-Vlora po përjeton krizën më të thellë. 15 mijë të rinj vlonjatë janë larguar nga qyteti i tyre. Numri i studentëve të Vlorës, ka rënë me të paktën 800.

-Unë besoj se shteti, arsyen e ekzistencën e ka të lidhur me kujdesin për njerëzit. Arsyeja e ekzistencës së shtetit dhe të qeverisë, është të ju shtrijë dorën

-Askush nuk përfiton, nga ky sistem i kalbur, që në fakt përfaqëson interesat vetëm të Edi Ramës dhe të një grushti oligarkësh.

-Kur është punë për të liruar kriminelët nga burgu, kur është puna për të liruar vrasësit e policëve nga burgu, si Dritan Dajti që ja ulën në 25 vjet, kur kishte 4 dënime npërjetë, atëherë po, shteti papritur ngrihet në këmbë.

-Kur është puna për të falur miliona euro të taksave tuaja, oligarkëve, kur është puna për të falur copat e bregdetit, pronës së të gjithë shqiptarëve, kur është puna për të dhënë koncensione dhe PPP, po, aty është Edi Rama, aty është shteti

-Europë, do të thotë; liri. Europë, do të thotë; mundësi, vetëpunësim dhe mirëqenie. Unë besoj, se këto mund t’i arrijmë këtu, me një qeverisje normale që I shtrin dorën qytetarëve, në vend që t’ju vejë këmbën tek koka. 

-Kur e lidh fatin me Gjushin e me Niçen, me Habilajt, me Geron Xhafën, e me Bajrat, Dajtët e me Shullazët, gjëja e fundit që të shkon në mendje, janë hallet e njerëzve. Kur ke ardhur në pushtet me ta, nuk kujtohesh më për njerëzit.

-Vetëm disa fletë të dosjes 339, nga mijëra orë përgjime, vetëm disa minuta përgjime, të vetëm një dosje, kanë zbuluar se si u vodhën votat në 4 qarqe të Shqipërisë; në Kavajë, në Lezhë, në Durrës dhe në Dibër.

-Ky sistem i kalbur, duhet përmbysur. Duhet përmbysur. 

-Rruga jonë drejt Europës, do të mbetet e bllokuar. Ne duhet ta çelim derën drejt Europës, se vetëm duke çelur derën drejt Europës, do të mund të sjellim zhvillim, punësim

-Procesi politik, ka marrë fund. Dhe koha për fjalë, ka mbaruar.

Me 16 shkurt, është koha për një bashkim dhe një vendimarrje të madhe popullore.

 

 

FJALA E PLOTE E KREUT TE PD, SOT NE VLORE

Faleminderit zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja të Vlorës, që u bashkuat sot në këtë tur takimesh dhe bashkëbisedimi, në një nga lagjet më të vjetra të Vlorës, në lagjen e Muradies.

Jam i nderuar që kam qenë sot dhe mbrëmë, i pranishëm në Vlorën e krenarisë kombëtare. Jam i pikëlluar nga ajo që kam dëgjuar, nga goja juaj, e pedagogëve të universitetit të Vlorës, studentëve dhe përfaqësuesve të binzesit.

Vlora po përjeton krizën më të thellë ekonomike, sociale dhe psikologjike të viteve të fundit. Në dy vitet e fundit, afro tre mijë biznese janë mbyllur. Që do të thotë, se mijëra njerëz, kanë humbur vendet e punës.

15 mijë të rinj vlonjatë, janë larguar nga qyteti i tyre. Numri i studentëve të Vlorës, ka rënë me të paktën 800. Këto janë të dhëna dramatike, të cilat nuk I takojnë, nuk i meriton, një perlë, jo vetëm e Shqipërisë por e Mesdheut, siç është qyteti i Vlorës. Me mundësi të jashtëzakonëshme, me potencial të jashtëzakonshëm, për tu shëndërruar në një qëndër e fuqishme e zhvillimit ekonomik, jo thjeshtë e vetëm për banorët e Vlorës, por edhe të zonave përreth.

Të dashur miq!

Një pyetje që i shtrojmë sot vetes është: ku është shteti?!

Çfarë roli ka shteti, përveç se të kujdeset për ju?!

Unë besoj se shteti, arsyen e ekzistencën e ka të lidhur me kujdesin për njerëzit. Arsyeja e ekzistencës së shtetit dhe të qeverisë, është të ju shtrijë dorën, duke filluar nga më të pamundurit. Nga ata në nevojë ekstreme ekonomike. Duke vazhduar me ata që kërkojnë punë. Pra, punësimi, si objektivi kryesor i një qeverie që mendon për njerëzit, duke vazhduar me ata që krijojnë vende pune; sipërmarrjen, biznesin e vogël, të mesëm, biznesin e madh. Për tu ardhur në ndihmë me taksa të ulëta, me anë të uljes së çmimit të naftës dhe të energjisë, që të krijojnë vende pune me kushte e paga dinjitoze.

