• Luçiano Boçi hedh ligjin e Arsimit të Lartë në drejtim të Edi Ramës, për të treguar kundërshtimin e opozitës.
  • PD mbështet plotësisht studentët. PD është për shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë, i cili zhvat studentët kur duhet të garantojë autonominë dhe tarifa të ulëta.
  • PD kërkon zëvendësimin e Ligjit të Arsimit të Lartë me një ligj që garanton shkurtimin e tarifave, që garanton autonominë reale universitare.

 

FJALA E DEPUTETIT LUÇIANO BOÇI NË PARLAMENT

 

Të nderuar deputetë,

 

Ne jemi sot këtu në Parlamentin e rrethuar nga zemërimi studentor, së pari për të shprehur mbështetjen tonë për protestën e studentëve, të cilët janë ngritur kundër sistemit, janë ngritur jo kundër demokracisë, por sistemit oligarkik qeverisës, janë ngritur kundër grabitjes së zhvatjes së tyre dhe familjeve të tyre, janë ngritur kundër kësaj bande babëzie, i kanë hedhur ata sot në rrugë dhe nuk u jep përgjigje prandaj jemi këtu sot, për t’i dhënë mbështetje për ta por njëkohësisht jemi për të dhënë mbështetje për dhënien e amendimeve që ka ndërmarrë aleatja jonë LSI, megjithatë jemi të mendimit që të gjitha llojet e amendimeve mund të shërojnë “gripin” dhe propozimet e tyre për rritjen e buxhetit të tyre, do t’i dëgjoni shumë mirë z. Braçe.

 

Propozimet e tyre ne i dimë, por ju dëgjojini, por ato mund të shërojnë “gripin” e stinës, “gripin” e dimrit, janë propozime që vijnë nga një parti, nga opozita dhe dëgjojini me vëmendje dhenuk mund të shërojnë dimrin kanceroz që ka pushtuar sot universitetet shqiptare, që ka pushtuar sot arsimihn e lartë, që ka pushtuar sot atmosferën e studentëve dhe pedagogëve, prandaj dëgjojini me vëmendje.

 

Unë e përsëris qëndrimin  e përbashkët, atë që ka shprehur edhe kryetari i PD. Ne jemi për abrogimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

 

E kemi thënë që në vigjilje të miratimit të tij, sepse nga këtu nis e keqja. Jemi për zëvendësimin e tij me një ligj që i përshtatet studentëve, që i jep zhvillim arsimit, që garanton me ligj shkurtimin e tarifave, që garanton me ligj autonominë reale universitare, që garanton me ligj rolin thelbësor që kërkojnë sot studentët dhe ju nuk ia jepni, dhe nuk doni t’ia jepni.

 

Ky është qëndrimi ynë dhe është i saktë dhe i prerë.

 

Nuk mund të vazhdohet. Qytetarët janë kundër kësaj qeverisje, janë kundër këtij kryeministri sharlatan, janë kundër këtij parlamenti kukull, dhe do të vazhdojnë sepse gjithçka nis me qëndrimet nga ky parlament, me qëndrimet nga kjo qeverisje dhe bëj thirrje që së bashku ta abrogojmë dhe nqse kemi dëshirë dhe vullnet ligjin e arsimit të lartë… (mbyllet mikrofoni dhe deputeti Luçiano Boçi ia hedh në fytyrë Edi Ramës Ligjin e Arsimit të Lartë)