• Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave është një ngjarje e rëndësishme për  përmbushjen e aspiratës dhe konsensusit kombëtar të shqiptarëve për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
  • Rekomandimi është ftesa për t’u futur në oborrin e Bashkimit Europian, por derën nuk e hap rekomandimi, e hapin vendet anëtare të Bashkimit Europian.
  • Gjermania renditet tek vendet skeptike sa i përket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë, prandaj kërkesa e PD ishte e qartë dhe pa ekuivok: Shqipërisë t’i hapen negociatat.
  • Kriteret nuk janë plotësuar nga qeveria, por hapja e negociatave do të përbënte shtrëngimin e lakut për qeverinë dhe shtimin e presionit të monitorimit nga BE.
  • Problemet nuk zgjidhen duke u fshehur. Rama duhet të pranojë problemet dhe të marrë masa konkrete, të lejojë arrestimin e Saimir Tahirit.
  • Bashkimi Europian nuk është ERTV ku mund të thuash çfarë të duash pa mbajtur pikën e përgjegjësisë. Kërkohen rezultate për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë, luftë kundër krimit të organizuar, në reformë zgjedhore dhe reformën në drejtësi.
  • PD nuk vesh fanellën e një qeverie që ka zhytur Shqipërinë në krim e në drogë dhe që pastaj kap drejtësinë për të mbrojtur zyrtarët e vet të korruptuar. Kjo është fanella e turpit.
  • Fanella e qeverisë ishte jeshile, tani është jeshile me njolla të bardha dhe të kuqe. Fjala është për kanabisin, kokainën, heroinën.
  • Qëndrimi i PD për hapjen e negociatave është në interesin më të mirë të shqiptarëve, i ndryshëm nga ai i Ramës në opozitë, kundër NATO-s dhe heqjes së vizave.​

Bashkëbisedimi i Kryetarit të PD Lulzim Basha me gazetarët

Sapo erdha nga Rinasi ku pata rastin të takoj përfaqësuesen e lartë për Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian znj.Mogherini dhe ta falënderoj në emër të Partisë Demokratike dhe në emër të opozitës për vendimin pozitiv, rekomandimin pozitiv për Shqipërinë. Është një ngjarje e rëndësishme për aspiratën e popullit shqiptar për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, është një aspiratë mbarëkombëtare dhe është një nxitje konkrete që në këto kohë të vështira depresioni ekonomik, krize politike dhe besimi shqiptarët të ndihen optimist për të ardhmen e tyre.

Natyrisht rekomandimi është një hap i rëndësishëm por puna më e madhe mbetet përpara.

Takimi u organizua në Rinas për arsyen e thjeshtë që ju e dini tashmë, unë isha i ftuar në Berlin nga Qeveria Federale dhe nga Parlamenti Federal me ndihmën e partisë tonë simotër CDU-CSU-së dhe Konrad Adenauer, për të zhvilluar bisedime intensive me partnerët tanë ku qëllimi kryesor i imi dhe i opozitës ishte të kërkonim një votë pro nga Gjermania që renditet tek vendet skeptike sa i përket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave, do ta bëjmë të qarët për të gjithë shqiptarët, është ftesa për tu futur në oborrin e Bashkimit Europian, është ftesa për të hapur derën e oborrit dhe për tu futur në oborrin e Bashkimit Europian. Por derën nuk e hap rekomandimi, derën e hapin vendet anëtare të Bashkimit Europian të cilat në datat 28-29 qershor do të mblidhen në Samit për të vendosur mes çështjeve të ndryshme të rëndësishme mbi këtë rekomandim nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do ti hapen negociatat.

Hapjen e negociatave, siç e dini, është në vetvete në një proces i gjatë dhe i mundimshëm i arritjes së standardeve europiane në të gjitha fushat e jetës. Për ata që nuk e dinë, bëhet fjalë për 35 kapituj negociatash, të cilat normalisht hapen dy e nga dy çdo vit. Pra, në një skenar optimal na pret një punë e gjatë dhe voluminoze për t’ia arritur këto standarde që kanë të bëjnë me shtetin ligjor, me demokracinë, me zgjedhjet, me drejtësinë, me ekonominë, me kujdesin social, kujdesin shëndetësor, arsimin dhe të gjitha fushat e tjera të jetës. Vetëm kur Shqipëria të ketë plotësuar reformën që e sjellin legjislacionin shqiptar dhe sjelljen e institucioneve shqiptare në përputhje me këto norma europiane atëherë rekomandohet anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian.

Vetë hapja e kapitujve është një proces i mundimshëm politikë, për çdo kapitull kërkohet votimi i  çdo vendi anëtar. Prandaj e përsëris që sot nuk është dita për të festuar por është dita për të punuar dhe opozita, unë personalisht e kemi nisur punën akoma para se këtu të vinte edhe formalisht lajmi i mirë i hapjes së negociatave nga Komisioni Europian, pikërisht në vendin më të madh dhe më të fuqishëm politik të Bashkimit Europian, në Berlin, në Gjermani.

Për të gjithë ju dua të kthej në vëmendje faktin se për hapjen e negociatave ka 5 kushte, të cilat janë vlerësuar nga Komisioni dhe do të vlerësohen nga vendet anëtare. Për Gjermaninë siç mund t’ju kujtohet nuk janë 5 por janë 7; 5+2, zbatimi i ligjit të ligji të dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në Berlin kemi patur një seri takimesh të nivelit më të lartë duke nisur me një seancë dëgjimore në Bundestag, në parlamentin gjerman me anëtarë të CDU-CSU-së dhe anëtarë të Komisionit të Punëve të Jashtme dhe Komisionit të Çështjeve Europiane. Kërkesa jonë ka qenë e qartë, kërkesa ime ka qenë dhe pa ekuivok: Shqipërisë t’i hapen negociatat.

Por natyrisht në dialogun me palën gjermane kemi hasur jo pak skepticizëm dhe pesimizëm sa i përket stadit real të Shqipërisë në raport me këto 5 kushte apo 7 kushte.

Pse kërkojmë ne hapjen e negociatave?

