Fjala e plotë e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Parlament

Zonja dhe zotërinj

Të dashur bashkëqytetarë,

Sot Fatmir Xhafaj duhej të ishte shkarkuar nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Sot Agron Xhafaj duhej të ishte në arrest këtu në Shqipëri dhe në hetim nga Prokuroria.

Sot pasuritë e familjes Xhafaj duhej të ishin nën hetim sipas ligjit antimafia.

Por, dje Agron Xhafaj është përcjellë me ngut në Itali, fshehtas dhe me urgjencë.

Ndërsa Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj janë të zënë me nje punë tjetër. Se çfarë do ta marrim vesh shumë shpejt.

Prej 9 ditësh, shqiptarët dhe opinioni ndërkombëtar kanë parë dhe dëgjuar fakte të pranuara edhe nga vetë Fatmir Xhafaj.

Fakti se Agron Xhafaj u kap në një operacion ndërkombëtar nmdaj një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës të zhvilluar nga policia italiane dhe DEA, agjensia amerikane e luftës kundër drogës. U mohua për vite me rradhë, por u provua këtë javë edhe vetë nga Fatmir Xhafaj.

Fakti se Agron Xhafaj është dënuar në Itali me vendim të formës së prerë, konfirmuar nga Gjykata e Lartë Italiane me 7 vjet e 2 muaj heqje lirie për pjesmarrjen në një grup të strukturuar kriminal që kryente trafik ndëkrombëtar droge.

U mohua për pesë vjet me rradhë por u pranua sot.

Është fakt, se Agron Xhafaj i ka ikur gjithë këto vite drejtësisë se ai ka patur dijeni të plotë për të gjitha proçeset, ka patur avokat që e ka pajtuar vetë, por ka vendosur t’i ikë dhe t’i bëjë bisht drejtësisë gjatë gjithë proçesit të gjykimit dhe dënimit dhe më pas, pas vuajtjes së dënimit.

Është fakt, se Agron Xhafaj nuk ka vuajtur asnjë ditë dënim, as në Itali ku është dënuar, dhe as në Shqipëri.

Është fakt, se deri para dy ditësh, deri dje, Agron Xhafaj ishte në Shqipëri, ishte në Vlorë.

Është fakt, se Agron Xhafaj ndërroi indentitetin e tij nga Agron në Geron.

Është fakt, i parë me zë dhe me figurë, se Agroni apo Geroni vazhdonte aktivitetin e tij kriminal të trafikut të drogës në qytetin e Vlorës.

Nëntë ditë pa asnjë përgjigje.

Nëntë ditë pa asnjë qëndrim dhe dje papritur Agron Xahafaj niset fshehtas dhe me urgjencë në Itali.

Jo siç ekstradohen të dënuarit me pranga në duar dhe të shoqëruar nga autoritetet por në avionin e linjës ku natyrisht as nuk i vunë prangat dhe as nuk kryhen proçedurat, por u përshëndet me qetësi me policët dhe hipi në avion.

Pesë vjet pa i hyrë gjemb në këmbë dhe papritur, pas iu publikuan faktet që e konfirmuan si kokën e krimit të organizuar në Vlorë, përcillet me nderime dhe me mallëngim të shtirë për në Itali.

Çfarë fshihet pas kësaj ngjarje?

Çfarë fshihet pas kësaj ngutje?

Policia duhej ta kishte ndaluar.

Prokuroria duhej të kishte nisur urgjent hetimin, por policia ka marrë një tjetër urdhër këto 72 orë nga vëllezërit xhafaj.

Prej 72 orësh, dëshmitari X dhe familja e tij janë nën presionin e tmerrshëm të dyfishtë të bandës dhe bandave Xhafaj dhe nën presionin dhe terrorin policor.

E gjithë policia është vënë pas familjes së dëshmitarit dhe pas vetë dëshmitarit.

Policia e ka për detyrë, me ligj ta ndalonte Fatmir Xhafën, pas përgjimit që tregon me zë dhe figurë se është dhe mbetet koka e drogës në Vlorë.

Prokuroria e ka për detyrë të hapë hetimin, në një vend normal, sigurisht.

Por, kanë bërë diçka tjetër.

Terror policir, operacion të gjerë të shtrirë në mbarë Shqipërinë ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij.

E gjithë policia!

