Takimi i opozitës në Shkodër mesazh mbështetjeje për shkodranët për qëndresë kundër krimit me mbështetje qeveritare.
Opozita dhe jo Rama është në Shkodër, sepse Rama ka zgjedhur të bashkëqeverisë dhe t’i japë pushtet krimit kundër interesit qytetar.
Edi Rama bashkëpunoi haptazi në zgjedhje me familjen kriminale Bajraj, që e ka kthyer Dobraçin në një zonë të pakalueshme dhe Shkodrën si në një zonë në gjendje lufte.
Edi Rama është një kryeministër në letër, Fatmir Xhafa është një ministër i Brendshëm në letër, kontrollin në territor nuk e ka policia, por e kanë bandat dhe krimi i organizuar.
Opozitës nuk mund t’i kërkohet të bëjë ligje me Fatmir Xhafën, vëllain e trafikantit të drogës, me Taulant Ballen mik me trafikantin e drogës, me Jurgis Çyrbjen anëtar të bandës së Shullazit.
Situata e krimit nuk ka qenë kurrë më kritike sesa sot! Vendi do të vazhdojë të mbetet në duart e bandave dhe krimit të organizuar, sa kohë kemi një kryeministër dhe një Ministër të brendshëm të lidhur me krimin.
Ajo që kemi përballë, nuk është aspak e lehtë.Për pushtetin e tij, Edi Rama, bëri pakt me Bajrët anembanë Shqipërisë. Vendi nuk ka kryeministër. Kryeministër kanë bandat.
Sfida që kemi përpara, ka përmasa akute! Detyra e opozitës është t’u japë shqiptarëve besim dhe shpresë, prandaj prioriteti numër 1 është çlirimi i qeverisë nga krimi me çdo sakrificë.
Asnjë reformë, asnjë ligj, asnjë projektligj, asnjë akt nuk ka asnjë domëthënie pa e çliruar qeverisjen nga krimi. Opozita nuk mund të ketë axhendë tjetër veç çmontimot të krimit. Së shpejti opozita do  të shpallë platformën për arritjen e këtij objektivi politik.
Detyra jonë si opozitë, është që një orë e më parë t’i bëjmë kriminelët dhe padronët e tyre politikë të tundin bizhamat me vija prapa hekura dhe para drejtësisë.