Kjo është pyetja e parë që mu bë, je i bindur që janë arritur plotësimi i luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit, reformës në drejtësi, reformës në administratën publike, të drejtat e njeriut? Sepse raportet e tyre tregojnë diçka tjetër. Raportet tregojnë se në luftën kundër krimit të organizuar nuk është çmontuar asnjë bandë, nuk është kapur asnjë kryebandit. Përkundrazi shumica prej tyre jo vetëm janë në liri por edhe kur njoftohen urdhër arreste ia mbathin. E njëjta gjë për politikanët e lidhur me krimin apo zyrtarët e lartë të lidhur me krimin, siç është rasti i Saimir Tahirit dhe rasti i oficerëve të lartë të policisë që janë në kërkim. Këto janë fakte publike dhe për më shumë Gjermania është një ndër vendet më të mirë informuara për situatën në Shqipëri.

Po sa i përket luftës kundër korrupsionit a ka patur progres domethënës?

Raportet tregojnë të kundërtën, tregojnë se Shqipëria ka zbritur në 11 vendet e korruptuara.

Në raport me reformën në drejtësi hapat janë shumë të ngadaltë në drejtim të vetingut, ndërsa në drejtime të tjera kemi hapa kundër reformës në drejtësi, siç është kapja e prokurorisë. Kapja politike e Prokurorisë, emërimi i kryeprokurores pa veting, në kundërshtim me parashikimet Kushtetuese me 3/5-at dhe impakti që kjo ka pasur në luftën kundër krimit, duke e dobëzuar luftën kundër krimit, siç është e qartë në rastin Tahiri por edhe në raste të tjera, po kështu u ngrit si shqetësim.

Reforma e administratës publike, raporti gjerman që na u vu përpara tregonte për 30% emërime politike vetëm gjatë viti të fundit.

Të drejtat e njeriut, çështja e parë që pyetën ishte çështja e Kukësit dhe keqtrajtimit të qytetarëve, shkeljet, nëpërkëmbjes, dhunimit të drejtave të tyre ligjore sipas ligjit shqiptar, sipas Kodit të Procedurës Penale që janë po kështu të drejta kushtetuese, që mbrohen nga Kushtetuta e Shqipërisë dhe janë po kështu të drejta që mbrohen nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, ku Shqipëria është palë dhe është e detyruar ta zbatojë.

Pra, siç mund  ta imagjinoni dialogu në këtë  senacë dëgjimore të komisionit nuk ishte aspak e lehtë dhe detyra joën si opozitë nuk ëhstë as të fshehim të vërtetën, as të bëjmë hipokritin para miqve. Atëherë pse opozita kërkon dhe kërkoi të hapen negociatat?

Për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme për çdo shqiptar. Sa më shumë të avancoj procesi i integrimit europian, aq më shumë presion do të ketë mbi autoritetet, mbi qeverinë për të arritur standardet eruopioane.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se do të ketë shumë më shumë sy, veshë dhe zëra që do të dënojnë shkeljen e të drejtave të njeriut, arrestimin në mes të natës të njerëzve të pafajshëm që protestonin për mbijetesë nga njëra anë, dhe mos arrestimin e peshqve të mëdhenj duke nisur me Siamir Tahirin, nga ana tjetër.

Kjo do të thotë që do të ketë shumë më shumë zëra kritikë për pamjaftueshmërinë e luftës kundër krimit, dështimin në luftën kundër krimit, që e ka shndërruar Shqipërinë sipas raporteve të Bashkimit Europian në një qendër të krimit të organizuar në Europë.

Kjo do të thotë se do të ketë shumë më shumë përkushtim nga vendet e Bashkimit Europian për të mos pasur hapa arbitrarë, siç ishte largimi i 30 mijë familjeve me një të rënë të lapsit nga ndihma ekonomike. Këto gjëra nuk ndodhin në Europë dhe nuk tolerohen në vende që duan të bëhen anëtare të Bashkimit Europian.

Apo standardet e demokracisë, shitblerja e votës, ndarja e pushteteve, mos kapja politike e drejtësisë, presioni ndaj mediave dhe ndaj gazetarëve. Për të gjitha këto beteja të opozitës dhe të qytetarëve avancimi në proceset e integrimit europian është lajm i mirë. Sepse do të thotë se do të kemi shumë shumë vëmendje dhe më shumë instrumenta.

Ç’ka është veçanërisht e rëndësishme sot kur Edi Rama ka kapur të gjitha pushtetet; ekzekutivin, legjislativin, Prokurorinë, SHISH-in, segmente të tëra të drejtësisë dhe pothuajse mediat kryesore të vendit. Dhe po përqendron pushtetin ekonomik përmes monopoleve, PPP-ve, koncesioneve dhe kontratave korruptive në një grusht klientësh të tij, të cilët tashmë njihen në publikë si oligarkë; të vetmit që fitojnë kontratat, fitojnë PPP-të, marrin koncesionet janë ata.

Ja pra, ka një vlerë reale për demokracinë, për betejën e opozitës, por që po kështu është një kauzë madhore kombëtare që të kërkojmë siç kemi kërkuar hapjen e negociatave.

Argumentet kundër që dëgjuam në Berlin, i pari argument puro europian: Nuk keni plotësuar kriteret, nuk i hapin negociatat. Dhe natyrisht ne këtu kemi kërkuar që gjermanët të mos bëjnë gjyqtarin, sepse në rast se bëjnë gjyqtarin situata është e pashpresë, negociatat nuk hapen, por ta shikojnë këtë nga pikëpamja e opozitës, nga pikëpamja e qytetarëve shqiptarë.

Dhe cila është kjo pikëpamje?

Mos hapja e negociatave nuk ndëshkon autokracinë, arrogancën e pushtetit, shkeljen e ligjit, nuk e ndëshkon. Përkundrazi sa më pak monitorim të ketë një qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar, aq më të lehtë e ka.

Kë ndëshkon? Ndëshkon qytetarin e thjeshtë. Ndëshkon biznesin e vogël, ndëshkon njerëzit në pamundësi ekonomike,ndëshkonrininë shqiptare, ndëshkon përpjekjen e të gjithë atyre, me opozitën dhe Partinë Demokratike në krye, që po bënjnë reforma të thella proeuropiane, si e vetmja mundësi për t’i siguruar shqjiptarëve standardin europian.

Ta shikojmë këtë, jo si një vendim të caktuar ku, Shqipëria është ulur përballë dhe ata marrin vendimin si gjyqtarë, dhe thonë; nuk i ke plotësuar kriteret, nuk ta hapim derën e oborrit. Por të qenë së bashku me ne, se çfarë efekti do të ketë të nesërmen ky vendim.

Do të ngjallë më shumë pasiguri, mungesë shprese, depresion, që do të thotë, më shumë shqiptarë që duan të largohen, do t’i hapë më shumë dyert rrugës së krimit, që do të thotë më shumë aktivitet kriminal në Shqipëri, që do të thotë cënim i interesave europiane dhe interesave gjermane.

