet vetëm të bindet dhe ta bëjë këtë realitet. Prandaj, ju falënderoj nga zemra për këtë bashkëbisedim. Nuk e di nëse dikush tjetër kërkon ta marrë fjalën por para se ta mbyll, rinia që më ka ftuar, para se t’ia kaloj mikrofonin Orit dua t’ju them se ky takim i paraprin riaktivizimit pas disa javësh dhe muajsh për shkak të ngjarjes së ngrirjes së procesit të zgjedhjeve në Forumin Rinor të Partisë Demokratike e t’i bëj thirrje të gjithë të rinjve demokratë dhe të gjithë të rinjve shqiptar, t’i bashkohen këtij brilanti të partisë demokratike, Forumit Rinor të Partisë Demokratike me një qëllim, të ndërtojmë të ardhmen së bashku.