Shtrojmë disa pyetje, të cilave nuk u japin dot përgjigje, ndaj mungojnë Rama e Xhafaj.

Nëse siç pretendon kryeprokurori, kryegjykatësi, kryeministri, kryeredaktori, kryeoligarku Rama se audiopërgjimi nuk është i vërtetë;

  1. Përse i janë vënë prapa dëshmitarit X dhe familjes së tij? Çfarë nguti kanë? Përse i janë vënë prapa dëshmitarit X dhe jo bandave që po e terrorizojnë atë dhe familjen e tij paralelisht me terrorin dhe presionin policor?
  2. Nga e di policia e Xhafës? Nëse nuk do të ishte e vërtetë, siç pretendon Edi Rama. Këtu nuk ka asnjë rregull, rregulli këtu është t’i mbyllet goja opozitës dhe dëshmitarëve.
  3. Nëse nuk do të ishte i vërtetë, siç deklaroi kryegjyqtari, kryeprokurori, kryeksperti Edi Rama, që me siguri ekspertizën e ka bërë në Surrel, përse i janë vënë prapa dëshmitarit X dhe familjes së tij. Përse?
  4. Nga e di policia e Xhafës kush është dëshmitari X. Nga e dinë? Nga e dinë ata, kush është ky në audiopërgjimin që qenka i falsifikuar dhe i manipuluar? Kush ua tha? Ua thanë Xhafajt. Ua tha vëllai i madhe dhe vëllai i vogël sepse ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X. E dinë fare mirë, sepse gjithçka në atë bisedë është e vërtetë.

Por shteti nuk vepron. Kamikazet Marku dhe Prela, nuk veprojnë se për këtë punë janë aty. Agron Xhafaj ka emëruar shefat e policisë nëpërmjet Fatmir Xhafaj, duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm Ard Veliu dhe shefat e Vlorës. Fatmir Xhafaj bashkë me Edi Ramën kanë emëruar kamikazët e tyre në krye të Prokurorisë së Përgjithshme dhe në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Jo rastësisht kjo e fundit u bë ditën kur nisi denoncimi i skandalit Xhafaj.

Shteti i Edi Ramës ka një detyrë tjetër, të gjejë dhe t’i mbyllë gojën dëshmitarit X, t’i mbyllë gojën opozitës me kërcënime dhe ndjekje penale.

Shqipëria ka gati 5 vjet që harxhon të gjitha energjitë e saj për t’u mbrojtur nga krimi dhe kriminelët e Ramës.

Madje përpjekjet e opozitës dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm janë penguar dhe luftuar nga vetë Edi Rama.

 

****

 

Ditën që ky Parlament nuk u kompozua nga vota e e lirë e shqiptarëve por nga krimi e droga e Agron Xhafajt, Saimir Tahirit, të Balilajt, Habilajve me shokë, ka humbur çdo legjitimitet dhe gjithçka që bëni ju, jo vetëm dëmton drejtpërdrejt interesat e shqiptarëve përmes akteve që gllabërojnë pasuritë e tyre që varfërojnë shqiptarët, por ka për qëllim t’i mbyllë gojën opozitës.

Tani po të them Gramoz Ruçi, gojën opozitës nuk ke për t’ja mbyllur as ti, as Edi Rama dhe as Fatmir Xhafaj.

As me metodat e vjetra të sigurimit të shtetit ku jeni shkolluar dhe ku jeni rritur, dhe as me metodat e reja që ju kanë mësuar atë të cilët i paguani milionat e drogës.

Prandoj do ta vazhdoj këtu fjalën time për çeshtjen e vetme që ka ky Parlament, po të ishte Parlament.

Dhe nëse do të japësh kontributin tënd do më lesh ta mbaroj fjalën deri në fund. Nëse do të vazhdosh dhe skam asnjë dyshim se atë do të bësh, ritualin e ndaljes së fjalës opozitës për ceshtjen më të rëndësishme që ka sot Shqipëria: Një nga skandalet më të mëdha që po ndjek Europa, atëherë padyshim undë do të vazhdoj me mjetet që falë Zotit as Sigurimi i Shtetit dhe as kush tjetër nuk mund ta pengojë për të komunikuar me qytetarët. Zgjidh dhe merr!

Natyrisht nëse ky do të ishte një parlament normal, po ky nuk është një Parlament normal.

