Grida Duma: Duhet t’i mbajmë mend të gjitha, është detyrë. Të gjitha kontributet. Shpesh e bëjmë këtë diskutim dhe themi, parti është një bashkim vullnetar dhe nuk ka gjë më të shtrenjtë në një periudhë të ekonomisë së tregut kur gjen njerëz që vullnetarisht japin në opozitë. Nuk besoj që ka gjë më të shtrenjtë se kjo dhe jua the me bindjen e plotë, që kur e bëjnë këtë gratë që kanë njëqindë de një mijë detyra, për mua, është një sakrificë heroike pa asnjë shqetësim që e them këtë. Ne në verbin tonë politik, jemi lodhur me eksklamacionet, me hiperbolat, me fjalët e mëdha. Por nëse ka një vend në të cilën hiperbolat dhe fjalët e mëdha dhe adhurimi duhet të shkojë, është tek gruaja e cila angazhohet edhe në politikë në Shqipëri dhe për këtë arsye unë mendoj që nuk është vetëm e qellur, por ndoshta është edhe pak strategjike nga kryetari i partisë që e nis me zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas. E di që përgjatë historisë së Shqipërisë, edhe brenda patriarkalizmit, edhe brenda përbrenda privitimizmit të vet, është përdorur dhe është keqpërdorur imazhi i gruas. E dimë që është ngjyra në shoqëri, nëse do të shikosh një gjë të bukur në cilëndo grupim burrash, nëse nuk ka aty një grua, vështirë është ta gjejmë të bukurën reale, le ta themi kështu.
Fato në ditët e vështira, nuk më shkruan në inbox, më çon këngë ose lule. Sa herë ndodh një gjë e vështirë, nuk bën asnjë koment, më çon në inbox o një këngë të vjetër, o diçka klasike, ose lule. Ja kjo është të thuash, ta përballosh gjithmonë situatën. Tani që të them gjë për dritën,  është brë imazh kombëtar, për nga qëndresa dhe nga forca. Po e bukura e të qenurit e fortë dhe të kesh emrin me dritë, është një dikotomi fantastike. Unë mendoj që forca më e madhe është drita në fakt, jo errësira, kështu që po e mbyll me këtë metaforën. Kam Merin atje, gjithë jetën në PD. Ne do ikim, PD-ja ishallah e past jetën e përjetshme në këtë vend dhe sjelltë atë energji që juve ia lini, sepse Meri është një nga le të themi ekonomistet, informaticienet më të mira që pa pasur Partia Demokratike, nuk ikën. Sa herë që ulemi në tryeza, vetëm më kritikon, pastaj gjendet po aty dhe e vetmja gjë që thotë, është ku i keni ato çunat ato gocat, të vijnë t’i trajnoj dhe të ikin. Dhe është thelbi i shpirtit të gruas në trashëgimninë dhe në gjithçka tjetër.