NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË NË NJËSINË 11, NË TIRANË

Situata ekonomike dhe sociale në Njësinë 11 në Tiranë është shumë e vështirë, ndërsa biznesi rrezikon të shkojë drejt falimentimit.
Kjo ishte gjendja që gjeti kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në këtë zonë ku u ndal dhe takoi qytetarë e përfaqësues të biznesit.

Lulzim Basha: Ma merr mendja qё shumica e lekëve vijnë nga emigrantët apo jo?
Qytetari: Absolutisht po dhe me hallet tani qё ka rёnё pandemia këto shumë mё pak.
Lulzim Basha: Shumë mё pak tё ardhura?
Qytetari: Jashtëzakonisht! Me e krahasu me dy vitet para, jemi shumë dobët ёshtё jashtëzakonisht shumë dobët!
Lulzim Basha: Edhe nevojat e familjeve këtu janë mё tё larta se shpenzimet pёr ilaçet e pandemisë janë shumë mё tё larta.
Qytetari: Çmimet janë rritur puna ka rёnё, domethënë rrimë nё kёmbё me 500 zor i bie.”

“Ai mё mat taksën mua e mё thotë, unё taksat i kam zero. Ja taksat e bashkisë qё derdhen pёr njё vit. 170 mijë lekë me tre metër katror vend. Ja me kasë me të gjitha. Me të gjitha rregullat. Vetë i pesti këtu. Kam me qira këtu, qira në shpi, me kalamaj me të gjitha dhe s’do t’ia dijë i biri i botës. Thotë aty e ke kokën do të shtyp me këmbë thotë, edhe akoma del edhe thotë unë kam bërë mrekulli. Ku janë mrekullitë e  këtij personi? Unë jam shumë i irrituar me këtë njeri.” – u shpreh një qytetar tjetër.

Lulzim Basha: Ti vetë si je?
Qytetari: Mirë.
Lulzim Basha: Puna keq fare?
Qytetari: Puna keq fare! Presim 25 prillin.
Lulzim Basha: Prisni ndryshimin.
Qytetari: Ose e mbyllim fare, ose e hapim.

Sipas kryetarit të PD, situata do të ndryshojë më 25 prilli dhe këtij ndryshimi do t’i prijë bashkimi i të gjithë shqiptarëve.

“25 është ditë ndryshimi! 25 është ditë fitoreje për të gjithë shqiptarët! Është ditë shprese dhe besimi se Shqipëria ka shumë pasuri veç i kanë zënë dy veta, pesë veta, 10 veta për veten e tyre. Ne do i çlirojmë e do i japim oksigjen e frymëmarrje juve si sipërmarrje, familjeve shqiptare edhe fëmijëve shqiptarë. Kështu që të bëhemi të gjithë bashkë e të gjithë në kutin e votimit me 25 prill.”-tha Basha.

Basha gjithashtu pati një pritje të veçantë nga simpatizant të kësaj zone. Duke i falënderuar për këtë surprizë, ai u shpreh se vota në 25 prill është nisja e një vizioni të ri për Shqipërinë dhe bërjen realitet të planeve.

“Surpriza juaj, e mrekullueshme. Faleminderit! 25 Prilli të jetë një ditë e bashkimit dhe e fitores për të gjithë shqiptarët. Natyrisht, më takon mua dhe Partisë Demokratike ta drejtojmë ndryshimin që mezi prisni të gjithë. Ndryshim në ekonomi, ndryshim në arsim, ndryshim në paga, pensione, në shpresë dhe në besim. Ndryshim për rininë, ndryshim për gjyshërit dhe gjyshet shqiptare. Është plotësisht i mundur sepse kemi besimin, kemi vizionet, kemi planin dhe vendosmërinë dhe përvojën për të filluar për t’i bërë këto plane realitet për të gjithë qytetarët. Kontrasti është i qartë, gjithmonë e më shumë shqiptarë po na bashkohen për ndryshimin dhe besojnë te ndryshimi dhe e kuptojnë se ndryshimi do të vijë vetëm kur të jemi të gjithë bashkë kundër një grushti të vogël që nuk e do ndryshimin se ju pëlqen kështu.” – u shpreh Basha.