Televizioni ERTV 2, të cilin publiku e njeh me emrin Report TV, ka shkelur çdo standard të gazetarisë për t’i shërbyer në mënyrë mjerane padronëve që e furnizojnë me para, Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Njësoj si kryemashtruesi i Tiranës, Erion Veliaj, ERTV 2 ka dezinformuar shqiptarët, kur ka paraqitur një banesë të dikujt tjetër si apartamentin me 4 shtesa të paligjshme të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pamjet me dron, të transmetuara nga ERTV 2, për të cilat shpifi Erion Veliaj pak ditë më parë, nuk i përkasin fare pallatit ku banon Kryetari i Partisë Demokratike. Këto pamje janë janë një mashtrim i shëmtuar i shërbëtorëve të Ra​mës dhe Veliajt në Report TV.

Nëse kjo kioskë televizive do të kishte për qëllim të thoshte të vërtetën dhe të mos u shërbente qindra mijëra eurove të paguara nga pushteti i korruptuar i Rilindjes, do të kishte verifikuar se shtëpia e Lulzim Bashës është në një pallat tjetër dhe nuk ngjan aspak me atë që u paraqit në pamjet me dron nga ERTV 2.

Këta shërbëtorë mjeranë, që pasurohen për të gënjyer dhe mashtruar shqiptarët, meritojnë të bojkotohen nga qytetarët, të cilët kanë të drejtë të informohen me vërtetësi, pa u helmuar nga makineria e propagandës së një pushteti të kalbur nga krimi dhe korrupsioni.