Shpresoj për një lajm të mirë, por nuk është rradha ime të flas, për këtë do të flasin të zotët e punës në Berlin dhe shpresoj në Tiranë kur të vijnë, që këtu të kemi arritur një progres domethënës, dhe uroj që ky argument që kemi parashtruar, me sinqeritet, pa hipokrizi, pa fshehur të vërtetën, pa fshehur problemet, të tregojmë në të njëjtën kohë, se si i shërbejmë sa më mirë interesit të Shqipërisë dhe interesit të Europës dhe Ballkanit në tërësi.

Problemi i dytë që na u ngrit dhe që për fat të keq i paraprijnë ngjarjeve këtu në Tiranë, ishte frika se qeveria do ta përdorë hapjen e negociatave pa meritë, si makiazh për problemet në vend, në vend që të angazhohet për t’i zgjidhur ato.

E citoj fjalë për fjalë atë që më tha një nga zyrtarët më të lartë në Berlin.

Dhe për fat të keq në fjalët dhe mesazhet që ka dhënë Edi Rama, duke thënë disa të pavërteta, kur thotë se u hapën negociatat, ndërkohë që është vetëm rekomandimi, hapja është në dorë të vendeve anëtare. I ra tupanëve, arritja më e madhe në 30 vjet, harroi NATO-n, heqjen e vizave dhe bëri mirë që i harroi, sepse nqse do të flasim se çfarë ka ndryshuar për herë të parë në këto 30 vite, është që kemi një kryetar opozite që merr përgjegjësitë për interesin kombëtar dhe kërkon nga BE, hapjen e negociatave, ndërkohë si në rastin e NATO-s, si në rastin e vizave, e mbani mend fare mirë, se çfarë qëndrimesh mbante Edi Rama kur këto procese kanë të bëjnë me të mirën kombëtare.

Këtu dua t’ua bëj të qartë shqiptarëve.

Që qëndrimi që kemi mbajtur në Berlin, që kemi mbajtur me miqtë tanë konservatorë, në Holandë, në Francë dhe në çdo vend tjetër skeptik, është qëndrim i Partisë Demokratike, që ka lindur si parti e Shqipërisë europiane.

Është i palëkundur ndaj çdokujt. Votuesve, simpatizantëve, mbështetësve tanë, por edhe atyre që nuk votojnë për Partinë Demokratike, ta dinë. Tek Partia Demokratike kanë dhe do të kenë gjithmonë një parti që do të vendosë interesin tuaj, mbi interesin e momentit dhe interesat e politikës meskine këtu në Tiranë.

Thirrja ime për Edi Ramën është të bëjë të njëjtën gjë.

Unë e kuptoj ankthin e një kryeministri që është defiçitar me të pestë kriteret dhe që e shikon këtë, si një mundësi për të bërë propagandën e ditës.

Por ky ankth as nuk do të lehtësohet, as nuk do të largohet, vetëm sa do të shtohet nqse nuk ndërmertren hapat që BE pret, në raport me luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, kundër kapjes së shtetit dhe hapat e tjerë si kritere themelore të hapjes së negociatave me BE-në.

Ne do të vazhdojmë me përgjegjësi totale të bëjmë punën tonë, kërkojmë hapjen e negociatave si një instrument që do të ndihmojë në realizimin e këtyre prioriteteve dhe shpresojmë që kjo përpjekje të japë fryte pozitive.

Si në rastin e Gjermanisë, ashtu edhe të Francës e të Holandës e ndonjë vendi tjetër që ndan një pikëpamje skeptike dhe jo pozitive.

Dhe kjo është e vërtetë.

Gënjeshtra është ajo që u tha dje këtu, që ne nuk kemi asnjë sinjal që Gjermania është skeptike. Në Berlin u tha se, Ministrit të Jashtëm të Edi Ramës, për ne Shqipëria nuk ka plotësuar kriteret. Ajo që i është thënë atij, na u tha edhe ne para dy javësh.

Kjo është e vertëta.

Nuk zgjidhet problemi duke e fshehur.

Ai e fsheh problemin sepse është mësuar t’i thotë të bardhës së zezë, të zezës të bardhë.

Thotë që kjo është meritë e qeverisë dhe opozita punoi kundër.

E vërteta është e kundërta.

Opozita punon pro, sepse opozita vetëm përfiton duke e pasur Europën në krahë, në kauzën e luftës kundër krimit, e luftës kundër korrupsionit, në kauzën e çlirimit të ekonomisë, nga monopoli, oligarkët, nga PPP-të, nga konçesionet, nga tenderat e korruptuara, në kauzën e demokracisë dhe shtetit ligjor, ndarjes së pushtetit, respektit për median, opozita e ka Europën aleate në krahë, në të gjitha këto kauza.

E vërteta tjetër e dhimbshme është, që të gjitha këto dështime, janë përgjegjësi e Edi Ramës.

Janë përgjegjësi e qeverisë. Në çdo vend, janë dyfish përgjegjësi e Edi Ramës, që nuk ka lënë pushtet pa kapur, edhe drejtësinë sot.

Rreziku më i madh, kundër hapjes së negociatave dhe pengesa më e madhe është qeveria me veprimet e saj, antiligjore, arbitrare, të korrupsionit dhe ligjeve të saj kriminale. Ndaj ky është momenti që gjithësecili të marrë përgjegjësitë e veta.

Unë i kam marrë të miat. Partia Demokratike, opozita i ka marrë të sajat dhe do t’i mbajmë këto përgjegjësi para shqiptarëve dhe para Europës deri në fund.

Tani është ora që Edi Rama të marrë përgjegjësitë e tij, të mos fshihet pas fishekzjarreve dhe shashkave.

Të marrë përgjegjësitë e tij për të lejuar arrestimin e Sajmir Tahirit që të gjithë në Europë e dinë se e ka mbrojtur duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Duke e kthyer Parlamentin në një gjykatë.

Të marrë përgjegjësitë e tij duke lejuar drejtësinë të hetojë dhe të vërë para drejtësisë çdo politikan të korruptuar dhe çdo zyrtar të korruptuar të lidhur me krimin.

Këtu nuk bëhet fjalë për listë të hartuar nga opozita apo propagandë që ushqehet nga opozita.

