BASHA PËR NEGOCIATAT: ASKUSH NUK MUND TË LUAJË MË ME FJALË. FAKTET JANË MBI TAVOLINË. SHQIPËRIA DUHET TË PLOTËSOJË 15 KUSHTE, QË TË NISË BISEDIMET SI MAQEDONIA

Pyetje: Europa kthen sytë nga Shqipëria kur kufinjtë janë mbyllur , si do ta cilësonit këtë?

Lulzim Basha: Nuk jemi vetëm. Ndryshe nga ç’mund të  pretendohet në moment paniku apo ankthi, Shqipëria nuk është vetëm. Nuk ishte vetëm kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës na përfshinë në ndihmën e tyre 100 milionë dollarëshe për vendet e Ballkanit që po dedikon përmes USAID-it dhe nuk është vetëm edhe në këtë moment, kur Bashkimi Europian I ka ndarë plot 50 milionë euro për vendin si pjesë e një pakete e ndihmës për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndaj fjalët e para janë fjalë mirënjohjeje për taksapaguesit europianë, të cilët sot ndodhen në situate të ngjashme me ne për sa I përket pandemisë, rrezikut ndaj të cilit janë ekspozuar natyrisht ne kushte shumë më të mira  dhe të favorshme sesa shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë dhe janë kujtuar përmes qeverive të tyre, përmes Bashkimit Europian të ndajnë në këtë ditë të vështirë para nga paratë e tyre për t’u ardhur në ndihmë vendeve tona, në këtë rast për t’I ardhur në ndihmë Shqipërisë.  Në këtë kuptim dua të them se është një vepër bujarie, por edhe largpamësie se është një ndihmë që alokohet në të njëjtën kohë me atë që po bën qeveria shqiptare pas ato 2-3 javësh kërkesash të shoqërisë, opozitës dhe të miat personalisht. Ndaj thirrja ime është që këto para të administrohen me transparencë, me kujdes dhe të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë  dhe të shkojnë sa më shpejt.

Pyetje: Çfarë ndryshon që nga sot me njoftimin e dalë publik për Shqipërinë në raport me familjen e përbashkët europiane?

Lulzim Basha: Ajo që ndryshon është që marrin fund paqartësitë. Për fat të keq për më shumë se tre vite këtu është bërtitur fitore dhe hapje negociatash, kur negociatat nuk ishin hapur. Tanimë askush nuk mund të luajë më me fjalë, faktet janë mbi tavolinë, Bashkimi Europian ka bërë të vetën, vendet anëtare më në fund kanë krijuar mjaftueshëm konsensus për të bërë përpara dhe rruga përpara për dy vendet tona është e qartë. Maqedonisë i është dhënë dritë jeshile dhe do të nisë përgatitja e ngjarjes së parë qe shënon hapjen e negociatave e ashtuquajtura Konferencë Ndërqeveritare. Ajo është hapi i parë formal i nisjes së bisedimeve të një vendi në bllokun e Bashkimit Europian. Që Shqipëria të vijë tek ky hap duhet të plotësojë katër parakushte dhe 11 kushte, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, ndryshe nga fqinji ynë. Dhe këtu janë nëntë kushtet e Bundestagut tashmë të njohura për qytetarët shqiptarë, për publikun shqiptar dhe janë shtuar po ashtu disa kushte të tjera, disa parakushte të tjera të cilat kanë të bëjnë me ato probleme të cilat shqiptarët i njohin fare mirë, problemet e demokracisë, të zgjedhjeve, të luftës kundër korrupsionit, të luftës kundër blerjes së votës, të drejtësisë së pavarur, të dhënies fund të kulturës së pandëshkueshmërisë të njerëzve me pushtet, qoftë ky pushtet politik apo pushtet kriminal, apo qoftë edhe ekonomik. Pra një sërë kushtesh plotësimi i të cilave në vetvete do ta bëjë Shqipërinë më të mirë, më të lirë, më të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë.

BASHA KUNDËR DY STANDERDEVE. KESHILLI I SIGURISË BËHET ONLINE PËR TË RUAJTUR VETEN, RAMA NUK MBYLL FASONERITË DHE CALL CENTERS

 

Pas shpalljes së fatkeqësisë natyrore, kryeministri duhet të mbyllë menjëherë bizneset me numër te madh të punësuarish në hapësira të mbyllura, si call center, fasoneri, fabrika të panevojshne për funksionin jetik në ekonomi. Nuk kam asnjë mëdyshje për këtë kërkesë. Arsyeja kryesore është se mund të na zhvlerësohet çdo sakrificë tjetër, nëse vazhdojmë të mbajmë në qendrat tona urbane në Tiranë, në Durrës, Lezhë, Shkodër, Fier, Vlorë, Korçë, Elbasan vende me perqendrim të madh njerëzish, kryesisht kryefamiljarë, që mund të qarkullojnë virusin, të kthehen në shtëpi. Nuk ka asnjë alibi, duhet vepruar urgjentisht. Sot, u njoftuam për mbledhjen e Këshillit të sigurisë Kombëtare. Fillimisht u njoftuam se do të nbahej në Pallatin e Brigadave. Më pas, erdhi njoftimi se do të bëhej online, mesa duket si masë paraprake, mdonëse u informova se edhe në Pallatin e Brigadave do të respektoheshin distancat e rekomanduara nga mjekët. Çështja është kur marrin këto masa për veten tonë pse nuk i marrim për ata që punojnë tek fasonët apo tek ata që punojnë në call center. Nuk është puna të ruajmë vetëm kurrizin tonë. Duhen marrë masa për të mbrojtur njerëzit që janë më të ekspozuar. Kjo është thirrja që kam. Jemi të vonuar në këtë drejtim, duhet bërë një orë e më parë.

