• Taulant Balla përdori fenë për të mashtruar shqiptarët për njohjen me mikun trafikant droge Edmond Bego në vitin 2015.
  • Vetëm në vitin 2014, Balla dhe miku i tij trafikant droge kanë udhëtuar së bashku, me makinë dhe me avion, plot 12 herë vajtje – ardhje.
  • Mashtrimi, mohimi dhe inflacioni me paditë fasadë janë e vetmja mënyrë që Taulant Balla të ruajë mandatin dhe t’i shpëtojë burgut edhe për pak kohë!

LUÇIANO BOÇI, DEPUTET PD

Taulant Balla u shfaq mbrëmë para shqiptarëve si një peng i krimit të organizuar dhe i parave të pista.

Pasi përdori fëmijët e tij për të justifikuar miqësinë me një trafikant ndërkombëtar droge, këtë rradhë, Taulant Balla përdori fenë për të mashtruar shqiptarët për kohën e njohjes me Begon.

Nuk është e vërtetë që Taulant Balla është prezantuar për herë të parë me Edmond Begon në vitin 2015 në xhaminë e Dragostunjës.

Dokumentat zyrtare provojnë se ata kanë udhëtuar së bashku disa herë me makinë dhe me avion në të njëjtën orë, përpara vitit 2015.

Të dhënat e sistemit TIMS provojnë se Taulant Balla dhe Edmond Bego kanë udhëtuar bashkë në 7 korrik 2014 dhe kontrolli i të dyja pasaportave është bërë brenda dy minutave, çka tregon se ata kanë qenë pas njëri-tjetrit.

Balla dhe Bego kanë udhëtuar së bashku edhe në 22 shtator 2014, kohë në të cilën sipas deklaratave të mashtruesit të Edi Ramës, ata nuk njiheshin me njëri tjetrin. Këtë herë pasaportat janë kontrolluar brenda 1 minute.

Vetëm në vitin 2014, Balla dhe miku i tij trafikant droge kanë udhëtuar së bashku, me makinë dhe me avion, plot 12 herë vajtje – ardhje.

Mashtrimi, mohimi dhe inflacioni me paditë fasadë janë e vetmja mënyrë që Taulant Balla të ruajë mandatin dhe t’i shpëtojë burgut edhe për pak kohë!