Premtimi i Salianjit me të rinjtë: Ju do të jeni fytyra e pushtetit në qeverisjen e PD-së.

Kandidati për deputet në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me të rinjtë dhe votues për herë të parë në këtë qytet. Salianji kërkoi angazhimin e të rinjve për të mundësuar rotacionin politik. Duke e cilësuar zhgënjimin dhe humbjen e besimit te politika, një investim të Edi Ramës, Salianji ftoi të rinjtë që në këto zgjedhje të votojnë për veten.
“Me shumë prej jush takohem për herë të parë dhe shihem për herë të parë, disa i bashkohen për herë të parë partisë demokratike, me shumë të tjerë nuk ju njoh si grupim por ju njoh emër për emër. Kemi ndarë betaja bashkë, kemi ndarë sakrifica sëbashku dhe gjithësecili prej jush është aseti më I rëndësishëm I Partisë Demokratike, jo vetëm në këto momente por do te jetë aseti më I rëndësishëm i Partisë Demokratike për të bërë diferencën mes një plaku dhe gjyshi trendi siç përpiqet të jetë Rama ngaqë mban mustaqe dhe të rinjve realë me mëndësi tjetër, me qasje tjetër dhe me një diferencë të dukshme me të.
Këtë radhë është e qartë, që Shqipëria është më dobët, që Shqipëria është më keq për shkak se shumë të rinj si ju kanë vendosur për shkak të pamundësisë të dorëzohen dhe të largohen nga ky vend. Lokomotiva e një vendi, shtysa kryesore e një vendi, ashtu si edhe shtysa kryesore e fushatave elektorale janë të rinjtë”, tha Salianji.

Sipas ish-deputetit, fytyra e pushtetit të PD pas 25 prillit në qeverisje do të jenë të rinjtë që kanë bërë beteja dhe do të kontribojnë në zgjedhje.

” Shikoni pak cilësinë e të rinjve që janë në këtë aktivitet, shikoni pak kundërshtarët përballë se në çfarë derexheje kanë përfunduar. Nuk ka zgjidhur asnjë situatë me të rinjtë. Nëse janë borxh, padiskutim që janë borxh edhe me prindrit tuaj por borxhin kryesor ja kanë të rinjve dhe të rejave në këtë vend. Ne do të jemi ndryshe! Dhe kur them do të jemi ndryshe jo vetëm në program por edhe në njerzit të cilët do të administrojnë. Ne do të japim bursa të plota studimi për çdo familje e cila ka të ardhura deri në 650 mijë lëkë të vjetra në muaj, që të ketë mundësi që gjithsecili të shkollohet, ashtu si edhe ju, si shumë prej jush, që unë e kam nisur po njësoj”, theksoi ish-deputeti.

Salianji ironizoi deklaratat e kryeministrit për pagat 7 mijë euro të të rinjve.

” Del edhe guxon edhe tallet Rama, thotë këtu marrin të rinjtë nga 3000 euro, nga 5000 euro, nga 7000 euro. Ka ndonjë njeri këtu që merr nga 700 mijë lek pale…ta ngrejë dorën kush është. Jo vetëm që spo ngrini dorën por po ulni kokën. Nuk është turp për ju kjo, është turp për këta që e kanë lënë në këtë situatë e në këtë derexhe. Po nesër pushtetin e Partisë Demokratike, ju premtoj dhe ju jap garanci të plotë që do të jeni ju fytyra e parë e pushtetit të Partisë Demokratike nesër”, deklaRoi Salianji.