Ky është një Parlament që ka në gjirin e vet një Ministër të Brendshëm i cili garanton si pjesë e një familje mafioze aktivitetin kriminal të trafikut të drogës.

Ky është një Parlament, ku maxhoranca e cila pot ë kishte vetëm një fije nderi të mbetur do të ishte çuar në këmbë e do ta zbonte Fatmir Xhafajn, për të rivendosur nderin e poshtëruar të atyre socialistëve që keni tradhëtuar dhe padyshim tradhëtarët e shqiptarëve.

Nuk është opozita që flet të vërtetat, tradhëtarët e shqiptarëve janë Agron Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe është Edi rama që me besimin e marrë nga shqiptarët e kthyen Shqipërinë në një zonë të lirë për krimin. Le të kthehemi tek çeshtja kryesore e ditës.

Zonja dhe zotërinj!

Të dashur qytetare dhe qytetarë!

Dita e sotme provon se i gjithë shteti është vënë në shërbim të dyshes Xhafaj dhe të Edi Ramës me një qëllim: të kapin dëshmitarin X, ti mbyllin gojën.

T’i mbyllin gojën me kërcënime, ose t’i mbyllin gojën me milionat e drogës. Kjo makineri që është vënë në lëvizje tregon fare qartë se cfarë është dhe cfarë bën Edi Rama.

Është e njëjta shfaqje që e kemi parë Edi ramën duke bërë në mbrojtje të Saimir Tahirit dhe bandës së tij të Habilajve. Janë të njëjtat veprime me të cila mohoi kanabizimin e Shqipërisë.

Është e njëjta shfaqje me të cilën mbrojti Mark Frrokun, Arben Ndokën, trafikantin e dënuar. Përdhunuesin dhe trafikantin e dënuar Elvis Roshin dhe cdo kriminel tjetër me të cilin ka lidhur fatin e tij dhe të pushtetit të tij. Sot ishte rradha e Fatmir Xhafajt dhe të vëllait të tij trafikant droge.

Është mashtrim deklarata e Edi Ramës se ai po pret raportet e agjensive ligjzbatuese nëse kanë indicia për Agron Xhafajn.

Faktet tregojnë se fshehu dhe mohoi raportet e shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja për implikimin e Tahirit dhe të Policisë së Shtetit në kanabizimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Edi Rama e di fare mirë se përgjimi është i vërtetë.

Se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e dorgës dhe e ka intensifikuar duke e kthyer në kokën e trafikut të drogës, në veçanti gjatë kohës që Fatmir Xhafaj është Ministër i Brendshëm.

Kjo është arsyeja pse Agron Xhafaj është nisur me urgjencë për në Itali, pa e nxjerrë para opionionit public me zë dhe figurë. Shqiptarët meritojnë dhe duan ta dëgjojnë vet zërin e Agron Xhafajt dhe jo ta dëgjojnë prej laboratorit të Surrelit apo laboratorëve të kapur të kamikazeve Marku e Prela. Mes propogandës, gënjeshtrave, ultimatumeve, kërcënimeve, Edi Rama tha dje gjithçka por nuk tha pse shqiptarët kanë sot për ministër të brendshëm një person që është vetë subjekt i Ligjit Antimafia.

Nuk dha llogari Edi Rama dje, pse Ministri i tij i Brendshëm ka penguar dhe pengon zbatimin e ligjit Antimafia për pasuinë e të vëllait. Pse pengoi dhe pengon  e aktivitetit aktual të vëllait të fatmir Xhafajt që e di gjithë Vlora, e di gjithë jugu dhe një pjesë e mirë e gjithë Shqipërisë, por mori rolin e ekspertit të audios. Mori rrolin e preferuar të prokurorit. Mori rrolin e preferuar të kryegjyqtarit që i volit sa herë i kapen kriminelët e tij me presh në duar.

Nuk i mjafton që e ka emëruar vetë kamikaze, pa veting, me 69 vota kur Kushtetuta thotë duhet të ishte me veting dhe me dy të tretat e votive.

Sot e kuptojmë se pse e shkeli Kushtetutën. Sepse Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Qazim Sejdini janë gati të shkelin mbi trupa dëshmitarësh të vrarë  e jo më mbi Kushtetutën e vendit për të shpëtuar jo thjeshtë pushtetin, por lëkurën e tyre.