ÇFARË PËRFITOJNË QYTETARËT NGA SHPALLJA E GJENDJES SË FATKEQËSISË NË TË GJITHË TERRITORIN? BASHA E SHPJEGOI PAK MINUTA PËRPARA MARRJES SË VENDIMIT NGA QEVERIA

Pyetje: Çfarë do të ndryshonte gjendja e fatkeqësisë natyroe?

Lulzim Basha: Do te ndryshonte shumë sepse do të autorizonte qeverinë të përdorte financat, pushtetet, institucionet, policinë, forcat e armatosura, të urdhëronte biznesin, civilët, të ndërmerrnin apo të mos ndërmerrnin veprime të caktuara. Për këtë Shqipëria ka një kuadër ligjor. Prandaj shpallja e fatkeqësisë natyrore, e cila është deri në fund të këtij muaji në fuqi për qarqet e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës për shkak të tërmetit të 26-nëntorit, duhet të shpallet pa asnjë vonesë në të gjithë territorin e vendit po kështu. Ka po kështu ka dhe përfitime për qytetarët, përfitime për biznesin, shumë prej atyre bizneseve që fjala bie janë kontraktuale me biznesin e huaj, mund te evokojë gjendjen e jashtëzakonshme, gjendjen e fatkeqësisë natyrore, mund të jetë i mbrojtur nga klauzolat e kontratës së tij, është i mbrojtur në qoftë se thotë që në Shqipëri ka një gjendje të fatkeqësisë natyrore dhe në qoftë se evokon një klauzolë të tillë të cilën mund ta ketë në kontratën e vet, mbrohen financiarisht, nuk dëmtohet financiarisht. Po kështu duhet të kuptojmë se gjithçka që po ndërmerren sot dhe ndihma, ky hapi i parë i ndihmës financiare dhe ndihma tjetër që kërkova sot për të gjithë kategoritë e tjera që janë shumë më shumë njerëz në nevojë nuk janë thjesht dhe vetëm pjesë e humorit dhe moralit apo dëshirës të kësaj qeverie apo cilësdo qeverie që të jetë aty, janë detyrime ligjore, të cilat rrjedhin nga kushtetuta, dhe nga  ligjet e Shqipërisë. Pra dhe vonesa për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në të gjithë vendin është jo thjeshtë e pakuptueshme por është me kosto të lartë, është e rrezikshme.

Dua që pavarësisht se mungon baza ligjore urdhrat e deritanishëm Uroj dhe shpresoj që kjo bazë ligjore të plotësohet sa më shpejt, dhe sonte nuk lodhem t’i bëj thirrje qeverisë urgjentisht të ndërmarrë aktin që ka paralajmëruar tani e  dy ditë kryeministri që do ta shpallë, nuk ka nevojë ta mbajë mistrerioze se kur do ta shpallë, tani është koha për ta shpallur. Nuk është çështje këtu as luftë nervash as sfide, detyra jonë kjo është që ta kujtojmë qeverinë, veçanërisht në kohë krize, pa asnjë tendencë, të bëjë detyrat për të cilat është aty, për të cilat e ngarkon ligji.

BASHA: NUK KA ASNJË VËSHTIRËSI PËR T’I REALIZUAR KUSHTET E HAPJES SË NEGOCIATAVE. DUHET VULLNET POLITIK

Pyetje: A janë hapur apo nuk janë hapur negociatat?

Lulzim Basha: Një nga aftësitë më të tmerrshme të politikanëve është ta shesin sapunin për djathë. Dhe kjo është padiskutim pjesa më e turpshme e profesionit tonë. Nuk është një sëmundje e kufizuar vetëm në Shqipëri, por për fat të keq në Shqipëri ka marrë përmasa groteske, sepse për fat të keq fjalimin që sapo vutë (Edi Rama për negociaatat) e kemi dëgjuar për 4 vite me rradhë. Unë i bëj thirrje kujtesës së shqiptarëve, madje dhe fizikisht është hapur shpampanja, jo vetëm në kuptimin figurativ. Prandaj është e rëndësishme të heqim dorë nga kjo sjellje, sepse kështu mund të shkosh diku, por jo në Europë. Kështu mund të arrish diçka, por jo integrimin e vendit në një bllok vlerash, parimesh dhe normash, që ju shërbejnë qytetarëve.

