BASHA: QEVERIA I MORI MASAT PËR MOSPËRHAPJEN E VIRUSIT ME DY JAVË VONESË PAS PROPOZIMEVE TË PD

Pyetje: Kryeministri, pak para jush, ju quajti se nuk po reagoni në kushte normale në raport me epideminë që ka pllakosur. Çfarë komenti keni për këtë?

Lulzim Basha: Është rast unik ta nisim me sulmin e kryetarit të qeverisë dhe fajësimi nga kryetari i qeverisë për opozitën, kur, në fakt, përgjegjësia kryesore për përballimin e krizës, është e qeverisë. Por më lejoni ta nis ashtu siç duhet duke i shprehur bashkëqytetarëve të mi kudo që janë gjithë solidaritetin tim personal dhe duke iu falënderuar për të gjithë masat që keni marrë këto ditë dhe duke shprehur mbështetjen time dhe shqetësimin tim që këtë kohë ta kalojnë me sa më pak pasoja. Jam i vetëdijshëm që Shqipëria ka mangësi të mëdha, të pakrahasueshme me Italinë, siç është mungesa e ujit të rrjedhshëm, i donosdoshëm për higjienën personale,  pamundësia e mbi 50 përqind të shqiptarëve për të siguruar ushqimet bazë. Shqetësimi kryesor i yni, shqetësimi kryesor i opozitës është shëndeti, siguria dhe mirëqenia në tërësi e shqiptarëve.

Pyetje: Personalisht ke frikë zoti Basha, për vete dhe familjen?

Lulzim Basha: Nuk është koha për panik. Natyrisht që kam shqetësim. Kam shqetësim për prindërit e mi, që janë në moshë. Kam shqetësim për të afërm në gjendje të sëmurë, për miq me shëndet të rënduar, siç do të kishte secili prej nesh.

Pyetje: Nëse unë ju pyes sot si opozitar, çfarë do t’i kërkonit ju qeverisë? Çfarë duhet të bënte qeveria që në gjykimin tuaj nuk e ka bërë?

Lulzim Basha: Kriza kërkon jo vetëm t’i përgjigjesh, por të ecësh një hap përpara. Intensiteti i masave nuk mund te filloje pas shfaqjes se krizës. Sepse shfaqja e virusit ne Kine na dha 45 dite kohe. Kete ka kërkuar opozita, këtë kam kërkuar une prej dates 2 shkurt, prej datës 7 shkurt. Personalisht prej dates 24 shkurt qe te marre masa. Ndoshta edhe nga kompleksi qe shfaqi zoti Rama edhe tani, pse ia kërkoj publikisht, nuk i ka ndërmarrë këto masa. Por per keto mungesa dëmtohen qytetaret. Po marr një shembull. Me 24 shkurt kam kërkuar, ne nje nga daljet e para ne kuadër të shfaqjes se koronavirusit krijimin e nje regjistri për regjistrimin e personave qe vijnë nga zonat e kuqe  ne Itali. Nuk e beri, sepse atëherë zoti Rama ishte ne një gjendje tjeter mendore. Ishte bashkëngjitur nje tjetër përqasje te gabuar, te minimizimit te riskut, te vënies ne gjumë te opinionit publik, duke konsideruar edhe tallje kete epidemi. Dy javë më vonë ka nxjerrë ushtarët dhe policët qe të kontrollojnë personat që kanë ardhur nga Italia. Imagjinoni sa e lehtë do të kishte qenë për ushtrinë dhe policinë që ta kishte këtë regjistër personash, siç e kërkuam ne. Me Italinë kemi shkëmbime njerëzish 7000-10 mijë në ditë, pra për disa ditë kanë hyrë në vend me mijëra persona nga Italia dhe ky problem nuk mund të zgjidhet me parada policësh dhe ushtarësh në rrugë, megjithë respektin që kam për ta. Ata ekspozohen po kështu ndaj një rreziku të panevojshëm. Pra, kjo masë nuk u mor në kohë, u mor me vonesë.

BASHA TREGON 3 VEPRIMET QË DUHEN BËRË PËR TË PËRBALLUAR SITUATËN.  APELI PËR QEVERINË: TË MOS KETË MË KOMPLEKSE, POR TË VAZHDOJË ME PLOTËSIMIN E PROPOZIMEVE TONA

Pyetje: Çfarë duhet bërë?

