BASHA: MASAT SHTRËNGUESE TË DOMOSDOSHME PËR NGADALËSIMIN E PËRHAPJES SË COVID-19. DISA JANË KONTRADIKTORE, POR SOT NUK ËSHTË KOHA TË KËRKOJMË LLOGARI. SOT ËSHTË KOHË PËR PAKETËN SOCIALE DHE EKONOMIKE

 Pyetje: Si e vlerësoni situatën dhe masat shtrënguese të marra nga qeveria në kuadër të mospërhapjes së COVID-2019?

 Lulzim Basha: Rreziku që  kanoset shqiptarëve është në fakt një rrezik zinxhir. Fillon me përballimin e pandemisë, ku masa kryesore është distancimi social, të cilën padyshim e kemi mbështetur, e kemi kërkuar shumë më përpara. Më mirë vonë se sa kurrë. Nuk dua të bëj sot asnjë aludim për një debat politik, sespe sot nuk është një çështje midis meje dhe zotit Rama apo mes opozitës dhe qeverisë. Sot çeshtja kryesore dhe e vetme që më preokupon mua, PD dhe opozitën, është shëndeti, siguria, është mirëqenia e shqiptarëve. Mënyra më e mirë e njohur deri tani është distancimi social, kufizimi i aktiviteteve në grup, por padyshim ky është fillimi i një zinxhiri pasojash, sepse kjo shkakton pasoja në ekonominë e vendit në tërësi dhe në ekonominë individuale të familjeve. Atë që jemi përpjekur këto ditë të bëjmë, është të fokusohemi në dy drejtime kryesore: shëndetin që nis me personelin shëndetësor, ku siguria e tyre është kyçe për të garantuar sigurinë e popullsisë. Mbrojtja e tyre është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e të gjithëve pastaj. Komponenti i dytë është ekonomia për të zbutur sado pak pasojat në menaxhimin e ekonomisë.

 Pyetje: A janë të mjaftueshme masat shtrënguese të marra nga qeveria? Në këndvështrimin tuaj duhet bërë më shumë, po të kemi parasysh se, nga njëra anë, ka karantinë, kufizim të lëvizjes së qytetarëve, nga ana tjetër lejohen ndërmarrje me risk të lartë si në call center apo fason?

 Lulzim Basha: Qëndrimin tonë e kemi shprehur. Ne besojmë se ato ndërmarrje ku distancimi social është i pamundur apo i vështirë, duhet të procedohet me mbylljen e tyre. Ky nuk është vetëm konkluzion i ekspertëve tanë, por është edhe një kërkesë e përfaqësuesve të këtyre bizneseve, me të cilët kam qenë në kontakt gjatë gjithë kësaj kohe. Me përfaqësues të biznesit fason, call center, dhomat e tregtisë, ku ka një shqetësim të madh për pamundësinë reale të distancimit social atje. Mbyllja e tyre ka qene një nga kërkesat që ne e kemi mbështetur. Përkundër masave shtrënguese, frikësuese apo represive, nganjëherë edhe kontradiktore, për të cilat ne do të kërkojmë llogari, por jo sot, në kohën e duhur, sepse sot nuk është koha për të treguar me gisht. Masat që kërkojmë ne janë masa përmbajtjesore, jo në formë, janë masa zgjidhje dhe menaxhimi. Filozofia jonë është zgjidhja – menaxhimi i krizës, nuk është propaganda. Këtu spikasin propozimet tona për kujdesin social, për njerëzit në moshë, për njerëzit e sëmurë, për ata në pamundësi ekonomike. Propozimet tona për kujdesin shëndetësor dhe kujdesin ekonomik, sepse zinxhiri i rrezikut nis me shëndetësinë dhe i përcillet ekonomisë, ekonomisë kombëtare dhe asaj familjare.