Dua t’ia them të gjithë shqiptarëve sot dhe Edi Ramës, këto janë lista dhe të dhëna që burojnë nga agjensi e ligjzbatimit në Europë dhe vendet anëtare të BE-së, të cilat janë thellësisht të shqetësuara, për impaktin që ka krimi i organizuar shqiptar me lidhje politike.

Çfarë na pret përpara?

Shumë shpejt, vendet anëtare do të marrin vendimet e tyre. E kemi bërë dhe do ta bëjmë të qartë çdo ditë, derisa të vijë ora e vendimmarrjes më 28-29 qershor, që vendim negativ ndëshkon Shqipërinë dhe shpërblen keqbërësit.

Shpërblen shtetin e kapur, shpërblen kriminalitetin, krimin dhe korrupsionin.

Shpresojmë shumë që qëndrimi i qartë dhe pa ekuivok i opozitës të çojë drejt vendimeve pozitive.

Në Gjermani, vendimi do të kalojë përmes Bundestag-ut, Parlamentit Gjerman dhe kjo është arsyeja se gjatë dy ditëve të qëndrimit në Berlin, kemi patur më shumë se 20 takime dhe seanca dëgjimore me drejtuesit më të lartë të Komisioneve të çështjeve europiane, komisionit të jashtëm dhe sigurisë, të drejtuesve të grupit parlamentar CDU/CSU, të drejtuesve të lartë të njësive që merren me raportimin për Ballkanin Perëndimor, me qeverinë gjermane, me kancelaritë, shefin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, këshilltarin e kancelares Merkel. E gjithë energjia është për të qëndruar që Bundestag-u dhe familja jonë politike të përqafojë të njëjtij këndvështrim që ka edhe opozita, sa i përket hapjes së negociatave.

Hapja do ta ndihmojë Shqipërinë. Moshapja ndëshkon Shqipërinë dhe shqiptarët dhe në mënyrë paradoksale shpërblen ata që duantë vazhdojnë pengmarrjen e Shqipërinë me korrupsion në shkelje të ligjit.

Ka një numër çështjes për të cilat janë të patejkalueshme për Tiranën.

Kjo ka të bëjë me mosndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, ka të bëjë me raste konkrete të luftës së krimit të organizuar, ka të bëjë me një nga kriteret kyçe që gjermanët parashtruan në nëntor 2016, që është Reforma Zgjedhore, sepse shqetësimi për demokracinë në Shqipëri ka arritur në nivelin më të lartë.

Ka të bëjë me reformën në drejtësi, ku kërkohet që kjo reformë të avancojë ashtu siç është votuar me Kushtetutë, që të çojë drejt një drejtësie të pakapur politikisht dhe më e rëndësishmja është që të ketë produkt, të kerë rezultate.

Rezultati i parë është, që qytetarët të jenë të barabartë përpara ligjit, rezultati i dytë është për ata që janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin të marrin atë që meritojnë nga ligji.

Pyetja: Zoti Basha, kryeministri Rama iu ka bërë një thirrjes sot gjatë konferencës për shtyp, ku ju kërkon të mos bashkëpunnoni me asnjë faktor politik që për interesa të veta do ta pengojë Shqipërinë në këtë proces?

Basha: Kjo është pikërisht sjellja që në Berlin zyrtari i lartë e quajti: kemi frikë se do ta përdorë Edi Rama, i cili njihet në Europë për aftësinë e tij të propagandës, do ta përdorë për të bërë makiazh, do ta bëjë këtë si një aspekt tjetër të të bërit politikë dhe jo për të adresuar problemet. Tani problemet nuk i shpik opozita, dhe aq më pak CDU-CSU-ja apo deputetët e vendeve europiane apo eurodeputetët, apo institucionet europiane që janë interlekutorët kryesorë të opozitës. Këto janë problem reale dhe i gjithë ai diskurs, se nuk dua ti them ndonjë fjalë më të rëndë, po ia kthej në europiançe se në shqip meriton ndonjë një tjetër fjalë për atë argument. Ka për qëllim të fshehë këtë fakt: që në Shqipëri ka problem të thella të demokracisë. Nuk funksionon demokracia! Zgjedhjet shiten dhe blihen me paratë e drogës. Kjo ka çuar në një aleancë të krimit me politikën. Kjo ka çuar në Shqipëri nyjën kryesore të trafikut të drogës, jo thjeshtë kanabisit por edhe të heroinës dhe të kokainës. Këto nuk janë as përshtypjet e mia, as tekat e opozitës. Ky është realiteti dhe kjo është përgjegjësia e Edi Ramës. Tani këtë realitet nuk e fsheh dot Edi Rama dhe pot ë doja unë, nuk e fsheh dot unë. Sepse është në raportet e Interpolit, Europolit, Departamentit të Shtetit. Është praktikisht në çdo raport serioz ndërkombëtar problem i madh i krimit të organizuar në Shqipëri. E njëjta gjë sa i përket korrupsionit, e njëjta gjë sa i përket mborjtjes së zyrtarëve të korruptuar sa i përket shkjeljes së ligjit, arratisjes së gjysmës së kupolës së policisë sapo u shpallën urdhër arrestet. Mbrotja e Saimir Tahirit, ndalja e hetimeve për figurat kryesore politike të mazhorancës. Nga Vangjush Dako te Qazim Sejdini, te Ilir Beqja, tek aferat korruptive të ministrive të Damian Gjiknurit dhe Arben Ahmetajt. Këto janë fakte, nuk janë shpifje. Ndaj ndjehem i trishtuar që ende pa ardhur këtu, fjalët e zyrtarit të lartë gjerman dalin të vërteta. Edi Rama është më i interesuar të bëjë makiazh me këtë hap të rëndësishëm që është rekomandimi i hapjes së negociatave sesa të kuptojë se ndodhemi përpara një momenti shumë të rëndësishëm dhe nuk mund të kalohet lumi me llogjet e ditës. Nuk është Bashkimi Europian, ERT ku mund të thuash çfarë të duash pa mbajtur pikën e përgjegjësisë dhe i thua këmbës dorë, të bardhës të zezë e të zezës e bardhë. I fut edhe një të sharë në fund të fjalës opozitës dhe mediave dhe thua: e fitova ditën edhe sot. Nuk funksionon kështu BE. Unë e di këtë fare mirë edhe nga formimi edhe nga përvoja ime e mëparshme dhe sot si kryetar i opozitës kam marrë përgjegjësitë e mia para Bashkimit Europian dhe para vendeve anëtare dhe para shqiptareve. Ne si opozitë bëjmë gjithçka që këto kritere të përmbushen, sepse kjo i sherben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dhe se kjo është rruga e vetme që çon tek hapja e portës së oborrit. Na pret një rrugë edhe më e vështirë përpara. Në qoftë se këtu akoma pa hyrë në oborr fillojme e dredhim bishtin me propagandë alla Rama, çfarë do të bëjmë kur kërkesat do të jenë shumë më të forta?! Kur inspektimi e monitorimi do të jetë shumë rexhid?! Nuk i dilet kështu! Nuk mund të ecë Shqipëria përpara në këtë mënyrë dhe ky është një problem politik. Kjo tregon në thelb se kjo qeveri e ky kryeministër nuk kanë kapacitetin as ta kuptojnë se çfarë është procesi i integrimit europian e jo më të bëjnë detyrat e tyre në raport me Shqipërinë, për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Por ne e kuptojmë fare mirë, ne po bëjmë detyren tonë si opozitë. Ne kemi përgatitur alternativën tonë për përgjegjësitë nesër dhe pa asnjë ekuivok po ndërtojmë kapacitetet tona dhe po transformojmë në rradhë të parë, Partinë Demokratike dhe përmes PD marrim përgjegjësitë tonë si një parti europiane për rrugën e vështirë që nap ret. Nuk ka rrugë tjetër përveç bërjes së detyrave të shtëpisë.