Unë besoj, se roli i shtetit, është të kujdeset për shkollat e vogëlushëve, gjimnazet e të rinjëve dhe universitetet e studentëve shqiptarë. Të kthehen në institucione që përgatisin brezin e ri, jo vetëm me vokacion, por edhe me aftësi europiane.

Unë e di, që ky shtet sot, nuk ju ndihmon. Nuk jua bën më të lehtë jetën. Unë e di që ky shtet, ua bën më të vështirë jetën. Jua bën më të vështirë të pamundurve, sepse vetëm në qytetin e Vlorës, janë hequr 300 familje nga ndihma ekonomike, pa asnjë shpjegim. Jua bën më të vështirë, atyre që mezi e mbajnmë vendin e punës. Jua bën më të vështirë, punëdhënësve të cilët i mbysin me fatura, taksa, gjoba, me padrejtësi, me inspektoriate, me terror. Jua bën më të vështirë studentëve. Jua bën më të vështirë, prindërve dhe të moshuarve, sepse ky është një system, i cili është ngritur vetëm për të vjedhur shqiptarët. Askush nuk përfiton, nga ky sistem i kalbur, që në fakt përfaqëson interesat vetëm të Edi Ramës dhe të një grushti oligarkësh.

Askush në Vlorë, Shkodër, Tiranë, në Durrës, nuk ia ka parë hajrin. Të gjithë e ndjeni peshën e taksave më të larta. Të gjithë e ndjeni peshën e çmimit të lartë të energjisë. të gjithë e ndjeni peshën e gjobave dhe të padrejtësisë. Të gjithë e ndjeni  peshën e një shteti të kapur, të një drejtësie të kapur, në funksion të oligarkëve dhe të bandave, në funksion të politikanëve të korruptuar. Me dhjetëra raste më shpjeguan sot qytetarët, që nuk kanë ku të shkojnë e të ankohen, për të marrë të drejtat që ju takojnë dhe ju garanton ligji. Të shurdhër e gjejnë administratën locale, akoma më të shurdhër e të verbër, institucionet e administratës shtetërore. Të heshur dhe të korruptuar prokurorinë dhe drejtësinë për të vepruar, kur është puna për të mbrotjur të drejtat e njerëzve të pambrojtur.

Kur është punë për të liruar kriminelët nga burgu, kur është puna për të liruar vrasësit e policëve nga burgu, si Dritan Dajti që ja ulën në 25 vjet, kur kishte 4 dënime përjetë, për vrasjen e 4 oficerëve. Atëherë po, shteti papritur ngrihet në këmbë. Kur është puna për të falur miliona euro të taksave tuaja, oligarkëve, kur është puna për të falur copat e bregdetit, pronës së të gjithë shqiptarëve, kur është puna për të dhënë koncensione dhe PPP. Po. Aty është Edi Rama, aty është shteti, aty janë vendimet e padrejta, të cilat cënojnë ditë përditë liritë dhe të drejtat tuaja. Shkatërrojnë ditë për ditë, të ardhmen tuaj dhe të fëmijëve tuaj.

Ekonomia është në kolaps, sepse jemi vendi me taksat më të larta në Ballkan. Ekonomia është në kolaps, sepse jemi vendi më çmimin më të lartë të naftës në Europë. Ekonomia është në kolaps, sepse, ndonëse e prodhojmë vetë energjinë me kosto më të ulët, e shesim me çmimin më të lartë, qytetarëve dhe bizneseve prodhuese.

Ekonomia është në kolaps, sepse ka 6 vite që nuk ka një investitor të huaj. Edhe ata që ishin, u përzunë me dru, me dajak, apo me masa të padrejta. Ekonomia është në kolaps, sepse të gjithë shqiptarët bashkë, kanë paguar 2 miliard eruo më shumë taksa me Edi Ramën, por nuk ia kanë parë hajrin, asnjë prej këtyre taksave që kanë paguar. As në investime, as në shërbime. Shëndetësia është në rrënim. Edhe këtu në këtë lagje, kanë hedhur 13 mlion euro, gjoja investime, dhe më thanë banorët e lagjes; 13 milionë euro, për çfarë? Për të lyer disa fasada dhe për të bërë disa punë shkel e shko!

Këto janë paratë tuaja. Janën paratë e taksave tuaja që mund të kishin shkuar për të jua bërë jetën më të lehtë.

Unë besoj, se detyra e shtetit kjo është. Të ju shtrijë dorën njerëzve në nevojë. Të jua lehtësojë barrën. Të jua bëjë pak më të lehtë, mbijetesën. T’ju japë më shumë mundësi, për punësim. Të mbështesë mirëqenien. Të investojë tek brezi i ri.