BASHA: MASAVE KUFIZUESE DUHET T’U JEPET FORMA E DUHUR LIGJORE. TË MOS MBETEN MASA FACEBOOK-U. SAKRIFICA E QYTETARËVE DUHET TË MBËSHTETET MENJËHERË ME PAKETË MBËSHTETËSE SOCIALE DHE EKONOMIKE

  Padyshim edhe masat e marrë deri tani të kufizimit dhe distancimit social, kanë një rol shumë të rëndësishëm. Ndonëse disa prej tyre u morën pas një periudhe vonese dhe nënvleftësimit të situatës, siç thashë, gjykimet për vendimet e vonuara apo vendimet e gabuar do i takojnë një kohe tjetër. Sot unë dua të jem në mbështetje totale të këtyre masave, të cilave duhet t’u jepet edhe forma e duhur ligjore, nuk duhet të mbeten masa facebook-u, sepse ne kemi një kuadër ligjor, të cilin i kërkoj qeverisë ta plotësojë dhe ta shpallë ashtu siç duhet. Ka një ligj për emergjencat. Ka një ligj për fatkeqësitë natyrore. Ka parashikime të qarta, të mbështetura në legjislacionin shqiptar edhe për njoftimin, edhe për rregullimin e gjithçkaje. Këto janë çështje të cilat duhet të trajtohen në mënyrë shtetërore, në mënyrë qeveritare, jo në mënyrë spontane. Asgjë nuk është në mëshirën apo moralin e qeverisë. Legjislacioni shqiptar e parashikon qartë, që kur shpallet gjendja e fatkeqësisë natyror, shteti I lindin detyrime për të ndihmuar qytetarët dhe, natyrisht, qytetarëve u lindin detyrime që shteti duhet t’i kontrollojë që të zbatohen. Masat kufizime, pa dyshim, I kam mbështetur dhe I mbështes këto masa. Dhe përsërsi thirrjen për qytetarët që të tregojnë kujdesin makismal për distancimin social. Por, në të njëjtën kohë, kur u kërkon qytetarëve të marrin këto sakrifica ekstreme, kur i imponon këto kufizime e masa ekstreme me të drejtë, të cilat i mbështesim, i mbështes plotësisht, atëherë duhet të kemi dhe masa mbështetëse për qytetarët, për shëndetin e tyre, për ekonominë dhe, në veçanti, për shtresat në nevojë.

BASHA: ËSHTË KOHA TË RISHIKOHET BUXHETI 2020 ME PLANIN REALIST TË OFRUAR NGA PD. BATUTAT DHE DEBATI POLITIK NUK ÇOJNË BUKË NË FAMILJET SHQIPTARE, NUK JAPIN ZGJIDHJE PËR SHËNDETËSINË DHE EKONOMINË

Është koha të rishikohet buxheti i shtetit 2020, të rishikohet pa vonesa të mëtejshme, të aplikohen këto fonde në 3 fronte kryesore të betejës:

  1. Shëndetësia, me theks mbrojtja e personelit shëndetësor dhe sigurimi i pajisjeve
  2. Shtresat në nevojë, të gjithë ata që janë në pamundësi totale ekonomike, duke përfshirë këtu edhe ata që janë në pamundësi të marrjes së pagës, për shkak të masave shtrënguese ndaj ndërmarrjeve apo për shkak se janë të punësuar në biznese të vogla që goditen nga këto masa.
  3. Masat lehtësuese ekonomike.

