• Takimi i vetëm që unë kam është ai me qindra mijëra shqiptarë më datën 16 mars në protestën e madhe kombëtare dhe takimet e tjera me popullin para asamblesë së krimit.

 

  • Vendi është në emergjencë kombëtare. ka nevojë për një zgjidhje, që i shërben interesave të qytetarëve dhe jo për një tango që mban në pushtet një grusht politikanësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

 

  • Detyra jonë është që standardet e Gjermanisë, Italisë, Britanisë, SHBA, që i kanë bërë këto vende të zhvilluara e me mirëqenie t’ua garantojnë edhe shqiptarëve në vendin e tyre në Shqipëri.

 

  • Nuk kërkojmë asgjë më shumë për vendin tonë, sesa kushtet dhe standardet që Europa ka garantuar për qytetarët e saj. Nuk mund të pranojmë ne një qeveri që është kapur duke vjedhur votat.

 

  • Nëse bëhet fjalë për standarde të tjera, subeuropiane, qëndrimi im është i i prerë: Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa!

 

  • Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të ndalojë në një stacion të ndërmjetëm, jo europian. Shqipëria do të shkojë drejt Europës duke përqafuar të njëjtat standarde si Europa.

 

  • Rruga është e vështirë dhe me sakrifica. Tani është radha e opozitës të bëjë sakrificën e saj, duke dorëzuar privilegjet, mandat, rrogat, imunitetin.

 

  • Është një sakrificë që opozita e bën që, së bashku me qytetarët, të hapim rrugën e integrimit të vendit në Europë. Dera e futjes në Europë është shpëtimi dhe çlirimi ynë nga krimi dhe korrupsioni.

 

  • Nuk i trembemi asgjëje, sepse marrja e mandateve nga disa prej listës pritëse tregon sesa i kalbur është sistemi dhe që ora e asamblesë së krimit ka ardhur. Këta kanë marrë fund.

 

PRONONCIM I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE LULZIM BASHA

  

Pyetje: Keni patur një ftesë publike dje për dialog nga kryeministri Rama. Do të takoheni me të për t’i dhënë zgjidhje krizës politike?

 

Basha: Populli ka folur qartë. Opozita i është përgjigjur kërkesës popullore  për një ndryshim të vërtetë në Shqipëri. Demokraci fasadë, parlament që vjedh qytetarët dhe nxjerr kriminelët nga burgu nuk do të ketë më. Ndaj, hapi i vetëm për të çuar Shqipërinë në Europë është që t’i japim fund një qeverie të lidhur me krimin, të kemi një parlament të zgjedhur nga populli, një qeveri që është para qytetarëve dhe jo para kriminelëve.

Ndaj dhe takimi i vetëm që unë kam është ai me qindra mijëra shqiptarë më datën 16 mars në protestën e madhe kombëtare dhe, natyrisht, edhe takimet e tjera para asamblesë së krimit, që ka uzurpuar ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë.

 

Pyetje: Nëse nuk dialogoni zoti Basha, si mund të gjeni zgjidhje?

 

Basha: Çfarë do të thotë nëse nuk dialogoni? Më kë të dialogosh, me Rrajën, me Çyrben apo me Vangjush Dakon?! Pra, një rol shumë të rëndësishëm kanë këtu të gjithë ata njerëz që e kuptojnë se nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për fatin e një partie politike apo të një përplasje midis partish. Bëhet fjalë për fatin e shqiptarëve, demokratë apo socialistë. Mund të vazhdohet më kështu, me një qeveri të kapur në flagrancë duke vjedhur votat, duke vjedhur qindra milionë lekë të shqiptarëve? A mund të vazhdohet duke i gënjyer shqiptarët që ja edhe pak do ta hapim derën e integrimit, kur dihet fare mirë se në Europë nuk të pranojnë, në qoftë se vendi qeveriset nga politikanë të lidhur me banditët dhe me krimin, me të cilët ka marrë votat dhe për të cilët dhe më të cilët ndajnë Shqipërinë si të ishte torte, duke shkatërruar dhe dëmtuar interesat, jetën, shëndetin, pronën e qytetarëve të thjeshtë, duke shkatërruar institucionet e vendit dhe duke detyruar mijëra shqiptarë në ditë të marrin rrugët e emigracionit.