Unë besoj, se një shtet normal, një qeverisje normale, është plotësisht e mundëshme dhee  aftë ti bëjë këto.

Zonja dhe zotërinj!

Unë kam jetuar për një kohë, që 18 vjeç, në Europë dhe kam studiuar atje. Dhe padyshim kam përfituar nga kjo, por unë e di se asnjë vend I huaj nuk të bëhet si vendi yt. E di që ata mijëra të rinj vlonjatë, profesionistë, inxhinierë, dhe mjekë, që largohen në emigracion, nuk ikin sepse nuk e duan Vlorën, por ikin nga dëshpërimi. Dhe nuk janë krenarë, që e ndërtojë jetën e tyre dhe të ardhmen e tyre, me djersën e ballit, në Itali, Gjermani, Amerikë apo kudo tjetër. Sepse do të donim që të njëjtën gjë, të bënim këtu.

Europë, do të thotë; liri. Europë, do të thotë; mundësi, vetëpunësim dhe mirëqenie.

Unë besoj, se këto mund ti arrijmë këtu, me një qeverisje normale që I shtrin dorën qytetarëve, në vend që t’ju vejë këmbën tek koka. Me një vizion të qartë, për të sotmen e të nesërmen. Për ta zgjuar nga shoku ekonominë shqiptare. Për ti dhënë energjinë e mjaftueshme, besimin e mjaftueshë, pozitivitetin, financimet, që motorri i ekonomisë të fillojë e të punojë dhe të gjenerojë vende pune, shpresë dhe besim. Besim te konsumatori, besim tek biznesi, besim tek investitorët e huaj.

Unë besoj, se Zoti n aka bekuar, jo vetëm me natyren më të bukur, por dhe me rracën më të bukur dhe punëtore. Brezi ynë i ri, është dhe duhet të jetë, një burim krenarie për secilin prej jush, si prindër, si vlonjatë, si patriot.

Unë besoj, se ky brez i ka të gjitha mundësitë, të ndërtojë këtu në Vlorë, në Shqipëri, një realitet tjetër ekonomik dhe social. Nëqoftëse ne i marrim masat e duhura, që të shkollohen ashtu siç duhet, nëqoftëse ne i marrim masat e duhura, që ekonomia të kyçet në zhvillimet e vrullëshme të ekonomisë europiane, unë besoj se mund të krijojmë vende pune, me paga dinjitoze, me kushte dinjitoze të niveleve europiane, këtu në Vlorë, në Tiranë, Shkodër.

Por, për këtë, na duhet një qeveri që mendon për ju.

A mund të mendojë për njeriun e thjeshtë, për hallexhiun, për investitorët, për vendet e punës, një qeveri që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit?

Kur e lidh fatin me Gjushin e me Niçen, me Habilajt, me Geron Xhafën, e me Bajrat, Dajtët e me Shullazët, gjëja e fundit që të shkon në mendje, janë hallet e njerëzve. Kur ke ardhur në pushtet me ta, nuk kujtohesh më për njerëzit.

Ardhja në pushtet e Edi Ramës, është faktuar tashmë dhe është publikuar nga Zëri i Amerikës, si një grusht shteti, jo nga ushtarakët, por nga banditët.

Ata kanë publikuar fakte tronditëse, të një prej dosjeve hetimore të prokurorisë, që ka kohë që fle në sirtarët e drejtësisë së kapur. Imagjinoni vetëm për një moment; vetëm një dosje!

Dosja 339!

Vetëm disa fletë të kësaj dosje. Nga mijëra orë përgjime, vetëm disa minuta përgjime, të vetëm një dosje, kanë zbuluar se si u vodhën votat në 4 qarqe të Shqipërisë; në Kavajë, në Lezhë, në Durrës dhe në Dibër.

Imagjoni tani, ka me dhjetra hetime të tilla. Me mijëra orë përgjime, që përfshijnë jo vetëm kupolën socialiste, por dhe të parin e Rilindjes, Edi Ramën, në këtë shit-blerje massive votash.

Në vend që të distancoheshin menjëherë, dhe të lejonin arrestimin e këtyre hajdutëve të votive, me Vangush Dakot dhe me Damian Gjiknurët me shokë, Edi Rama I mbron.

I mbron, sepse mbron veten e tij. Sepse emir I tij, është në atë dosje. Se ai e ka dhënë urdhërin.

Për të njëjtën arsye që mbron dhe aferat korruptive të Unazës së re të Tiranës, sepse asgjë nuk do të ishte e mundur, nëqoftëse në krye të kësaj afere korruptive, nuk do të ishte vetë, i pari i qeverisë.

