• Edi Rama po bën përpjekje për të fshehur dështimin e keqmenaxhimit të pandemisë  Jeta e shqiptarëve po rrezikohet nga lënia në baltë e qeverisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI

Korona është një epidemi globale. Ajo ka prekur të gjitha vendet e botës.

Ka prekur miliona njerëz në mbarë globin.

Por pa dyshim e rëndësishme mbetet si  menaxhohet ajo.

Nëse spitalet janë të përgatitura për këtë.

Nëse merr masat e duhura për ta përballuar.

Nëse u jep mjekëve dhe infermiereve mjetet e duhura për ta menaxhuar.

Per fat të keq të gjithë e kemi parë dhe shumë të tjerë e kanë provuar në kurrizin e tyre se qeveria e Ramës nuk ka patur asnjë plan dhe nuk ka bërë asgjë.

Teston shume pak dhe jemi te fundit ne rajon.

As ndihmë mjekësore të mjaftueshme.

As fonde të mjaftueshme duke qene te fundit ne rajon ne financimin e shendetesise.

As hapësirën e duhur spitalore, ambulancat dhe personelin mjekësor.

As ndihmë të mjaftueshme për blerjen e ilaçeve.

Problemi i Shqipërisë është Rama.

Për 8 vjet Rama e ka munduar Shqipërinë dhe e ka lënë në baltë në çdo drejtim. Në ekonomi, në politikën e jashtme, në emigracion. Edhe në shëndetësi.

Spitalet tona po dështojnë në trajtimin e pacienteve sepse Rama nuk  ka investuar në sistemin shëndetësor dhe në spitale, ndërsa rreth 900 mjekë janë larguar për 8 vjet.

Qytetarët e këtij vendi kanë nevojë për ilaçe te cilat kushtojnë shumë dhe nje pjese nuk ka mundesi ti bleje pasi cmimet janë shumë të shtrenjta.

Që në fillimet e pandemisë Lulzim Basha ka prezantuar një plan që duhej zbatuar. Po asgjë nuk është bërë. As me shëndetësinë, as me ekonominë. Ku është Rama?

Shkalla e vdekshmërisë në Shqipëri është rritur me 73% krahasuar me vjet.

Pakujdesia e madhe e qeverisë së Ramës në trajtimin e pandemisë tani është qartë për të gjithë. Dhe përpjekjet për ta fshehur këtë dështim gjigand janë të papërgjegjshme dhe të rënda.

Sot, ne jemi prane të gjitha familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe u  shprehim atyre ngushëllimet më të sinqerta.

Për fat të keq, ajo që kemi humbur nuk mund të kthehet më.

Ta lësh menaxhimin e pandemisë në duart e Ramës dhe të qeverisjes së tij të dështuar do të sjellë mijëra vdekje të reja në vitin që vjen.

Rama dhe qeveria e tij nuk mund të vazhdojnë ta menaxhojnë këtë krizë, sepse ata kanë dështuar në gjithçka që kanë bërë këto 8 vjet.