Opozita është në krah të qytetarëve kundër qeverisë që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë.  

E vetmja që pengon integrimin është një qeveri kriminale, që për të ruajtur pushtetin e vet ka arrestuar reformën në drejtësi, ka privatizuar dhe politizuar prokurorinë dhe gjykatat.  

Ne do të jemi në krah të qytetarëve në çdo aksion dhe sot kemi zgjedhur të jemi në krah të qytetarëve. Do të jemi edhe përballë Edi Ramës.  

Prononcimi për mediat i Kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, ulur në shesh bashkë me qytetarët

IN TV: Është e jashtëligjshme protesta z. Basha?

Basha: I jashtëligjshëm është regjimi privat, kriminal i Edi Ramës.

IN TV: Si do të vijojë protesta?

Basha: Protesta? Pyesni qytetarët!

Ora News: Policia ka bërë thirrje se është protestë e jashtëligjshme dhe ka theksuar se do të proçedohen penalisht.

Basha: Policia e privatizuar e Edi Ramës do t’i kthehet popullit.

IN TV: I druheni një ndjekje penale për një protestë të paligjshme z.Basha?

Basha: Protesta është e legjitime. I paligjshëm është shteti privat kriminal i Edi Ramës.

IN TV: Keni kërkuar leje për protestë?

Basha: Nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë kurrë leje për një protestë të ligjshme.

IN TV: Z. Basha keni dalë me bashkëshorten sot në protestë, që do të thotë se gjithçka do të jetë paqësore sot?

Basha: Pyesni qytetarët!

IN TV: Kur jeni në krye të protestës…

Basha: Unë jam në krah të qytetarëve. E gjithë opozita është në krah të qytetarëve. KY është  një shtet që burgos popullin dhe lë të lirë kriminelët. Për këtë qëllim Edi Rama ka privatizuar dhe politizuar policinë, prokurorinë dhe gjykatat. Ka kapur drejtësinë politikisht. E patë dje se çfarë ndodhi , një shtetrrethim për 23 kuksianë, si të ishin terroristë. Sajmir Tahirin, Vangjush Dakon, Arbër Çekajn, Klement Balilin, Habilajt, Orest Sotën, të gjithë të lirë. Të gjithë të lidhur me drogën. Miliona euro të kapura, të gjithë në liri. Shkoni shikoni shtëpinë e Sajmir Tahirit dhe këtyre kriminelëve të tjerë dhe shkoni shikoni shtëpitë e kuksianëve që janë në burg sot! Dhe e kuptoni që ky është një regjim privat, kriminal. Është një bandë kriminale në pushtet dhe drejtësia e Edi Ramës është, që fut në burg popullin dhe mban të lirë kriminelët. Kjo duhet të marrë fund. Ndaj jemi në krah të qytetarëve që kanë vendosur të nisin protestat dhe mosbindjen civile.

News 24: Z. Basha, ju do i digjni mandatet? Ftoni qytetarët për mosbindje civile, po opozita çfarë duhet të bëjë në këtë rast?

Basha: Opozita do të jetë në krah të qytetarëve, siç ishte dje, do të jetë në krah të qytetarëve.

IN TV: A është alternativë djegia e mandateve z. Basha?

Basha: Të gjitha alternativat janë të hapura. Tani jemi në krah të qytetarëve. Do të vazhdojmë të jemi në krah të qytetarëve në çdo hap që ata do të hedhin.

REPORT TV: Po z. Flekenstein e ka miratuar këtë lëvizje, në krah të qytetarëve?

Basha: Ç’lidhje ka z. Flekeinstein me miratimin e aksionit të qytetarëve. Koha e fundit kur kishim një gjerman në krye të shtetit, ishte Princ Vidi. Kam një komunikatë për shtyp për takimin me Flekeinstein mund t’i riktheheni. Është e qartë. Është diskutuar dhe i kam shprehur qëndrimet e mia dhe i ka të qarta. Askush nuk pret miratim përveç popullit.

IN TV: Z. Basha, mund të ndikojnë protestat e opozitës në proçesin e integrimit të vendit?

Basha: E vetmja që pengon procesin e integrimit të vendit, është një qeveri kriminale e cila ka arrestuar reformën në drejtësi, ka privatizuar dhe politizuar prokurorinë dhe gjykatat për të mbajtur popullin në burg, dhe kriminelët të lirë.

Në Europë nuk shkohet me një qeveri që arreston popullin dhe liron kriminelët. Kjo besoj është e qartë për të gjithë apo jo?!

Pyetje: Në këto 30 vjet paratë e shqiptarëve kanë shkuar më tepër të infrastrukturën, buxhetet më të vogla kanë qenë për arsimin, shëndetësia dhe gjithçka është ndërtuar në rrugë. Mendoni se është një përgjegjësi e gjithë politikës shqiptare për situatën në të cilën ndodhen sot shqiptarët. Sepse realisht nuk kanë më asnjë para në xhep?

Basha: Është përgjegjësi e Edi Ramës që e ka katandisur shtetin në një shtet privat që arreston popullin dhe liron kriminelët. Ky është thelbi i protestës së sotme; privatizimi i shtetit, politizimi i policisë, prokurorisë dhe gjykatës, kapja e drejtësisë nga Edi Rama. Drejtësia e Edi Ramës që fut popullin në burg dhe liron kriminelët, ky është thelbi i protestës sot.

Pyetje: Kryeministri po bën thirrje tani live që të jesh në parlament dhe të përballesh me të në parlament ?

Basha: Edi Rama e ka privatizuar edhe Parlamentin. E patë dje për të tërhequr vëmendjen nga shtetrrethimi në gjykatë thirri në mënyrë të jashtëligjshme komisionin “Tahiri”…..

që ne do të jemi në krah të qytetarëve në çdo aksion dhe sot kemi zgjedhur të jemi në krah të qytetarëve. Do të jemi edhe përballë Edi Ramës të mos ketë merak.

Pyetje: Çfarë do të ndodhë nesër?

Basha: Sot do të jemi në krah të qytetarëve. Nesër do të jemi në krah të qytetarëve në çdo moment.

Pyetje: Cili do të jetë aksioni i radhës i opozitës?

Basha: Pyesni qytetarët.

Pyetje: Z.Basha po bllokoni për tre orët rrugët, po bllokoni edhe qytetarët…

Basha: Kemi bllokuar rrugën kundër grabitjes dhe padrejtësisë që është ajo e mosbindjes civile, qytetarët do të ndërmarrin aksionet e tyre dhe ne do të jemi në krah të tyre.

Pyetje: A do të ishte më mirë të bllokonit Kryeministrinë sesa rrugët z.Basha?

Basha: Janë qytetarët ata që vendosin aksionin, ne do të jemi në krah të qytetarëve.

Pyetje: Qytetarët na shprehën shqetësimin e tyre për bllokimin, ishin me fëmijë, ishin të sëmurë, në makinat e tyre dhe thonin që donin të lëvzinin se nuk po rrini dot. Po për këta qytetarë çfarë thoni?

Basha: Zgjidhja për të gjithë qytetarët do të vijë kur fëmijët e shqiptarëve të mos terrorizohen natën nga një shtet bandit, që arreston popullin dhe liron kriminelët. Pa zgjidhur këtë problem të madh nuk zgjidhim dot problemet e tjera. Të gjitha janë derivat i këtij problemi.