Përshëndetje të nderuara dhe të nderuar mbështetës të Partisë Demokratike dhe të dashur qytetarë, ne jemi të fokusuar tek njerëzit. Fundi i vitit po afron, ndërkohë që një nga skandalet më të mëdha të 31 viteve ka plasur. Ky është skandali i inceneratorëve. Ditën e djeshme është përhapur një lajm sikur Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë ka dhënë dorëheqjen. Sot, ky lajm nuk konfirmohet. Pavarësisht çfarë kulisash po luhen, fakti është që arrestimi i Lefter Kokës është në vetvete një akt për tu përshëndetur, por krejtësisht i pamjaftueshëm në qoftë se nuk shoqërohet nga një hetim i plotë, i thellë, i shpejtë dhe transparent sa i takon komunikimit me publikun, të pjesëve që mund të komunikohen me publiku. Shqiptarët e dinë që Lefter Koka nuk ka vepruar i vetëm, shqiptarët e dinë që brenda një dite 17 vendime të qeverisë u kaluan me qëllim që të niste puna për 3 inceneratorët, që sot janë skema krimi të sekuestruara nga SPAK. Për më shumë se 4 muaj, Partia Demokratike, ë cila denoncoi dhe bëri të mundur nisjen e hetimeve në nivel të gjyqësorit, ka nisur po kështu edhe përpjekjet për transparencën e plotë parlamentare. Gjëja e parë që dua të them sot, është ti bëj thirrje Ermonela Felaj dhe Edi Ramës, të mos pengojnë seancën e komisionit hetimor për incerneratorët që do të zhvillohet në orën 12, ditën e nesërme, sepse në këtë mënyrë jo vetëm po pengojnë, në mënyrë të jashtëligjshme, antikushtetuese, duke kryer një vepër penale, transparencën parlamentare, por po vetë zbulohen, si autorë dhe bashkë autorë të kësaj afere kriminale. Ditën e nesërme, në orën 12, Komisioni Hetimor për inceneratorët, do të marrë në shqyrtim se si është e mundur, që ditën kur iu vu shiriti skemë krimi inceneratorëve, thesari i shtetit pagoi mbi 500 mijë Euro. Pra, është bërë mullar me prova, se tek inceneratorët dhe me inceneratorët është e lidhur e gjithë kupola qeveritare. Ndërkohë që ne jemi të fokusuar te ky problem, që ka lidhje drejtpërdrejt me korrupsionin qeveritar, Sali Berisha vërtetoi dhe një herë se misioni i tij i vetëm është të bëhet pengesë për opozitën dhe opozitarizmin dhe të vazhdojë të jetë një tub oksigjeni për një qeverisje ilegjitime dhe në koma, e cila ndonëse ka disa muaj që është betuar, jo vetëm që s’ka bërë asgjë nga ato për të cilat është betuar, por ka bërë keq e më keq këto muaj. Është bërë pengesë edhe për hetimin e inceneratorëve, e cila duhet të ishte sot tema kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare, e çdo media, përfshirë atyre që për një kohë të gjatë iu është mbyllur goja, apo errësuar ekrani, për shkak të pagesave që kanë marrë nga inceneratorët, sepse në fund të fundit detyra e tyre e parë është ndaj publikut dhe parave të publikut. Këto janë para të shqiptarëve. E pra në vend që të merremi nga mëngjesi deri në darkë me vjedhjen e shekullit, në vend që të shohim në pranga të gjithë ata anëtarë të kabinetit, që janë pjesë e kësaj afere, në vend që të shohim dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe vënien e tij para drejtësisë, se pa të nuk do kishin kaluar 17 vendime brenda ditës, prej Sali Berishës dhe me ndihmën e Sali Berishës, sot po merremi prapë me Sali Berishën, i cili nga dëshpërimi për dështimin e një lëvizje false, personale, po zbrazet mbi dyert dhe korridoret e Partisë Demokratike, i shoqëruar nga eksponentë të krimit të organizuar, siç është Fatjon Dautaj, narkotrafikanti i kërkuar nga Agjensia Kombëtare e Krimit në Britaninë e Madhe, njeriu që shkelmoi dyert e