Duke qëndruar në detyrë edhe pse nuk u shfaq sot në këtë sallë, Fatmir Xhafaj është garancia e deformimit dhe pengimit të hetimit ndaj tij dhe të vëllait të tij, si për trafikun e dorgës nga Agron xhafaj, si për pasurinë e tij nga ligji Antimafia.

Zonja e zotërinj!

Duke qëndruar në detyrë dhe duke heshtur për 9 ditë, Fatmir Xhafaj dhe Edi rama po bëjnë pikërisht këtë: tani në këtë moment që flasim e gjithë policia është vënë pas dëshmitarit X. Dua ta përsëris para çdo shqiptari: nga e morën vesh kush është dëshmitari X, këta që pretendojnë se përgjimi nuk ishte autentik?

Dua të ja përsëris çdo shqiptari se kjo është një tejtër provë se Agron Xhafaj dhe fatmir Xhafaj, janë drejtëpërdrejt të përfshirë, i pari në trafik droge, i dyti në mbulimin e veprimtarisë së vëllait të tij.

Të dy bashkë, njëri përmes bandave të tij dhe tjetri përmes policisë që po vepron jashtë ligjit sipas urdhrave të tij. Duan të bëjnë të vetmen gjë që i shpëton: Presion dëshmitarit X! Presion familjes së dëshmitarit X!

Zonja dhe zotrinj!

Jemi në një moment kritik. Jemi në një moment vendimtar. E sotmja ka nxjerrë zbuluar e do të nxjerrë zbuluar në orët në vijim strukturën e plotë mafioze të shtetit të Edi Ramës.

Largimi i kontrolluar i Agron Xhafajt është pjesë e kësaj skeme. Ajo tregon se opozita kishte të drejtë! Ishte denoncimi ynë që i shtyu drejt këtij hapi të dëshpëruar. Por ishte dhe diçka tjetër. Duke ekstraduar, apo pretendimi që e kanë çuar në Itali, sepse nuk është ekstraduar, për të vuajtur dënimin, e shpëtojnë nga ndjekja penale këtu në Shqipëri. Krijojnë alibinë për të mos nisur hetimin.

Duket si një veprim i thjeshtë, duket sikur Agron Xhafaj shkoi si i penduar, por pot ë kishte qënë kështu, Agron Xhafaj do të kishte shkuar vetë. Vizat qeveria jonë i hoqi që në vitin 2010 dhe nuk mund të gënjejë që nuk merrte dot vizë. Aq më tepër që vendimi i formës së prerë është marrë në vitin 2012. Por e vërteta është se deri dje është Fatmir Xhafaj, ministri i brendshëm që mbronte Agron Xhafajn, mafiozin e kokainës dhe që dje është Agron Xhafaj, vëllai i tij mafioz që mbron fatmir Xhafajn dhe përpiqet ta shpëtojë atë dhe mbi të gjitha të shpëtojë veten nga hetimit i tij në Shqipëri i aktivitetit të tij kriminal.

Veprimet e kamikazes Arta Marku dhe Donika Prela që e lanë të largohet janë skandaloze. Sepse nëse ndaj tij kanë filluar hetimet sipas ligjeve shqiptare, ai nuk duhet të lejohej të largohej. Nëse nuk ka filluar hetim, pse nuk ka filluar hetim dyshja kamikaze Marku-Prela?

Natyrisht përgjigjen ju të gjithë e dini.

Ashtu si Agron Xhafaj përmes vëllait të tij ka emëruar të gjithë kupolën drejtuese të policisë, nga Ardi Veliu e poshtë ashtu dhe Rama e Xhafaj kanë emëruar të gjithë kupolën drejtues të Prokurorisë sot. Nga Marku e Prela e të gjithë poshtë.

Sot dua të ju bëj një thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë e në veçanti intelektualëve dhe figurave publike.

Është momenti kritik të kuptojmë se gjendemi në një gjendje skandaloze. Katastrofike! Ku krimi dhe mafia dominojnë gjithçka! Mos u merrni me propagandën dhe gjërat anësore që ju shërben Rama-Xhafaj.

Mos e shpërqendroni diskutimin publik nga thelbi. Ka vetëm një thelb: një qeverisje që nuk shkëputet dot nga krimi e cila ka humbur çdo mundësi të ju shërbejë shqiptarëve. Duhet ta kuptoni sot se krimi është shumë më i fortë se shteti. Që sot krimi kontrollon gjithçka. Që sot krimi nuk kursen askënd.