Pyetje: Zoti Basha përballë kësaj kauze madhore kombëtare siç e cilësuat ju, bindjen e vendeve skeptike deri në muajin qershor për çeljen e negociatave, cili do të jetë qendrimi që do të mbajë opozita? A do të heqë dorë nga aksioni i mosbindjes civile?

Basha: Nuk duhet të ngatërrojmë gjërat. Në Europë është e pakonceptueshme ti thuash opozitës: a do të heqësh dorë nga roli yt dhe hajde e vish fanellën e qeverisë. Kjo është mendësi joeuropiane. Nuk më lejon pozicioni ta themi se mendësia e kujt është kjo, por e Europës jo. Ti thuash opozitës ndal aksionin, mos bëj rolin tënd si opozitë. Eja e vish fanellën e qeverisë. E cilës qeveri? Një qeveri që ka zhytur Shqipërinë në krim e në drogë dhe që pastaj kap drejtësinë për të mbrojtur zyrtarët e vet të korruptuar. Që dhunon qytetarët e thjeshtë, fut në burg të pafajshmit dhe liron kriminelët? Një qeveri që ka kapur gjithë ekonominë dhe ia ka dhënë 5 klientëve të kryeministrit. Që ushtron çensurën më të paparë në 27 vite kundër mediave dhe gazetarëve? Sigurisht që jo! Kjo është fanella e turpit, por mbi të gjitha është fanella e një ekipi antieuropian dhe kurrsesi Partia Demokratike nuk mund ta veshë atë fanellë. Ne kemi fanellën e Europës, me ngjyrat e Europës dhe dhe jo tonat. Këtë se them në kuptimin e përciptë të fjalës. Vlerat tona janë vlerat e Europës. Zgjedhje të lira, drejtësi e pakapur dhe kuftë pa kompromis kundër krimit e korrupsionit kushdoqofshin këta zyrtarë, të cilësdo ngjyre politike, por në veçanti të krimit të korrupsionit të lidhur me qeverinë sot dhe që është pengesa kryesore, që u është vënë shqiptarëve për të hedhur hapin tjetër drejt Bashkimit Europian. Pra në këtë kuptim përgjigja është e thjeshtë: Opozita do të vazhdojë të bëjë detyrat e saj në një demokraci europiane. Ne nuk jemi në një demokraci europiane, por e vetmja mënyrë sesi mund të shkojmë drejt Europës është që të paktën një nga të dy palët të bëjë detyrat e saj. Opozita e ka vendosur rolin e saj. Ne do të bëjmë detyrat tona si një opozitë europiane. Kjo do të thotë se do të ndërmarrim të gjithë aksionin politik që ndërmerr një opozitë europiane ku përballë, apo nëse përballet me dhunime dhe shkelje të tilla të Kushtetutës, të ligjit, të të drejtave të qytetarëve. Do ta bëjmë këtë në institucione, do ta bëjmë me qytetarët, do ta bëjmë duke qëndruar në krah të tyre. Në të gjitha format dhe mënyrat demokratike me të cilat vepron opozita kur shkelen dhe nëpërkëmbën rregullat elementare të demokracisë dhe të shtetit ligjor

Pyetje: Do të bllokoni sërish Parlamentin?

Basha: Padrejtësisht vëmendja përqëndrohet tek; çfarë do të bëni ju, sesa çfarë ju shtyn ta bëni këtë. Sa herë që përballemi me një padrejtësi, është detyra e njeriut të lirë, e njeriut me ndërgjegje europiane apo euroatlantike e amerikane të ngrihet kundër padrejtësisë. Kjo është një ftesë që i bëj çdo qytetari shqiptardhe padyshim është një detyrë elementare e opozitës, në veçanti sot kur përpjekjet e Ramës nëpërmjet përqëndrimit të pushtetit është të topisë çdo fkctor tjetër që mund ta bëjë këtë. Kap median, kap drejtësinë, kap Prokurorinë, kap SHISH. Përdor Parlamentin si dyqanin e vet privat, qeverinë po se po. Ndaj është detyrë e opozitës të qëndrojë fuqimisht për themelin e Europës, atë që njihet si “Parimet e Kopenhagenit”: Demokracia, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimi, drejtësia e pakapur, shteti ligjor, kriminelët në burg jo populli i pafajshëm. Çlirmin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkët. Transparencë për shpenzimet qeveritare se taksat kanë shkuar në qiell dhe investimet e qeverisë janë në diell. Taksat po shkatërrojnë biznesin e vogël. 50 biznese falimentojnë ditë për ditë. Sot që po flasim, 50 familje kanë mbyllur qepenat dhe janë në mes të rrugës, ndërkohë që flasim. Këto janë problem të rënda e të thella të përditëshme të Shqipërisë dhe këto nuk mund të zgjidhen duke pretenduar se problemet nuk ekzistojnë dhe duke mos i vënë gishtin shkaktarit të këtyre problemeve. Problemet ekzistojnë, janë të rënda dhe shkaktari është; qeverisja, Edi Rama, me përqëndrimin e pushtetit, me aleancën me krimin, me mos ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë duke nisur me Saimir Tahirin dhe për fat të keq duke vazhduar traditën e tij të spekullimit dhe të mos pranimit të problemeve në raste të veçanta siç është ky i sotmi. Sot duhet ta shikonte aktin e hapjes së negociatave si një mundësi për të reflektuar thellë. Por po e them dhe njëherë: vërteton sot se nuk ka kapacitet për të reflektuar dhe ky është një problem i madh politik i vendit, nuk është vetëm i opozitës, është i vendit. Është edhe i Partisë Socialiste. Keni një kryeministër të ndëruar kolegë socialist dhe të dashur bashkëqytetarë socialistë në të gjithë Shqipërinë i cili nuk është në gjendje as të reflektojë, ta kuptojë se cili është problem e jo më të kontribuojë në zgjidhjen e tij. Ky është një problem i madh, nuk është problemi i demokratëve, nuk është problem i opozitës por është problem i të gjithë shqiptarëve

