• Basha në Parlamentin britanik: Vendi ndodhet në krizë të rrezikshme
  • Konservatorët britanikë, aleatë kryesorë për modernizimin e PD

 

KRYETARI I PD, LULZIM BASHA, TAKIME NË BRITANINË E MADHE

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet për një vizitë pune në Londër. I shoqëruar nga Kryetari i PR Fatmir Mediu dhe përfaqësuesit e PD Aldo Bumçi e Xhemal Gjunkshi, Kryetari Basha zhvilloi disa takime, ku në qendër të bisedimeve ishte situata aktuale në Shqipëri dhe rajon, si dhe bashkëpunimi me konservatorët britanikë për modernizimin e Partisë Demokratike.

 

  • Basha në Parlamentin britanik: Vendi ndodhet në krizë të rrezikshme

Gjatë vizitës së punës në Londër, Kryetari i Partisë Demokratike dhe delegacioni që e shoqëron u prit nga Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Britanik Tom Tugendhat. Në takim u diskutua për gjendjen politike dhe situatën në Shqipëri e rajon, si dhe për krizën e rrezikshme ku ndodhet vendi.

Në këtë takim, lideri i opozitës konfirmoi angazhimin e Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës së bashkuar për një zgjidhje politike të krizës, që do të garantojë zgjedhje te lira dhe të ndershme, duke ndarë politikën nga krimi, duke i zgjidhur duart drejtësisë që të vërë para ligjit politikanët e përsfshirë në shitblerje votash me krimin e irgsnizuar si dhe afera të tmerrshme korruptive.

Reformë e thellë politike për fuqizimin e rolit të qytetarit sipas praktikave më të mira të vendeve demokratike perëndimore është angazhimi ynë,- theksoi zoti Basha.

 

Lideri i opozitës theksoi rolin e rëndësishëm të  Britanisë së Madhe, në bashkëpunim me partnerët e tjerë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, në mbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, z.Basha e falenderoi z. Tugenthat për qëndrimin e qartë dhe të prerë të Britanisë së Madhe dhe Parlamentit Britanik kundër ndryshimit të kufijve dhe copëtimit të Kosovës, çka do të ishte nje precedent i rrezikshëm kundër paqes dhe stabilitetit në Ballkan.

Gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e bashkëpunimit të ardhshmëm midis Shqipërisë dhe qeverisë britanike në fushat e bashkëpunimit strategjik të sigurisë kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

 

  • Konservatorët britanikë, aleatë kryesorë për modernizimin e PD

Në selinë qendrore të Partisë Konservatore Britanike në Londër, Kryetari i PD, Lulzim Basha, u prit nga Kryetari i Partisë Konservatore britanike z. Brandon Lewis.

Kryetari Basha i shprehu Kryetarit Lewis mirënjohjen per mbështetjen e jashtëzakonshme që Partia Konservatore po i jep Partisë Demokratike për komsionin e përzgjedhjes së kandidatëve sipas modelit britanik, në kuadër të modernizinit dhe hapjes së PD dhe fuqizimit të mëtejshëm të anëtarësisë në procesin e organizimit të primareve. Basha i shprehu kryetarit Leëis vendosmërinë e tij për ta modernizuar Partinë Demokratike sipas modeleve më të mira perëndimore, ku përvoja britanike në këtë drejtim është nga më të vyerat. Përfshirja direkte e Përzgjedhësit Kryesor të konservatorëve britanik (Chief Assessor) në ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kandidatëve në Partinë ka nje domethenie shumë të madhe për bashkëpunimin e mëtejshëm afatgjatë midis dy partive simotra. Në takim mori pjesë edhe kryetari i degës PD në Britaninë e Madhe z. Naim Hasani.

Dy kryetarët biseduan më tej për bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në shkëmbimin e ekspertëve më të mirë, në mënaxhimin e fushatave elektorale si dhe në organizimin e brendshëm të partisë.