• Në kundërshtim me ligjin, në një akt mafioz, mjaft të rëndë dhe në fshehtësi, Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi vendime për administrimin, dhënien, përdorimin apo qiranë e pronave publike në Tiranë.
  • Numri i këshilltarëve ishte 31, shumë larg kuotës prej 37 votash të cilat detyron ligji vendimmarrjen për përdorimin e pronave publike.
  • Ky akt mafioz, manipulator, grabitës, mbi pronën publike në Tiranë, qartësisht bëhet që mafias, klientëve pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës t’u serviren, t’u plotësohet oreksi për grabitjen dhe gllabërimin e pronave publike në Tiranë.

 

DEKLARATË E KRYETARIT TË KËSHILLTARËVE BASHKIAKË TË PD, KRESHNIK ÇOLLAKU

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës, një mbledhje që ka zgjatur më pak se 45 minuta, është shoqëruar me një ngjarje e cila turpëron një institucion dhe parlamentin e Tiranës, Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Sot në Këshillin Bashkiak të Tiranës është deklaruar se janë miratuar 6 vendime që lidhen me administrimin, dhënien, përdorimin apo qiranë e pronave publike në Tiranë. Nga drejtuesit e Këshillit është deklaruar miratimi i këtyre vendimeve, të cilat, në bazë të ligjit të vetëqeverisjes vendore si detyrim kanë përcaktimin, në nenin 54/e të këtij ligji, votimin e tyre me një shumicë prej 3/5-ash nga këshilltarët bashkiakë. Në fakt rezulton, sikundër mund të verifikohet edhe nga pamjet e kamerave, se në momentin e votimit, të pranishëm janë 31 anëtarë të këshillit bashkiak, pra, shumë larg kuotës prej 37 votash të cilat detyron ligji vendimmarrjen për përdorimin e pronave publike.

Ky akt mafioz, manipulator, grabitës, mbi pronën publike në Tiranë, qartësisht bëhet që mafias, klientëve pranë kryetarit të bashkisë së Tiranës t’u serviren, t’u plotësohet oreksi për grabitjen dhe gllabërimin e pronave publike në Tiranë.

E njëjta situatë ka tentuar të ndodhë dhe me një ngjarje tanimë të njohur, siç është ajo e pronës publike mbi të cilën ngrihet Teatri Kombëtar. Pikërisht për këtë shkak, këshilltarët e opozitës së bashkuar, kanë refuzuar pjesëmarrjen në çdo seancë të Këshillit Bashkiak, duke qenë se një ligj mafioz, i sponsorizuar nga klientët e Erion Velisë dhe të Edi Ramës.

Kanë projektuar grabitjen, uzurpimin e një të drejte kushteuese të Këshilltarëve Bashkiakë dhe kalimin  e kësaj të drejte në institucione të tjera.

Praktikisht, duke hequr mundësinë që këshilltarët e Bashkisë Tiranë të administrojnë pronën publike në Tiranë me një shumicë prej 37 votash Bashkia e Tiranës vendosi që këtë të drejtë ta uzurpojë dhe pikërisht për këtë arsye opozita e bashkuar refuzon të marrë pjesë në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak pa iu rikthyer kjo e drejtë kushtetuese.

Vendimet që kanë kaluar sot shoqërohen edhe me një skandal tjetër.

Asnjë këshilltar, asnjë anëtar i Këshillit Bashkiak, nuk ka pasur dijeninë dhe informacionin se çfarë përmbajnë këto vendime.

Përmbajtja e tyre është mbajtur sekret dhe në dijeni të tyre është vetëm Kryetari i Bashkisë, klientët dhe besoj edhe Kryeministri Rama.

As këshilltarët socialistë nuk kanë pasur informacion, material se çfarë është përmbajtja e gjashtë vendimeve që lidhen direkt me trualle publike dhe prona në Tiranë.

Opozita dhe Partia Demokratike e ka denoncuar dhe e denoncon këtë klimë manipulimi dhe këtë klimë mafioze që qeveris Tiranën, por si Tiranën të gjithë Shqipërinë.

Imagjinoni këta njerëz që kanë paturpësinë të manipulojnë në publik, pamjet e tregojnë qartë, votën e të zgjedhurve të Tiranës, të këshilltarëve bashkiakë, imagjinoni se çfarë sigurie dhe garancie ofrojnë këta njerëz për të realizuar zgjedhje në të gjithë Shqipërinë.

Erjon Veliaj nuk është veçse një sozi e Edi Ramës, një vegël e tij, dhe ai dhe Edi Rama kanë dhe meritojnë të njëjtën përgjigje nga opozita e bashkuar nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Protestë, rezistencë deri në largimin përfundimtar të tyre.