Pyetje: Megjithatë z Basha, z Rama ju ka ftuar sot për bashkëpunim, duke përmendur për të punuar si kombëtarja me fanellën kuqezi?

Basha: Këto janë fjalë boshe dhe më duhet të përsëris aty që thashë më parë. Fanella kuqezi është fanella e kombëtares dhe kemi futbollistët me këtë fanellë, apo ekipe të tjera. Edi Rama dhe ekipi i tij nuk kanë fanellën kuqezi. Fanella e tyre ishte jeshile, tani jeshile me njolla të bardha dhe të kuqe. E kam fjalën për kanabisin, kokainën, heroinën dhe gjakun e djersën e shqiptarëve. Ndaj ajo që kërkoj unë sot është që të marrë përgjegjësitë sepse janë të tiat për çfarë ka ndodhur deri më sot. Opozita do të vazhdojë të mbajë përgjegjësitë e saj të plota si një opozitë europiane. Nuk ishte zgjedhur më kot ky moment i ftesës dhe i vizitës tonë në Berlin. Opozita e çdo vendi është edhe alternative. Opozita e sotme është edhe alternative e nesërme e vendit dhe ne kemi marrë dhe do të marrim përgjegjësitë tona para shqiptarëve.

Pyetje: z Basha, duke nisur nga sot deri më 28 qershor, cilat janë hapat më emergjentë që duhet të bëjë qeveria sipas jush?

Basha: Hapi më emergjent që duhet të bëjë Shqipëria është të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën dhe kjo është tërësisht, për fat të keq, vetëm në dorën e qeverisë dhe të Edi Ramës. Sepse sot ai i kontrollon të gjitha. Edhe prokurorinë, edhe segmente të tjera të drejtësisë. Pra është tërësisht në dorën e qeverisë. Por shpresa dhe optimizmi që unë kam është që një po, qoftë edhe një Po me kushte, nga vendet anëtare për hapjen e negociatave do të vijë po kështu një presion i madh politik dhe publik për të arritur pikërisht këtë. Ndarjen e politikës nga krimi. Pa e bërë këtë Shqipëria do të vijojë të jetë në duart e krimit të organizuar. Pra ky është prioriteti numër një. Prioriteti tjetër është të planifikojmë të nesërmen. Sot jemi para një parlamenti ilegjitim që ka dalë nga një votë, siç e keni para nga studimet europiane, ku na u cituan në Berlin, ku një studim thoshte 20 %, një tjetër 30 % e shqiptarëve kanë pranuar se iu ëhstë blerë vota. Pra hapi tjetër është edhe refoma zgjedhore dhe gjithë hapat e tjerë që të mundësojnë që të kemi një sistem dhe proces elektoral që pamundëson apo e bën shumë të vështirë shitblerjen e votës. Dhe së treti, të kemi një drejtësi që të mos denojë të pafajshmit e të lirojë kriminelët por të bëjë të kundërtën. Vlerësoj se ky është minimum për çdo shqiptar dhe natyrish është minimum për Europën. Nuk ka vend anëtar i BE ku burgosen njerëzit e pafajshëm dhe lihen të lirë kriminelët.

Pyetje: z Basha, për reformën zgjedhore a do kemi një angazhim normal të PD-së?

Basha: Angazhimi ynë për reformën zgjedhore ka qënë i plotë apo i pandërprerë në çdo moment dhe do të vazhdojë.

Pyetje: Për çfarë biseduat me zonjën Mogerini?

Basha: E falenderova për rekomandimin e KE-së dhe e informova për vizitën në Berlin. i thashë që në këto momente të errëta ku ndodhet Shqipëria kjo është një dritë shprese e shumëpritur. Natyrisht që zonja Mogerini dhe zyrtarët e KE-së janë plotësisht në dijeni të skepticizmit të vendeve anëtare të rëndësishme siç është Gjermania, Franca dhe Holanda. i shpreha bidnjen time se tejkalimi i këtij skepticizmi nuk mund të vijë duke fshehur problemin duke thënë që nuk egziston apo duke thënë që nuk është aq keq saç thuhet sepse në këto momente vendet anëtare, për shkak se po i vuajnë vetë pasoja e krimit, drogës dhe emigracionit, është shumëfishuar në 4 vitet e fundit që rama qeverisë, kanë të dhëna të plota. Nuk mund ti gënjesh e tu thuash nuk kam ndërkohë që ata shohin se si numri i refugjatëve nga Shqipëria është rritur dhjetëra apo qindra herë në raport me 5 vite më parë. Ndërkohë që sasia e drogës që shkon në vende e tyre sepse vetëm një e dhjeta kapet është në nivele të paimagjinueshme dhe se problem i krimit në Shqipëri është bërë problem në shumë prej këtyre vendeve dhe kjo është arsyeja se pse këto vende nuk duan të hapin negociatat, le tit hemi gjërat troç. Holanda problem kryesor ka krimin. Ndaja këtë dinje me të që duhet të jemi të drejtpërdrejtë që këto problem ekzistojnë. Ne opozita jemi angazhuar prej fillimit në luftë kundër këtyre problemeve. Kundër kriminelëve në politikë, kundër kultivimit të drogës kur gjithkush tjetër thoshte ku është droga se nuk e shohim dot, kundër hapave që do të minonin reformën kushtetuese në drejtësi dhe do të mundësonin kapjen e drejtësisë sepse kjo do të thotë se nuk do të kesh prokurorë dhe gjyqtarë që do të çojnë para drejtësisë qeveritarët e korruptuar dhe betejën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sot opozita dhe vendet e BE-së qendrojnë krah më krah për zgjidhjen e tyre. Deri fje shumë prej këtyre problemeve pretendohej se nuk ekzitonin. Tani bindja ime është që argumenti më i mirë në raport me vendet skeptike është ky; moshapja e negociatave do të përbënte një lajm të keq pikërisht për këto reforma kryesore; për refomën zgjedhore, për zbatimin e vërtetë të reformës në drejtësi, për luftën krimit, korrupsionit, drogës, emigracionit të paligjshëm. Sado paradoksale të duket, edhe pse qartësisht kriteret nuk janë plotësuar nga qeveria, hapja e negociatave do të përbënte shtërngimin e lakut për qeverinë, me fjalë popullore, dhe shtimin e presionit të monitorimit nga BE. Ky është një argument që unë besoj se ka dhënë rezultat edhe ndër me skeptikët ndër interlokutorët e mi në Berlin, drejtues të lartë të politikës në Berlin, dhe besoj dhe shpresoj  se do të japë efektet e ngjashme me me skeptikët e tjerë në Paris dhe në Hagë.

