• Tani është e qartë për të gjithë se projekti i unazës së re është një projekt vjedhjeje, dhe jo një projekt zhvillimi. Ai nuk bëhet për qytetarët, por për xhepat e Edi Ramës.
  • Prej mbrëmë, të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë, Edi Ramën siç është, pa maskë dhe pa fasadë: një hajdut të ftohtë dhe të pamëshirshëm që nuk ndalet para asgjëje për para.
  • ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t’i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës.
  • Ideatori, planifikuesi dhe përfituesi kryesor i vjedhjes së Unazës, dhe i të gjitha projekteve të tjera, i vjedhjes së koncesioneve të rrugëve, i koncesionit të check-upit, të koncesioneve të incineratorëve dhe të çdo vjedhje të tjetër masive që po i bëhet Shqipërisë është Edi Rama.
  • Ju bëj thirrje të gjtihë qytetarëve që t’u bashkohen të gjitha përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Edi Ramës. Ju bëj thirrje t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës, të Shkozës, të Bulevardit të Ri. T’u bashkohen qytetarëve që protestojnë prej 10 muajsh për teatrin. T’u bashkohen studentëve që protestojnë për të drejtën e tyre për dije dhe arsimim.

 

DEKLARATË PËR MEDIA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

 

Të dashur bashkëqytetarë,

 

Tani është e qartë për të gjithë ju se projekti i unazës së re është një projekt vjedhjeje, dhe jo një projekt zhvillimi. Ai nuk bëhet për qytetin e Tiranës, nuk bëhet për njerëzit, porbëhet për xhepat e Edi Ramës.

 

Ne kemi dy muaj që e kemi thënë ditë për ditë këtë gjë, megjithëse cinizimi që ka mbirë kudo dhe helmimi nga propaganda e gënjeshtrat e qeverisë, i kanë penguar qytetarët të shohin të vërtetën.

 

Por më mirë vonë se kurrë: sot të gjithë po shohin Edi Ramën e vërtetë, Edi Ramën siç është, pa maskë dhe pa fasadë: një hajdut të ftohtë dhe të pamëshirshëm që nuk ndalet para asgjëje për xhepat e tij.

 

Një hajdut që për të mbushur xhepat e tij është i gatshëm të flakë në rrugë fëmijë, pleq, të sëmurë, gra shtatzëna. Arroganca, dhuna dhe këmbëngulja mizore dy mujore për të nxjerrë nga shtëpitë e tyre në mënyrë të paligjshme qytetarët frymëzohen nga makutëria e tij për para.

 

Mbrëmë këto fakte tronditëse u shfaqën në ekranet , në emisionin “Të paespozuarit” dhe më pas u mor nga një një i madh mediash, kanë treguar qartë dhe pa dorashka të vërtetën tronditëse.

 

Sot Edi Rama ka nxjerrë sot ARRSH-në që të bëjë mashtrimin e rradhës.

 

Së pari, ARRSH-ja e Ramës duhet të dalë e gjitha para drejtësisë sepse në vend që t’i shërbejë ligjit dhe shqiptarëve, është kthyer në një vegël për vjedhjet marramendëse të Edi Ramës.

 

Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte korrupsioni dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH-së të përfshirë nga më i thjeshti, tek më i larti nuk duhet të lihet i lirë por duhet hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë.

 

Megjithatë ideatori, planifikuesi dhe përfituesi kryesor i vjedhjes së Unazës, dhe i të gjitha projekteve të tjera, i vjedhjes së koncesioneve të rrugëve, i koncesionit të check-upit, të koncesioneve të incineratorëve dhe të çdo vjedhje të tjetër masive që po i bëhet Shqipërisë është Edi Rama.

 

Shqiptarët më në fund po e shohin të vërtetën siç është: Edi Rama është hajdut.

 

Ai ka plot 20 vjet që vjedh pa pushim shqiptarët dhe nuk ngopet.

 

Sepse ai ka vetëm një vlerë dhe një moral: paranë.

 

Para parasë nuk vlejnë as njerëzit, as vendi, as familjet, as studentët, as e ardhmja. Asgjë.

 

E gjithë qeverisja e tij është një projekt gjigand për të plaçkitur për të vjedhur dhe për të zhvatur. Edi Rama as nuk ka patur dhe as nuk vullnet, as vizion për të punuar për njerëzit. Për të qeverisje do të thotë vjedhje.

 

Vjedhja është qëllimi dhe përmbajtja e qeverisjes së sotme. Çdo gjë tjetër është fasadë. Është propagandë.

 

Në fillim, ai përdori drogën dhe krimin për të bërë para dhe marrë pushtetin. Tani po përdor pushtetin për të grabitur paratë dhe pasuritë e shqiptarëve për të mbajtur pushtetin duke blerë çdo gjë, nga mediat tek zgjedhjet.

 

Sot nuk duhet të heshtë askush, pavarësisht bindjeve apo simpative politike.

 

Kam një thirrje të sinqertë si qytetar për median, për gazetarët e vendit tim: mos mbroni kriminelët në pushtet. Mos mbuloni vjedhjen. Hetoni korrupsionin dhe krimin. Është detyra bazë e medias të hetojë aktivitetin e qeverisë.

 

Bëjeni këtë gjë. Mos u bëni palë me të keqen. Shqiptarët nuk do t’jua falin nëse do të vazhdoni të punoni kundër tyre dhe të ardhmes së fëmijve të tyre.

 

Dua t’u them edhe një herë studentëve, banorëve të Unazës, dhe qytetarëve kudo ku janë: unë jam me ju, ne jemi me ju, demokratët janë me ju.

 

Ne jemi me njerëzit. Detyra jonë është të përfaqësojmë njerëzit dhe të luftojmë për drejtësi dhe mirëqenien e tyre. Ne japim mbështetjen tonë për përpjekjen tuaj, ne i bashkojmë zërin tonë zërit tuaj.

 

Ne nuk duam kurora, nuk duam lavde. Ne duam drejtësi, duam qeverisje të ndershme për të gjithë. Ne duam që të jenë qytetarët që të vendosin për qeverisjen e tyre dhe jo droga, as krimi dhe paratë e korrupsionit.

 

Askush nuk duhet të rrijë më i heshtur. Askush nuk duhet të rrijë më pa vepruar.

 

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve që t’u bashkohen të gjitha përpjekjeve për të ndaluar vjedhjet e Edi Ramës.

 

Ju bëj thirrje t’i bashkohen protestës së banorëve të Unazës, të Shkozës, të Bulevardit të Ri.

 

T’u bashkohen qytetarëve që protestojnë prej 10 muajsh për teatrin.

 

T’u bashkohen studentëve, bijëve dhe bijave që protestojnë për të drejtën e tyre për dije dhe arsimim.

 

Mos dëgjoni përccarësit. Mos u gënjeni nga njerëzit që paguan Edi Rama me paratëv që ju ka grabitur ju, për t’ju shkurajuare për t’ju helmuar me cinizëm dhe mosbesim.

 

Sot ka një fakt të thjeshtë: Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Bashkë ne duhet ta ndalim me cdo mjet.

 

Vetëm kur njerëzit bashkohen, tregojnë kurajo dhe luftojnë të gjithë për të drejtën dhe të mirën, vetëm atëhere fiton populli, fiton e mira dhe mkundet e keqja.

 

Falemnderit!