Tani është koha që të hidhen hapa dhe Shqipëria të mos vazhdojë të mbetet mbrapa çdo vendi tjetër që po i hedh këto hapa. Kjo është thirrja ime. Nuk është vetëm thirrje, është edhe një paketë konkrete masash e detajuar, e kostuar, e llogaritur për mundësitë e Shqipërisë sot. Do të uroja shumë që në vend të debatit politik, në vend të batutave, që nuk sjellin as ushqim për shqiptarët, nuk sjellin as zgjidhje për ekonominë, as pajisje për shëndetësinë, të fokusohemi në këto zgjidhje realiste. Padyshim, ekspertiza jonë mbetet në dispozicion të qeverisë për t’i orientuar, për të parë sesi realizohen këto masa, që nuk janë asgjë tjetër përveçse paketa e masave standard që po merr sot bota, e përshtatur për kushtet e Shqipërisë, për t’i ardhur në ndihmë nevojave të sipërmarrjes për t’i dhënë frymëmarrje ekonomisë. Për t’i dhënë minimumin jetik qytetarëve në nevojë dhe shëndetësisë pajisjet e nevojshme për t’u përballur me këtë epidemi.  Plani ynë i masave është plotësisht i zbatueshëm, nëse ka mirëmenaxhim, nëse ka transparencë dhe vullnet për t’i çuar paratë aty ku duhet. Për të mos hapur një diskutim tani se çfarë është më e rëndësishme sot, shëndeti, mirëqenia e 3 milionë shqiptarëve apo kontratat e 12 koncesioneve. Nuk dua të jap asnjë çast as përshtypjen më të vogël se këto propozime po i bëjmë për të vënë në vështirësi qeverinë apo për të nxjerrë zbuluar të parin e qeverisë. Pa diskutim është për të vënë në presion të parin e qeverisë, por nuk bëhen as për të fituar ndonjë palë zgjedhje, as për të fituar kredo personale. Bëhet për diçka që shkon përtej PD dhe PS, përtej Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Kur vjen fjala tek jeta dhe shëndeti i qytetarëve, politika në kuptimin e debatit të përditshëm, ndalet. Vlera e vetme është çfarë mund të bëjmë së bashku, çfarë mund të bëjë secili nga përgjegjësitë e veta. Dhe përgjegjësitë e qeverisë padiskutim janë shumë të mëdha, opozita ka përgjegjësitë e veta, çfarë mund të bëjmë së bashku që t’ia dalim mbanë me sa më pak pasoja për bashkëqytetarët, të afërmit, familjarët, vendin tonë.

BASHA FLET PËR TENDERIN URGJENT TË APARATEVE TË FRYMËMARRJES: NUK E SULMOJ KËTË VENDI TË VONUAR. MË MIRË VONË SE KURRË!

Opozita është në lartësinë e rolit të saj dhe të përgjegjësive që ka. Detyra e opozitës është të kërkojë transparencë. Pa transparencë nuk mund të kemi një përballje të suksesshme as me pandeminë, as me krizën e gjithanshme që kjo provokon. Transparenca është miku ynë më i mirë kundër panikut. Sa më shumë të dinë qytetarët, sa më të informuar të jenë, aq më pak pasiguri ka, aq më pak mundësi ka për abuzim dhe për lajme të rreme. Së dyti llogaridhënia dhe presioni publik do të bëjë të mundur që qeveria të kryejë detyrat e veta sa më shpejt dhe sa më mirë. Së treti, propozime. Mendoj se kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë në raport me këto tre përgjegjësitë që opozita ka. Secili ka detyrat e veta, secili duhet të bëjë detyrat e veta. Dhe këtu, thirrja ime për qeverinë është të mos vonojë asnjë çast paketën elementare të shëndetësisë. Sot, p.sh u hap tenderi?! E përshëndes. E kanë sulmuar mediat që është hapur një javë e gjysëm pas nisjes së masave kufizuese. Nuk dua të bëj komente për këtë, është një shqetësim i drejtë, por nuk dua ta sulmoj vendimin. Më mirë vonë sesa kurrë. Sigurisht, tani ka vështirësi, sepse e gjithë bota i kërkon këto pajisje. Uroj dhe shpresoj që këto pajisje të mos vonojnë. Infektivi dhe qendrat e tjera ku do të trajtohen të sëmurët t’i kenë këto pajisje shtesë, sepse kjo është diçka e domosdoshme për shëndetin e qytetarëve.

