Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë planin e Edi Ramës dhe Erion Veliajt për të ndërtuar qiellgërvishtës brenda Parkut të Liqenit.

Të dy heshtën dhe akoma nuk kanë dhënë llogari për vendimin e tyre, i cili lejon që kryeqytetit t’i hiqet një pjesë e mushkërisë së tij për t’u zëvendësuar me beton.

Këta janë të njëjtët që heshtën, kur ne denoncuam se brenda Parkut të Liqenit, dy mikeshat e Edi Ramës, po ndërtonin vila në kundërshtim me çdo ligj në fuqi.

Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se kafshimi i Parkut të Liqenit për interesat e mafias së ndërtimit, të lidhur me Bashkinë dhe me Qeverinë, është pjesë e Planit të ri të Tiranës.

Plani mafioz Rama-Veliaj  ndryshoi Planin e vitit 2013, i cili ndalonte ndërtimet në çdo park apo lulishte të qytetit. Në kapitullin 7.4 të Planit 2013 duken qartë kufizimet dhe ndalimet e ndërtimeve në parqet dhe lulishtet e Tiranës.

Në planin e ndryshuar kundër interesit të qytetarëve të Tiranës, hyrja e Parkut të Liqenit shënohet me fjalët “Sherbime + BANIM + Institucione”. Me pak fjalë kjo do të thotë beton masiv për Parkun e Liqenit.

Është e papranueshme që Plani Rregullues i Tiranës mbahet i fshehtë. Asnjë website zyrtar i Bashkisë apo qeverisë që e ka miratuar atë, nuk e ka të publikuar planin, në bazë të të cilit hyrja e Parkut të Liqenit betonizohet dhe mbushet me qiellgërvishtës. (websitet: (i) bashkia, (ii) planifikimi, (iii) agjensia territorit & (iv) programi transparences kane ikur ne drejtim te paditur)

Plani i Edi Ramës dhe Erion Veliajt është që ta mbajnë në heshtje deri në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe qytetarët të mos keni informacion për këtë aferë të rëndë korruptive, për këtë krim mjedisor që shkatërron hyrjen e Parkut të Liqenit dhe shëndetin e qytetit.

Erion Veliaj është i sfiduar publikisht për ballafaqim me fakte për këtë plan betonizimi brenda parkut! As nuk mund te fshihet më pas propagandës! Qytetarët nuk i besojnë më mashtrimet e tij!

Erion Veliaj nuk është kryebashkiaku që meritojmë!