Mirëmbrëma përfaqësues të dashur të medias. Ju falendroj për praninë dhe punën tuaj këtu si përnatë. Sikundër dua tu shpreh respektin atyre mediave që kanë rifilluar këtë transmetim live të protestës të përnatshme të banorëve të Unazës së Re.

Përshendes nga zemra Ilirin dhe t’ju uroj nga zemra bashkimin me familjen dhe të përsëris vendosmërinë time, të PD dhe gjithë opozitës për të qendruar në krah të këtyre banorëve për kauzën e tyre të drejtë që tashmë nuk është më vetëm kauzë e tyre apo e Tiranës por është kauzë e gjithë Shqipërisë. Është kauza e përballjes së qytetarëve që nuk mund të pranojnë më vjedhjen, grabitjen dhe pastaj mashtrimin nga një kryeministër, nga një kryebashkiak, dhe nga një qeveri e cila ka pushuar të gjitha funksionet e saj në shërbim të qytetarëve dhe është vendosur tërësisht shërbim të të vetmes axhendë së zhatjes, grabitjes së pronave publike, të parave të taksave të shqiptarëve në bashkëpunim me oligarkët dhe krimin e organizuar.

Sot, jo për herë të parë, Erion Veliaj përdori gënjeshtrën dhe bëri budallain për ti ikur të vërteës së tmerrshme dhe tronditëse që ka dalë në pah, që ka nxjerrë opozita përsa i përket pjesës tjetër të aferës së Unazës. Prej ditës së parë kur kjo pjesë e aferës është denoncuar, e kemi thënë qartë se në vitin 2017 është ndryshuar plani urbanistic i vitit 2013. Është zhvendosur shtrati i Lanës për ti hapur rrugë prishjes së shtëpive të mbi 200 familjeve me të vetmen arsye që prona e privatizuar me firmën e Arben Ahmetaj, me kontributin e 1.5 milionë eurove në emër të një trafikanti droge të dënuar të mos cënohej dhe aty të zhvillohet njëprojekt 60 milionë euro pallate shumëkatëshe. Aferë më ashiqare se kjo nuk ka.

Nga njëra anë zhvendoset shtrati i Lanës, prishen shtëpitë e mbi 200 familjeve dhe kjo bëhet me qëllim që prona e një trafikanti të dënuar droge të mos preket por të zhvillohet me firmën e Erion Veliajt, me firmën e Edi Ramës.

Edhe sot disa media thonë sipas Partisë Demokratike, por mirë nuk mjafton fakti që punën që duhet të bëjnë mediat e bën opozita por edhe kur bën opozita punën prapë së prapë disa media thonë sipas PD. i ftoj këto media të bëjnë detyrën e tyre. Të marrin dokumentet zyrtare që i kemi bërë publike, ti vëjnë krahas njëri tjetrit dhe ti tregojnë shqiptarëve ja si ishte plani urbanistik në 2013, ja si është plani urbanistik në 2017. Ja si u zhvendos shtrati i Lanës. Ja si prishen shtëpitë e mbi 200 banorëve. Këto nuk janë sipas PD, këto janë të vërtetat mbi dokumentat zyrtare që mbajnë firmën e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt.

Por po kështu të nxjerrin para shqiptarëve planin e detajuar vendor të nënshkruar nga Erion Veliaj që i hap rrugë ndërtimit të pallateve shumëkatëshe në pronën e tjetërsuar nga një trafikant i dënuar droge. Këto nuk janë hamendësime, nuk janë akuza, janë fakte zyrtare.

Pra ftesa ime sot është që media të bëjë pjesën e saj të detyrës. Pjesë e detyrës do të ishte edhe të investigonte këtë aferë por këtë e bëmë ne, e bëri PD. Të paktën tani që është në dritë të diellit të luajnë rolin e trye dhe të mos bëhen pjesë e mashtrimeve qeveritare dhe bashkiake port u tregojnë shqiptarëve se si është ndryshuar rrjedha e një lumi për të marrë përpara shtëpitë e 200 familjeve vetëm e vetëm që të mos cënohet prona e një trafikanti droge i cili ka paguar 1.5 milionë euro ministrisë së Arben Ahmetaj dhe i ka hapur rrugën prap me firmën e Erion Veliajt planit të detajuar vendor për të ndërtuar këtu një projekt i cili po kështu është publikuar nga ne.