Lulzim Basha: Gjëja e parë, mjekët, infermierët, personeli shëndetësor duhet të kenë pajisjet e domosdoshme mbrojtëse, duhet të kenë mjaftueshëm kite, tamponë testimi dhe ky është një problem, duhet të ketë mjaftueshëm kapacitetet e trajtimit. Këto janë prioritete për mjekët.

E dyta, është për qytetarët. Të zbatojnë me përpikmëri të gjitha këshillat e dhëna nga mjekët, sepse distancimi social dhe kujdesi higjenik janë të një rëndësie shumë të madhe.

E treta, duhet që spitalet të jenë gati për të pritur fluksin e pritshëm në rritje te pacientëve. Nuk duhet të presim të vijë ajo ditë që mund të vijë shumë më shpejt sesa e urojmë, por duhet që sot të merren masat që nuk u morën për testimin në kohë, p.sh.  Për një muaj e gjysëm të krizës kishte vetëm 60 tampona, që është një papërgatitje e pafalshme.

Pyetje: Çfarë mesazhi do t’u jepni qytetarëve si lider i opozitës?

Lulzim Basha: Tani është koha që të jemi në solidaritet me njëri tjetrin. Të bëhemi bashkë me shpirtin e një familje të madhe dhe të bëjmë gjithçka që njerëzit të jenë sa më të sigurt që të jetë e mundur. Ky është fokusi im në ditët e javët në vijim. Ky duhet të jetë fokusi i çdo kryefamilajri dhe qytetari. Ne duhet të bëjmë gjithçka personalisht, përmes distancimit social dhe kujdesit higjenik për të kontribuar për minimizimin e riskut.

Për autoritetet kam një mesazh fare të qartë: Të mos kenë asnjë kompleks. Nuk ka rrugë tjetër opozita përveçse t’i bëjë publikë mendimet e veta. Disa prej propozimeve janë adoptuar. Nuk kemi absolutisht asnjë xhelozi. Madje jemi të lumtur që u adoptua propozimi ynë për pagesën e një prej prindërve që do të qëndrojë me fëmijët. Jemi të lumtur që u adoptua qëndrimi për fasonët dhe call centers.

BASHA: OPOZITA PO BËN DETYRËN PËR SIGURINË E QYTETARËVE. ËSHTË KOHA QË EDHE QEVERIA TË BËJË DETYRËN E VET. JANË VETËM 120 PAJISJE RESPIRATORE

Pyetje: Cilat ishin masat që propozuat?

Lulzim Basha: Një masë që propozuam, kur nisi situata, kur u shfaqen të infektuarit e parë, nuk janë pacientet zero, sepse ne nuk e dimë se kur ka filluar infektimi në të vërtetë. Të jeni të sigurt që, siç e di zoti Rama, siç e di dhe unë, shifrat zyrtare janë shumë më të ulëta se sa shifrat reale. Pra, ne kërkuam që, kur u morën masat për të mbyllur shkollat, absolutisht jemi dakord me të gjitha masat që janë propozuar, problemi ynë është se janë propozuar me vonesë.

Pyetje: Pra ju mendoni se duhet të merreshin më përpara?

Lulzim Basha: Kemi humbur shumë kohë dhe ne si opozitë kemi bërë detyrën tonë. Ne i kemi propozuar masa qeverisë dhe ne këtë kemi në dorë. Mendoj që qeveria nuk duhet të kishte pasur kompleksin se sepse i propozoi Partia Demokratike, pse i propozoi Lulzim Basha, ne do t’i shtyjmë. Është i njëjti kompleks që kishin edhe me tërmetin. E shpallën 24 orë me vonesë gjendjen e jashtëzakonshme. Pse? Sepse e propozoi opozita e para. Pra, nuk duhet të kemi këtë kompleks. Këtu bëhet fjalë për tu bashkuar për hir të shqiptarëve, pavarësisht prej pëlqimit apo mos pëlqimit që kemi për njëri tjetrin. Pavarësisht prej kontestimeve që mund të kemi për njëri tjetrin , në këtë moment secili duhet të bëjë detyrën e vet. Dhe unë këtë kam kërkuar: qeveria të bëjë detyrën e vet. Kam kërkuar po kështu të angazhohen edhe të gjithë mjekët në pension, gjithë personeli në pension. Pse u desh kaq shumë kohë për të nisur hapat në këtë drejtim. Më në fund ditën e sotme u morën masat edhe për biznesin fason dhe call center. Qeveria po reagon për problemin sot dhe kjo krizë nuk menaxhohet  duke reaguar për problemin sot. Kjo krizë do të menaxhohet duke parë se çfarë do të ndodhë nesër, çfarë do të ndodhë pasnesër.

