“Na mashtruan, 8 vite as rrugë, as ujë, vetëm gjoba dhe taksa”, Gazment Bardhi me banorët në Gjinar: Të ndëshkojmë me votë politikanët që gënjejnë

Në Gjinar të Elbasanit, ditën e tregut kuptohet qartë gjenja e vështirë ekonomike. Nëpër tezga pakkush blen, xhiroja krejt e ulët. Gjendja e kësaj pike të njohur është skandaloze. Në baltë e në dhe, asnjë investim prej 8 vitesh. Fermerët nxjerrin aty prodhimin, po nuk shesin gjë, dhe nuk kanë marrë subvencion.
Në fshatin Mlizë dallon disa prej tipareve të qeverisë. Braktisje totale, dhe korrupsion.
Kërkojnë prej 8 vitesh 1 kiometër rrugë, dhe askush nuk e ka nisur punën, edhe pse banorët i kanë besuar votën. Ndërsa kur është puna për të ndërtuar një avlli, apo një shpi, u kërkohet të paguajnë më e pakta 5 milionë lekë.
Tomorr Tahiri thotë se ka votuar dy herë me radhë PS-në, dhe u ka kërkuar edhe djemve, e tani u vjen turp para tyre. Në bisedën me drejtuesin politik, Gazment Bardhi ai shprehet se kësaj radhe është koha për ndryshim.
Qemali është në pension bashkë me gruan. Prej 8 vitesh ai thotë se rritja ka qënë vetëm 2 mijë lekë të vjetra. Ai jeton falë ndihmës së djemve që i ka në emigracion. Edhe pse e premtuan, qeveritarët nuk bënë as rrugën deri në fshat, as nuk sollën ujin.
Aleks Ziu merret me bujqësi, ndërsa i biri në ndërtim kur i jepet mundësia. Donte të rregullonte avllinë, por policia kishte kërkuar para.
Gazment Bardhi u shpreh në takimet me banorët se duhet reflektuar e vendosur standard, se kush nuk mban premtimet dhe gënjen për pushtet, nuk duhet votuar.
“Shteti i këtyre ky është. Vret në mes të Elbsanit nuk i gjen gjë, tenton me ndërtu çatinë apo avllinë këtu, të vijnë 20 policë nëse nuk ke paguar rryshfetin”.
Drejtuesi politik tha se: “Ka edhe arrogancën dhe ta thotë në sy ai. Më jepni votën se këto 4 vite do të punoj për ju. Pra e pranon se 8 vite ka punuar për veten e vet”.