Normalisht, kjo mund të zgjidhej me votë, por, vota është kapur. Në Europë, do ta zgjidhte prokuroria, por, prokuroria është kapur. Prokuroria ka në mend të hapë hetime ndaj gazetarëve që zbuluan të vërtetën, mirë që nuk hap hetime ndaj Zërit të Amerikës, por jo ndaj banditëve.

Ka ardhur pra, një moment kyç.

Ju e dini, ne u përpoqëm ta pstrojmë këtë system nga brënda, nga koka, me ligje, me propozime. Por, sistemi nuk funksionon. Institucionet nuk funksionojnë.

Ky sistem, nuk mund të pastrohet më.

Zonja dhe zotërinj!

Ky system i kalbur, duhet përmbysur. Duhet përmbysur.

Rruga jonë drejt Europës, do të mbetet e bllokuar. Ne duhet ta çelim derën drejt Europës, se vetëm duke çelur derën drejt Europës, do të mund të sjellim zhvillim, punësim, një ekonomi më të mirë, vende pune, shpresë dhe besim tek shqiptarët.

Por, ne mund ta hapim atë derë, vetëm duke shembur sistemin e kalbur që e mban peng Shqipërinë. Ky sistem i kalbur, që në fakt është vetëm një grusht njerëzish, është pengesa e vetme.

Procesi politik, ka marrë fund. Dhe koha për fjalë, ka mbaruar.

Me 16 shkurt, është koha për një bashkim dhe një vendimarrje të madhe popullore.

Rregulli numër një i Europës është; që pushteti I takon qytetarëve.

Rregulli numër një i Europës është; që kur pushteti uzurpohet, janë qytetarët atë që e çlirojnë.

Ndaj, pjesmarrja massive popullore me 16 shkurt, zëri juaj dhe vemdimarrja juaj me 16 shkurt, është vullneti i sovranit. Këtë jua them sot, jo thjeshtë dhe vetëm si kryetar i opozitës, i alternativës, si një njeri që kam ardhur me përgjegjësi, për planin ekonomik që kam shpalosur para jush, edhe me ndihmën e partnerëve tanë europianë, po kam ardhur mbi të gjitha t’jua them, si vlera themelore e Europës ku duam të shkojmë:

Me 16 shkurt, duhet patjetër ti japim fund këtij grushti shteti.

Me 16 shkurt, duhet patjetër të merrni në dorë fatet tuaja, si vlonjatë dhe si shqiptarë. Si prindër dhe si europianë.

Kjo është ftesa që kam për gjithësecilin prej jush. Kjo është ftesa që kam, për çdo vlonjate e çdo vlonjat.

Kjo është ftesa që kam për socialistët e tradhëtuar e të braktisur, e të poshtëruar, nga një klikë kriminale, që e ka marrë peng edhe partinë e tyre. Kundërshtarët tanë politikë, me të cilët mund të ndajmë mendime të ndryshme politike, për përqasjet ekonomike, për përqasjet mbis shëndetësinë , për arsimin etj., por që kemi 5 vite që nuk flasim për këto, sepse ka 5 vite që opozita nuk ndeshet me socialistët, por ndeshet me kriminelët. Ndeshet me bandat.

Mesazhi që ju jap sot, nuk është thjeshtë dhe vetëm mesazhi i opozitës. Dëgjoni mbani vesh, hapini sytë. Pritshmëritë e Europës, pritshmëritëe perëndimit, tanimë janë te i vetmi faktor që mund të sjellë ndryshimin, dhe ky faktor jeni ju.

Shikoni njëri-tjetrin në sy, shtrini dorën njëri tjetrit. Bashkohuni jo vetëm rreth halleve, por bashkohuni rreth zgjidhjeve. Bashkohuni rreth vendosmërisë për një të ardhme, për vetën tuaj, por mbi të gjitha për fëmijët tuaj. Shikoni në sy fëmijët tuaj, rininë shqiptare, vogëlushët shqiptarë dhe jepini përgjigje një pyetje vendimtare;

A ja vlen të luftoni për fëmijët tuaj?

Populli: Poooo

A ja vlen të luftoni për rininë shqiptare?

Populli: Poooo

Atëherë, e di që jeni të mërzitur dhe të dëshpëruar, por mblidhini forcat në emër të rinisë shqiptare, në emër të fëmijëve tuaj, në emër të së ardhmes tuaj:

Le të bashkohemi me 16 shkurt, për ti dhënë goditjen finale këtij sistemi të kalbur, një rrugë pa kthim, me vetëm një rezultat.

Shqipërinë e çliruar nga pengmarrësit.

Shqipërinë e çliruar nga oligarkët.

Shqipërinë e çliruar nga padrejtësia.

Zoti e bekoftë Vlorën e pavarësisë ev të flamurit!

Zoti i bekoftë familjet tuaja!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!​