Pyetje: z Basha, ju thashë që morën pjesë në Gjermani si alternative në Shqipëri dhe pak më parë thatë se jeni në një proces reformimi në PD dhe të premten keni mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. Ju si kryetar keni bërë gjë konkrete për ndryshime në statut?

Basha: Qëllimi kryesor i punës së madhe që është bërë dhe që do i parashtrohet Këshillit Kombëtar është të saknksionojë dy vlera bazë dhe të garantojë zbatimin e tyre. Së pari demokracinë e brendshme në parti ku insistimi im është që vendimet e rëndësishme të merren me konsultim me të gjithë anëtarësinë e PD, duke përfshirë listën e ardhshme të deputetëve të PD. Dhe së dyti, krijimi i një structure partie moderne europiane në përputhje me modelet e partive fituese të Partisë Popullore Europiane duke përfshirë edhe të miqve që sapo u ktheva CDU-CSU gjermane.

Pyetje: Duke përfshirën edhe çështjen e kryetarit…

Basha: Të gjitha çështjet janë hapur dhe diskutuar. Ju e dini që kemi bërë një takim prej 5 orësh në kryesi dhe çdo çështje është diskutuar dhe propozimet e kryesosë do ti parashtrohen Këshillit Kombëtar, i cili do të ketë hapësirën për të diskutuar dhe propozuar.

Pyetje: z Basha, a ju ka informuar zonja Mogerini për takimin e ministrave të jashtëm ditën e hënë dhe dhe ashtu nga ministrat janë paraqitur ditën e martë përgatitjet për samitin e majit në Sofies dhe samimit e zgjerimit të paraqitur dje në Strasburg. A ju informoi ajo se ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Holandës dhe Francës, kanë kërkuar tashmë samite i Sofjes nuk duhet të jetë një samit zgjerimi dhe as që duhet përmendur kjo fjalë, dhe ministri i Holandës ka thënë që nuk do bëjmë pazare për as për integrimin e Maqedonisë dhe as Shqipërisë. Në këto kushte dhe mos përfshirja e kësja çështje në samitin e Qershorit, cilat do të ishin hapat tuaja për ti bindur sidomos holandezët që kjo çështje të paktën të futet në rendin e ditës?

Basha: Së pari kam informacionin e plotë se çfarë ka ndodhur në mbledhje. Zonja Mogerini bëri një parashtrim të shkurtër por unë e kisha informacionin që dje nga interlokutorët në Berlin. Natyrisht është një zhvillim jo i mirë por jo i papritur. Nga ana tjetër unë nuk e kam humbur besimin dhe do të vazhdoj të punoj bashkë me PD dhe opozitën me qëllim që qershori të sjellë lajme të mira për Shqipërinë. Duhet ta kuptosh që nuk është detyra ime të bind Holandën por është detyra ime, siç e shoh unë, jo siç e ka parë ai që ishte para meje kryetar i opozitës, të bëjë gjithçka që vendet anëtare skeptike ti hapin dritën jeshile negociatave. Linja e argumentit me këto vende është ajo që ju parashtrova. Në fund të fundit, hapja e negociatave është fillimi i një rruge të gjatë dhe të vështirë dhe hapja e negociatave mundëson dhe jep më shumë instrumenta, njerëz, resurse, fonde  të BE dhe vendeve anëtare për të ushtruar presion pranë qeverisë e cila është ajo që duhet të plotësojë detyrimet e shkruara në rekomandimet e KE-së. Pra edhe me më skeptimët ky ka qënë argumenti. Ju sot nuk po votoni të bëhet Shqipëria anëtare e BE dhe kemi 35 kapituj për të negociuar dhe në çdo kapitull duhet vota juaj që happen mesatarisht dy në vit. Pra nuk është ky zhvillimi final apo vendimi i fundit. Për të perifrazuar Çurçillin, është fillimi i fillimit. Pra në këtë kuadër do të vazhdojmë të kërkojmë pranë miqve tanë, ku në disa vende kanë kualicion, të kërkojmë me ato mundësi që ne kemi si opozitë duke mos fshehur të vërtetat por duke treguar se e vërteta e të vërtetave është , që të vërtetat e Shqipërisë do bëhen edhe më të dhimbshme për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe me më pasoja për europianët nëse nuk happen negociatat, nëse Shqipërisë i pamundësohet avancimi i mëtejshëm në rrugën e integrimit europian. Ndihmën më të madhe në këtë drejtim do ta jepte nje qeveri që do të bënte detyrat e shtëpisë. Por ne po bëjmë më shumë se detyrat tona dhe po e bëjmë me ndërgjegje të plotë dhe të pastër para shqiptarëve dhe shqiptarët.

Pyetje: Z Basha, mendoni se  Shqipërisë i hapet dera për në BE pavarësisht gjithë këtyre faktorëve?