dhomës, një prej dhomave të selisë së Partisë demokratike, të asaj që njihet nga gazetarët si dhoma e mbledhjeve të kryesisë, në praninë e një familjari të tij, ish oficerit Dritan Berisha. Një simbiozë e tmerrshme e narkotrafikantit Fatjon Dautaj, i kërkuar dhe i skeduar nga National Crime Agency e Britanisë së Madhe, NCA. Me këtë rast i bëj thirrje dhe autoriteteve britanike dhe përfaqësuesve të tyre në Tiranë, duke ditur që kanë personelin e mjaftueshëm, që ta shqyrtojnë praninë e tij, ja ku e kanë, e kërkojnë në Angli, por ja ku e kanë, Fatjon Dautaj, në selinë e Partisë Demokratike, duke shkelmuar dyert e Partisë Demokratike. Natyrisht ky informacion do ti përcillet në mënyrë zyrtare, jo vetëm Ambasadës Britanike, por gjithë përfaqësive relevante të komunitetit ndërkombëtar në Tiranë dhe autoriteteve relevante të ligj zbatimit dhe të inteligjencës, me të cilat Partia Demokratike ka një bashkëpunim gjithmonë e më të ngushtë. Hyrja e dhunshme në zyra, vetëm ekspozon dëshpërimin e Sali Berishës, të cilin e lexuan të gjithë, dje. Dëshpërim që vjen nga fakti që e ka kuptuar që nuk është thjesht pakicë, por është një i vetëm, i ndjekur nga një përzierje e çuditshme njerëzish, që e kanë urryer gjithmonë dhe që e urrejnë edhe sot, por që shpresojnë, që përmes tij të kapin diçka, në këtë situatë, dhe nga një pjesë, jo sot, po ditën e djeshme, demokratësh të zhgënjyer, rikthimi i të cilëve brenda familjes sonë, duke i zhveshur nga iluzionet dhe gënjeshtrat e Sali Berishës, është një nga detyrat tona. Por më lejoni ta them fare qartë dhe prerë : Partia Demokratike i ika të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të  saj nëse dikush mendon se mund ta përdhosë me banditë të dhunshëm.
Partia Demokratike i ika të gjitha mundësitë të mbrojë integritetin e institucionit të  saj nëse dikush mendon se mund ta përdhosë me banditë të dhunshëm, ndaj sot në këtë moment që flasim, Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të veprojë në flagrancë , të arrestojë Fatjon Dautajn, ta procedojë atë sipas ligjit shqiptar dhe të  nisë menjëherë bashkëpunimin me autoritetet Britanisë së Madhe sa i takon procedimit  të tij penal si narkotrafikant në Britaninë e Madhe. Më vjen keq që jam kaq i drejtpërdrejtë sepse kjo ngjarje në fakt e meritonte të ndodhte tek Partia e drogës dhe e krimit, që është  partia që qeveris vendin që Trekëndëshi i Bermudës shfaqet përsëri. Dje pamë një non grata përpara kryeministrisë dhe një që pritet të shpallet non grata që nuk kishte marrë as masat më të vogla të sigurisë sepse janë në sintoni me njëri tjetrin. Janë në sintoni me njëri tjetrin sepse i lidh halli i tyre personal, ndërsa ne jemi të fokusuar  tek  njerëzit. Dua ti bëj thirrje  Sali Berishës, ish deputetit të Partisë Demokratike dhe tani pa asnjë funksion në organet drejtuese të Partisë Demokratike. Në radhë të parë të lexojë mirë vendimin e Kuvendit të Partisë Demokratik. Në mbështetje të nenit 42 të statutit të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 18.12.2021 në përmbushje të përgjegjësive të veta  dhe statutore si organi më i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike Në funksion të të ardhmes së PD dhe Shqipërisë, të mbrojtjes së vlerave euro atlantike dhe të parimeve themelore të saj, të mbajtjes gjallë të shpresës së të nesërmes dhe të jetësimit të aspiratës mbarë kombëtare për një Shqipëri si Europa, riafirmon fuqimisht se vlerat euro atlantike, parimet e etikës konservatore dhe të moralit politik, marrëdhënia e ngushtë dhe pa ekuivok me SHBAjanë të paprekshme. Duke mbështetur të gjitha vendimmarrjet e deritanishme të Këshillit Kombëtar, të Kryesisë  dhe te kryetarit që nga kuvendi i 17 korrikut 202, duke e parë të ardhmen e vendit në udhëkryq dhe të ardhmen e partisë Demokratike të kërcënuar nga jehona e të shkuarë, nga një frymë revanshiste që kërkon të delëgjitimojë dhe të shkatërrojë opozitën  nga fluks e me frymëzim e me ide anti demokratike kundër vlerave identitare të pro amerikanizmit dhe po europizmit  vendos:
1.Shpallja non grata e SHBA është e papajtueshme me çdo funksion tjetër në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
2.Të mbështesë fuqimisht  iniciativën për dekomunistrizimin  e vendimmarrjes dhe përfaqësimit politik në të gjitha institucionet e shtetërore e publike dhe partitë politike. Kuvendi i ngarkon organeve të Partisë Demokratike për zbatimin e këtij vendimi , vendimi hyn në fuqi menjëherë. Dhe ka hyrë në fuqi ditën që është votuar, të shtunën e 18 dhjetorit.
Pra ajo që ka ndodhur sot është që një ish deputet i partisë Demokratike, që nuk është anëtar i asnjë strukture drejtuese  të Partisë Demokratike , është futur me ndihmën e familjarëve të tij dhe kriminelëve të skeduar nga Britania e madhe për të thyer dyert e Partisë Demokratike , për të zhvendosur vëmendjen dhe fokusin e Partisë Demokratike, nga e vetmja detyrë që ne kemi, të fokusohemi tek njerëzit, të mbrojmë njerëzit, ti mbrojmë njerëzit nga korrupsioni i Edi Ramës. Korrupsioni si armiku më i madh i mirëqenies së tyre, korrupsioni që jua ka zbrazur tavolinat , xhepat dhe do ti gjejë me tavolinat më të zbrazura në prag të Vitit të risë ndonjëherë më parë. Dhe po  e vazhdon ta bëjë këtë ditë për ditë sepse e gjithë lufta opozitare, e gjithë përpjekja e Partisë Demokratike në parlament, në media, në publik, me grupet e interesit, në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtarë, e gjitha kjo përpjekje për fat të keq sa i takon ekraneve dhe mediave, i duhet të konkurojë me vandalizmin dhe me dëshpërimin që derdhet ne formën e dhunës në korridoret e Partisë Demokratike. Megjithatë ne nuk do të shfokusohemi nga beteja jonë për njerëzit, ne nuk do të shfokusohemi pir do të ecim përpara me betejën tonë për zbardhjen e plotë të aferës së inceneratorëve dhe vendosjes së gjithsecilit prej tyre para përgjegjësisë penale . Ndaj hapi i parë për këtë është thirrja që i drejtoj Edi Ramës  të zhbllokojë komisionin hetimor  dhe mbledhjen e komisionit hetimor nesër në orën 12, të kthejë anëtarët e komisionit  sepse gjithçka tjetër është një provë e drejtëpërdrejtë para shqiptarëve , se Edi Rama nuk është thjeshtë pjesë e aferës së inceneratorëve , por është koka e vërtetë e inceneratorëve.  Së dyti dje ka kaluar një aferë që lidhet me ata të cilëve as Edi Rama, as Sali Berisha  nuk jua përmendin më emrat . Është shtyrë ligji për investimet strategjike , ligji që ju jep oligarkëve shqiptarë të drejtën  të grabisin pronat e pronarëve  të ligjshëm që të ndërtojnë aty resortet turistike , që të pastrojnë aty paratë e drogës , apo të korrupsionit qeveritar. Ligj i kundërshtuar fuqimisht nga Partia Demokratike , ku në fillim u shpall në vitin 2015, i kundërshtuar përsëri në vitin 2018, i kundërshtuar përsëri ditën e djeshme. Shfokusimi nga kjo tjetër betejë është një tjetër shërbim që i bëhet Edi Ramës  sot nga Sali Berisha për hallet e tij personale. Megjithatë ne nuk do të pranojmë që shtyrja me dy vjet e  këtij ligji të kalojë si një akt rutinë. Përmes departamenteve