• Ish-deputeti Ervin Salianji pas pretencës së Prokurorisë: Prokuria politike lexoi fiks atë që tha Rama ditën që doli përgjimi për Xhafajn.

 

  • N/kryetari i PD, Edmond Spaho: Akuza e mbrojtur nga prokurorë politikë, shwrbëtorë besnikë të maxhorancës.

 

 

DEKLARATA E ISH-DEPUTETIT ERVIN SALIANJI

 

 

Ervin Salianji: Në shumë raste që kam dalë në publik, por edhe në shumë raste që kam qenë me ji, shpesh në gjykatë jam bërë edhe unë pothuajse si ju korespondent në gjykata.

 

Janë sulme tërësisht politike. Nuk pati asnjë fakt, provë të re. Pati vetëm një devijim të çështjes, nga dënimi për trafik ndërkombëtar droge të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, drejt një gjasme pretence, ku prokuroria në këtë rast u bë pjesë më llumin.

 

Por pa diskutim asnjë intrigë, pabesi, tradhti, nuk ia del të fshehë të drejtën dhe të vërtetën. E sigurt është sot që shqiptarët kanë një person të dënuar me 7 vite e 4 muaj që po vuan dëbimin, ish-ministrin, vëllain e vet të larguar nga detyra dhe pa diskutim demaskimin e një prokurorie politike e cila lexoi fiks atë që tha kryeministri ditën që doli përgjimi. Dhe pa diskutim të gjitha ato që ka thënë avokati i Xhafajt.

 

Edhe sot pala që përfaqësonte Xhafajn, kishte të njëjtin qëndrim me prokurorinë, nuk i hoqi asnjë presje.

 

Në komunikime të mëtejshme, pa diskutim që do të rikthehem për çdo akt që ka cituar prokuroria politike, duke mos marrë asnjë provë parasysh nga ato që kemi paraqitur, jo vetëm për të çuar para përgjegjësisë penale për trafik ndërkombëtar droge Agron Xhafajn.

 

Jo vetëm për të çuar për shpërdorim detyre për lehtësimin e veprës penale për trafik droge të Fatmir Xhafajt, por pa diskutim për të arrestuar prokurorët e çështjes, të dy të larguar nga vettingu, prokurorët e parë që janë marrë me këtë çështje, si Gent Osmani, si Përparim Kulluri.

 

Këta të dy që janë sot, do ta shihni nga vettingu apo nga të dhënat që do të bëjmë ne publike.

 

Duhet thënë se kjo nuk është drejtësia e re, janë prokurorë të drejtësisë së vjetër të përfshirë në llumin dhe batakun e korrupsionit. Pa diskutim që në fund të ditës do të fitojë e mira dhe e drejta, dhe do të shihni se ajo që kemi publikuar dhe që tani më, janë marrë vendimet e domosdoshme dhe të duhura publike.

 

Pyetje: Në fund të seancës u kërkua dënimi juaj. Çfarë do të presim në fund të ditës?

 

Ervin Salianji: Pa diskutim sot nuk u deklarua dënimi im. Dënimi është kërkuar që në momentin kur kam bërë publik këtë rast, por edhe në shumë raste të tjera. Pa diskutim që askush nuk do tja dalë as të më mposhtë dhe as të më frikësojë. Pa diskutim që jo e jo të më izolojë apo të arrijë në konkluzione që nuk bazohet mbi prova, por mbi dëshirat personale të përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Ramës, Xhafajt, Ballës apo kujtdo tjetër.

 

 

DEKLARATA E N/KRYETARIT TË PD, EDMOND SPAHO, PAS SEANCËS PËR SALIANJIN NË GJYKATËN PENALE

 

 

Edmond Spaho: Nuk pati asnjë surprizë nga pretenca e Prokurorisë, të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, madje dhe qesharake.

 

Nga sa kuptuam nga referimi i Prokurorisë viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafa, ish ministri i Brendshëm i maxhorancës. Konkluzion të cilin e konfirmoi edhe avokati i tij. Një akuzë e mbrojtur nga prokurorë politikë, veçanërisht nga prokurori Kolë Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës i cili mendon të kalojë vetingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj.

 

Kjo prokurori nëse do të kishte një fije integritet, do të duhej të kishte përfunduar hetimin se si u largua trafikanti Geron Xhafa brenda 24 orësh në Itali, do të duhej të kishte hetuar ekspertizën që gjoja bëri Kryeministri i vendit dhe deklaroi që “ishte regjistrim falso”.

 

Jetojmë në një vend të cilit i kërkohet që të hetojë dhe të vejë pas hekurave lidhjet e krimit të organizuar, trafikantëve në nivelet më të larta qeveritare.

 

Në fakt me gjyqin e sotëm pamë sesi trafikantët, mafia, krimi i organizuar në bashkëpunim me nivelet më të larta qeveritare përpiqen të dënojnë denoncuesit, ata të cilët sakrifikojnë edhe integritetin personal në interes të vendit dhe të kësaj qeverie.

 

Faleminderit!