Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten Aurela, vizituan sot selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të uruar Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj me rastin e ditës së Sulltan Novruzit.

 

Pas vizitës, kryetari Basha bëri këtë urim në ditën e festës, që simbolizon me ringjalljen e jetës me shpresën për ditë më të mira.

 

“Të gjithë besimtarëve bektashinj dua t’u drejtoj një urim nga zemra për Ditën e Sulltan Novruzit për këtë festë hyjnore të shpresës, të dritës por edhe të demokracisë;

Vlera për të cilën kanë rënë theror edhe martirët bektashinj;

Vlera për të cilat kanë triumfuar me 22 mars 1992, shqiptarët mbi diktaturën më të egër;

Vlerat për të cilat janë bashkuar përsëri shqiptarët, vlerat  e lirisë, dinjitetit të njeriut, të besimit në Zot, të besimit tek një e nesërme më e mirë që duhet, do të na bëjnë bashkë e po na bëjnë bashkë në një rrugë, që uroj të jetë po kaq e ndritur sa kjo ditë e sotme.

 

Edhe një herë nga zemra, gëzuar!”