Ndaj sot është dita të marrim vendime të mëdha. Vendimet e mëdha që do ta ndajnë njëherë e përgjithmonë politikën dhe qeverinë nga krimi.

Ne jemi këtu sot në këtë sallë për të bërë detyrën tonë si opozitë. Ne do të jemi në krahun tuaj dhe në ballin tuaj në një aksion popullor I cili do të bëjë atë që ligji i vdekur, prokuroria e kapur dhe policia e bërë njish me bandit e Agron Xhafajt me shokë, nuk e bëjnë.

Së bashku do të shkulim nga pushteti këtë mafia që ka kapur Shqipërinë për fyti.

 

***

Zonja dhe zotërinj, të dashur qytetarë,

Edhe një herë dua nga kjo foltore të denoncoj dhe dënoj me forcë aktin terrorist, operacionin e përbashkët të bandave të Agron Xhafajt dhe policëve të Fatmir Xhafajt të cilët në vend dhe ashtu siç e do ligji të arrestonin Agron Xhafajn, por ushtrojnë terror dhe presion të paparë ndaj dëshmitarit X.

Pyetja për çdo shqiptar dhe për ju mediat është;

  1. Ku e morën vesh këta kush është dëshmitari X, nqse përgjimi nuk është i vërtetë?
  2. Ku e morën vesh se cili është dëshmitari nqse siç thotë kryeprokurori Rama, video përgjimi nuk është i vërtetë?
  3. Pse në vend që të arrestojnë Agron Xhafajn, por ushtron terror dhe presion mbi familjen e dëshmitarit dhe po përpiqen të kërcënojnë opozitën me ndjekje penale.

Përgjigjia është e thjeshtë .

Ky shtet mafioz ka për qëllim të shkatërrojë me çdo mjet e mënyrë çdo provë e cila do të çonte Agron Xhafajn në burg këtu në Shqipëri. Jo për dënimin e para 5 viteve, por sepse është koka e trafikut të drogës sot! Sepse Fatmir Xhafaj do me çdo kusht t’i shpëtojë verifikimit të pasurive të tij dhe të vllait të tij sipas ligjit antimafia.

Është e qartë për çdo shqiptar se përse Fatmir Xhafaj nuk largohet!

Fatmir Xhafaj nuk largohet sepse po të largohet ai policët nuk do të zbatojnë urdhërin e tij të paligjshëm për terror dhe presion ndaj dëshmitarit X, por do të shkonin të arrestonin vëllanë e tij, në vend që ta përcillnin “me nderime” nga Rinasi.

Është e qartë përse Fatmir Xhafaj vazhdon të jetë Ministër i Brendshëm sepse nga këto pozita ai do të kontrollojë operacionin e shkatërrimit të provave, intimidimit, pse jo, likuidimit ose joshjes së dëshmitarit X dhe familjes së tij.

Kjo është arsyeja përse Fatmir Xhafaj mbahet pas karrikes së Ministrit të Brendshëm. Jo për të luftuar krimin, por për të mbrojtur krimin.

A ka shqiptar që nuk e kupton këtë?

A ka socialist të ndershëm që nuk e kupton më këtë?

Por pyetja sot shtrohet; nqse e kupton i madh dhe i vogël, përse Edi Rama vazhdon ta mbajë Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm?

Edhe përgjigja e kësaj pyetje është shumë e thjeshtë.

Fati i Edi Ramës është i lidhur me fatin e Fatmir Xhafajt dhe Sajmir Tahirit me fatin e Agron Xhafajt dhe Habilajve, me fatin e kriminelëve me të cilët ka ardhur në pushtet.

Faktet për këtë nuk do të vonojnë.

Sot është dita të dëgjoni përsëri me zë dhe me figurë faktet e pakundërshtueshme.

Se jo vetëm që audiopërgjimi është autentik, e nuk mund ta ekspertojë këtë vila e Surrelit, edhe se dëshmitë faktet, për rolin e Agron Xhafajt si koka e krimit të oragnizuar, janë të plota dhe të thella!

Ajo që keni parë është maja e ajzbergut.

Edhe ajo që do të shikoni sot është akoma mbi ujë. Nuk doja kurrë ta thoja këtë, por fjalët në gjuhën shqipe, kaq janë.

Edi Rama, Fatmir Xhafaj nuk keni parë asgjë akoma!