BASHA TREGON FATURËN E PAKETËS SOCIAL EKONOMIKE: PAKETË REALISTE DHE E PËRBALLUESHME NGA BUXHETI

 Ne nuk mund te ngelemi ne nivelin e 3,5 milione eurove. Qartësisht kjo është e pamjaftueshme. Dhe thirrja jone ka qene qe keto masa te adoptohen pa humbur kohe. Sepse koha ne kete rast realisht kushton jete, kushton shëndet, kushton ekonomi.

Shume thjesht dua t’ju them se secila prej masave tona kushton e kostuar dhe e perputhur me mundësitë reale te buxhetit te shtetit.

Do t’ju jap nje shembull kur flasim per ndihmën qe i duhet dhene biznesit, sipërmarrjes ne vecanti biznesit te vogel dhe ndihmen qe i duhet dhene te punesuarve te cilet mund te mos kene mundesi te marrin pagen nese qëndrojnë ne shtëpi për shkak te pamundësive ekonomike, larg abuzivizmit te atyre qe i kane marre ne pune.

Çfarë kemi propozuar eshte qe te gjithe te vetepunesuarve te biznesit te vogel qeveria t’ju dedikoje nje subvencion apo nje mbeshtetje prej 300 eurosh ne muaj apo per cdo muaj qe ato do ta kene te mbyllur aktivitetin e tyre. Kostoja e kesaj mase eshte përllogaritur, mbi te dhenat statistikore te Shqiperise 20-25 milionë euro ne muaj. Eshte nje kosto e perballueshme po te kesh parasysh qe vetem nje km rruge ne zonën e Astirit kushton 20 milione euro. Ta leme ate km rruge, te mos e bejme sot, ta shtyjme dhe keto para t’i dedikojme per te mbështetur dhjetëra mijera, pothuajse 100 mije persona qe do te perfitojne drejtperdrejte nga kjo mase.

Pervec te vetepunesuarve dhe biznesit te vogel, nje kujdes i vecante duhet te kemi edhe per ata qe punojne ne operator ekonomike qe jane prekur me se shumti nga masat e marra sic jane fasonet, operatoret call center, operatoret turistike etj. Per keto kemi propozuar qe per te gjitha bizneset qe jane detyruar t’i lene punonjesit ne shtepi dhe qe jane ne pamundesi pagese, qeveria duhet te perballoje dhe te mbuloje te pakten pagen minimale.

Ky eshte propozimi yne i kostuar me nje kosto prej 25 maksimumi 30 milione euro ne muaj. Pra, vetem kostoja e mbeshtetjes ekonomike do te shkoje diku tek 45-50 milione euro ne muaj.

 Nderkohe qe pjesen tjeter te fondeve ne kemi planifikuar dhe kemi kostuar ne mbeshtetje te shtresave ne nevoje, te familjeve me te goditura nga kjo fatkeqesi, te moshurave, familjeve ne nevoje ekonomike, te atyre qe jane pamundesi ekonomike, ne veçanti te nje komuniteti goxha te madh qe i goditi termeti dhe jane akoma ne çadra dhe per keto mendojmë se shume prej 50-60 milionë euro do te ishte mese e mjaftueshme per te perballuar koston ne nje periudhe mujore.

Po te shikoni kjo eshte nje kosto e barabarte me 120 milionë euro qe sot jane planifikuar per t’u marre nga 10 oligarke dhe nje pjese prej tyre kane filluar tashme te marrin pagesat.

 Ndaj propozimi yne eshte fare i qarte, menjëherë te veprohet. Çdo kontrate ka klauzola pezullimi ne rast te tilla, siç është rasti i pandemisë. Pezullohen keto kontrata me afat te pacaktuar dhe ne mënyrë te menjëhershme te ribuxhetohen me nje rishikim te buxhetit te shtetit ne mbeshtetje te këtyre tre kategorive; shendetesise, ndihma sociale dhe ekonomisë shqiptare. Natyrisht ne sot e kemi te pamundur te parashikojme sa mund te zgjase kjo situate, mund te kerkoje sakrifica te tjera, por s’mund te kerkohen sakrifica vetem shqiptareve dhe shtreses se mesme dhe te varferve.