tona duke filluar  nga ai antikorrupsion, ne do të fillojmë transparencën e plotë  përfituesve të vërtetë dhe oligarkëve që bashkëpunojnë me këta përfitues . Kemi denoncuar rastin e DamIan Gjiknurit  në Radhimë, apo më falni në Jalë ku po grabiten pronat e pronarëve për të ndërtuar dhe për të pastruar paratë e korrupsionit. Po kështu po shtohen e po zmadhohen territoret e grabitura pronarëve në Palasë dhe në zonat e tjera të ashtuquajtura të investimeve strategjike, por që në fakt janë të grabitura nga oligarkë si Zamir Mane me shokë. Pra as oligarkët, as mediat  që mund të financohen prej tyre, as Edi Rama, as Sali Berishanuk do të na shfokusojnë dot nga beteja jonë kundër korrupsioni, armikut të mirëqenies së shqiptarëve.

Lulzim Basha: Ndërsa sa i takon dy çështjeve të tjera shumë të rëndësishme ne do të përgatisim kallëzimet, apo më mirë le të themi ankimet në Gjykatën Kushtetuese. Dhe këto janë, e para, çështja e abuzimit me fondet e tërmetit. Që fondet e tërmetit të vidheshin siç i kanë vjedhur, Edi Rama bashkë me aparatin e tij në kryeministri dhe me kabinetin e tij qeveritar, kanë bërë një sërë manovrash të paligjshme, anti ligjore, me anë të të cilave kanë mundësuar që fondet të cilat duhet të shkonin në drejtim të pasojave të tërmetit, faktikisht të shkojnë në duart e pak njerëzve dhe të përbëjnë një aferë të tmerrshme korruptive, pas asaj të korrupsionit gjatë pandemisë. Gjithçka është e dokumentuar falë edhe punës vetëmohuese të organizatave jo fitimprurëse të cilat tashmë kanë kompiluar në mënyrë të plotë, kanë përgatitur në mënyrë të plotë materialin se si janë keqpërdorur paratë e shqiptarëve, se si janë vjedhur paratë e atyre që qëndrojnë akoma në çadra. Por ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, ka gjykuar se pala e paraqitur para tyre nuk është, nuk legjitimohet si palë. Ndaj brenda dhjetorit, Partia Demokratike duke shfrytëzuar hapësirën kushtetuese, përmes 28 deputetëve të saj do të depozitojë, në gjykatën kushtetuese, padinë e plotësuar me fakte shtesë dhe me fakte të reja, sa i takon korrupsionit me tenderat e rindërtimit. Dhe së fundi, objekt tjetër i mbledhjes së sotme, që i shërben qytetarëve dhe jo Sali Berishës dhe as Edi Ramës, është dërgimi në Gjykatën Kushtetuese, i ligjit për rithemelimin e kontrollit,  punëtorët dhe fshatarët e sigurimit të shtetit, i ashtuquajtur ligji për bashkëqeverisjen, që është një krim i dyfishtë. Nga njëra anë është destinimi i miliona, dhjetra-qindra miliona të shqiptarëve, për të krijuar një strukturë, gjoja monitoruese të administratës, por që në fakt janë patronazhistët, patronazhistët që duhet të përgjigjen në një tjetër komision hetimor, atë të masakrës zgjedhore të 15 Prillit. Pra, është shpërdorimi i fondeve publike dhe nga ana tjetër është krijimi i një ushtrie apo një reparti tjetër, të një ushtrie politike të partisë shtet. Ligji për bashkëqeverisjen po kështu do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Siç e shikoni kemi shumë punë përpara, në nivel parlamentar, në nivel ligjor, në nivel politik. Partia Demokratike është në krye të detyrës. Për fat të keq, ndërsa ne jemi duke bërë detyrën tonë, Sali Berisha me një grusht familjarësh, me një grusht banditësh të skeduar në Britaninë e Madhe për narkotrafikantë, vjen dhe thyen zyrat. Kjo është një fatkeqësi për demokratët. Por unë i siguroj, se dëshpërimin e një njeriu të vetëm nuk do ta lejoj të marrë peng as aksionin tonë politik dhe as ti zgjasë jetën një tjetri, që pret të njëjtin fat si ky.