Pyetje: Pra 15 kushtet janë kushte të domosdoshme, përndryshe negociatat nuk konsiderohen të hapura?

Lulzim Basha: Unë mendoj se është i tepërt çdo koment i imi nëse ju lexoni të plotë deklaratën e zotit Whadepul apo nëse lexoni pjesë nga deklarata e ministrit të jashtëm holandez, që janë dy prononcimet e para, është e qartë që Shqipëria ka detyra për të kryer para se të hapen negociatat.

Pyetje: Pra nga 5 pyetje në 2016, kemi shkuar në 15 në 2020. A e bën kjo më të vështirë procesin, sepse një pjesë e shqiptarëve sot kanë festuar? Ndërkohë që ne flasim nga 2016-ta deri në 2020-ën, nga 5 kanë shkuar në 15 kushte, kjo e vështirëson, aq më tepër kur kam parasysh zoti Basha, për të plotësuar ato kushte opozita dhe maxhoranca shqiptare kanë precedentë të frikshëm të gjetjes së gjuhës së përbashkët?

Lulzim Basha: Jo, nuk ka asnjë vështirësi për t’i realizuar këto kushte. Kushtet kanë të bëjnë me problemet që ka hasur Shqipëria. P.sh, një nga problemet që nuk përmendem, por është kusht tashmë, është blerja e votave. Votat u blenë në shtator të vitit 2016, u blenë në Dibër dhe pastaj në zgjedhjet e vitit 2017-të. Ky është një problem që BE nuk e kapërdin, nuk mund t’i mbyllë sytë. A mund të zgjidhet ky problem? Patjetër që mund të zgjidhet. Nëqoftëse partia apo partitë që blejnë vota vendosin mos ta bëjnë këtë, vendosin mos të kandidojnë më persona që nuk përfaqësojnë qytetarët, por persona që përfaqësojnë llumin e shoqërisë. Nëqoftëse financimi i partive dhe fushatave bëhet në mënyrë transparente dhe paraja e pisët nuk dikton as parlamentin dhe as qeverinë, as ministrat, as ligjet, atëherë të gjithë qytetarët do të përfitojnë. Po të shikojmë këto, nuk janë kushte postbllok, ku BE po na mban larg me dorë, por janë kushte për të përmirësuar qeverisjen e vendit. Për të përmirësuar vetë shtetin shqiptar dhe aftësinë e shtetit shqiptar për t’i shërbyer qytetarëve. Ndaj në këtë kuptim, duhet të mirëpriten dhe jo të pretendohet se nuk ekzistojnë.

Pyetje: Në fakt ministri Blok, thotë se vendi i tij dëshiron të shikojë gjykime specifike ndaj funksionarëve të lartë para se të japë miratimin për fillimin e negociatave për kapitullin e parë. Në fakt duhet pranuar se jemi në kushte të jashtëzakonshme, sa na shtyn, ku shkon kjo datë?

Lulzim Basha: Padyshim jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe lajmi siç e thatë ju në fillim të emisionit, ka ardhur në kushtet e një gjendje të jashtëzakonshme. Por, një gjë është e qartë, se nëse ka vullnet politik, atëherë secili prej këtyre kushteve mund dhe do të plotësohet. Mos harroni, kur BE nuk na vuri 15, por 150 kushte që të hiqeshin vizat. Shqiptarët mbase e kanë harruar dhe mua më vjen mirë që kanë harruar kohën e radhëve të gjata para kosullatave dhe ambasadave me ditë e me netë dhe pastaj gjysma nuk e merrnin vizën. Kanë harruar se sa shumë na ka kushtuar kjo po kështu në kuptimin e jetevë të humbura, të sakrificave për të kaluar në mënyrë të paligjëshme kufirin. Por ne ia dolëm. Pikërisht 10 vite më parë ia dolëm që shqiptarëve t’u garantonim edhe lëvizjen e lirë, edhe dinjitetin. 150 kushte për t’u përmbushur! Kjo tregon se kur shteti, qeverisja, ka vullnetin, absolutisht Shqipëria ka të gjitha mundësitë për të realizuar kushtet e vënë nga BE.

Pyetje: Zoti Basha shpresojmë që ky COVID që na ra të ketë ndihmuar edhe për të reflektuar lidhur me çfarë ia vlen realisht dhe të përshpejtojë edhe ato vullnete të ngecura në këtë periudhë 30 vjeçare.

Lulzim Basha: Edhe një shembull për ta përmbyllur këtë çështje. Është padyshim fqinji, Maqedonia e Veriut. Para disa vitesh ka pasur disa probleme të ngjashme me tonat. Disa vite më parë edhe në Maqedoni ishin problem zgjedhjet. Ishte problem drejtësia e kapur politikisht. Ishte problem mos ndëshkimi i politikanëve të lartë. Problem korrupsioni dhe krimi. Edhe njëherë, më vjen keq ta them, jo në dimensionet që ka Shqipëria sot. Por tregoi përmes vullnetit politik dhe përmes bashkëpunimit midis forcave politike, diti të kapërcejë këto probleme. Diti të zhvillojë zgjedhje të pakontestuara.