Basha: Rrugëtimi do të jetë i gjatë për të gjitha vendet e ballkanit siç e tha komisioneri Hahn. Është ambicione të mendohet 2015 dhe kur e thotë Hahn që është një optimist i pakorigjueshëm atëhere kuptohet që procesi do të jetë më i gjatë se aq. Por e rëndësishme është q ëpuna të nisë dhe vetë rezultat e punës do ti shërbejnë shqiptarëvë. Nëse ka luftë kundër krimit do të kemi më pak kriminelë, më shumë siguri, më pak vendimarrje që do të diktohet nga krimi, do të kemi më pak konkurencë nga droga për biznesin e ndershëm, do të kemi më pak mundësi për kriminelët që të helmojnë fëmijët tanë me drogë përpër shkolla, do të kemi më pak mundësi që kriminelët të diktojë zgjedhjet e të blejnë votat, kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Pra të jenë ata zotërit e vërtetë të Shqipërisë bashkë me politikanët e korruptuar dhe jo njerëzit e thjeshtë. Pra procesi nëse bëhet ashtu si duhet frutet do ti vjelin shqiptarët. Prandaj edhe pse do të jetë një proces i gjatë dhe i dhimbshëm rëndësi ka që të nisë dhe puna të ecë përpara.

Pyetje: z Basha ju lobuat në Gjermani për çeljen e negociatave por ju si opozitë jeni shprehu vazhdimit për një shtet të lidhur me krimin dhe me drogën. A mos ka një mospërputhje e qendrimit të PD?

Basha: Rama është shumë i zoti të fusë veten e vetë në kurth në raport me një numër të madh çështjesh por opozitën nuk e fut dot në kurth sepse ajo që ne themi është e hapur. Një opozitë që thotë se gjërat në vnd janë për së mbari kur të gjithë e dimë se si është gjendja e vendit në raport me demokracinë, lirinë, me të drejtat, korrupsionin, krimin, gjendjen ekonomike , një opozitë që gënjen nuk është më opozitë. Opozita ka një rol institucional dhe moral për ti shëbyer interesave të vendit. Pra alternative që ne të shohim problemin dhe të bëjmë sikur të mos e shohim, nuk ekziston. Tani këto problem që ne shohim dhe që i sheh Berlini pavarësisht prej nesh dhe bashkë me ne, që i sheh Brukseli, Uashingtoni, Londra, janë para syve tanë, detyra jonë si opozitë është që ti bindim këto vende se këto problem do të zgjidhen më mirë nëse happen negocitata se san nuk hapen për arsyen e thjeshtë se nëse nuk happen është izolim. Dhe shumë prej jush këtu që kanë lindur pas diktaturës dua tu kujtoj se një nga armët më të sukseshme të tij është izolimi i Shqipërisë kur nuk ke sy dhe veshë dhe shohin dhe gjykojnë e ke shumë më të lehtë ta sundosh atë në mënyrën më barbare siç u bën për 50 vite me radhë. Shpëtimi i vendit vjen duke hapur negociatat apo duke mos treguar problemet e vërteta por duke i njohur ato dhe duke kërkuar bashkëpunim me Europën, për ti zgjidhur këto problem. Ato janë plotësisht të zgjidhshme dhe kërkojnë vetëm vullnet politik që nis me njohjen e problemeve  dhe vazhdon me zgjidhjen e tyre. Për njohjen e problemeve ne i kemi dhënë provat sepse kemi qënë denoncuesit e këtyre problemeve. Për zgjidhjen e tyre kemi parashtruar zgjidhjet tona. Pra problem mbetet qeveria dhe Edi Rama. Mungesa e vullnetit për të pranuar problemet është lajm i keq përsa i përket zgjidhjes së problemit. Prandaj edhe ftesa ime sot është që të ulet dhe të reflektojë thellë dhe ta kuptojë se nuk është moment që mund ta kalojë me aheng fpor është një moment që kalohet vetëm duke reflektuar thellë e duke pranuar përgjegjësisë dhe duke bërë atë që duhet. Arrestimin e Saimir Tahirit. Parlamenti duhet të mblidhet menjëherë dhe të kthejë prapa vendimin antiligjor e antikushtetues për arestimin e Tahirit në vetvete dhe si një akt politik që do të tregonte se këtu merr fund kultura e mbrotjes së politikanëve të lidhur me krimin duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën. Si dhe një sërë aktesh të tjera që do të mjaftonin në vlerësimin tim do të bandit skeptikët që të votonin që nesër. Nëse e ka me gjithë mend atëhere le ta demonstrojë këtë vullnet politik. Të tjera janë llogje pazari. Janë llafe për të mbuluar dështimin e qeverisë.

Pyetje: Z Basha ju keni akuzuar Saimir Tahirin por rama tha sot se nuk ka asnjë provë për ta arrestuar atë?

Basha: Ky është problem sepse Rama është kryeministri, kryeprokurori, kryegjyqtari, kryeredaktori. Apo jo?! Në fakt nuk është për të qeshur dhe ju e dini këtë. Ky është problem dhe nuk i takon Edi Ramës të vendosë ka apo nuk ka prova. Nuk ka vend të Europë që vendos kryeministri ka apo jo prova. Është gjykata. Problemi është që kjo prokurori dhe kjo gjykatë e kapur nga Edi Rama shkon dhe disa i rajton si terroristë dhe terrorizon fëmijët në sytë e tyre që u ngritën për bukën e tyre, ndërsa këtë qe e ka kapur antimafia me bandat thotë që nuk ka prova. Ai mund të jetë opinion i tij por një shtet ligjor dhe europian opinion i tij ka zero vlerë dhe gjykata u ndalua. Mos e harroni këtë. Ndaloi gjykatën të merrte vendim mbi kërkesën e prokurorisë. E ndaloi me vendimin e parlamentit dhe maxhorancës në mënyrë të paprecedentë. Këtë  mos e harroni dhe kjo sjelle i bën vendet skeptike. Për ta mbyllur me një fjalë është se kjo është që vendet janë skeptike për ti hapur negociatat se nuk ka vend në Europë ku kryeministri të thotë çfarë është apo jo i fajshëm, se çfarë përbën provë dhe çfarë nuk përben provë. Në Europë e vendos Gjykata se çfarë ëhstë ose jo provë, jo kryeministri apo parlamenti. Dua ta mbyllur duke iu drejtuar qytetarëve shqiptarë që ky është një lajm i rëndësishëm dhe i mirë, dhe që ne si opozitë do bëjmë gjithçka të mos mbetet këtu apo më keq të zhbëhet ky lajm i mirë duke u trajtuar si një makiazh nga qeveria. Do bëjmë gjithëçka që ky lajm të pasohet nga lajme të tjera të mira. Hapja e negociatave do të jetë parathënie e lajmeve të tjera të mira që do të thotë se BE ka vendosur të përballet dhe të luftojë bashkë me opozitën dhe qytetarët e thjeshtë kundër padrejtësisë dhe kudnër grabitjes së Shqipërisë. Faleminderit.