Nuk do të lejoj që një i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjë gjithçka për ti zgjatur jetën politike dikujt tjetër që pret të shpallet non grata dhe meriton të shpallet non grata. Pavarësisht se sot është ulur në poltronin e kryeministrit të vendit. Ndaj ne do të vazhdojmë punën pa iu përgjigjur provokimeve. Pa provokuar, por duke bashkuar jo vetëm demokratët por të gjithë shqiptarët në këtë betejë që bëhet për njerëzit. E cila ka në fokus njerëzit, shumicën dërrmuese të qytetarëve. Qytetarët dhe qytetaret normale të këtij vendi. Familjet e tyre, fëmijët e tyre, rininë shqiptare, ekonominë shqiptare. Asgjë nuk do të na lëvizë nga vendosmëria e jonë për të vazhduar këtë rrugë. Asgjë nuk do të na pengojë apo intimidojë për ta çuar deri në fund gjithçka që kemi nisur. Asgjë nuk do të na ndalë të bëjmë transparencën e plotë parlamentare të inceneratorëve dhe personave përgjegjës duke i kërkuar njëkohësisht SPAK që mos të mjaftohet me hapin e parë, por që të vazhdojë urgjentisht me hapat e tjerë të hetimit, arrestimit të personave përgjegjës të të gjitha niveleve e në veçanti të politikanëve dhe të pushtetarëve të përfshirë në këtë aferë. Armiku i mirëqenies së shqiptarëve, armiku i bukës së gojës së fëmijëve, korrupsioni dhe aleanca e korrupsionit duhet të marrin goditjen e merituar. Dhe duhet ta dinë mirë se përballë kanë një parti demokratike më të vendosur se kurrë . Të çliruar nga hijet e së shkuarës, të çliruar nga komplekset e së shkuarës. Le ta dinë këtë Edi Rama, Sali Berisha, oligarkët, bosët e krimit të organizuar apo ushtarët e tij që vijnë vërdallë janë nën mbikëqyrjen tonë. Jo vetëm tonën, nuk na intimidojnë dhe nuk i pret fati që u premton Sali Berisha, Edi Rama apo ndokush tjetër nga trekëndëshi i Bermudës që i ka pasur dikur rekrut dhe që mund ti dërgojë si pjesë e skenarëve destabilizues për opozitën dhe për Shqipërinë. Ja ku jemi. Punën do e vazhdojmë, betejën do e vazhdojmë. Ne jemi të vendosur të bëjmë atë që kemi thënë. Të zgjedhim të ardhmen, të luftojmë për të ardhmen dhe e ardhmja e shqiptarëve nuk do të jenë narkotrafikantët në zyrat e PD. Nuk do të jetë nja klan familjar, apo një grusht ish pushtetarësh të korruptuar me bagazhe të kaluarës që i bëjnë fresk Edi Ramës. Teksa mbytet në djersën e maktheve dhe ankthit të merituar si kreu e qeverisë më të korruptuar të Europës. E ardhmja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve do të jetë pikërisht një parti e çliruar nga mbetjet e së shkuarës nga mentaliteti i së shkuarës. Nga mbetjet e komunizmit, nga mbetjet e korrupsionit. Një parti e vendosur, plotësisht e pajisur me të gjitha kapacitete njerëzore dhe me vullnet të hekurt politik siç e demonstruam në Kuvendin e 18 Dhjetorit  për ti dalë zot fateve të shqiptarëve dhe fateve të vendit