Mesazhi i dytë që kam për sonte është ky. E dëgjuar sot se si Rama tha që po vazhdoi protesta do ta kap edhe atë. Kjo është mendësia e Edi Ramës. Siç kam kapur të gjitha tha. Kjo është mendësia e tij. Ka buxhetin, ka parlamentin, kap drejtësinë, kap prokurorinë, kap të gjithë institucionet e shtetit dhe mendon se kështu do të kapë edhe protestën e studentëve. Jam i sigurtë se studentët e kanë dëgjuar mirë. Jam i bindur se jo vetëm nuk janë të frikësuar por kanë nënqeshur sepse studentët e dinë fare mirë që nuk i kap as Edi Rama dhe askush.

Por kjo tregon mendësinë e Edi Ramës dhe mendësia e tij është se mund ti mbyllë këto afera duke kapur institucionet, duke kapur drejtësinë,, duke kapur median vetëm e vetëm që ti shërbejë planeve të tij me oligarkët dhe me krimin e organizuar. Mësimi i qendresës tek unaza e re është që nuk ia ka dalë dhe nuk do tia dalë.

Unaza e Re ia thyu hundët kësaj propaganda mashtruese, nxorri në pah këtë të vërtetë kriminale që tani e di gjithë bota dhe po e heton  dhe Amerika, po heton kompanitë fantazama që përfitojnë këtu tendera fantazëm për të transportuar paratë e Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Damian Gjiknurit, në parajsa fiskale. Prandaj këta qytetarë kanë një meditë të jashtëzakonshme dhe të njëjtën merinë edhe më të madhe e kanë edhe studentët sepse me qendresën e tyre dhe me mënyrën se si iu përgjigjën propagandës së shpifur me monologje të Edi Ramës me monologje nëpër auditore, duke mos i lejuar ato të bëheshin monologje, ose duke i braktisur ose duke iu përgjigjur flakë për flakë, kanë treguar një të vërtetë të madhe.

Për 5 vite vegla më e keqe e sundimit në vend, kanë qenë mashtrimi, përçarja dhe propaganda. Që kur u ngritën dhe studentët, iu thyhen hundën për herë të dytë propagandës mashtruse të Edi Ramës, nuk ka më asnjë konsumaor në Shqipëri që ta hajë çorbën e propagandës së Edi Ramës.

Atij i kanë mbetur vetëm një grusht oligarkësh, një grusht kriminelësh dhe një grusht ministrash që me drejtësinë e reformuar i pret vetëm një fat, i pret burgu. Ndërkohë që qytetarët të vetëgjesuar dhe të inkurajuar nga suksesi i protestës tek unaza e re, të frymëzuar nga qendresa e fëmijëve të tyre, e studentëve, po ngrihen e po vazhdojnë të ngrihen kundër kostos më të lartë të jetës në vendin më të varfër të Europës. Kundër çmimit më të lartë të energjisë dhe të naftës si dhe mbi të gjitha kundër padrejtësisë.

Ky është refreni i këtij dhjetori. Kjo është kënga e lirisë që Unaza e nisi që në nëntor dhe ne jemi e do të jemi këtu me këta qytetarë që kjo këngë e lirisë të mos shuhet, as të mos zhurmohet nga boritë e propagandës së dalë boje por së bashku ti Shqipërisë dhe shqiptarëve zgjidhen që meriton. Një zgjidhje që kalon në pari duke i dhënë zgjidhje probelemeve të vërteta dhe të drejta të studentëve, çështje që e trajtova edhe paradite në konferencën për shtyp. Që duhet të trajtojë menjëherë këtë krim makabër që është kryer tek Unaza e Re duke anuluar menjëherë projektin, duke i hetuar të gjthë, duke i vënë para drejtësisë dhe duke i dëmshpërblyer këta banorë për stresin e jashtëzakonshëm dhe për dëmet materiale dhe morale që kanë përjetuar si rezultat i dhunës policore, fizike, kriminale dhe psiqike të ushtruar nga Edi Rama dhe për të bërë të mundur që paratë e taksave të shqiptarëve të shkojnë për shqiptarët, jo për oligarkët, jo për kriminelët.

Shumica janë shqiptarët e ndershëm dhe dhe Rama e ka humbur pësullën sepse e di që sot ai përfaqëson vetëm vetëveten dhe një grusht oligarkësh dhe kriminelësh të cilët mund dhe do të kenë vetëm një fat; të përballen me drejtësinë.