Këtu tre pyetje janë kryesore:

  1. Sa keq mund të shkojë gjendja
  2. Çfarë mund të bëjnë institucionet?
  3. Çfarë mund të bëni ju si qytetarë dhe si familjarë?

Këto janë tre pyetjet kryesore. Tani le të merremi pak me institucionet që nuk është bërë. Ne sot kemi një buxhet prej 3.5 milion eurosh zyrtarisht në dispozicion të krizës.

Pyetje: Kryeministri tha që i kemi të gjitha.

Lulzim Basha: Pa transparencë nuk mund të luftohet kriza. Të thuash që i kemi të gjitha e mos t’i thuash, kujt po ia fsheh? Cilit armik po ia fsheh? Virusit po ia fsheh? Kosova ka dhënë 10 milion euro dhe nuk ka asnjë pacient. Shqipëria ka shumë pak para. Me kaq pak para nuk mjaftojnë as për dezinfektimin e qendrave shëndetësore. Hapi i parë është mbrojtja e personelit shëndetësor. Nëqoftëse se personeli shëndetësor bie, karantinohet apo më keq sëmuret, atëherë ekspozon të gjithë popullsinë që vjen prapa kësaj zone mbrojtjeje. Personeli shëndetësor nuk është i mbrojtur. Padyshim në spitalin infektiv, është e vërtetë që një pjesë e madhe e personelit, jo të gjithë, jo sanitarët,  janë të pajisur, por ajo nuk është vija e parë. Vija e parë është kudo ku përplasen qytetarët. Është sistemi parësor. Kjo do të thotë që çdo mjek, çdo infermier, kudo që të jetë duhet të jetë i pajisur. Protokollet duhet të jenë të qarta. Sepse mjeku që sulmoi kryeministri, mendoj që ishte e pahijshme, nuk tha që s’e kam veshjen. Tha që e kam veshjen, por kordinatorët e famshëm që ka prezantuar kjo qeveri, i çuan pacientin me koronavirus si pacient të zakonshëm dhe ky mjek u detyrua të vetkarantinohet. Ka ndodhur në Durrës dhe akoma unë marr sinjale nga njerëz atje që një pjesë e punonjësve nuk kanë akoma përgjigjet për analizat.

Duket qartë që Shqipëria nuk ka qenë e përgatitur për këtë epidemi, megjithëse ka pasur kohë.

Dhe ne këtu kemi bërë detyrën tonë, i kemi kërkuar qeverisë të marrë masat. Paralajmërimet u injoruan, madje u përqeshën. Veprimet janë marrë me shumë vonesë. Megjithatë tani nuk është koha as vendi për të nxjerrë përgjegjësitë, sepse do të ketë një kohë për të nxjerrë përgjegjësitë. Tani është koha të bëhemi bashkë si qytetarë dhe të bëjmë gjithçka në kalimin me pasoja sa më të lehta.

Pyetje: A do të ishit ju të gatshëm të bashkëpunoni me kryeministrin dhe me çdo aktor tjetër politik, institucional, për të qenë bashkë në këtë situatë? Që do të thotë: a mund të liheshin fjalët në distancë, a mund të uleshit në tavolinë dhe të bënit një plan të përbashkët ose ti jepnit mbështetjen nëse plani është i mirë? Pra të bëni një gjest ndryshe nga ato që bëhen mes opozitës dhe shumicës në Shqipëri?

Lulzim Basha: Mendoj se duhet të kalojmë përtej fasadës. Nuk është çështje xhestesh dhe nuk është çështje fjalësh të kota. Tani na duhen mendje esëll, na duhen këmbë në tokë. Na duhen vendime të forta. Na duhet një plan në radhë të parë dhe transparenca e këtij plani, që të gjithë ta dinë se çfarë po bëhet dhe çfarë pritet prej gjithsecilit. Duhet garantuar që mjekët, infermierët, specialistët e urgjencës, të kenë pajisjet e domosdoshme për të kryer detyrën e tyre. Të jenë të mbrojtur, të kryejnë testimet dhe kur të shtohet vala e pacientëve e cila për fat të keq do të vijë duke ushtruar, të kenë pajisjet e duhura për t’i kuruar. Kemi vetëm 120 njësi respiratore. Duhet të presim derisa të mbushet infektivi, të mbushen korridoret. Janë tërësisht të pamjaftueshme. Duhet të ishin marrë masat para 2-3 javësh, sepse ndodhemi në një krizë globale, nuk i merr më dot kaq lehtë respiratorët. Duke menduar për sot, harrojmë çfarë do të ndodhë pas dy ditësh apo pas një jave. Nëse nuk marrim masat sot, do të kemi spitalet plot, do të kemi korridoret plot dhe nuk do të kemi pajisjet bazë për t’i trajtuar.

