Në 3 Dhjetor, Kryetari i PD, Lulzim Basha, shprehu shqetësimin e thellë për gjendjen e rëndë të dhjetra familjeve në Manzë, që jetojnë më çadra të papërshtashme, në një situatë të rëndë humanitare. Zoti Basha u kthye në të njëjtin vend 6 ditë më vonë dhe konstatoi se, asgjë nuk ka ndryshuar për shumicën dërrmuese të familjeve, të cilat ndihen dhe te diskriminuara. Familje me fëmijë, të moshuar, të sëmurë edhe nga lagështia dhe i ftohti, vazhdojnë të qëndrojnë në mes të ujit e baltës në çadra që nuk plotësojnë asnjë kusht minimal jetese. Banorët tregojnë të revoltuar se disa i kanë larguar nga çadra, ndërsa për ta nuk kanë asnjë kujdes.

“Ne nuk na jepet asnjë zgjidhje. Na thanë se do t’ju evakuojmë, por asgjë”, – thotë një banor, duke i shpjeguar kreut të opozitës sesi bëhet seleksionimi i padrejtë. “Kemi ngelur ne që jemi me qera”, – thotë një tjetër qytetar, i cili prej 2 javësh po jeton në kushte johumane, bashkë me familjen. Një nënë tregon me lot në sy se i ka humbur shpresat pas kalimit të dy javëve dhe lënies në mëshirë të fatit.

“Asnjë dallimi nuk duhet bërë. Termeti njësoj i ka goditur edhe pronarët edhe qiraxhinjtë. Ja ku janë shkollat, të futen aty, nuk mund të vazhdojnë rë rrinë në çadra”, – u shpreh zoti Basha, duke kërkuar zgjidhje urgjente.

Banorët nuk e fshehin revoltën e tyre, kur treguan sesi Edi Rama jo vetëm nuk mori mundim ti takojë gjatë vizitës së të premtes, por mashtroi publikisht, kur tha se problemi i banorëve ne çadra ishte zgjidhur.

“Erdhi si hajdut dhe u fut atje të shkolla. Asgjë nuk na pa. Ka ardhë për të na parë apo për të shkolla është në rregull. Nuk erdhi fare në kamp”.- tha njëri prej banorëve.

Kreu i opozitës tentoi të komunikojë me Shtabin e Emergjencës, i vendosur në shkollën e Manzës, por dera ishte e mbyllur dhe këto familje kaluan edhe një ditë tjetër të vështirë në çadra, që nuk plotësojnë kushtet më minimale.