• Deputetja Oriola Pampuri denoncoi mashtrimin e Edi Ramës për të sëmurët me kancer. Nga spitali Onkologik, deputetja Pampuri vuri në dukje mungesën e herceptinës, një ilaç jetik për të sëmurët me kancer, për të cilin Edi Rama premtoi më 20 Prill se nuk do të ketë asnjë mungesë.

DEKLARATA E DEPUTETES ORIOLA PAMPURI

Ndodhem para Spitalit Onkologjik në qendrën Spitalore Universitare. Jemi për një çështje shumë të rëndësishme, mungesës së herceptinës, një ndër kimiopreparatet e rëndësishme për pacientët për zonjat paciente që vuajnë nga kanceri i gjirit.

Pak muaj më parë kryeministri mashtroi duke thënë se herceptina nuk do të mungojë dhe pacientët do të jenë të gjithë të furnizuar me flakonët e kimiopreparatit.

Nqse do të pyesni në korridoret e Spitalit Onkologjik dhe në oborr pacientët që presin, kimiopreparati mungon, ose vjen në sasi fare të vogla që nuk përmbushin nevojat e pacientëve çka shkakton përkeqësim të gjendjes së pacientëve të cilët janë operuar apo kanë nevojë e kimiopreparatit, dhe gjithashtu nxit kaos në marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit i cili shpesh i duhet të bejë përzgjedhje selektive mes pacientëve të cilëve u duhet në mënyrë emergjente kimiopreparati.

Sigurisht që kimiopreparati është i rëndësishëm, seancat e kurave janë nga 6 muaj deri në 1 vit.

Kush mund të ketë fatin, mund të marrë një kurë, ndërsa të tjerët duhet të presin me muaj të tërë.

E gjithë kjo pritje ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre.

Ky është mashtrim i rradhës që këtë herë fatkeqësish kryeministri e gjeti ta bënte pikërisht me këta pacientë të cilët luftojnë çdo ditë me jetën.

Pyetje: Sipas të dhënave tuaja, sa është nevoja e marrjes së herceptinës dhe sa e marrin aktualisht?

Pampuri: Shqipëria ka incidencën më të lartë me të sëmurë që vuajnë nga kanceri dhe këtu ndërkohë që është e theksuar edhe mungesa e kimiopreparateve të tjera.

Nëse mund të vijnë 20, 30, 40 flakonë, nevoja për to mund të jetë për 200, 300, 400 pacientë. Mendojeni vetë se sa mangësi ka të këtij kimiopreparati. Unë mund ta them me bindje. Është mashtrim i kryeministrit që në vend që të vërë prioritete, me dëshirën e tij, vendos interesat e tij.

Në vend që të mendojë për shëndetin e qytetarëve ka menduar për check-up. Pra i alokon klientes së tij miliona euro, në vend që këto miliona t’i përdorë për të blerë kimiopreparate apo medikamente të tjera të cilat janë në mungesë për pacientët sot në QSUT.