Vendi është në emergjencë kombëtare dhe ka nevojë për një zgjidhje e cila t’u shërbejë interesave të qytetarëve dhe jo për një tango që të mbajë akoma në pushtet një grusht politikanësh të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

 

Pyetje: Z. Basha ndërkombëtarët jua kanë rrëzuar kauzën: ju thanë jo qeveri tranzitore, ju rrëzuan mjetet, duke dalë kundër bojkotit parlamentar dhe djegies së mandatave dhe dhunës në protesta?

 

Basha: Ajo që faktori ndërkombëtar përfaqëson apo që ka rëndësi për shqiptarët është ky: në vendet e tyre në qoftë se qeveria kapet duke vjedhur votat, ikën qeveria dhe personat përgjegjës shkojnë në burg. Kjo ndodh në Gjermani, prandaj shkojnë shqiptarët azilantë në Gjermani, kjo ndodh në Itali, kjo ndodh në SHBA, kjo ndodh në Britani, kjo ndodh në çdo vend të Europës, ku edhe shqiptarët emigrojnë sot masivisht. Detyra jonë është që këto standard, që i kanë bërë këto vende të zhvilluara, të përparuara, me mirëqenie dhe ku jo vetëm qytetarët e këtyre vendeve ecin përpara, por edhe shqiptarët kur shkojnë si emigrantë ecin përpara, këto kushte t’ua garantojnë edhe shqiptarëve në vendin e tyre në Shqipëri.

Pra, nuk kërkojmë asgjë më shumë për vendin tonë, sesa kushtet që Europa ka garantuar për qytetarët e saj dhe nuk do të pranojmë asgjë më pak, pavarësisht nëse vjen kërkesa nga njerëz të painformuar apo nga njerëz që bëjnë touchdoën në Shqipëri dhe pastaj kthehen në vendet e tyre. Shqiptarët nuk hanë dhe pinë në pritje luksoze në Rogner, nuk hanë e pinë në përfaqësi diplomatike, jetojnë në kushte shumë të vështira. Detyra jonë është që t’i përgjigjemi nevojave dhe kërkesave të tyre dhe për këtë, jam i bindur, që të gjithë përfaqësuesit e faktorit ndërkombëtar që kanë interesat e vendit tonë në mendje dhe në zemër, dhe duan që Shqipëria të jetë si gjithë Europa, nuk mund të kërkojnë asgjë më pak në raport me qytetarët shqiptarë, sesa ç’kanë për qytetarët e tyre. Nuk mund të pranojmë ne një qeveri që është kapur duke vjedhur votat. Ku pranohet kjo, në qoftë se bëhet fjalë për Shqipërinë si gjithë Europa? Në qoftë se bëhet fjalë për standarde të tjera, nëneuropiane, subeuropiane atëherë qëndrimi im është i qartë dhe i prerë: Ky është një rrugëtim për Shqipërinë si gjithë Europa! Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të ndalojë në një stacion të ndërmjetëm, jo europian.

Shqipëria do të shkojë drejt Europës duke përqafuar të njëjtat standarde si Europa. Dhe kjo është një rrugë e vështirë, është një rrugë me sakrifica. Tani është radha e opozitës të bëjë sakrificën e saj, dorëzimi i privilegjeve, i mandatave, i rrogave, i imunitetit, është një sakrificë që opozita e bën që, së bashku me qytetarët, të hapim rrugën e integrimit të vendit në Europë. Hapim derën sepse ajo derë e futjes së Shqipërisë në Europë është shpëtimi ynë dhe është çlirimi nga krimi dhe korrupsioni.

 

Pyetje: A i trembeni faktit se 16 është numri i kandidatëve në listën pritëse që janë shprehur se do të marrin mandatet e deputetëve pas vendeve të lëna bosh nga opozita mund të shtohet?

 

Basha: As nuk i trembemi asgjëje, sepse kjo jo vetëm tregon sesa i kalbur është sistemi dhe që ora e asamblesë së krimit ka ardhur. Këta kanë marrë fund. S’ka rëndësi se kë fusin dhe kë nxjerrin dhe çfarë u japin dhe çfarë u marrin e sa i joshin dhe sa i kërcënojnë. Tregon vetëm se asamblesë së krimit i ka ardhur ora. Prandaj, për t’u kthyer tek pyetja juaj e parë, takimi është me popullin më 16 mars.

 

Faleminderit!