• Qeveria po dështon në menaxhimin e situatës së pandemisë. Spitalet Covid 3 dhe 4 të mbyllura, nuk është në shërbim të qytetarëve të cilët po sakrifikojnë nga mashtrimi dhe paaftësia e qeverisjes së Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI NGA SPITALI COVID 4

Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës së Covid 19.

Dështoi në marrjen e masave për mospërhaqjen e këtij virusi në popullatë, por aq më tepër në institucionet shëndetësore.

Qeveria dështoi në rritjen e numrit të testimeve dhe në kohën e fundit rriti numrin e tyre tek 500 por pa plotësuar të gjithë nevojat që kanë qytetarët shqiptarë për t’u testuar dhe me këto masa qeveria tregoi që nuk ka një strategji, që e ka lëshuar situatën në rënie të lirë.

Qeveria në vend që sakrificën e njerëzve që bënë gjatë 3 muajve karantinim ta kthente në investim në sistemin shëndetësor për ta përballuar më mirë këtë situatë, qeveria u mor me propagandë, me tendera korruptivë dhe një nga veprat e propagandës së Edi Ramës është prapa meje, ish-Universiteti Kristal, i cili sipas Edi Ramës u kthye në Spitalin Covid 4 më 2 qershor dhe u inaugua me propagandë të madhe por që ishte një mashtrim për shqiptarët.

Sot shqiptarët kanë nevojë për kujdes shëndetësor më të specializuar dhe më cilësor dhe kjo godinë është e mbyllur. Edi Rama nuk i ka dëgjuar këshillat e ekspertëve të Partisë Demokratike apo edhe të pavarur për masat që duhet të marë për të përballuar këtë situatë, por vetëm është tallur me to.

Përgjegjësi kryesor i situatës në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë, është vetëm Edi Rama.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GAZMENT KODUZI, NGA SPITALI COVID 3

Jemi tek Ish-Spitali kirurgjikal ku sipas z. Rama duhet të ishte Spitali Covid 3.

Ju e shikoni që nga jashtë dhe brenda nuk ka asnjë investim, sepse deri më sot nuk është shtruar apo nuk ka marrë kujdes spitalor asnjë pacient në këtë spital.

Spitali Covid 3 njësoj si Spitali Covid 4 janë pjesë e propagandës së Edi Ramës ku është i vetmi element që qeveria shqiptare ka shkëlqyer që ka qenë propaganda, por e cila ka dështuar në menaxhimin e situatës së Covid-it, ka dështuar në sigurinë e jetës së qytetarëve, ka dështuar në ofrimin e një shërbimi shëndetësor sa më të mirë, ka dështuar në ofrimin e opsioneve për të kryer testimin e shqiptarëve për të parë nëse janë të infektuar apo jo.

Qeveria shqiptare është pa strategji. E vetmja strategji që ka qeveria shqiptare është që t’ia hedhë fajin qytetarëve shqiptarë.

Por qytetarët shqiptarë nuk kanë faj, ata kanë sakrifikuar gjithë këtë periudhë, sakrifikuan 3 muaj në karantinë dhe qeveria shqiptare do të duhej që këtë sakrificë të shqiptarëve ta kishte përkthyer në investime.

Por duket se qeveria shqiptare e ka lëshuar situatën në rënie të lirë dhe fajtori në këtë rast nuk janë qytetarët por është Edi Rama për situatën në të cilën ndodhen shqiptarët.