BASHA: FOKUSI JANË NJERËZIT, AS UNË, AS RAMA. DUHEN MASA KONKRETE PA VONESË. SITUATA NUK ZGJIDHET ME PROTAGONIZËM. NUK DUHET TË SHIKOSH GJITHÇKA AS SI SFIDË POLITIKE, AS SI OPORTUNITET POLITIK

Tani kam dy shqetësime kryesore; 50% e popullatës janë ne gjendje jashtëzakonisht te varfër. Po ju lexoj vetem nje mesazh qe me ka ardhur ne inbox (Alban Heboja).

“Z. Basha ne Shqipëri ka shume familje fukarenj. A nuk duhet qe shteti shqiptar ti furnizoje me ushqime dhe detergjent keto familje. Sepse po nuk punuan dhe pa leke, nuk kane buke.”

Janë me qindra mesazhe te tilla dhe ky eshte nje shqetësim real. Prandaj kemi kërkuar rishikimin me urgjence te buxhetit. Kemi kerkuar te vihen ne dispozicion mjaftueshëm fonde për këto kategori.

Pyetje: Z.Basha ne i dime kapacitetet e shtetit shqiptar, sapo kaluam termetin, tani kjo. Mos po i kerkoni gjera qe teorikisht jane te bukura, por praktikisht te parealizueshme?

Lulzim Basha: Po kerkoj diçka fare të thjeshtë dhe të mundur. Po kërkoj pikerisht shmangien e gabimeve qe u benë me termetin, si rezultat i te cilave kemi me qindra familje qe jane akoma ne çadra apo qe jane rikthyer ne banesa te pasigurta; pa uje, pa ushqim, pa mjete elementare te jetes.

Po kerkoj te merren masa jo sot per sot, por të merren masa afatgjatë. Te kete nje plan të qartë  dhe jo nje reagim te perditshem ndaj situates ne evoluim. Ndaj shpreh gjithë gatishmërinë dhe gjithë vullnetin tim, te PD dhe opozitës se, sicc disa masa jane adoptuar deri tani, te vazhdojne ta bejne kete. Ne kemi kerkuar disa masa, nje e ka plotesuar BSH sot per kredite. Me dy jave vonese qeveria ka plotesuar kater; kontrollin e personave te ardhur nga Italia, ka lënë njerin nga prindërit ne shtëpi, te thithe me shume.mjeke qofshin ne pension sepse do këtë nevoje, dhe sot ka plotësuar kërkesën per mbylljen e fasoneve dhe call center. Por prapë jane te pamjaftueshme. Ndaj kemi paraqitur nje plan i cili perbehet nga dy pjese.

Pyetje: Pse nuk uleni me z. Rama?

Lulzim Basha: Fokusi nuk është tek zoti Rama dhe as tek unë. Në fokus jane njerezit. Qeverise i kemi vene ne dispozicion masat publikisht.  Plani ynë është publik, që stabilizon në aspektin social dhe ekonomik. Kjo është emergjente. Ketu patjeter duhet te zgjidhet qesja. Patjetër që ka para. Si mund te vesh 3 mln euro per koronaviruisn, kur jep 120 milionë per 10 oligarkë. Keto para nuk mjaftojnë as per dezinfektimin. Kjo është papergjegjshme! Pse paska Kosova deri tani me zero pacientë, 10 milionë euro dhe ne 3 milionë?! Këtu duhen veprime të shpejta, plan i qartë, mendje e kthjellët, duhet të jesh me këmbë në tokë.  Nuk duhet të shikosh gjithçka as si sfidë politike, as si oportunitet politik. Nuk zgjidhet kjo me protagonizëm. Protagonizmi sot u takon specialistëve. Detyra e kryeministrit është t’i mbrojë këta specialistë, mjekët, infermierët dhe çdo personel shëndetësor. Ata janë vija e parë dhe e vetme e mbrojtjes për te gjithë popullsinë që vje mbrapa!